Qeveria e shpall të dielën ditë zie kombëtare në nderim të Godos

3 Dhjetor 2011, 19:24Politika TEMA

Qeveria ka marrë vendim që dita e diel të jetë ditë zie në nderim të politikanit Sabri Godo. Në një njoftim të publikuar në faqen e kryeministrisë thuhet se homazhet do organizohen në mjediset e sallës së seancave plenare në Kuvend.

Më poshtë vendimi i plotë i qeverisë:

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 4, të nenit 4, të ligjit nr.8926, datë 22.7.2002, “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës të Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre”, dhe të pikave 8 e 11, të kreu VII, të Ceremonialit Zyrtar, të Republikës së Shqipërisë, të miratuar me vendimin nr.229, datë 23.4.2004, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Shpalljen zi kombëtare, nga ora 12.30 deri në 14.30,  ditën e diel, datë 4.12.2011, në nderim të të ndjerit, z.Sabri Godo, shkrimtar dhe politikan i shquar.

2. Në të gjitha institucionet, shtetërore dhe publike, të ulet flamuri kombëtar në gjysmë shtizë dhe në orën 14.30 të mbahet një minutë heshtje.

3. Ceremonia e homazheve të organizohet ditën e diel, datë 4.12.2011, ora 12.30 deri 14.30, në mjediset  e sallës së seancave plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

4. Radio-Televizioni Publik Shqiptar, gjatë zhvillimit të ceremonialit funebër zyrtar, të transmetojë muzikë funebre.

5. Shpenzimet e varrimit dhe të ceremonialit të përballohen nga buxheti i vitit 2011, miratuar për Ministrinë e Punëve të Jashtme.

6. Ngarkohet Ministria e Punëve të Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.

13 komente në “Qeveria e shpall të dielën ditë zie kombëtare në nderim të Godos”

  1. arber says:

    Neser e kam dite feste!

    1. tak fak says:

      Na paska shpetuar ky lajm…rofsh o Mero qe te lexojme te parin se do mbeteshim pa lajme.

      Ehhh urime o Sabri Godooooo, e fitove dhe ti nje te diele dite kombetare. Nuk do lodhen shume se flamujt gjysem-shtize i ke qe sot…po ndihu i nderuar qe te henen do i ngreme. C’te te them, beju te fala andej, dhe thuaju te gjitheve: Mos u deshperoni, pse cuditeni, ore c’keni qe me bertisni po ju them MUT E LATE, MUT E LASHE. Shqip: na ka mbuluar muti.

  2. habitem says:

    oh c’na gjeti! shqiptaret e shkrete paskan lindur per te vuajtur dhe mbajne zi.

    Po pse ore qeveri gomeresh dhe qelbesirash shpallet nje dite e tere zie se vdes nje kryetar partie?

    o maskarenj njerez qe ju sherbeni monstrave qe kane futur shqiptaret ne zi dhe erreisire ne shekuj.

  3. festoni says:

    SHQIPETARE FESTONI!

    se plerat po shfarosen qe me e-hale-hoxhen, ramiz-xhakete e kthyme mbrapsht-alia,
    leka-god knows what-zogu, sabri-dinak-godo, dhe terhiqni kemben pas dhe per plerat e tjera si sal-lul zhelefine….dhe lista eshte pak e gjate por sa me shpejt .

  4. BBB says:

    Hahahaaaa
    Ju thashe une me pare tek lajmi i pare per vdekjen e Godos se do te kete dite zie…Mire qe ju nxi jeta ketij popullit por po ja nxijne ditet nje nga nje…Vetem per Ramizin nuk e ben dite zie…Pse jo?!

  5. Sara says:

    Ngushullime familjes Godo!Asnjehere nuk kam qene partiake por gjithnje e kam vlersuar kete personalitet sepse kishte nje fuqi te madhe ne te qendruarin mbi palet.Godo ka perfaqsuar burrin e mencur e te urte te kesaj politike te semure.Kam shpresuar gjithnje ne kandidimin e tij per president sepse ishte neutral dhe objektiv.Nje “dhelper”politike teper popullor si ne te arsyetuar dhe ne te shprehur.Me pelqente aftesia e tij per folur si per intelektualet ashtu dhe per klasen tjeter,me ate komunikimin e tij te thjeshte e popullor kuptohej nga te dy shtresat…ishte konkret e fjale pak dhe nje nga politikanet me te mire qe kemi pasur.Ishte vertete POLITIKAN.I mprehte,diplomat e kurre ekstremist.

  6. bbb says:

    Shpresojme te vdese ndokush neser qe ta kemi edhe te henen pushim dmth dite zie…

  7. Denis says:

    Pse per pretendentin e fronit u shapll gjithe dita zi dhe per Sabri Godon vetem dy ore? Apo se per kete Saliu nuk shpall dot Lulin trashegimtar elektoral?!

  8. Landi- Sverige says:

    Te presim te henen, ndoshta kemi edhe ndonje dite “zie” te mirepritur.

  9. sali skifteri says:

    U be salla e parlamentit si funeral home,turpi i zotit nuk respektohet ligji por Mal…Saliu i1

  10. E meriton nje dite zi plaku i zgjuar dhe i mençur qe sa ishte gjalle ishte burre dhe politikan serioz.
    Le ti prehet shpirti i qete ne altar te ndjerit Sabri Godo.

  11. gentjan says:

    ngelen dite per dite dite zie.kur te vdesi berisha do jete 365 dite zije

  12. BERISHA LARGOHU PER TI HAPE RRUGE INTEGRIMIT. says:

    Perse te shpallet dite zie kombetare per Godon? C’far i dha kesaj Shqiperie e shqiptareve? Shqiperia po kthehet qendra funerale ne bote duke bere varrime kombetare.!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje