Rama: Saliu rrenacak, merret gjithë ditën me librin tim

4 Dhjetor 2011, 15:13Politika TEMA

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka hedhur poshtë deklaratat e kryeministrit Berisha në bashkëbisedimin e tij me të rinjtë në qytetin e Durrësit se ai ka punuar bashkë me të për të rrëzuar Nanon.
Duke reaguar në rrjetin social “Twitter” Rama e cilëson kryeministrin si gënjeshtar. “Unë punoja me Saliun për të rrëzuar Nanon? Aq sa çkam punuar me këtë rrenacak pacak për të shkruar në libër se çfarë mendoj për Fatosin” thekson Rama.
Rama ka reaguar edhe në lidhje me deklaratën e kryeministrit se ai nuk e ka lexuar librin e tij “Kurban” por e ka lexuar atë me paragrafe nga shtypi ishkruar.
“Është keqardhje të kesh një lexues të gjynahte si Saliu që merret me librin gjithë ditën, po nuk thotë dot që e ka lexuar!” thekson Rama në Twitter.

11 komente në “Rama: Saliu rrenacak, merret gjithë ditën me librin tim”

  1. tana says:

    Kundershtar i telenovelave te vjetra, per fat te keq, Edi Rama tashme eshte bere skenarist i telenovelave te reja…

  2. labivl says:

    Genje un e genje ti .genje ky genje ai ne prapanice e ka kjo shqiperi,mblidhni mendjen e i lini llafet po shikoni si te rregullohet shqiperia se jemi bere me zi se afrika neper bote .

  3. tg usa says:

    o zoteri edvin nuk na the ndonje gje te re qe saliu eshte renacak
    po gjete ndonje rast qe nuk genjen na thuaj
    per mua nuk na the ndonje te re

  4. ELENA GJIKA says:

    ASHTU EDI AI NJEHERE JU TRI HERE ME SHUME

    1. fule says:

      I ka vene me shpatulla pas murit shpellaret dhe hajdutet ky Edi Rama, o l…..

  5. Besa says:

    Po librit tend je i pari qe po i jep rendesi te madhe o zoteri…nga Shqiperia ne Kosove,nga Kosova ne Shkup.Po destinacioni tjeter kush do jete?Ishe kryetar bashkie dhe si kushtove me vemendje per te bere kryetarin e partise.Tani je kryetar partie dhe nuk po i kushton me vemendje per te bere shkrimtarin e per te promovuar librin…

  6. Luli says:

    O Edo!
    Po me c’far mund te meret tjeter ne kete periudhe psikopatie kryeministri yne?

    1. AdrianGJ says:

      Po mire se kryeministri ka pjerrdhure, po kreytari i opozites me cfare po merret dhe cfare po bene???? Ne asnje demokraci nuk eshte vetem pozita fajtore por edhe opozita qe nuk mban poziten para pergjegjesis…

      Zoti Edi Rama ishte kreytar i bashkise se Tiranes dhe i Opozites, por gjithashtu arriti te gjeje kohe te shkruaj nje Libere me kujtimet e tija?!?! Dhe tani kur situata ne Shqiperi perkeqesohet ai gjene edhe kohe ta promovoje nje liber te till…

      Shikonin pak se si bejn politikanet ne vendet tjere – librat dhe autobiografit shkruhen kur te jen terhequre nga politika.

  7. sali says:

    Ik o Tana per koken tende.se nuk na the gje .

  8. geno says:

    Libri i Edi Rames “Kurban” e ka bere me hije Sali Kermaxhiun

  9. aldo says:

    Edhe ne enderr i del ky libri ketij Kryeministrit tone qe ne fakt punen e ndonje kryegardiani ne ndonje burg te sigurise se larte do ta qante. Sa here qe del thote nuk e kam lexuar, por nga cdo teme qe ka diskutuar nga libri, them qe nuk i ka lene faqa pa lexuar. Madje besoj fort qe e ka lexuar dy here…
    Mjere ne cfare kryeministri kemi! Ne vend qe te shohi korrupsionin qe eshte bere “KUCEDER” ne qeveri e ka shtrire tentakulat deri tek rojet e pastruset e institucioneve merret me librin… Kjo eshte per te vene KUJEN…
    O Tempora! O Mores!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje