Rama ngushëllon familjarët e Godos. Jeta e shkrimtarit dhe politikanit

3 Dhjetor 2011, 15:45Politika TEMA

Kreu i PS-së, Edi Rama, i ka shprehur ngushëllimet familjes së politikanit dhe shkrimtarit Sabri Godo. Përmes një njoftimi për shtyp të shpërndarë nga selia rozë, Rama e cilëson Godon si një figurë të respektuar të politikës shqiptare dhe mbrojtës i interesave e vlerave të kombit.

“Në emër të socialistëve shqiptarë, kryetari Edi Rama i shpreh ngushëllimet më të përzemërta familjes së Sabri Godos. Sabri Godo ishte një kundërshtar politik i Partisë Socialiste, por ka qenë e do të mbetet për ne një figurë e respektuar e këtyre dy dekadave tranzicion, si njëri ndër autorët e Kushtetutës së Shqipërisë dhe si një aktor me rëndësi i jetës politike shqiptare, i cili në momentet e vështira të vendit u mundua ngaherë të ndihmojë për të gjetur rrugën e arsyes. Po ashtu Sabri Godo do të çmohet gjithnjë prej nesh për konsekuencën e tij në mbrojtjen e interesave e vlerave tona kombëtare”, thuhet në njoftimin e Partisë Socialiste.

Jeta e Godos

Sabri Godo ishte politikan, shkrimtar dhe skenarist shqiptar. Ka lindur në Delvinë më 8 gusht 1929. Shkollen fillore e kreu ne Delvine dhe me pas te mesmen e vazhdoi ne Tirane, ku kete te fundit e la ne gjysme ne vitin e trete, pasi mori pjesë në luftën antifashiste nga 15 korriku i vitit 1943 deri në maj 1945, kur u kthye nga Jugosllavia. Atij iu desh te largohej nga Shqipëria se bashku me nënën e tij, sepse përndiqej politikisht. Ka patur veprimtari të dendur në publicistikë, veçanërisht në revistën “Hosteni”, ku ka botuar mbi tri mijë faqe fejtone e shkrime kritike me pseudonime. Në janar të vitit 1991 Sabri Godo themeloi Partinë Republikane të Shqipërisë dhe ishte kryetar i saj për shtatë vjet. Aktualisht ishte kryetar i Asamblesë Kombëtare të kësaj partie. Ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në dy legjislatura, ku ka ushtruar detyrën e kryetarit të Komisionit të Çështjeve Sociale dhe të atij të Politikës së Jashtme.

Veprat

•”Plaku i Butkës”, Roman historik (1966)

• “Ali Pashë Tepelena”, roman 1970

• “Zëra nga burime të nxehta”, tregime (1972)

• “Intendenti”, tregim (1973)

• “Skënderbeu” (1975)

• “Prova e zjarrit”, roman (1977)

• “Kohët që shkojnë, kohët që vijnë”, reportazhe (1985)

• “Ujërat e qeta”, roman, (1988)

• “Koha e njeriut”, roman (1990)

• “Udhëtari”, roman (2009)

Skenarë

• Dritat e qytezës (1983)

 

27 komente në “Rama ngushëllon familjarët e Godos. Jeta e shkrimtarit dhe politikanit”

  1. V-E says:

    MIRE BERI QE U LARGUA .NJE HA……E ME PAK.

    1. gentjan says:

      tani e ka radhen e berisha

  2. Gim Bllaci says:

    Unë mendoj sa më shumë të largohen nga këta që morën pjesë në luftën civile 1943 1945 më mirë për brezat e ardhëshmë.

    1. tekniku says:

      Idiotizmi ka perkrahesit e ti dhe ti duhet te jesh njeri prej tyre.Ne Shqiperi nuk ka patur kurre lufte civile,por lufte nacionale dhe clirimtare,ka patur progresiste,demokrate dhe komuniste qe u rrjeshtuan ne nje front kunder fashizmit,ka patur sherbetore spiune dhe puthadore te fashizmit.Kjo ishte vija e demarkacionit qe ndante gjithe boten ne kete kohe o me fashizmin o kunder tij.Ata qe bashkuan pushket me gjermanet kunder popullit te tyre nuk mund te jene patriotet e sotem,ata jane tradhetaret e te djeshmes.Nderim per partizanllekun e Godos dhe prinderve tane.Jeni te denuar nga historia or mjerane prinderit tuaj dhe ju pjella e tyre per e mrin me te cilin ju vulosi koha:Tradhetare dhe Kuislinge

      1. M says:

        tekniku!

        Te jesh krenar qe ç’ke me te per prinderit e tu partizane, por te mos marresh persiper te percaktosh vijen e demarkacionit. Te sugjeroj shume miqesisht, qe urrejtja e se shkuares nuk duhet te percillet ne breza. Une jam nje individ me origjine balliste(per kete nuk kam asnje faj) qe jam martuar me nje individ me prinder partizane e kjo nuk na ka penguar te ushqejme femijen tone me dashuri per te gjithe shqiptaret pa perjashtim, duk i shpjeguar se gjate luftes jane bere edhe gabime kudo ne bote, dhe nuk duhet ti urrejme njerezit pse kane bere disa gabime ne te shkuaren, aq me teper tu kerkojme llogari, per to sepse jane bere ne nje kohe te caktuar e ne rrethena te caktuara.
        I ke te gjitha te drejtat e tua te irritohesh paksa kur lexon qendrime ekstremiste, por do te ishte me inteligjente nga ana jote te mos shkosh ne territorin e provokantit sepse edhe ti nuk behesh kush tjeter veçse nje ekstremist.
        Ciao

      2. arsen says:

        … “lufta” nuk ishte per te luftuar nazizmin ( por ashtu si sot ) ishte “lufte” me njeri tjetrin qe kur te mbaronte lufta te merrnin pushtetin. Mire e thua edhe ti vete “partizanlleku” i Godos, sepse lufta qe ata bene ashtu ishte PARTIZANLLEK;

    2. Shefqet Cela says:

      Kuptohet çfar llumi politik ke ne koke, kur del edhe kunder luftetareve te lirise.
      Ke simpati per ata qe ishin bashkepunetore te armikut. S’do mend qe do te luftoheshin bashke me armikun dhe te qeroheshin njesoj.
      Sa per dijeni, gjithe bota antifashiste ishte e lidhur me Luften Nacional Clirimtare, te udhehequr nga Enver Hoxha. Aty ishin misionet perendimore dhe vinin furnizimet.
      Tashti mund te lehni sa te doni, por historia eshte shkruar ne lufte.
      Natyrissht,koha ben te veten. Brezat ikin qofshin balliste, qofshin komuniste.
      Sa per Godon, ai ka zigzaket e veta. Pjesemarrja ne luften ç:lirimtare eshte faqja me e ndritur e jeteshkrimit te tije.

    3. mergim tari says:

      Agim efendi,
      Kush tE ka thene qe ne Shqiperi ka patur lufte civile. SALIU, ZOGU, SKIFTERI, LESHI apo ndonje tjeter nga ata qe besojne vetem nje grup innjorantesh shqiptare.
      Ne Shqiperi ka patur Lufte Antifashiste Nacional Clirimtare.
      Nese ti nuk e kupton kjo eshte pune per ty (dhe une ta shpjegoj po deshe).

  3. Ngushellimet me te sinqerta familjes se shkrimtarit dhe politikanit te zgjuar Sabri Godos.
    Ai ishte dhe do te ngelet nje nga politikanet me serioz dhe me atdhetar keto vite te pluralizmit te brishte qe ka mbrojtur interesat e vendit tone.
    Sabri Godo eshte njeriu qe hodhi bazat ne formulimin e kushtetutes qe kemi sot.

  4. tourkofagos says:

    nje korrak me pak,,,,,,,,,,,,,,,

    1. marko boçari says:

      Nuk do te doja qe ne nje rast te tille te flisja me kete gjuhe, por per njerez si ty o turkofagos, ka vetem nje epitet qe u shkon, “plehre”. Jo vetem se nuk ke bythe ti, o anonim qe do te vdesesh pa lene pas keqardhje, as per gruan tende, por mbi te gjitha se nuk ben gje tjeter, veçse tregon se ti nuk ke as zot, as fe dhe as karakter. Edhe une jam ortodoks, ta kam thene nje here dhe si i tille i permbahem mesimit baze te fese sone dhe te te gjitha feve: respekto te vdekurin dhe mos e shaj kurre ate, sepse tani gjyqin ia ben vetem Zoti dhe askush tjeter. Por e kuptoj fort mire se çfare te shtyn te shash nje njeri kaq te madh, te nderuar, tolerant dhe te respektuar si Sabri Godo. Fakti qe ti je nje sherbetor pa dinjitet qe edhe nderin e familjes e shet per nje pale “karta vorio epiri”, nuk mund te te lejoje te nderosh ate shqiptar te mire qe me talentin e tij letrar shkrojti dy monumente per dy figura te medha te shqiptarizmit, Skenderbeun dhe Ali Pashe Tepelenen qe edhe sot i bejne greket e qelbur te dridhen.Plehra si puna jote nuk mund te respektojne nje personalitet politik si Sabri Godo, qe me talentin e tyre politik krijuan nje parti, e cila, pavaresisht te metave qe ka pasur dhe vazhdon te kete, te pakten eshte e njohur per programin e saj patriotik dhe antihelenizmin tradicional te saj. Frikacake dhe servile si puna jote nuk mund te vleresojne kontributin e nje shqiptari te madh si Sabri Godo, qe me perkushtimin e tij patriotik guxoi t’i tregoje vendin nje antishqiptari te peshtire si Janullatos, duke ia treguar fytyren e tij te vertete edhe ne mes te Athines, ne takimin me presidentin grek te asaj kohe, Stefanopulos.
      Prandaj je i vogel te merresh me Sabri godon ti, o njeri pa nder, ti dhe te gjithe ata qe kujtojne se i bejne nder “Temes” duke turperuar faqet e saj.

      1. V-E says:

        GODO I NDERUAR?PO JA FUT KOT PLAKO.AGBV KA QENE E AZGJE TJETER.E DI KUPTIMIN E AGBV-SE?
        TE JESH I BINDUR SE ROMANIN “SKENDERBEU”E KA TE VJEDHUR.JA CUAN PER KONSULTIM DHE E PERVETESOI.I TILLE ISHTE .

      2. hajriu says:

        Hallall Marko i ke dhene nje pergjigje teper te sakt stambolleshes . Po mos u merzit me kete ylberin e athines , ky eshte prodhim vullnetar o i ugarave , o i turnit te trete . Edhe pse ti i ke dhene nje pergjigje te perkryer stambollesha ka per te vazhduar ne te tijen se nuk ka as cipe e as nder , eshte problem ADN-je. Nje shprehje thote paraja dhe kkkkkku shkojne me ate qe i ofron me shume . Prandaj po i dhe me shume se sa 360 evro qe i japin greket e ktheu direkt menderen . Ka problem ne gen turkesha.

      3. arsen says:

        Godo patriot ? Godo me sa di une k apare vetem interesat e tij personale… ah… ka thene edhe ndonje fjale aty ketu sa per tu dukur i zgjuar. Shiko me poshte nje koment te Hysni Dajakut se me duket hedh me shume drite se gjithe komentet e tjera te marra sebashku.

  5. turi says:

    Godo,kundershtare politik i PS !!!?????
    c`thua keshtu shoku Rama,qe ma ke koken me dy kate.Po ai ka qene dhe mbeti biri besnik i partise tende meme dhe tendes sot, qysh kur ka lindur dhe tani ne opozite me ty, te beri miljarder.
    Ju me Godon ne krye i vodhet pronen pronareve te ligjshem, me ligjin famekeq 7501,per te mos patur opozite ne Shqiperi dhe bashke me PD, instaluat pushtetin e krim- korrupsionit dhe po perdorni te gjitha format mafioze per t´ia zgjatur jeten mafies tuaj gangstere.
    O mafioz, miljarder i vogel i PS, ZOTI O JU FUSTE NE RRUGE TE DREJTE, OSE JU MARTE ME VETE , TE GJITHEVE SI SABRI GODO, ARMIK I SHQIPTAREVE.

    1. idra says:

      turi te ka ik truri.qenke nje tr..p qe nuk ia vlen te kapesh me ty.O traktor ca ushqen o tu cafshin gomat……

      1. turi says:

        Jo moj Idra, trurin ne vend e kam, po me duket se te paska ikur ty, qe na e bere traktorin me goma, haaaaaaaaaaaaaaa sa kam qesh.
        I thuaj Edit, te mos te te jape me doze kaq te rende,sa tete duket traktori me goma.
        Dhe sa per flalen tr..p, mere dhe perdore ne shoqerine tende , sepse fjalori im dhe i shoqerise time nuk e permban ate.
        Meqe jam ketu po e bej dhe nje lutje, NE FERR SHKOFT E GJITHE POLITIKA SHQIPTARE, E MAJTE DHE E DJATHTE DHE TE GJITHE ATO QE I MBAJNE ISON, VETEM PER NJE INTERESIN E TYRE.

  6. akil says:

    gje me vend,po e kupton pak nga pak si vihet ne pushtet e ka ule shume hunden rama keshtu te vazhdoi

    1. O Akil, MURTAJAT si Mafia Berisha e Meta e Nano me familje biologjike e politike nuk ikin me Vote te Lire se e vjedhin sic e vodhen me dhune+para e KQZ+Kolegj-Zgjedhor Drejtepersedrejti ne TV dhe perpara syze e syzeve te Nderkombetareve Amerikano-Europian totalisht te kapur+korruptuar (ska me asnje Shqipetar ne Shqiperi dhe ne emigracion qe nuk eshte i bindur tashme per lojen e piset e te korruptuar te Nderkombetareve paperjashtim) nga rregjimi i provincialeve (Berisha e Metajane maloke dhe ne cdo fjalor shqip-shqip nga me i hershmi deri me sot rezulton se: Provincial=Malok). Por vetem me ate qendrese e trimeri qe beri populli LIBIAN pak muaj me pare, pa u trembur deri sa u clirua nga Gedafi dhe familja e tij biologjike e politike. Kete duhet te bejme ne si popull dhe sna duhet as EDI RAMA dhe askush tjeter te na drejtoje, sepse jane (Lideret e Opozites paperjashtim) te kapur e te korruptuar me do biznese te vogla, sa Berisha e Meta e Nano qeshin me keto therime qe i lene te bejne biznes keta Lider pseudo-Opozitar. VETEM Populli qe me shumice derrmuese (mbi 80% eshte ne varferi tashme) do e shpetoje kete vend duke i larguar me “Hire apo me Pahire” te gjithe kete klase Politike teresishte te korruptuar e kriminale.

  7. roland says:

    nje komunist me pak, lajm i mire

  8. njeri says:

    kam shume kohe qe e lexoj gazeten Tema online dhe kur nuk kam jam antaresuar apo shkruar ne forum; ……por sot nuk e mbajta dot me veten ose ne njefare menyre u “dorezova” nga ju te tjerat qe keni shkruar sot.

    …. fjalen e kam per komentet mbi plakun Godo.
    shani e peshtyni kedo, kurdo dhe ngado, keni dale dale nga rruga e zotit dhe e moralit, kacafyreni dhe gervishtni gjithe diten, bejme te gjithe te zgjuar si pelivane dhe po harrojme cdo norme, etike, edukate, qytetari apo humanizem. Harruat te gjithe kush jemi dhe nga vijme e hidhemi si kafshe te egra mbi nje plak te mire e te zgjuar si plaku Godo.
    Nuk dua ti hyj diskutimit mbi vlerat apo mekatet e tij, kjo eshte ceshtje e mendimit apo arsyes personale te cdo njeriu, por po harrojme te gjithe nje vlere te vjeter te ne shqipetareve qe eshte edhe vlere universale, shajme e peshtyjme ne diten e vdekjes, pas je bere respektin te pakten familja e vete, packa se ne shqiptaret duket se sdo ja japim. jepi kohe arsyes o njerez e pastaj keni kohe te gjithe te shani, peshtyni e te mendoni se po perdorni lirine tuaj….

    …. nuk e thashe me lart, mendimin tij mbi vlerat e Godos, se nuk vendosa te shkruaj sot se doja te thoja vleresimet per te, por dhe pa thene nje fjale nuk po e mbyll dot.
    Ne fillim u dorezova perpara jush tani po dorezohem perpara plakut Godo.
    Po na mbesin dhe shtohen hajdutet, fjaleboshet, skizofrenet dhe antishqptaret dhe po na largohen e vdesin, fjalepaket, te mencurit dhe sadopak patriotet.
    (Mjere ju dhe ne te gjithe bashke……me keto mendime qe keni)

  9. eli-TIv says:

    …ngushellime familjes…me vjen keq qe u vetekeqperdor duke genjyer per Lulin (te gjithe per lulin) ..ishte plak…nuk kish kohe te ndreqej…meshire per te..

  10. hajriu says:

    Respekte perjetesisht Plakut te urte Godo.

    1. misionari says:

      hajri, vetem i urte nuk ishte. Ishte sydale, ishte i lig, cinik, spiun…Iku nje ferre, te vetmen gje te mire qe mund te beje eshte te terheqe kemben zvarre per Salih Bishen!

  11. turi says:

    Nje koment shume me vend. Nese do te kishte shumica e shqiptareve keto mendime,nuk do te ishim ne kete gjendje.Te pershendes.

  12. Janua says:

    Shumë nga komentuaesit thonë se ishte patriot, por ky ishte komunistë që luftoj kundër nacionalistëve me armë në dorë.Ka marë pjesë në ekzekutimet e djemve që ishin me ballin e ka thënë vetë në intervistë.Gjithashtu grabiti pasurit e tyre, tani na del dhe patriot dhe fisnik.

  13. Halim Halimi says:

    Të nderuar shqiptarë mos harroni se kur vdiq i nderuari Mersin Vlashi i cili kishte bërë mbi 30 vjet burg dhe cermonia e tij u bë shumë e dobët nga komunistët.Zoti Mersin në vitin 1973 ngriti në burgun e Spaçit FLAMURIN shqipëtar pa yllin e pist komunistë.Sot i behet varrimi i zotit Sabri Godo i cili ka marë pjesë në luftën civile 1943 deri në 1945 gjithashtu ka marë pjesë dhe në masakrën e Tivarit ku u pashkatuan mbi 4000 mijë Kosovar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje