Lëvizja çame shpërthen kundër Idrizit: Pazarxhi!

3 Dhjetor 2011, 19:24Politika TEMA
Lëvizja çame shpërthen kundër Idrizit: Pazarxhi!

Një organizim i ri brenda komunitetit çam, i quajtur Lëvizja Çame, ka shpërthyer sot me një deklaratë publike kundër Shpëtim Idrizit, të cilin e akuzon se ka bërë pazar me çështjen çame dhe e ka ngrirë progresin e saj.

Ja teksti i plotë:

-Të zhgenjyer nga sjellja e deritanishme e PDIU-së:

1. Asnjë progres në nisjen dhe zgjidhjen ligjore të çështjes çame. Veç dogmave të kryetarit (të vet-shpallur e asnjë herë të konfirmuar nga struktura legjitime) për gjoja nisjen e studimit ligjor për mënyrën e zgjidhjes së çështjes as një çerek hapi nuk është bërë deri tani.

Firma ligjore që u prezantua në media se gjoja ishte përzgjedhur për mbrojtjen e kësaj çështje konfirmon se kërkesat e saj të shumta për nisjen e çështjes nuk po marrin asnjë përgjigje nga PDIU dhe kryetari i vet-shpallur.

2. Asnjë organizim për krijimin e data-base për komunitetin çam dhe nevojave të tyre.

Veç dogmave asnjë hap për krijimin e këtij database. Asnjë emër, asnjë strukturë, asnjë individ nuk ka marrë një detyrë të tillë deri më tani.

3. Asnjë organizim strukturash prej dy vjetësh. Veç grupe paralele të krijuara nga krytari i vetëshpallur në çdo qytet, të cilat në vend të fokusohen në promovimin e çështjes çame, si detyrë parësore kanë eleminimin e njëri tjetrit. Për t’i mbajtur të varur, të heshtur, për të mos ngritur krye ndaj këtij drejtimi jo-profesional dhe delirant të gjithë këtyre mbështetësve dhe patriotëve veç e veç u premtohen të njëjtat gjëra duke i gënjyer haptas dhe në ditë më diell.

4. Asnjë plan punësimi të qartë. Të sakrifikuar për idetë delirante të vetëshpallurit kryetar, që duke mos punësur askënd, do t’i bënte presion qeverisë për ta promovuar atë vetë si ministër.  Të lodhur nga pritja që ky njeri nuk kupton se nuk ka besueshmërin, backgroundin dhe marrëdhëniet njerëzore për tu bërë ministër. Asnjë kryeministër nuk do promovonte për ministër një thesaxhi paresh doganash e tatimesh vetëm për faktin se artikulon dy fjalë të bukura dhe harxhon 3 orë në ditë (çdo dite) për të lëpirë dhe lyer flokët dhe për tu trukuar sikur e gjithë kjo do të mbulonin mëkatet e të shkuarës. Ky njeri që nuk ka besimin e pozitës e as të opozitës, që mendon se bënë “politikë të madhe” por veç diskretiton veten e tij me intrigat pa fund që prodhon çdo ditë.

5. Të zgjënjyer prej faktit se puna dhe mundi i dhjetra njerzve shërbyen vetëm për të punësuar familjaret e të vet-shpallurit kryetar (si zëvëndës drejtues të Institucionit të Mbikëqyrjes Financiare),  (si drejtor ambulance në Tiranë), shokëve të djalit dhe të promovimit të të lloj lloj njerëzish që s’kanë asnjë lidhje me çështjen çame, që kanë precedent penal, që janë njerëz të identifikuar nga organet e drejtësisë, të flakur nga krahe të ndryshme politike dhe të njohur për sekserllëqet e tyre në botën politike, që jo vetëm s’kanë arsimin përkatës, por janë mbledhur enkas për të krijuar falanga korrupsioni. Të lodhur nga pazarët me drejtuesit aktualë të disa institucioneve që vetëm për mos t’i hequr nga detyra janë të detyruar t’i japin haraçin të vet-shpallurit në mes të ditës me diell, të indinjuar prej disa të emëruarve të rinj, që vetëm për të pasur mundësi të vjedhin për të vet-shpallurin dhe për vete kanë ngritur tashme edhe nivelin e “pazareve” të korrupsionit në vendet e tyre të punës.

6. Të lodhur nga vizioni i tij për administratën, për ndërrime 2-3 mujore të emëruarish për prishje pazarësh mes tyre (se i vet-shpalluri mendon se akoma duhet te vidhet si në kohën e thasëve të tij). Zoti i ruajt të gjithë ato shqiptarë që kanë të bëjnë aktualisht më institucionet që kontrollohen prej tij.

7. Për të gjithë ata që në jetën e përditshme kanë halle dhe probleme, që i kthejnë në kufi, i heqin nga puna e s’kanë kurre fatin të flasin njëherë në telefon më të vet-shpallurin sepse zakonisht ky lider i madh zgjohet në orën 11.00 dhe del nga shtëpia nga ora 13.00 a 14.00 (kohë e nevojshme për trukim). Për të gjithë ata që trajtohen si statistika e jo si anëtarë të këtij komuniteti të përvuajtur.

8. Për të gjithë ata që janë gënjyer, mashtruar, mbajtur me shpresa të rreme, për të gjithë ata që u ka kaluar përpara e su ka dhënë njëherë dorën, si ka buzeqeshur kurrë e s’ka shkëmbyer kurrë një fjalë. Për të gjithë ata që kanë derdhur djersë për çështjen dhe i vet-shpalluri nuk i mban mend as emrin e jo me tu dal për zot.

9.Për të gjithë ata të rinj të komunitetit çam të papunë, të shfrytëzuar, keqtrajtuar nëpër organizime qorre partiake, të drejtuar nga lloj- lloj flluskash mediatike, të lënë papunë e pa shpresë e të kujtuar veç kur i duhet me tund ndonjë flamur i vet-shpalluri.

10. Të zhgenjyer nga iluzionet e tij prej “Gadafi” për të organizuar kongresin e Partisë në dhe për tu zgjedhur nga njerëz rruge dhe pa mandate. Nga njerëz që nuk i ka zgjedh njeri dhe nuk i ka mandatuar njeri për të zgjedhurën kandidaturën e vetme të këtij pseudo patrioti. Një “nacionalist modern” që sillet me keq se diktatorët e lodhur që kanë performuar në shekullin e kaluar në Ballkan.

11. Për faktin se ky patriot i madh s’ka shkelur kurrë në Çamëri, nuk e di cfarë është Çamëria, por vetëm e përdhos këtë fjalë sa herë e zë në gojë. Nuk ka një vulë, një të dhënë në databasen e policis sonë kufitare që e vërteton këtë gjë.

12. Për faktin se kjo çështje po keq përdoret për të mbushur thasët me lekë të të vetëshpallurit duke shpërfillur në mes të ditës më diell shtetin ligjor, administratën shtetërore dhe çdo lloj minimumi dinjiteti njerëzor.

13. Të lodhur nga ky drejtim autokratik, nga ky i vet-shpallur që gjithmonë s’ka kohë për askënd se është shumë i lodhur, me tension të ulët, 50 % të herëve që e takon edhe gjasme i pamundur prej stresit të madh që po kalon për çështjen çame. Të lodhur nga karagjozllëqet që ky komunitet si ka as për sua e as për fis.

E për shumë shkaqe të tjera madhore që nuk duam të lodhim lexuesit, Ne sot duam të marrë në dorë fatët e komunitetit tonë.

Për të gjithë ata qe kanë qënë viktima të gjithë argumenteve të përmendura më sipër, për të gjithë ata që se durojmë më këtë tallje dhe këtë turp i ftojmë të bëhen pjesë e jona për ta shkundur në themel këtë turp nga gjiri jonë.

40 komente në “Lëvizja çame shpërthen kundër Idrizit: Pazarxhi!”

  1. iliriTirane says:

    Shyqyr qe e kuptuat o njerez te vojtur. Idrizi erdhi per te bere para dhe i beri. Ju cfar fituat???? Qe kur ka ardhur ky njeri un nuk e kam votuar me PDI.Me vjen mir qe loja e ketij komunisti u kuptua, rrofte shqiperia etnike, poshte tradhtaret.

    1. Hysen says:

      zgjimi juaj me shume vonese perseri eshte i dobishem same shpejt te organizoheni dhe te beni zgjedhje te shpejta pa perjashtuar asnje simpatizant urime per nismen

    2. tironasi says:

      po ca thu mer zotni , a e kupton se ca po thu??? ca parash ka bo Idrizi me PDIUn kur ai vetem lek ka nxjerre nga xhepi

  2. Aleksander says:

    Rrofshin çamet e ndershem e patriote, poshte tradhetaret dhe interesaxhinjte si Idrizi me shoke, qe me apo pa vetedije bejne lojen e grekut.çeshtja çame eshte çeshtje e çdo shqiptari kudo ku jeton. Forca vellezer çame,keni me vete gjithe shqiptaret e ndershem.

  3. arbereshi says:

    E kam ndjekur me interesim gjate gjithe jetes ceshtjen e drejte te Camerise,ne pune dhe ne jete.Ne kohen e tranzicionit kam ndjekur me vemendje, veprimtarine e shoqates dhe te kesaj partie qe “merrte” mbi vete si detyre themelore mbrojtjen e ceshtjes se cameve dhe arritjen e endrave te vjetra te cameve.Por doli se edhe Idrizi,apo pasuesit e tij te tjere, si Mohedini e te tjerete ketij kallepi qe kane pare e shohin vetem si t’i shfrytezojne pozitat partiake dhe deputetllekun per perfitime te medha personale.Sa per veprimtarine e tyre politike vete camet dhe gjithe populli yne ua dine qellimin dhe “arritjet”.Njerezit e dijne se sa te pasur jane njerezit si ta dhe miqte e tyre.I shohin si jetojne ne lluks e kamje. Keta kokorosha mburravece e karieriste vetem dem mund t’i sjellin ceshtjes came e ne pergjithesi ceshtjes sone kombetare.Prandaj askush mos t’u degjoje parullat e llafollogjite e tyre por t’u shohe punen: cfare kane bere ata ne drejtim te zgjidhjes se cesthjes se njohjes se pronesise mbi trojet e pronat e cameve te varfer ne cameri?Cfare mbeshtetje nderkombetare dhe cfare veprimtarie konkrete politike e nderkombetare kane bere e bejne ata per te siguruar mbrotje e solidaritet per kauzen e drejte te vellezerve tane came?Me sa kam degjuar ata s’kane denjuar te pranojne(sic kam mesuar nga nje miku im i vjeter) as edhe ndihmen e bashkepunimin e patrioteve dhe eksperteve jueridiko-dip0lomatike shqiptare per te bere te njohur ceshtjen came ne boten nderkombetare dhe ne organizmat nderkombetare,te cilat mund te perdoreshin ne te mire te zgjidhjes se ceshtjes se drejte te Camerise.
    Me erdhi mire kur lexova kete proklamate e thirrje te elementit te shendoshe cam pre t’i dhene fund asaj maskarade te te ashtuquajtureve udheheqesa partie apo levizjeje te te drejtave te tyre qe vetem i kane mbajtur me fjale e i kane mashtruar.Ata e kane dredhur me marifet si me poziten ashtu edhe me opoziten per vete interesat e tyre meskine personale. Zgjidhni tani njerez te pasaer e me shpirt vetmohues per te miren e cameve dhe te ceshtjes se tyre te drejte.

  4. inf says:

    Hiqini horrat idrizin e dashin te dy jane te mbaruar te dy te hurit e litarit te dy votojne salihun anti çamin e juaj.
    Jepini Dermen ketyre Pazarrxhinjve jepuni duart ketyre delenxhive dhe tradhtareve qe shesin dhe gtare e tyre per para dhe pushtet.
    nji e kumandon salihu dhe ai timi komandohet direkt nga Vjena nga Fatosi greku dhe antiçami.
    Hapni syte bejini kater Levizja duhet te shkoje te rregjistrohet dhe te futet si Levizje Politike e pa varur dhe per te drejtat e çmuara te çamerise kjo eshte e verteta ,me dashon dhe me Tim kaçurrrelin e keni humbur davane ju o çemer qe keni lene gjithe ate toke e prona ne greqi.
    paçi fat dhe o burra perpara sulm hiqni horrat e salih+nanos .

  5. Selam says:

    Mos harroni qe ne kuvendin e Shqiperise, kur ishte ceshtja per pronat e gabitura pronareve te ligjshem, dhe nderhyrjen e Presidentit kunder ndryshimit te padrejte qe donte te bente qeveria e Berishes, camet deputete ne kuvend i tradhetuan pronaret shqiptare, nuk votuan dekretin e presidentin Topi.
    Cameria eshte Shqiperi dhe pronat e cameve ne Greqi duhen kerkuar ashtu si duhen kerkuar edhe pronast e grabitura nga Berisha te pronareve shqiptare. Prandaj, te gjithe sebashku, te bashkuar arrihet fitorja, jo me qendrime me dy fytyra. Te rroje Cameria shqiptare dhe camet e vuajtur njelloj si shqiptaret ne qeverine e Berishes. Te bashkuar do te arrihet fitorja e merituar.

  6. julius says:

    me vjen mire qe e kuptuat, pak me vonese por e kuptuat..c’mund te presesh nga nje njeri qe e ka treguar pervoja se ai eshte nje pazarxhi..ideali i tij eshte paraja..edhe greku t’i kete ofruar para (pse jo) do bente lojen e grekut..

  7. eli-TIv says:

    ….ceshtja came eshte ceshtje kombetare..eshte ceshtja jone…
    Ceshtja i Idrizit..eshte e tija..e Saliut…jo e jona..

    1. hajriu says:

      Shume shuuuume sakt eli-Tlv , çeshta Çame nuk eshte vetem e Çameve por e te gjithe Shqiptareve nga Nishi ne Preveze. Ashtu si çeshte Kosova e imja po ashtu eshte Çameria e Kosovareve , siç eshte Tiana e imja ashtu eshte dhe Çameria e Tiranasve dhe e gjithe Shqiptareve .
      Zoti bekofte te gjithe Shqiptaret kudo qofshin .

  8. brace says:

    Camte jane popull shume i vuajtur,pore jane teper te zgjuar,e puntore,ata nuke e lene 1 nji mashtrues komuniste te tallet me dinjitetin e tyre.Jane fikse ne kohen e duhur per ti dhene shqelmin kti palaco,hajdute e mashtrues,tju pergjigjet per premtimet,largojeni pa humbur kohe,denecojeni ne prokurori pere mashtrim,merrni dhe parate,e meriton,si buken qe hane,i vete shpallur kryetare.

  9. Shkupi says:

    Pyeteni Shpetimin sa dhi dhe sa dele bleu ne Maqedoni,i ka nxjer ne menyre ilegale ne kufirin maqedono-shqipetar.Po ku i morri gjithe ato leke?Informatat i kam te sakta.

  10. Rilind says:

    Camet jane njerez te zgjuar e punetore e nuk mund t’ua hedhe nje matrapaz politik si Idrizi. I takon vete komunitetit cam ti shporre keta matrapaze te ceshtjes came. Po te jene te basshkaur, votat e PDIU ne zgjedhjet e ardhshme do diktojne pushtetin. Prandaj 2 partite e medha te mendohem mire per t’u perballur me shtetin grek per te drejtat e camave kur te kerkojne votat e ketij komuniteti.

  11. zefi says:

    Gabimi me i madh i CAMEVE ishte KRIJIMI I PARTISE POLITIKE CAME ,QE E LIDHI ARRITJEN E QELLIMEVE TE SAJ VETEM NE BASHKEPUNIMIN ME PD-ne DHE KUNDER PS-se!!!Problemi CAM nuk eshte problem partish,por problem KOMBETAR!!!Si i tille ai duhet te behet objekt i SHQYRTIMIT DHE VLERESIMIT TE ORGANEVE SHTETERORE,QE NGA PRESIDENTI,QEVERIA,DHE DREJTESIA SHQIPTARE!!!CAMET NUK DUHET TA KERKOJNE TE DREJTEN E TYRE DUKE BERE POLITIKE TE DJATHTE!!!CESHTJA CAME U TAKON TE GJITHE SHQIPTAREVE!!!Duke e ndare veten nga TE MAJTET,ATA HUMBASIN MBESHTETJEN E GJYSMES SE POPULLIT SHQIPTAR!!!PARAGJYKIMET,SE GJOJA SOCIALISTET JANE ISH KOMUNISTET E DJESHEM GABOHEN RENDE!!!ME SHUME ISH KOMUNISTE E BIJ KOMUNISTESH KA NE PD,DUKE FILLUAR NGA SALI BERISHA ,ARMIKU I DEKLARUAR I CAMEVE,QE NE MAREDHENIET ME GREQINE,JO VETEM NUK KATHENE ASNJE FJALE,POR U FALI GREKEVE EDHE DETIN!!!MBATJA E LIDHJEVE VETEM ME BERISHEN,KA BERE ATE QE BERI NJERIU I FJALES SE URTE POPULLORE:”TE MBASH GJARPERIN NE GJI”!!!PER JU CAMET TE GJITHA PARTITE SHQIPTARE JANE TE BARABARTE E TE VLERESUAR NJELLOJ NGA JU!!!ANIMI VETEM NGA PD-ja ESHTE TRADHETI E HAPUR NDAJ CESHTJES CAME!!!

  12. Vele Mali says:

    Tashti e kupuet Shejtan Idrizin. Ai iku nga PS per me ba pare te Sala, dhe jo per Ceshtjen Came. Pse kujtoni ju se dote ngrihet Monumenti per viktimat Came ne jug? Ato jane lojna. Do te shihnise greket do ti thone Salres” Mos e luej bishtin me ne. Sala do ti thote Shejtan Idrizit”Lene ate pune se nuk do greku” Shjetani do te largohet per disa kohe sa te harrohet puna e monumentit.

  13. salua says:

    Nuk kisha menduar se do te zgjaste kaq shume durimi e mashtrimi juaj, pavaresisht se jeni treguar tejet te paafte e jo vizionar ne ceshtjen tuaj. Humbet shume kohe e trembem se prap do humbisni shume, pasi fijet me te medhenjte e pushtetit jane tejet te forta e te padukshme. Le te shpresojme per mire, por perseri ruhuni nga mashtruesit e rrjetit te pare.
    Ju shkofte mbare kjo proteste e forte: keshtu duket tashti.

  14. LULZIM BASHA says:

    ne ato kohra thoshim 3 c cam coban cifute njerez te pa bes

    1. Aleksander says:

      Kemi thene shume gomarlleqe, mjaft me keto idiotesi folklorike . Koha na kerkon te jemi nje ,te gjithe bashke, veri jug, kosove presheve maqedoni çameri, plave-guci Ulqin etj. Duke perjashtuar vetem ata qe mbjellin perçarje mes vellezerve te nje gjaku.

    2. hajriu says:

      Ke harruar me thene edhe Çek oj lule greqie. Me habit fakti se eshte e njejta shprehje qe thone edhe greket.Shikoje http://youtu.be/VxiJ8DgNEVQ
      Pastaj per te kuptuar se kush jane Çamet e vertete shiko keto videot.
      http://youtu.be/f6rElrPv3ZA dhe http://youtu.be/d6iKOUCaVa4 .
      Bofsh qejf lule

  15. luan says:

    Mor po qe po ju rre ky ska dyshim,nuk ju kuptoj se si do te mbroje pronat came me Berishen ky karagjoz qe keni vendosur te mbroje te drejtat tuaja
    Shqiptareve po ju mohohen pronat ne shqiperi dhe ju kerkoni pronat ne Cameri
    Sala i jep detin me gjithe peshq e dhe ky negocion me Berishen..prandaj ky eshte nje pazarxhi me Berishen per tu demtuar Juve si dhe ne shqitareve qe jemi ne shqiperiTe pakten Ju luajtet me shpejt tani…urime si juve camerve te Camerise ashtu dhe ne camerve te shqiperise.Ne nje pike dhe ne jemi si Ju pa prona ..Juve jua ka marre Greku neve na i ka marre Sala

  16. Ereniku says:

    LEVIZJA QAME te regjistrohet si parti politike ju pershendes dhe suksese drejte Shqiperis se vertet te fala nga Kosova te gjithe Qameve ku do qe jane

  17. adriatik says:

    Per sa kohe qe ne cameri nuk ka shqiptare kjo ceshtje eshte e humbur.

  18. mali says:

    duhet krijuar nje grup qe ti eleminoj te gjith ata shqiptar qe punojn ne dem te kombit shqiptar.

  19. tani says:

    di qe camet jane njerez te zgjuar e shume punetore,por qe te vije nje si idrizi dhe z.nuredini te bejne pazar me ceshtjen came kete nuk duhet ta lejojne camet….le qe pastaj ai ka qene dhe drejtor dogane dhe ska si te ndodhe ndryshe….se eshte mesuar te perfitoje me te padrejte.

  20. SADIKU says:

    KJO ESHTE NJI LEVIZJE SHUME E MENCUR DHE ME SE SHPETIMTARE.
    SHPETIM IDRIZI KA QENE DOGANJER DHE HAJDUT E KUNDRABANDIST.AI ISHTE KOMUNIST DHE SHPEJT U BE DEMOKRAT VETEM TE RREGULLOI VETEN E FAMILJEN DHE ME DREDHI RREMBEU FITOREN E PARTSE QAME, KU U BE SUNDUES I SAJ.
    AI ESHTE NJI PALAQO I PA CIPE.

  21. ndreca says:

    Nuk eshte arsyeja ae nuk ka ber gje per ceshtjen came arsyeja eshte se Idrizi i eshte larguar ca berishes dhe grupi cam e do idrizin njesh me berishen. sa per cestjen came idrizi ka bere me sshume se paraardhesit e tij. Po do te ishte mire qe grupi cam qe ndre keto probleme te presi sa berisha te dal ne pension dhe te bejen berishen kryetar grupi

  22. tana says:

    He, he, ai ka çelesat e Partise, nuk ia merrni dot. Kush te guxoje t’ia kerkoje me force perfundion ne rajon. Si perfundon? E di Sala,ha,ha,ha.

  23. don kishoti says:

    PA MORAL ASNJE CESHTJE KOMBETARE NUK MUND TE ZGJIDHET,rruga e shkurter te nxjere shume gjate thespriote te nderuar

  24. tufi says:

    me pelqen fakti qe perfundimisht camet e kuptuan qe i ashtuquajturi lider i leizjes came eshte agjent i asfalise

  25. hajriu says:

    Jam shume dakort me me shume se gjysmen e akuzave qe i behen Idrizit. Ne 2009 PDI beri aleance parazgjedhore me PD dhe perveç te tjerave kane nje pakt qe me sa di une ishin nje ministri , dy ose tre zv/ministra ,disa drejtor drejtorish dhe mbi te gjitha perfaqesin ne KE . Nga te gjitha keto na jane dhene vetem dy drejtori , drejtorite me te korruptuarat dhe çeshte me e fotra Idrizi nuk mund te zevendesoje asnje njeri perveçse te propozoje drejtorin e pergjithshem, te gjitha keto me urdher te berishes. Tani une nuk kuptoj pse duhet te rrije ne aleance me berishen idrizi kur berisha nuk i eshte permbajtur marreveshjes????? Kjo me habit.Une nuk mendoj se PDIU-ja mund te beje aleance me PS-ne se ndryshe nuk do te merrte shume vota siç merr. Sepse nje aleance me PS do te thote nje aleance me PP ,se partia meme e PS-se eshte PP . PP hodhi ndaj nesh shume vrer dhe helm , na sulmoi barbarisht , trilloi nga me te patrillueshmet dha na akuzoi ne gjera qe as mendja e njeriut nuk i konceptonte dot na akuzoi per gjera te paqena .Enver kurva na beri aq te keqija dha na dha aq akuza sa edhe greku nuk na i kishte dhene .Ne ishim agallare,nacionalista e patriota kurse enver kurva na trajtoi si pecent . Ndoshta disa prej jush nuk mund te jene dakort me keto qe thashe por disa gjera duhet te jesh Çam qe ti kuptosh . Prandaj qe PDIU-ja te beje aleance me PS duhet ne radhe te pare qe PS te kerkoje Mea Culpa per ate kohe . Do thoni ju a nuk eshte PD-ja e mbushur pothuajse mbi 80% me komunista? A nuk eshte berisha nje kelysh i enverit per mos me thene komunisti i fundit qe ka ngelur? Une them PO me 100% , por midis dy te keqijave ne kemi zgjedhur te keqen me te vogel. Per mua rama nuk eshte i majte por eshte nje i djathte i perkryer dhe i del atij per detyre meqenese eshte kryetar i PS qe te nderroje kurs ndaj Çameve dhe te kerkoje Mea Culpa per akuzat e paverteta qe jane bere ndaj nesh qe edhe ne neser te kemi fytyre te bejme aleance edhe me PS.Nuk eshte kurre vone .
    Po ju ve nje kenge qe per mua eshte shume shume e bukur
    http://youtu.be/d6iKOUCaVa4 . Degjojini me kujdes fjalet jane mese mese te sakta dhe atehere do te me jepni te drejte.Ne mes te ketyre vargjeve keni dhe vargjet e Nolit te madh qe i kendon burrerise , besnikerise dhe mikpritjes se Çameve, ketyre virtyteve qe enver kurva u ra me shqelme e na i mohoi.
    Ne do buke e bujari
    Ne do bese e trimeri
    Ne do njerez per katandi
    Shko e gjeji ne Çameri

    Fola pak gjate ndoshta dhe ju kam bezdisur , por duke qene Çam 24 karatesh me gjak sulioti nga ana e gjyshes nuk mund te rrija pa i thene dy fjale per popullin e mrekullueshem te ÇAMERISE. Po e mbyll me shprehjen e te pareve te mi: Rrofsh e rrofsh moj Shqiperi plot Kosove e Çameri.
    Respekte te gjitheve , Zoti i dhente ymer e shendet te gjithe Shqiptareve kudo qofshin.

  26. Niko Maloku says:

    Eshte e turshme por, ceshte me e rendesishme, eshte edhe e demshme qe nje popullsi e nderuar si ajo came, te kerkoje dhe te bashkohet per zgjidhjen e ceshtjes se vet me nje qeveri qe tentoi t’i jape Greqise edhe 255 Km2 det.
    Niko

  27. Ilir Mejdiu says:

    Te dashur Lexues dhe Komentatore:
    Me vjen keq per Levizjen e re qe doli pak disi vone, ne Kohen kur Shpetim Idrizi ngrihej ne parlment per ceshtjen Came keta organizatore te levizjes se re me Leonard Demin ne krye fshiheshin dhe mohonin qe ishin came. Ne kohen qe Idrizi kerkoi qe te mbanin nje minute zi, Leonard Demi me kompani nuk u ngriten per te mbajtur zi.
    Kot nuk thote populli. Syrin ta nxjere i joti.
    Lexova me kujdes te gjitha komententet e mesiperme dhe per fat te keq, asnjehere nuk permendet gjerat pozitive qe Idrizi ka aritur per kete komunitet brenda nje kohe te shkurter. Me pare ne parlamentin Shqiptar nuk permendej fjala Cameri, … dhe kete per here te pare e beri Shpetim Idrizi. Lobingjet e bera ne Shtetet e Bashkuara per ceshtjen Came e ka ngritur per here te pare vetem Shpetim Idrizi me bashku me Dashamir Tahirin. ….
    Per fat keq kur je minoritet ne nje shtetin tend i cili per 50 vjet nuk te njofi asnjehere ceshtjen came dhe prisni qe brenda 2 vjeteve qe u krijua PDIU nepermjet vetem ketyre dy depeteteve te kesaj partie te zgjidhet kjo ceshtje jeni shume te gabuar.. Ceshtja zgjidhet te gjithe te bashkuar dhe jo te percare dhe duke akuzuar njeren apo tjetren pale.
    Mire eshte te jemi realist dhe jo vet-mohues ne te verteten.

  28. ANTARE I PDIU VLORE says:

    NDAJ JUVE TE ASHTUQUAJTUR “LEVIZJA CAME” PA PREZANTUAR DREJTUES. JU FALEMINDERIT FILLIMISHT PER NDONJE SUGJERIM APO PER NDONJE KESHILL, TASHME TE NJOHUR BOTERISHT SI P.SH: SJELLJA E QARQEVE GREKE NDAJ POPULLATES NE CAMERI E SHQIPERI E SIDOMOS KOMUNITETI CAM NE VECANTI NE TE KALUAREN. PERSA I PERKET STRUKTURAVE TE PDIU ESHTE NE TE DREJTEN E SAJ, TE CILAT MUND EDHE TE ANALIZOHEN PER NDONJE MANGESI NE KOHE TE PERSHTATSHME. AMBICIA PER POSTE TE LARTA SHTETERORE ESHTE E DREJTE E CILI DO NE SHTETIN TONE DEMOKRATIK DUKE PERFSHIRE EDHE PDIU, MJAFT TE PLOTESOJNE KUSHTET LIGJORE TE SHTETIT. ZERI DHE TE DREJTAT E CAMEVE VITETE E FUNDIT GJITHMONE E ME SHUME PO NGRIHET JO VETEM NGA DY DEPUETET E PDIU NE PARLAMENT TONE POR KUDO EDHE TEK KONGRESMENET AMERIKANE. PER SA I PERKET MORALIT PERSONAL DHE FAMILJARE TE LIDERVE TE PDIU LEXO F. NOLIN SIC ESHTE SHPREHUR DIKUSH ME LART NE KETE FAQE, PER VYRTYTET E CAMEVE SHIKO DOKUMENTARIN E CAMERISE DHE REZULTATET ZGJEDHORE SOT EDHE NE ARDHMEN. JUVE TE ASHTUQUAJTUR “LEVIZJA CAME” BESOJ SE JU KA MBETUR HATRI DIKU, DUKE U MARRE KESHTU SIC THUHET “KUJDESI I TEPRUAR I PDIU” POR SHIKONI TE KONTRIBUONI VETE DHE REALISHT NE CESHTJEN CAME. TE TJERAT E ARDHMJA I CON NE VENDIN E DUHUR SADO TE VOGLA DHE TE PARENDESISHME QOFSHIN.

    ANTARE I PDIU, VLORE

    1. çlirimi says:

      Bëni me mire punen tuaj, shkruani me shkronja te vogla neper forume, eshte shume shume e shemtuar te ulurasesh me shkronja te medha. Une nuk i lexoj fare keto ulurima. Disa rregulla duhen rrespektuar neper forume . Eshte shume me bukur dhe me mire te shprehesh mendimin me edukate dhe rrespekt per tjetrin. Nese me lejon edhe diçka tjeter: juve keni nje detyre shume te veshtire ne keto kohera, mos u merzisni edhe mos e humbni toruan me ata qe keni kunder. Kujdes edhe durim ju duhet pa mbarim. Pune e mbare.

  29. levizja came says:

    Anetari i PDIu vlore je shume i indetifikueshem….je nje nga 4 vetet qe gjithesej kane filluar pune ne emer te PDIU…ky eshte gjithe mbeshtetja e arritur dhe gjithe respekti qe keni marre mbrapsh per punen tuaj.

    Ilir i dy komenteve me siper, je i madh. vazhdo me loobingjet dhe me fjalet e bukura, une kerkoj tokat dhe shtepite e tim eti…nuk kam nerva dhe kohe per tendera e korrupsione, dua zgjidhje ligjore te ceshtjes came. kaq.

    cdo diskutim jashte zgjidhjes ligjore jane fjale boshe dhe pa vlere.

    respekte te gjithve.

    1. çlirimi says:

      <<<>>>

      ç’llafos ore, ç’jane ore keto menyra te foluri. Mua nuk me dukeni aspak me edukate çame. Te vish nga çameria s’do te thote aspak te jesh çam. Ju nuk me dukeni te tradites çame. Nese doni te ndihmoni ne nje zgjidhje te problemit shqiptar çam duhet ne rradhe te pare te beheni më me edukate çame. Gjysherit tane çamë llafoseshin duke rrespektuar njeri tjetrin.

    2. çlirim says:

      Kush jeni, si qqqqquheni, çfare do te thote “levizja çame”. Kaq e veshtire te prezantohesh???. Çamët nuk e kane zakon te flasin ne emer të të tjereve, edhe po shof qe shume e shume flasin ne emer te te gjitheve pa pyetur askënd, yrrraaa shoqata, parti, levizje… ç’bëhet ore. Po çamëria nuk eshte dy dhoma e nje guzhine ore qe dikush i ve çelsin deres edhe kush u pa u pa, eshte nje shoqeri e tere…,,,nje shoqeri e tere, o zot i madh mos jep sa ke, jo ti jo une e lagu se lagu, kalamanjër qaramane. Menyra se si ju i versuleni individit nuk eshte ne kulturen dhe traditen çame por e ardhur ne çamëri siç edhe ne gjithe shqipërine nga lindja dhe arabia. Askush nuk ka me nevoje në Shqipëri dhe sidomos çamët per perçarje dhe kryetarë. Çamët jane fisnike e te zgjuar. Edhe kjo ne keto kohe rrugeçerish eshte nje mangesi per çamët sepse ju duhet te pranojne e te ulen te flasin nje gjuhe qe e urrejne, ate te rrugaçerise e te kthehen me miljona shekuj prapa ne kohen e majmunit-afernjeri. Shume thone jam çam pa pasur asgje nga tradita çame. Ne çamëri kane ardhur me qindra individe e familje nga vende e rraca nga me te ndryshmet e botes qe me çamërine dhe me çamët nuk kane asnje lidhje, edhe jane keta qe ulurasin per çamët dhe çamërine si per njerkën dhe jo per nanën. Çamët kanë te njejtat halle e probleme si te gjitha anet e tjera te Shqipërise, ate te tjetersimit te personalitetit e te kultures individuale dhe shoqerore. Te jesh apo te vish nga çameria nuk do te thote te jesh çam. Toka, pasuri, prona… aman ore se na rropët ment. Ne ate toke kane bere krimeeee oooo, krime te llahtarshme. OOO qenie oksigjendjegse, krime qe ne krahasim ato te hitlerit jane perkedhelje. Shpirti do ndjesën, nuk ha pasuri. Shpirti çam do qe ti kerkojne falje njerezore me vertetesi dhe sinqeritet, nuk pasurohet me prona. O Zot i madh mos jep sa ke. Tjetersohuni o njerez, tjetersohuni. Behuni Shqiptare te edukuar me njerezi, çame me dinjitet çam pa ngerdheshje e mbetje hatri. Nuk behen shoqerite me prona e para. Behen vetem me edukate e dinjitet njerezor. Shqiptaret çamë si gjithe Shqiptaret kishin dinjitet me shume se sa pasuri.

  30. Halili says:

    Cili eshte kryetare i kesaje Levizjeje..? Cametjane popull i zgjuar ..! Mendoj se jeni te vonuar per te bere ate per te cilen ju kane urdheruar.!Fundi drejte bashkimit te trojeve etnike eshte i pashmangshem .! Ne Shqipetaret e Camerise i besojme ketij realiteti.!

  31. bujar says:

    kjo levizje duket qarte qe eshte krijuar nga edi rama per te na vene kunder njeri tjetrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje