Topi e Berisha: Shqipëria humbi një nga politikanët më të urtë

3 Dhjetor 2011, 17:42Politika TEMA

Presidenti i vendit Bamir Topi pas ndarjes nga jeta të politikanit Sabri Godo ka dërguar një mesazh ngushëllimi për familjen dhe anëtarët e Partisë Republikane, të cilën Godo e themeloi dhe e drejtoi për 7 vite.

Ai e ka cilësuar humbjen e tij si një lajm të dhimbshëm për familjen dhe shoqërinë shqiptare.

“Godo përfaqëson një politikan moderator në politikën shqiptare 20 vjeçare, një personalitet në fushën e kulturës dhe një emër me kontribute publike”, shkruan Topi në mesazhin e tij.

Edhe kryeministri Berisha u dërgoi sot një mesazh ngushëllimi familjarëve të të ndjerit Sabri Godo dhe Partisë Republikane të Shqipërisë. Në mesazhin e tij, kryeministri Berisha shprehet:
“Ndarja nga jeta e njeriut tuaj më të dashur, politikanit të urtë dhe të mençur, themeluesit të Partisë Republikane në Shqipëri, shkrimtarit të shquar dhe mikut tim, Sabri Godo, është një humbje e madhe për ju, politikën dhe letrat e Shqipërisë. Sabri Godo ishte një nga personalitetet e shquara të mendimit politik dhe letrave të vendit, i cili dha një ndihmesë të çmuar në zhvillimet politike të njëzet viteve të fundit në Shqipëri, në fushën e ligjeve të vendit, dialogut dhe mirëkuptimit midis shqiptarëve. Me mjeshtërinë e Tij të madhe, talentin e rrallë, Ai ishte kolosi i romanit historik në letrat shqipe, të cilat i pasuroi me vepra të pavdekshme”- thuhet në ngushëllimin e kryeministrit.

Më tej ai thekson se “me ndarjen nga jeta të Sabri Godos politika shqiptare humbi një nga më të urtit e saj, bota e mendimit intelektual shqiptar humbi njërën prej mendjeve më të ndritura të saj, letrat shqipe korifeun e romanit historik të tyre”.

11 komente në “Topi e Berisha: Shqipëria humbi një nga politikanët më të urtë”

  1. Arben LLALLA says:

    Në dhjetor vdiqën dy figura të njohura shqiptare, Leka Zogu dhe Sabri Godo! Leka Zogu dha një kontributë kombëtar, ndërsa Sabri Godo do mbahet mend si politikani mashtrues i cili mashtronte në emër të rikthimit të pronave dhe përvete i mori të gjitha pronat.Leka Zogu disa herë shmangi luftën qytetare me veprimet tolerance. Ndërsa Sabri Godo ishte njëri nga nxitësit e luftës qytetare më 1997.Leka u perzu nga Sali Berisha më 1993 si të ishte kriminel, ndërsa Sabri Godo edhe pse ka qenë kundërshtar i PD, Berisha e mori në prehrin e tij më 2005-2009.Sabri Godo çirrej për çështjen kombëtare, por në të vërtetë ai bashkë me Arben Imamin dhe me urdhër të Lobit Grekë hartuan një PALO KUSHTETU, Sabri Godo pas dhjetë vitesh do pranonte gabimet e tijë për Kushtetutën.Sabri Godo një figurë që ka bërë ironi me çështjet madhore kombëtare, ai i ka shërbyer me vullnet sistemit Komunistë, servil i PS dhe i PD kur kanë qenë në pushtet.Leka Zogu nuk mundi djalin e tij ta bëjë ministër, ndërsa Sabri Godo pa asnjë kontribut kombëtar dhe partiak e bëri vajzën e tij ministre.Të tjerat i themi më vone.Diskutim të këndshëm.

    1. arsen says:

      Si ka thene ayyy…??
      Meru me politike seeee…?? Po s’u more ti…do meret politika me ty!
      Partia e Punes dhe komunistet jane akoma ne pushtet edhe 20 vjet pas renies se diktatures moniste. Tani jane veshur me roze, trandafili, boj qielli e jeshile, por trute??? Marks-Engels-Lenin_Stalin- Mao Ce Dun i kane!
      Popull me budalla se i yni nuk ke ku e gjen!
      E shef c’behet ne Egjypt?
      Mos flasim per demokracite e tjera te pas murit te Berlinit
      Shqipetaret jane mesuar me prijsa!
      Nje nder ta ishte edhe Godo qe (megjithse e njihte fare mire) ja la pushtetin Mediut dheee..???
      Neser avazi!
      Tung!

  2. vjosa says:

    Shqiperia humbi nje mut qe te hani te dy ju ‘figurat’e kombit

  3. 1+1=2 says:

    te lumte vjosa, jam me ty!

  4. bushi says:

    Nuk kuptoj se nga e kane informacionin hartuesit e ketij lajmi, kur flasin per Sabri Godon si “themelues” te PR.
    Per te verteten e krijimit te asaj partie, eshte shkruar vite me pare…
    Ishin te tjere ata qe e krijuan PR, nje jave pas PD. Por shoku Ramiz ua rrembeu dhe ia dha shokut Sabri qe ta shpallte ne diten e Republikes komuniste, me 11 janar 1991.
    Nderkohe qe njerez te perlyer ikin njeri pas tjetrit, prisni se do te fillojne te dalin lakuriq shume te verteta… Vetem prisni pak.

  5. shkodrani says:

    Ky muaj qofte per ata dy muta qe na lane shendetin…nuk ka dy pa tre ishalla asht Sali Pjeshka tashti looooooooooooooooooool…..

  6. M.B says:

    Po si nuk i vjen tutpe ketyre njerezve,kush e kush te tregohet sa me i dashur me keta qe vdiqen.Po ne jemi popull pa memorje si mund te nderohet nje mbret i vetshpallur qe shiti toka per tu bere mbret,qe mori gjithe floririn dhe e la vendin ne meshire te fatit dhe pastaj me kethimin e te birit cfar nuk i bene deri dhe e bene te dilte si Sanco Panco ne mes te tiranes me pistolete ne breze.E tani duan ta respektojne e na shpallin dite zije.Po kur vrasin deputetet ePS pse nuk shpallin dite zije e ti bejne homazhe ,Po kur vdiq ish Presidente R.Alia pse nuk i bene homazhe qe e kishin per detyre tja benin se ne fund te fundit ishte Presidenti i pare pluralist.

  7. Shebeniku. says:

    O Top. Nuk je fare as orator dhe nuk ke fare koncept e bagazh pèr pèrcaktimin e njèrzve dhe vendin e tyre nè histori. Top fare je edhe nga mendja e kapaciteti. Ndersa Saliu udheheqèsi Jot ka lajthitur. Kot e thash. Por e verteta èshtè se çdo ditè kalon nè lajthitje anormale.

  8. Halim Halimi says:

    Të nderuar shqiptarë mos harroni se kur vdiq i nderuari Mersin Vlashi i cili kishte bërë mbi 30 vjet burg dhe cermonia e tij u bë shumë e dobët nga komunistët.Zoti Mersin në vitin 1973 ngriti në burgun e Spaçit FLAMURIN shqipëtar pa yllin e pist komunistë.Sot i behet varrimi i zotit Sabri Godo i cili ka marë pjesë në luftën civile 1943 deri në 1945 gjithashtu ka marë pjesë dhe në masakrën e Tivarit ku u pashkatuan mbi 4000 mijë Kosovar.

  9. Gezim Mali says:

    Të nderuar shqiptarë mos harroni se kur vdiq i nderuari Mersin Vlashi i cili kishte bërë mbi 30 vjet burg dhe cermonia e tij u bë shumë e dobët nga komunistët.Zoti Mersin në vitin 1973 ngriti në burgun e Spaçit FLAMURIN shqipëtar pa yllin e pist komunistë.Sot i behet varrimi i zotit Sabri Godo i cili ka marë pjesë në luftën civile 1943 deri në 1945 gjithashtu ka marë pjesë dhe në masakrën e Tivarit ku u pashkatuan mbi 4000 mijë Kosovar.

  10. tana says:

    O Bamir, si nuk the nje here ne jete te verteten?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje