Lulzim Basha mban fjalimin e lamtumirës për Leka Zogun

3 Dhjetor 2011, 13:32Politika TEMA

-Përkujdesje për imazhin e Lulzim Bashës edhe në ceremoninë mortore të Leka Zogut. Basha: Leka Zogu ishte i përkushtuar për demokracinë

Pasi kanë mbaruar homazhet në sallën e Kuvendit, arkivoli i Leka Zogut është nxjerrë jashtë sallës, ku katër përfaqësuesit e komuniteteve fetare kanë bërë një lutje të përbashkët. Siç raporton edhe Associated Press, Shqipëria, një republikë parlamentare ka hapur dyert e Kuvendit për një mbret të vetëshpallur.

Megjithatë ajo që ka rënë në sy ka qenë se fjalimin e lamtumirës e ka mbajtur për çudi Lulzim Basha, kryebashkiak i Tiranës. Madje, duket se ka qenë një rast i mirë për të bërë marrëdhënie me publikun ky varrim. Mediat janë lidhur direkt me sallën e homazheve kur ka mbërritur aty Lulzim Basha dhe kanë fokusuar disa herë fytyrën e tij të pikëlluar. Basha është kujdesur që të dalë në kamera si një njeri që gati po i dalin lotët. Basha e pati punësuar të birin e Lekës kur ishte ministër i Jashtëm si këshilltar të tij.

Më pas ka mbajtur një fjalim plot vlerësim për Leka Zogun. “Mbreti Zog tashmë është një figurë historike,” tha Basha. Ai vlerësoi aftësinë shtetformuese të babait të Leka Zogut. Duke folur për largimin e tyre nga Shqipëria në prag të pushtimit fashist, Basha tha: “Kjo familje u shkëput me dinjitet, kurse familjet e tjera u bashkuan me të fortët. Familja Mbretërore nuk u bë kurrë vasale e ndonjë familje tjetër. As Ahmeti dhe as Leka nuk negociuan kurorën, duke e cilësuar atë kurorë të shqiptarëve.”

Basha ka vlerësuar atë që e ka quajtur “Përkushtimi i Leka Zogut për demokracinë”. Kryebashkiaku shtoi se “Kosova ishte një fushë betejë që Leka e ka zhvilluar me patos. Qëndrimet e tij ishin të pranishme në shumë kancelari e familje mbretërore.”

“Jemi mbledhur sot jo për të vajtuar, edhe pse i kemi zemrat me pezm, por për të nderuar me krenari kombëtare veprën e Leka Zogut, birit të Mbretit të Shqiptarëve,” mbylli fjalën e tij Basha.

 

17 komente në “Lulzim Basha mban fjalimin e lamtumirës për Leka Zogun”

  1. tak fak says:

    Per Lulin, qytetari eshte i pari dhe c’do qytetar eshte Mbret! Forca Lule…

  2. razo says:

    hahahahaahhaahahahahahaahhaahhahahaha!

  3. emigranti says:

    Qesharake.Shtet Don Kishotesh.

    1. Jani nga Lushnja says:

      O Lulzim mbaj fotë pashaportën Amerikane që të bëri Kryetarë Bashkie.

  4. paraziti says:

    hecmo, skemi ca bojm, nderojm te gjith VK-istet qe vdesin!

  5. tg usa says:

    shtet karagjoz me plak te rjedhur shakaxhi i perparimit

  6. haskoduka says:

    Lum ne që do të gëzojmë “veprat” që la pas Leka Zogji.YYYYYPP xhixhi.

  7. ardi says:

    Kush e pa Lulueshen, o zot sa patetik qe eshte ai! Mos te qahemi nga Saliu, ky njeri qe qesh eshte edhe me qelbesir, edhe me katil, edhe me hipokrit, uroj qe mos te vije kurre ne krye te shtetit tipa si ky se do i mari lumi me keq shqiptaret.

  8. daku says:

    Komunista trima dhe syleshe, a i shiti shoku Rama librat??????????????

