Rama promovon "Kurban-in" në Maqedoni

5 Dhjetor 2011, 00:17Politika TEMA

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ndodhet për një vizitë dy ditore në Maqedoni.

Takimin e parë Kryetari Rama gjatë ditës së sotme e zhvilloi me Kryetarin e LSDM, Branko Cervenkovski

Gjatë takimit të dy bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer qëndrimet e tyre për situatën në Shqipëri dhe Maqedoni sa i takon integrimit europian dhe mundësive për të përshpejtuar këto procese.

Një çështje tjetër me rëndësi në takimin e Kryetarit të PS Edi Rama dhe Kryetarit të LSDM Branko Cervenkovski kanë qenë marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve. Të dy bashkëbiseduesit kanë qenë të një mendimi kur kanë pohuar se marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Maqedonisë janë të një niveli që konsiderohet i mirë, por që sigurisht thellimi i mëtejshëm i tyre është një mundësi e vazhdueshme.

Kryetari i PS-së, Edi Rama në mbrëmje promovoi librin e tij “Kurban” në Teatrin për Fëmijë në Carshinë e Vjetër në Shkup, para adhuruesve të librit shqip dhe mysafirëve të pranishëm.

Rama të hënën do të vijoj me promovimin e librit edhe në Universitetin Shtetëror të Tetovës, ndërsa në agjendën e tij janë paraparë takimet me krerët e partive shqiptare BDI dhe PDSH. (INA)

7 komente në “Rama promovon “Kurban-in” në Maqedoni”

  1. Kometa says:

    Sapo u ktheva nga promovimi. Ishte spektakel i vertete. Edi u emocionua nga prania e madhe e publikut. Rreth 2 ore e gjysem diskutim, batuta dhe deshira. Pritje vellazerore nga shqiptaret e Ilirides

  2. Shkupi says:

    Edi,duhet tu tregosh ne Shqiperi sa bujare jane Shqiptaret e Maqedonise.

    1. raimondi says:

      Ju jeni njerezit tane dhe ne ju duam.
      Mos i besoni ju keta qe shajne ketu,se keta nuk perfaqsojne mendimin e shqiptareve ,
      por te spiuneve te grekut

      –Ju shume mire qe i bete Eit ate pritje vellazerore qe Ai ta shikoje
      me syte e tij se ju jeni pjese e trupit te gjymtuar te Kombit shqiptar,
      se atje ne Maqedoni gjenet nje pjese e shpirtit dhe e gjakut tone shqiptar

      —-Ne kete menyre Ai do kete nje detyrim me shume per te punuar per
      Bashkimin e Trojeve tona ne Maqedoni me Shqiperine

      1. tourkofagos says:

        ik ti ore korrak i Erdoganit,mos komento per Edin se ai nuk eshte korrak si ti,,,,

  3. dua says:

    rama e promovon ne maqedoni, dhe sala e promovon ne shqiperi.
    ca gjera duken si shume te dyshimta. perse sala flet gjithmone per librin e edit. ai e di shum mire, qe publiciteti me i mir qe mund ti behet atij libri eshte po te flase ai vete keq.
    nese ju kutohet ndodh e njeta gje me librin e ramiz alise. para nja nje viti e dicka,
    kishte kohe qe nuk merrej me njeri me ramizin, pra se te dilte libri i tij, sala sec tha per nje masaker te partizaneve shqiptare ne jugosllavi dhe qe i dyshuari kryesor ishte ramizi, dhe me pas kur doli llibri foli si per librin dhe per masakren, duke ekthyer dhe njhere ramizin ne mes vipave. dhe pasi mbaroi fushata publicistike e librit te ramizit, su morr me njeri as me ramizin, e as me masakren. po nderkohe ai liber u shit goxha.

  4. Shkupi says:

    I pari dhe i vetmi zyrtar i larte nga Shqiperia qe ngriti zerin per Shqiptaret e Maqedonise.Ne mes te Shkupit ja futi shuplaken politikes zyrtare Maqedonase.Me kete qendrim do marrish perkrahjen tone.Nje nder propozimet e mia qe te vendosish marredhenie te ngushta me Shqiptaret e Kosoves,Maqedonise,…po realizohet,tash dale,ngadale do i shohish rezultatet e para,por kurr mos u be euforik,kembet ne toke e mendjen ne koke.Gabimin qe bere me Rucin,Doklen e do te tjere patjeter duhet te permisosh.Z.Rama,me ata njerez nuk behet rilindja kombetare,me ata njerez mund te besh vetem rilindjen e komunizmit.Nuk them qe ti perjashtosh,por s,guxojne te jene ne linjen e pare.Per hapat e mira,kuptohet sipas mendimit tim,do te them se jane te mira,per hapat negative shume ashper do t,Ju kritikoj-pa pardon.Jemi te interesuar te ndodh rrotacioni i pushtetit ne Shqiperi,jo se e duam apo nuk e duam njeren apo tjetren parti,por sepse Shqiperia ka nevoje per nje gje te tille.

  5. Edi says:

    Librat jane pension I parakohshem kur ske pune tjeter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje