Kreu i opozitës Edi Rama e ka konsideruar vizitën e tij zyrtare në Maqedoni- një vizitë që vjen fill pas vizitës në Kosovë- si një urë komunikimi mes opozitës shqiptarëve me shqiptarët e rajonit. Ai promovoi librin e tij “Kurban” në një ambient me intelektualë e qytetarë të Shkupit, por dhe u takua me krerë të partive shqiptare në Shkup, Ali Ahmeti e Menduh Thaçi. Gjatë promovimit të librit, i cili u prezantua nga shkrimtari i njohur Ali Aliu, u theksua nevoja për komunikim intensiv të opozitës me faktorin shqiptar në të gjithë viset e rajonit ku jetojnë shqiptarët: “Ka ardhur momenti që opozita në Shqipëri të jetë më aktive në politikën rajonale dhe në komunikimin me shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë zyrtare. Për shkak se është e nevojshme që Shqipëria ta intensifikojë praninë dhe rolin e vet në komunikim me shqiptarët dhe qeveria nuk e bën dot plotësisht këtë detyrë edhe sikur të ishte një qeveri e mirë, pa mbështetjen edhe të të tjerëve e jo më kur qeveria pastaj nuk është edhe aq e mirë”, tha Rama.
Menduh Thaçi: Librin tuaj do e lexoj, s’jam nga ata që s’lexojnë libra
Kryetari i PS Edi Rama është takuar sot në Shkup me Kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, i cili i premtoi që do e lexonte librin e marrë me autograf nga kryesocialisti. Kryetari i PS, Edi Rama, u shpreh se në takimin me Kreun e PDSH kanë biseduar për situatën politike, qoftë në Shqipëri, qoftë në Maqedoni. Rama tha se eksperienca opozitare është e ngjashme në të dy vendet: “Shkëmbyem mendime mbi eksperiencën opozitare e cila është e ngjashme në të dy vendet”. Në këtë kuadër lideri i opozitës nënvizoi: “Është domosdoshmëri rritja e hapësirës demokratike”. Kryetari i PDSH, Menduh Thaçi, u shpreh “Dy partitë tona janë nga më të vjetrat në Shqipëri dhe Maqedoni,” u shpreh Thaçi duke nënvizuar se këto kontakte janë të natyrshme.” Rama dhe Thaçi kanë shkëmbyer me njëri- tjetrin librat e tyre. Duke marrë librin “Kurban” Menduh Thaçi pas falenderimit, u shpreh se do ta lexojë librin me interes të veçantë. “Kënaqësi që marr nga vetë Edi Rama librin “Kurban”. Garantoj se do ta lexoj librin pasi nuk jam prej atyre që nuk i lexojnë librat,” është shprehur kreu i PDSH-së.
Takimi me Ali Ahmetin
Rama u takua sot edhe me Kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, me të cilin gjithashtu kanë shkëmbyer librat e njëri-tjetrit. “Biseduam gjerë e gjatë mbi Shqipërinë, mbi Maqedoninë, marrëdhëniet mes nesh, mes partive tona, por dhe mbi librat, ”tha Rama. Ndërsa lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në këtë konferencë të përbashkët me Kreun e PS Rama foli për mirëkuptim dhe qëndrim të përbashkët në lidhje me temat e diskutuara gjatë takimit dypalësh: “Patëm një dakordësi për temat e rëndësishme që folëm, për rrugëtimet e përbashkëta që na presin në të ardhmen si shtet e si parti”. Po ashtu Ahmeti pohoi se e ka njohur Ramën me programin e përbashkët për qeverisjen e Maqedonisë: “Folëm për situatën politike në Maqedoni. Njoftova z.Rama në lidhje me proceset në Maqedoni, marrëdhëniet mes partnerëve të koalicionit, arritjet, sidomos për interpretimin autentik të ligjit në rastet e Hagës, për rregullimin e çështjeve të përdorimit të simboleve, për avancimin e gjuhës dhe programin e përbashkët që partnerët marrin për të bashkëqeverisur vendin. E përgëzova Ramën për arritjen e marrëveshjes për bashkëpunim për integrimin e Shqipërisë në BE. Jemi të gëzuar se kjo është një marrëveshje për Shqipërinë dhe shqiptarët”, përfundoi Kreu i BDI-së Ahmeti.
Një ditë më parë Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama u takua dhe me Kryetarin e LSDM, Branko Cervenkovski, i cili ndodhet në opozitë. Gjatë takimit të dy bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer qëndrimet e tyre për situatën në Shqipëri dhe Maqedoni sa i takon integrimit europian dhe mundësive për të përshpejtuar këto procese. Të dy bashkëbiseduesit kanë qenë të një mendimi kur kanë pohuar se marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Maqedonisë janë të një niveli që konsiderohet i mirë, por që sigurisht thellimi i mëtejshëm i tyre është një mundësi e vazhdueshme.
Shume mire beri Edi qe vajti ne Maqedoni te takoje shqiptaret e Maqedonise qe jane vellezerit tane
Edhe Menuh Thachi me Ali Ahmetin shume mire kane folur
–Bravo Edi qe fole ne mbrojtje te shqiptareve tane te burgosur nga sllavet!
—Edi duhet te ndikoje qe politkanet shqiptare ne Maqedoni te pajtohen
dhe te mos e marrin shume seriozisht luften politke pozite-opozite midis shqiptareve-
-por te fokusohen ne problemet e avancimit te te drejtave dhe lirive te popullit shqiptar ne Maqeoni
–Kjo duhet te jete qellimi i politkes se tyre
Ndaj politika shqiptare
duhet te ndikoje ne pajtimin e politkaneve shqiptare te Maqeonise ,
sepse ata nuk duhet te jene te percare,pasi kundershtaret e tyre jane sllavet.
–Tani duhet ti shpeshtojme vajtje ardhjet — te vene ne Maqedoni edhe grate e Kryesise se PS-se,
dhe te bejne takim
e me grate shqiptare ne Maqeoni . Te diskutojne se bashku per problemet e femres shqiptare
ne ambjentin shqiptar ne politike dhe ne jeten e perditeshme
–Te krijojme Binjakezime midis qyteteve te Maqedonise ku banojne shqiptaret,
me qytetet e Shqiperise –Midis Universiteteve shqiptare te Maqedonise
me Universitet e Shqiperise
Te rinjte e shkollave te mesme shqiptare ne Maqeoni te krijojne binjakezime
me shkollat e mesme ne Shqiperi—Ne menyre qe rinia shqiptare ne te dy anet e kufirit te njihen me njeri tjetrin ,te miqesohen dhe te dashurohen sebashku ,
ne kete menyre rrisim kohezionin e shoqeirse shqiptare ne dy anet e kufirit
–Patjeter duhet qe Politkanet dhe Intelektualet shqiptare te Maqedonise
te vijne me shpesh ne Shqiperi,dhe te diskutojne me shume me opoziten shqiptare,per co lloj problemi –kombetar,politik,kulturor,intelektual,etj etj, por edhe politkanet e Shqiperise
duhet te vene me shpesh ne Maqedoni per tu treguar shqiptareve tane atje
se nuk jane vetem–se ne jemi me shpirt e me zemer ne krah te tyre
–Duhet qe politkanet ne dy anet e kufirit te punojne parreshtur bashkarisht per te forcuar unitetin midis shqiptareve –dhe te luftojme se bashku
per respektimin e lirive dhe te drejtave te vellezerve tane shqiptare ne Maqedoni
——–Dhe sa me shpejt te krijohet nje strategji per bashkimin e pjeses shqiptare te Maqedonise
me Shqiperine meme,
se nuk do i leme vellezerit tane atje nen thundren e sllaveve
–Por ti shpetojme njehere e mire duke i bashkuar trojet tona ne Maqedoni me Shqiperine
–dhe pastaj do jemi te gjithe te Lire dhe te lumtur ne token tone shqiptare
–Rofte Bashkimi i trojeve shqiptare ne Maqedoni me Nenen Shqiperi ! Edhe politkanet shqiptare ne Maqedoni te pajtohen me njeri tjetrin ,se jane vellezer
–Hajde Edi jepi,Mos u ndal! Se po behesh lideri i te gjithe Shqiptareve ne Ballkan
–Fillo puno per bashkimin e trojeve shqiptare –se sikur te ishin bashke gjithe shqiptaret
te gjithe do votonin per Edin,se Sales i doli boja qe eshte nje genjeshtar dhe dembel
–Ndersa Edi eshte i sinqerte ,puntor,patriot,Intelektual
–Edi tani duhet te shkoje tek Shqiptaret e Malit te zi,ne Ulqin
Shko Edi ne Ulqin se eshte qytet shume i bukur–edhe shqiptaret atje do te presin shkelqyer–Pastaj shko edhe tek vellezerit tane ne Luginen e Presheves ….
Go Edi ! …The world is yours…
Rama si askush tjeter ne boten shqiptare, eshte qytetari i vertete perendimor si ne vizion,por vecanerisht, per ti dhene forme atij ne praktike.Por fatkeqesisht, lehte i terhequr per ti mbrojtur ato, nga lehjet dhe kafshimet e bandes se Berishes dhe ata brenda sinorit te vet.I mungon jo vetem veprimi kundervenes, por dhe fjala.Blushi me nje ze dhe shpirt te bakert vazhdon te beje kokorocin kunder Rames brenda dhe jashte ps-es,ende pa marre asnje pergjigje nga Rama.Ishte ky blush kryetari i grupit te deputeteve, qe deshtoi, ne zgjedhjen e presidentit dhe me mbas qete qete u muar dhe vazhdon te merret vetem duke shkruar libra dhe duke u paguar si deputet.Ishte po ky blush, i verber per kariere,kryesori,qe bere te deshtoje, lufta kunder bandes se saliut, qe vodhen fillimisht parlamentin dhe pushtetin.Dhe Rama duhej se pari ti kundervihesh atij, mbasandaj bandes se Saliut.Mirpo Rames i mungon guximi ne mejdanin shqiptar dhe ben trimin e madh me fjalore ekstrem, me maqedonasit.E pare ne sfondin e pergjithshem, kjo eshte nje cfaqie vanitoze e tij dh prej politikani diletant,per tu prezantuar si nje patriot i thekur, tek shqiptaret andej.Kurse “patriotin “ne vendin e vet ja ka lene Saliut ta beje.