Ish-presidenti Alfred Moisiu, gjatë një konference të zhvilluar gjatë ditës së sotme për drejtësinë, është shprehur se Shqipëia është vendi me tranzicionin më të gjatë në rajon. Moisiu tha se tashmë po hyjmë në vitin e 21 të tranzicionit dhe Shqipëria ende nuk i ka zgjidhur problemet.
Duke u ndalur veçanërisht tek ndryshimet kushtetuese, ish-presidenti është shprehur se partitë sillen me dy standarte ndaj Kushtetutës.
Moisiu tha se ndryshimet më të rëndësishme Kushtetuese u bënë në vitin 2008 pavarësisht se ajo ishte një kontratë e qytetarëve me sistemin politik.
“Dy partitë shkelën kontratën me qytetarët. Ndryshimet nuk ishin formale por prekën thelbin e funksionimit të institucioneve. Disa ndryshime dobësuan institucionet dhe u dhanë fuqi partive si psh zgjedhja nga një mazhorancë e vetme e presidentit i cili zgjedh gjithçka më pas në këtë rrugë. I vetmi që mrekullisht i shpëtoi këtyre ndryshimeve ishte Avokati i Popullit. Në këtë këndvështrim kemi të drejtë të kthejmë sytë nga Kushtetuta për të analizuar çfarë ka shkuar mirë e çfarë duhet përmirësuar”, ka theksuar Moisiu.
Ai ka theksuar më tej se shqetësuese mbetet zbatimi i legjislacionit ndërsa shtoi se kultura për zbatimin e ligjit përveçse një problem qytetar është së pari problem politik.
“Të gjithë e dimë se ka vendime të Gjykatës Kushtetuese për prishjen e ligjeve dhe ligje antikushtetuese por vazhdon sjellja me dy standarde ndaj Kushtetutës dhe ligjeve. Nëse kthejmë sytë nga sistemi qeverisës i përcaktuar në Kushtetutë të gjithë e pranojmë se zgjedhja ishte e mirë ndërsa në vitin 2008 u prish kjo balancë. Vitin e ardhshem kemi zgjedhjet e Presidentit, i cili perfaqeson unitetin e popullit. Nje nderhyrje e duhur do te ishte zgjedhja nga populli e tij dhe jo nga një mazhorance e caktuar”, shtoi Moisiu.
SOOOOOOOOOOOS TRAZICIONIT ANTISHQIPTARE,ANTINJEREZOR!
SI STHATE NJEHER KUR ISHIT NE MAJE-HIDHUNI DJEMA SE KOHA KA ARDHE?!
http://www.facebook.com/group.php?gid=107439049296160