  9. Noli,Zogu dhe komunizmi

    Do deshiroja te beja disa komente rreth qendrimit te Nolit ndaj komunizmit.
    Se pari, nje parethenie. Kasetat me zerin e Fan Nolit nuk merren me politiken aktuale, por jane marre nga fjalimet e tij per pervjetorin e Vatres, Diellit, apo nga disa interviste bere nga Zeri i Amerikes rreth perkthimet dhe shkrimet e tij letrare dhe biblike ne shqip dhe anglisht. Keto kaseta jane incizuar dhe ishin transmetuar nga Zeri i
    Amerikes gjate viteve 50′ dhe 60’. Ne ate kohe te luftes se ftohte ishte e pamundur per nje agjensi qeveritare te transmetonte mendime e pikpamje haptazi ne kundershtim me qendrimin e SHBA zyrtare.
    Kopjet e ketyre kasetave ju dhuruan Kryepeshkopates Ortodokse te Bostonit nga zoti Louis Prifti dhe ju shtuan arkives se Nolit. Ato u bene publike per here te pare ne vitin 1982, me rastin e 100 vjetorit te lindjes se Fan Nolit. Me vone, nga fundi i viteve 80’, nje kopje e cdo kasete (8 kaseta ne total) u derguan ne Shqiperi ne Arkiven Kombetare dhe Akademia e Shkencave si pjese e trashegimise sone kombetare.
    Duke vleresuar qendrimin e zonjes Raimonda Moisiu per berjen publike te ketyre kasetave, do doja te jepja disa mendime qartesuese rreth tyre:
    Ne periudhen kur Noli ishte kryeminister, Shqiperia ishte e rrethuar nga shtete fqinje monarkiste dhe aspak demokratike sic e kuptojme fjalen sot (d.m.th. Serbia, Greqia, si dhe Italia fashiste). Tere keto vende i shihnin me frike qendrimet e te majtes liberale te Nolit per te reformuar Shqiperine, sidomos qendrimin e tij te hapet e publik ne mbrojte te shqiptareve te Kosoves dhe Camerise te mbetur jashte kufijve te shtetit shqiptar, pa permendur ketu luften e madhe kunder pretendimeve te shteteve fqinje per te copetuar dhe asimiluar ate pjese te vogel te shtetit shqiptar te sapolindur.
    Se treti, refuzimi i fuqive perendimore ne Lidhjen e Kombeve ne Gjenev per te ndihmuar qeverine e re Noliane te vitit 1924 ne nevojat e saj ekonomike emergjente nuk i la Nolit shume rrugezgjidhje (Lidhja e Kombeve te asaj kohe ishte shnderruar ne nje organizate “krejt pa dhembe”me refuzimin e Amerikes per te marre pjese ne te, reflekcion te frjymes izolimi ne SHBA te asaj kohe. Rastisisht, ky vendim e deshperoj shume Presidenti Uillson dhe mbaso shpejtoj semundejen e tij.)
    Jane te njohura fjalimet “pikante” te Nolit ne Lidhjen e Kombeve ne 1924 ku flet per mungesen e mbeshtetjes nga fuqite e medha, ku fale zgjuarsise se tij tipike noliane fitoi respektin e nje pjese te madhe te salles duke hasur edhe ne disa kundershtime.
    Njohja e Bashkimit Sovietik me 1924 u be nga Britania e Madhe si dhe mjaft shtete te tjera perendimore dhe jo vetem nga qeveria shqiptare e Fan Nolit, duke e bere vitin 1924 te njihet ne historine e Rusise si “viti i njohjeve”. Historiane e shkencetare to politikes shqiptare si Nikola Pano dhe Robert Austin gjithashtu kane vertetuar keto fakte. Interpretime dhe vleresime te gabuara mbi njohjen e Bashkimit Sovietik nga qeveria e Nolit jane bere nga shume mendimtare e politikane te tjere.
    Vlen te permendet mbajtja nga Noli e nje fjalimi te gjate vleresues si dhe ruajtja e nje momenti heshtjeje ne parlamentin shqiptar ne respekt te presidentit amerikan Udro Uillson qe nderrroi jete ne ate vit. Sipas mendimit tim Noli u perpoq te mbante nje qendrim ballancues dhe realist midis shteteve te lindjes dhe perendimit te asaj kohe. Qellimi i vetem madhor i Nolit ishte: Nje Shqiperi e pavarur.
    Ai shpresonte qe gjerat do evolonin bashke me permiresimin e gjendjes ekonomike dhe arsimore te vendit. Mosmbajtja e zgjedhjeve brenda 6 muajve te qeverise demokratike eshte nje problem serioz; megjithate te gjithe jemi deshmitare qe kjo nuk eshte pune e lehte, mjaft te shikojme problemet zgjedhore ne Shqiperine e sotme, shume dekada me pas. Presionet ishin te medha dhe nuk kishte (sic kemi sot) organizata te fuqishme per te keshilluar apo parashikuar mbarevajtjen e zgjedhjeve. Zgjedhje elektorale kerkojne kohe, dhe kohe Noli nuk kishte. A beri Noli gabime? Sigurisht qe po. Sic thote edhe fjala e urte popullore:”kush han buke, do beje therrime”.
    Eshte e vertete dhe domethenese qe Noli kishte mendime te majta politike, pasi shikonte se Shqiperia e asaj kohe kerkonte reforma te thella agrare per te kapercyer kushtet e renda te trasheguara nga e kaluara. Mendimet demokratike Noli i mesoi dhe kultivoi nga studimet ne Harvard si dhe nga pervoja e jetes se tij ne shoqerine amerikane. [ Edhe si fetar, mund te themi se Noli do ishte me nje mendje me kleriket te ndryshme te cdo besimi qe kerkuan ndryshime per te miren e popujve te tyre me te varfer e te nevojshem. Noli vete jetonte tamam si murg i thjeshte ne kushte personale teper perulur: vegjetarian gjate jetes, pa veture, ne apartmentin modeste dhe rrethuar me libra. ] Qendrime te ndryshme te tij qe sot mund te shihen si te prirura ose krejt te se majtes marksiste, i bene edhe shume shtete te tjera te asaj kohe, sado te gabuara qe ato ishin. Nuk duhet te fokusohemi ne veprime te izoluara gjate nxjerrjes se konkluzioneve historike por gjerat duhen pare ne nje sfond me te gjere. Nje gje eshte e vertete: Noli nuk ishte komunist.
    Kete fakt e vertetojne shkencetare te historise sone me kompetent se une. Mund te themi se, ne fushen politike Noli mund quhet si Social-Demokrat, po te gjejme nje parti i krahasueshem evropjane. Interesant jane disa te dhena ne arkivin e tij ketu ne Boston. Mund te gjejme shume artikuj gazetariske ruajtur ne nje zarfe nga Noli per veten, qe jane lidhur me kandidaturen presidenciale te Z.Henry Wallace. Ai ishte Zevendes President ne kabinetin e Presidentin Franklin Delano Roosevelt dhe me 1948 hodhi emrin e tij ne fushaten presidenciale amerikane ne partine e re te asaj kohe: “Progressive Party.” Si qytetar Amerikan, Noli do kishte te drejte edhe te mbeshteti Partine amerikane socialiste te kandidatin shume njohur dhe i respektuar Norman Thomasin. Por edhe gjer ketu Noli nuk vajti ose kishte tendence.
    Eshte interesant vleresimi i vete Nolit per renien e qeverise se tij te ‘24es kur thote:
    ”Qeveria jone nuk fitoi per keto aresye: premtuam reforma agrare qe fermeret prisnin nga ne por qe bejleret nuk i pelqenin. Nuk kishim mundesi per te plotesuar kete qellim dhe humbem besimin e nje pale dhe pelqimin e tjetres.”
    Duhet permendur gjithashtu qe gjate 6 muajve te qeverisjes se tij, kryeministri Noli e kaloi gjysmen e kohes jashte shtetit, me perpjekjet e tij ne Gjeneve, gje qe nuk ndihmoj nga mundgesa e presencen e tij Brenda shtetit qe udhehiqte. Per me teper, permbysja e qeverise se Nolit gjeti edhe perkrahjen e shteteve fqinje.
    Per Nolin dhe Zogun, ne vecanti pas asimilimit te Shqiperise nga Italia fashiste e Musolinit me1939. Eshte domethense se Noli ishte i mirenjohur si nje nga kundershtaret politike te Zogut. Por ka edhe disa perjashtime interesante. Kur erdhen motrat e Zogut ne Amerike ne nje udhetim me 1938, qendruan ne Boston duke cfaqur Nolit homazh respekti ne Katedralin e Shen Gjergjit. Me von, pas largimit e Zogut me pahir nga shkaku I pushtimit italine, Noli perkrahu levizjen “Bashkimi I Shenjte” ne Boston, per rikthimin e mbretit ne Shqiperi per aresyen e thjeshte:”me mire nje Shqiperi monarkiste e pavarur se nje Shqiperi hic fare.”
    Maredheniet e Nolit me qeverine e Enver Hoxhes kishin vetem dy aresye kryesore:
    1.Ruajtjen e pamvaresise se shtetit shqiptar, mbrojtje per mos copetimin e Shqiperise pas luftes se dyte boterore si dhe pjesmarrjen e Shqiperise ne OKB qe po formohej ne Nju Jork.
    2.Premtimet e shumta te qeverise se atehereshme per reforma progresive.
    Pasi Noli mesoi mbi egersite te rende e regjimit komunist ne Shqiperi, ai u distancua, gje qe duket qarte kur ai nuk pranoi te kthehej asnjehere ne Shqiperi, as per te marre titujt e ofruar nga qeveria komuniste – patjeter per qellime te errta kompromizuese – dhe as per hulumtime shkencore, as per te hyje ne qeshtjet te mjegulluar fetare.
    A kishte Noli mendime te lekundura per ndonje udhetim te tille ne atdhe? Sigurisht qe po. Si cdo shqiptar qe e do vendin e tij, eshte e veshtire te ndahet dashuria per Shqiperine me realitetin e qeverise ne pushtet. Qeverite ikin e vijne por dashuria per atdheun nuk leviz.

    Ne thelb, Noli punonte gjate jetes se tij per nje Shqiperi te pavarur e te zhvilluar ne teresi, pasi e shihte qe nje pjese e madhe e popullsise ishte e prapambetur dhe pa shprese ne te ardhmen. Menderia politike e Nolit duhet pare ne evolim; perndryshe rrezikojme te bartim opinione te paverteta.
    Ne fund, si mund ta ftonte senati i shtetit te Masacusets (Boston) Nolin per te dhene bekimin e hapjes se sesioneve te vitit 1963 nese Noli do ishte “komunist”?
    Apo si mund ta ftonte Nolin “komunist” presidenti Lindon Xhonson posacerisht ne Shtepine e Bardhe ne Korrik 1964 per te bekuar ne Washington dhe per te dhene fjalim me rastin e 400 vjetorit te Shekspirit? Argumente ndryshe nuk pine uje.
    +Artur Liolin
    Boston
    30 Janar 2007

    1. Shefqet Cela says:

      Te lumte dora! Te flasesh per Nolin, duhet te kesh koke te kthjellet dhe goje te lare llagar.
      Sot kane dale lilipute, qe i lehin kollosit te dijes dhe veprimit. Kane arritur deri atje sa qe pretendojne te riperkthejne edhe veprat madhore, qe i ka sjelle ne shqip ky i pa arritshem.
      Pershendetje!

  10. tomori beratit says:

    MORE po jemi republik parlamentare jo mbreteri.Me Falni ne nuk jemi as republik parl. e as mbret- te me falni per shprehjen jemi republik M… me te parin tone m..-m…

    1. gezo says:

      oh sa kom qesh. je i madh

  11. er deti says:

    Nuk ju duket se shprehja lot krokodili merr kuptim konkret ne kete rast.

  12. nen lokja says:

    vdiq leka..,vdiq sabriu…. neser radhen e ka saliu………

  13. Albana says:

    Ah ju komuniste qe skeni ndryshuar per 70 vjet. Te njejten mendjen keni.

  14. elinor bahiti says:

    Booooooooooo;
    Po per cfare mbreti e ka fjalen ky hajvan more shoke?? Po meqe paskemi pase Leken si mbret, ca ben Topi aty si president atehere?! Apo kemi edhe mbret edhe president?!
    Dava politikanesh palaco qe te shajne persgjalli dhe te ngrejne ne qiell kur ke vdeke ngaqe nuk ke cfare t’u prishesh me pune, sidomos tani qe po mundohen te afrojne rreth vetes perkrahesit e monarkise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje