www.edirama.al
Teksa zhvillohej dje procesi zgjedhor në Asamblenë e re Kombëtare dhe shihja emocionet e një gare të fortë brenda partisë e një mikrofushatë që zhvillohej për të mbështetur njërin a tjetrin deri në mbylljen e votimit, pastaj më mbrapa edhe numërimin e hapur krejt transparent, nuk mund të mos mendoja për hendekun e madh mes Partisë Socialiste e forcave të tjera politike në Shqipëri. Dhe natyrisht s’është vetëm çështje procedurash demokratike, po kulture demokratike në rradhë të parë pavarësisht se një kulturë e brishtë dhe ende e mangët në shumëçka, krahasimisht me botën e lirë ku duam të integrohemi.
PS është e vetmja parti në Shqipëri që mendon, debaton, prodhon kulturë demokratike në mjedisin e mbytur politik shqiptar dhe e djeshmja ishte një shprehje shembullore e kësaj të vërtete që jo gjithmonë duket qartë, edhe për shkak se vetë ne jo gjithmonë e lejojmë të duket siç është. Tani që u mbyll kapitulli i zgjedhjeve në parti dhe kemi kryesinë e re, sekretariatin e ri ekzekutiv, Asamblenë e re Kombëtare me forumet ndihmëse të saj e grupet e punës për shtjellimin deri në detaje të programit të ri qeverisës, është ora për të nisur Rrugën e Programit për një Rilindje Shqiptare. Programi bazë i miratuar nga kongresi i 5 nëntorit duhet të bëhet pronë e qytetarëve dhe qytetarët duhet të përfshihen në shtjellimin e tij. Partia Socialiste do t’u krijojë këtë mundësi të gjithëve, në qytet e në fshat, në Veri e në Jug, përmes kontakteve direkte dhe indirekte. Të gjitha strukturat e saj do të mobilizohen për ta mundësuar këtë komunikim publik me të gjithë shqiptarët e interesuar për një ndryshim radikal në ekonomi, shtet, shoqëri e në raportet me Europën.
Më anë tjetër, jam besimplotë se në forumet e PS po krijohet me shpejtësi bindja se për ta bërë programin fitues në zgjedhje nuk mjafton përmbajtja e tij, sado e pasur. Duhet në rradhë të parë rrezatimi i një besimi që duhet të burojë nga mënyra jonë e të qenit në raport me njerëzit. Nga mënyra jonë e të sjellurit me ta dhe e të folurit për ta. Nga mënyra jonë e të bashkëjetuarit me njëri-tjetrin në sytë e tyre dhe e të shikuarit të njëri-tjetrit në sy, për të vënë interesat e njerëzve mbi mëritë, hatërmbetjet apo mosmarrëveshjet tona. Në të gjitha nivelet. Nga kryesia e partisë në çdo forum të saj në bashki e komuna.
Për ta bërë programin fitues duhet ta bëjmë atë në rradhë të parë axhendën tonë të përbashkët, duke i bërë të gjitha axhendat personale pjesë të kësaj axhende të përbashkët. E mua më duket se edhe ngjarja e djeshme tregoi se po krijohet me shpejtësi kjo bindje. Programin duhet ta mbushim me shpirtin e një familje politike që ngroh shpirtrat e shqiptarëve të cfilitur nga padrejtësitë e cinizmi i politikës së gënjeshtrave të mëdha e llogarive vogla. Këtë familje politike, Partinë Socialiste, duhet ta bëjmë strehë të ngrohtë për këdo që është apo dëshiron të bëhet pjesë e saj për t’i dalë zot fatit të vet dhe luftuar me të tjetër kundër padrejtësisë e rrënimit ekonomik e social.
Hapësirën brenda nesh duhet ta mbushim dalëngadalë, por pa humbur kohë me pasionin e politikës dhe entuziazmin e qëllimit të përbashkët, duke punuar si një skuadër, bashkëjetuar si një familje, debatuar si të afërm e duke u marrë vesh si të rritur. Kjo e jona s’është një parti e vasalitetit, po e rivaliteteve. Ka qenë kështu, është kështu, do jetë kështu. Në të gjitha nivelet. Por problemi ynë s’janë rivalitetet. Problemi ynë është të jetuarit keq të tyre, të mësuarit keq me to, të bërit keq për shkak të tyre. Në të gjitha nivelet.
S’mund t’u kërkojmë të tjerëve besim e mbështetje nëse s’u japim një shembull bindës të të jetuarit mirë me rivalitetet, e të bërit mirë përmes tyre, madje të shërimit të zakoneve të këqija falë rivaliteteve të shëndetshme. S’mund t’u kërkojmë qytetarëve që na ndjekin, na shohin e na dëgjojnë, nëse përsëpari nuk u ngjallim besimin frymëzues se dimë të punojmë bashkë pa rënë sistematikisht në kurthin e fajësimit të njëri-tjetrit. Dimë të zgjidhim bashkë probleme të vështira pa u mbytur duke parë veten në syprinën e një luge me ujë. Dimë të qeverisim punët e tyre pa ngecur si pa të keq në qeverisjen e punëve tona të brendshme. Njerëzit e zakonshëm të këtij vendi që presin me padurim ndryshimin e rrugës e të jetës së vendit, duan me plot të drejtë prej partisë sonë arsyet për të besuar se s’kemi vetëm një program tërheqës në letër, po në radhë të parë një skuadër të përkushtuar për ta bërë atë realitet pa humbur energji e kohë me kundërvënie të padobishme. E këtu s’bëj asnjë aluzion për disa po flas për të gjithë ne.
Unë kam besuar e besoj që duhet të ngjitemi të gjithë bashkë një shkallë më lart në mbajtjen e përgjegjësisë së madhe të të qenit pjesë e udhëheqësisë së partisë më të madhe të shqiptarëve, në një kohë dramatike për Shqipërinë e shqiptarët të cilëve u duhemi për hallet e shpresat e tyre, jo për divergjencat e ambiciet tona. Rivalitetet brenda PS mund e duhet të bëhen forca dhe jo të mbeten dobësia e saj, duke i dhënë një tjetër përmbajtje e formë zhvillimit të tyre në funksion të qëllimit të përbashkët.
Jo thjesht sepse për të mundur Saliun duhen të gjithë, po sepse për të ndërtuar një Shqipëri ndryshe duhet një shembull i ndryshëm i të bashkëjetuarit në një bashkësi ku të gjithë kanë vendin e vet e respektojnë vendin e tjetrit. Dhe nuk shoh, në fakt nuk ka kund tjetër një forcë e hapësirë që mund ta japë këtë shembull emancipues për shoqërinë shqiptare përveçse në Partinë Socialiste.
Bravo,urime per zhvillimet e reja. Ka nga ata qe thane se ishte nje perpjekje per te kenaqur te gjithe. E po keta njerez nuk paskan karar. Kur filloje debati brenda PS pas vitit 2009,po keta po thonin qe ne PS plasi sherri. Tani nuk ju shofin dot pa sherr. Pune per ta. Qellimi eshte te behet ndryshimi i nevojshem.Ky ishte fillimi. Edhe njehere BRAVO!
o z. rama qe ke humbur dy here rresht nuk ta ka pasur fajin programi,,,,,edhe me ate program qe kishe shqiptaret ta kane dhene voten sepse kan dashur te largojne berishen nga pushteti…………..
fajin e ka vjedhja qe i behet votes dhe ti per kete duhet te luftosh fort……
ti lufton per te demokratizuar PS ndersa berisha lufton me te gjitha menyrat per te vjedhe perseri por me ndonje metode tjeter jo me me KQZ……
rama kujdes….. se edhe vet berisha nuk do te ta fali po e le te te vjedhi per here te trete………
Pse Edi Rama e ka shume te veshtire per te fituar zgjedhjet e 2013,kete gje do t’ja le analistave te mirfillte politik,por qe perpjekjet e tij per te ndryshuar PS duhen vlersuar patjeter.Edi shkeli mbi te vraret ne Gerdec vetem qe te mos demtonte antarsimin e Shqiperise ne Nato,dhe fitues doli Saliu.Po Edit te njejten gje i kerkohet edhe ne vitin 2012 qe te lepij aty ku ka peshtyre,pra te ulet e te bisedoi me Berishen, qe Shqiperia te marre vendin kandidat per ne Bashkimin Europian.Pyetja eshte shume e thjeshte.Sa dinjitet njerzor,burreror,intelektual duhet te kete nje politikan qe deri me sot ka pesuar vetem disfata,per te fituar besimin e atyre njerzve qe i ka zhgenjyer????Berisha nuk eshte nje Rival i lehte ,Berisha eshte KAMELEON DINAK,i paturpshem,i rrezikshem dhe i pallogaritshem per nga fuqia shkaterruese qe ka.Berishen mund ta mundesh vetem me force,me rruge demokratike eshte e pamundur sepse ai din ta corjentoi kundershatrin dhe ta hutoi deri ne mpirje te pergjithshme.Berisha luan ne politiken shqiptare prej gati 20 vjetesh si nje OKTAPOD gjigand,ndersa Edi Rama edhe pse nje PESHK i arte,eshte ne gjendje te luaj vetem rolin e nje politikani interesant,i paaft per te notuar ne detin me dallge,i pafuqishem per te shfrytezuar shume shance qe i jane dhene.
Tani sa foli Agapimeno Papandreu tek CNN –i thoni Edit ta degjoje –jo per gje
por meson si te shkaterrosh ekonomine e nje vendi -hahahahahahahaha
shpersoj mos filloje rikthimi tek “pertej se majtes dhe te djathtes”…
mire thua rama por duhet te kishe edhe disa te tjere si puna jote ne ps qe te fitoni me shume simpati ne popull
Beji fresk vetes beji o zoti MODESTIA!
I nderuar Z. Rama.
Ne radhe te pare te uroj suksese dhe pac bekimin e te madhit zot ne sfiden e veshtire port e mundur te shdrimit te shqiperise ne nje vend te qyteteruar ku ligji te zbatohet dhe njeriu te trajtohet I barabarte perpara tij. Por me poshte une pot e shpreh opinionin tim lidhur me disa ngjarje qe I konsideroj te rendesishme te permenden.
Ju Edi Rama nuk duhej te riclonit ngordhesirat qe mbajne ere te keqe ne kupolen e PS.
Arben Malaj eshte me i urryeri ne Vlore dhe po ta biesh deputet eshte e pamundur se do te fitoje. Nuk ishte aspak e nevojshme te behej kjo. Ketu vecse u confirmua qe PS eshte parti interesash klanore dhe programi i saj eshte i pabesueshem per tu zbatuar. Arben Malaj ska merita vecse ka shperfytyruar programin real te PS ne te kaluaren. Nuk ka kontribuar por rrenuar, nuk ka asnje lloj ideali per partine qe e ngritet aq lart. Une z.Rama pata besim qe keto kermat qe vijne fort ere ju do ti hiqnit me procedure te rregullt zgjedhore. Me kete qe bete fituat ne rastin me te mire Arben Malajn por ju a them me siguri se keni humbur besimin e shpreses te shume njerezve qe po ju shikojne ne kokerr te syrit si rreze shprese.
Ju do me thoni po cke me Arbenin more zotni?
Eshte njeriu me personalitetin me te deformuar dhe te shemtuar dhe ne te shikon njeriun qe ska pike sensi qytetar.Problemi eshte se kjo rrace nuk eshte formuar ndonjehere. Ky eshte e njejta kategori si e Saliut. Kur ka pushtet e ka te fiksuar ne mendje qe ligjin e ben ai (sic e ka bere ne min. e financave).
Ne syrin e opinionit publik ti Edi duhej ta kishe peshuar helmin qe bartin njerezit ne mendje dhe shpirt per kete monster te shemtuar te firmave piramidale i cilesuar si mashtrues ordiner. Sado ne krize te ishte PS sot kishte plot emra qe mund ta zevendesonin.
Rehabilitimi i Arben Malajt eshte komplet i pajustifikuar ne syte e opinionit publik sado qe ta justifikoni ju. Ai e kish mare tashme patenten e njeriut anti PS dhe me kete dokument te merituar ne vite te gjithe e njihnin si te padeshirueshe ne rradhen e se majtes, pra ai smund te sabotonte dot.
Ti Edi harrove flirtet e ketij leshkoje me Sali Berishen si dhe prapaskenat per te minuar zgjedhjet e fundit. Mos harro se atje ne terren populli vuan dhe talljet me politiken paguen me jete njerezish perdite duke i shtyre ne varr para kohe.
Dil perpara popullit dhe justifikoe emrin e Arben Malajt dhe do te shikosh se creagim do te marresh. Eshte njelloj si ajo historia e maces me deve. Per te blere macen mbi deve dikujt iu desh te blinte edhe devene qe si duhej.
Me kete qe bete do te degjoni me shumice tash e tutje:- he mo se edhe keta per te vjedhur kerkojne te vijne ne pushtet. Kete atribut te pamerituar sot e merni me pagezimin e Arben Malaj ne kupolen e PS.
Programi qe ti trumbeton me te madhe mund te jete edhe i mire edhe i keq mbase. Problemi me popullin more Rama nuk eshte piksepari programi(sepse as 1% ska per ta lexuar ate program) por besueshmeria tek njerezit qe kane ne dore ate program. Tek shqiptaret ne focus te trurit te tyre me te drejte eshte individi I besueshem ose jo. PS do te fitoj me shume vota ne se ti del ne popull dhe thua qe ne qeverine time do te kete emra te pakorruptuar dhe te paperfolur. Do te kete njerez te arsimuar mire dhe njerez me standart moral te larte e te pacenuar. Qe ne qeverisje do te perfshihen njerez qe formalisht kalojne nje program etike. Qe PS do te ktheje pronen tek pronari meparshem. Thenia e ketij argumenti me vendosmeri eshte me se I drejte pot e kemi parasysh se kthimi I prones eshte ne interes mbare social. Rreth 85% e shqiptareve kane patur prona te ulta dhe te mesme.
Ky objektiv I takon pra PS sepse eshte objektiv mbare social. Por le te kthehemi tek argument I letres qe une po shkruaj.
Tek populli shqiptar pak ndryshe mbase nga popujt e tjere bejne shume efekt emrat e qeverise se sa programet.
Populli e di se sot ne shqiperi ligjet ne nje mesatare nuk jane te keqija por se ato nuk zbatohen fare dhe kjo na qenka e mundur lehtesisht duke pare praktikat e SAliut. Per kete insistioj qe pika kryesore dhe delikate ne PS eshte besimi i krisur qe 10 vite me pare nga kryehajdutin Nano. Ti mund te dalesh e te shetisesh me nje program ndoshta te mire por kur njerezit do te thone; po mire programi eshte korrekt por kush do ta zbatoje kete program? Ministri i Financave dhe i piramidave Arben Malaj? Qe ketu programi jot i shkelqyer bie ne toke si i pavlere. Lufta per ngjalljen e besimit tek populli nis nga pastrimi i plageve te se kaluares. Nuk mund te kesh nje trup te shendetshem me plage gangrene ne te.
Kam degjuar kete Arben Malajn te theksoje kontributet ne PS dhe ta masi veten e tij me vitet dhe privilegjet e patura me Fatos Nanaon. Te tere ato vite qe ky i perkthen si kontribute jane vite te aktivitetit te tij mafioz. Njerezve te thjeshte dhe votues te perhershem ne PS u thartohej shpirti kur shihnin hapur plackitjet e Arbenit ne sofren e qorrave te PS, ku kishte vetem zgjat doren dhe ik.
Personalisht kam pare me shprese tek drejtimi jot disi Gandist por i drejtpeshuar qe gjithsesi te con ne fitore. Te lutem bej dicka, thuaj dicka dhe justifikoje pranine e ketij monstre ne kupolen e PS. Bej dicka edhe formale dhe une do ta pranoj duke mbajtur besimin tek puna juaj.
Ne se nuk e ben atehere une dhe shume si mua do te terhiqen te pikelluar dhe do themi me plot gojen se ; jetojme ne kohen e horrave. Politika dhe morali i paster qytetar nuk ekziston. Si pasoje dhe aspirata jote per ndertimin e nje shteti ligjor europian behet praktikisht e pamundur.
Sidoqofte me besim personal tek ju dhe shumica e zgjedhur e PS
Me respekt
Aliko Sota
Vlore
Program i ri:Fryme e re,emra te vjeter,sekretar i pergjithshem per muze,ndertues te shperblyer me poste,figura te Ps trajtuar si tapet,stafi i bashkise vazhdon thote fjalen e fundit,libri operacion mediatik biznesi…Program i ri sigurisht,program i ri-perseritur