Miratohet vetëm me votat e mazhorancës buxheti për vitin 2012. Kodi Rrugor kalon me konsensus

5 Dhjetor 2011, 12:49Politika TEMA

Është miratuar në Kuvend projekt buxheti për vitin e ardhshëm. Buxheti është miratuar me 71 votat pro të mazhorancës, ndërsa të gjithë deputetët e opozitës kanë votuar kundër këtij buxheti.

Opozita ka votuar kundër sepse e konsideron një buxhet jo realist, ndërkohë që mazhoranca nuk ka marrë parasysh asnjë prej kërkesave të saj.

Ministri i Financave, Ridvan Bode i cili i quajti “të përçartura” propozimet e opozitës për buxhetin e vitit 2012.

“Propozimet tuaja nuk kanë asnjë sens, janë përçartje, janë demagogji. Ashtu si në seancën kur e kemi diskutuar në parim, edhe sot  po dëgjojmë të njëtën këngë, etjen e shfrenuar për të bërë demagogji” ka theksuar Bode.

Sakaq, në seancën e sotme janë miratuar ndryshimet në Kodin Rrugor, për të cilat kanë votuar të gjithë deputetët në sallë.

1 komente në “Miratohet vetëm me votat e mazhorancës buxheti për vitin 2012. Kodi Rrugor kalon me konsensus”

  1. labi ziko says:

    Po a e din ky palo minister se i pecarturi eshte ai vete. Po a e din ky palo burre se po na shkon thelle e me thelle thika ne palce cdo dite e me keq. Sepo kemi problem akoma buken e gojes e te mendosh per te tjera pastaj. E folura e tij ne parlament qe vetem percarje.Ku doni te shkoni kesisoj…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje