Shihet qartë që sot, pas refuzimit të propozimit tonë, kush fiton më pak do vazhdojë të paguajë më shumë dhe kush fiton më shumë do vazhdojë të paguajë më pak. Nesër s’do jetë më kështu. Ne do ta vemë në vend këtë padrejtësi të madhe. Jo 10% taksë për të gjithë, nga pastruesja e infiermieria tek ministri e kryeministri. Po zero taksë për atë që ka pagë minimale dhe progresivisht më shumë deri tek deputetët, ministrat e kryeministri.
Kryeministri i vendit deklaroi kohët e fundit se taksa progresive është politikë ekonomike marksiste. Ai me këto pohime shpifëse mundohet t’i hedhë hi syve qytetarëve të thjeshtë shqiptarë. Në vendet skandinave pavarësisht se cilat qeveri janë në pushtet , të majta ose të djathta, ekonomia dhe standarti jetësor këtyre vendeve është më i larti në botë. Shkak për këtë janë taksat progresive të cilat arrijnë deri në 90 përqind të tatimit për ndërrmarjet me fitim të madh dhe duke e ulur në 0% për njerëzit që jetojnë me ndihma sociale. Rezultati i kësaj politike janë jetesa e mirë, sherbimi shendetësor i nivelit të lartë, shkollat me ushqim falas, leje lindjeje të gjata për gratë, sigurimi finaciar për të papunët, cerdhet, kopshtet etj. Eshtë pozitiv fakti se dhe të pasurit e pëlqejnë këtë politikë në mënyrë që shpërndarja të bëhet në mënyrë të barabartë. E pra këto nuk janë vende marksiste, por kapitaliste me një politikë tradicionalisht sociale në shërbim të popullit.
Edhe ne Kanada taksimi eshte progresiv. Nuk eshte shtet komunist por shtet SOCIAL qe eshte e kote te flitet per standartin e jeteses qe ka apo per respektin qe ka njeriu per njeriun!
Edi ka te drejte per taksimin progresiv, dhe eshte dicka qe mund te realizohet. Kerkon vetem deshire dhe vullnet. Por Edi duhet te modifikoje versionin qe propozon duke perfshire cdo te ardhur qe ka qytetari qe po taksohet. Sepse nje katundar ne Vore qe ka nje shtepi 4 kateshe dhe rri pa pune,ose punon ne te zeze, dhe nderkohe e mban djali ne emigrim, sipas Edit i bjen qe te kete takse 0. Nderkohe qe nje mesues me 30.000 L rroge mujore duhet te paguaje me shume (qofte dhe 700 L). Kjo nuk qendron ne kembe, dhe thjesht do te shtoje padrejtesite. Perpara se te flitet per nje takse progresive, duhet pasur nje ide te qarte per matjen e pasurise. Sidomos tek ne ku informaliteti eshte i tmershem. Numri i Benz Mercedes-eve te tipit AMG ne Tirane sa vjen e shtohet, por po te shohesh shoferet jane djem 20-27 vjec pa pune. Keta i bjen te mos taksohen.
Problemi qendron tek fakti qe Edi=PS nuk i pelqen te beje nje studim te plote te te ardhurave te shqiptareve sepse kjo bie ndesh me korrupsionin. Psh, si do te justifikoje BMW X6 te djalit, Gramoz Ruci? Apo plot te tjere raste qe ne i shohim per dite. Prandaj, nqs. Edi deshiron realisht te ndryshoje situaten tone mjerane duhet te kete kurajo te shohe problemin ne sy, dhe jo me koncepte demogogjike te te majtes. Shqiperia ndodhet ne nje situate shume te veshtire dhe ka nevoje per nderhyrje te forta. Nuk ka nevoje per makijazh, por per kirurgji te mirefillte.
Nje kerkese shokut Edvin: te lutem, si qytetar i Tiranes, qe nuk voton majtas, por qe nuk e sheh dot me sy kete te djathte, ulu dhe mendohu realisht per rolin qe kerkon te kryesh ne Shqiperi. A deshiron t’i shtohesh listes te gjate te personave qe tallen me ne, ashtu si edhe ti per 10 vjet rrjesht ne kryesine e Bashkise se Tiranes, apo deshiron te ndryshosh te ardhmen tone?
Nqs. nuk e ke ndare akoma mendjen, te lutem terhiqu dhe leja kete pune ndonjerit qe deshiron ta beje. Te besh opozite nuk do te thote qe te presesh te rrezohet vete qeveria, por do te thote te punosh per rrezimin e saj. Ia ke borxh kaq gje Tiranasve dhe shqiptareve. Ne te kundert duhet te falenderojme zotin qe Saliu ishte 46 vjec kur erdhi demokraci se mendo po te kishte qene 27 si ty. Do ta kishim akoma ne fuqi edhe per nja 30 vjet me shume.
Ja ke fut kot .
Edvin Rama eshte komunist si Merkeli dhe Sarkozi, vetem Sala eshte denmokrat si Forbsi.
Shume qarte shifrat sa eshte e sa duhet te behet TAP-i, por formulen e ndryshimit ne perqindje nuk po e kuptoj mire.
Besoj se me kete shpjegim nuk gjen shqiptar qe s’e kupton perfitimin personal nga rivendosja e takses progresive, perjashto ata me te ardhura mbi 150,000 Lek qe jane nje perqindje e vogel krahasuar me masen e madhe te taksapaguesve.
ja the mor po kujt ja the.ai sasht si aeroplani qe tuj u cu e tuj u zvoglu por asht si ai shoku qe kur cohet zmadhohet
sa mire do ishte te ishin gjerat kaq te thjeshta…mjer shqiperia
ne teori taksa progresive eshte ide shume e mire per shqiperine, por ato grupet shoqerore qe do taksohen me shume zor se do e lejojne kete gje. kjo realizohet ne nje shtet ku ka kulture te tille qe ne ndergjegjie e lejojne taksimin progresiv ne ndihme te atyre qe nuk kane shume.vendi yne eshte akoma shume larg ketyre ideve.te mos flasim pastaj per shifrat galopante te evazionit fiskal qe do kemi e korrupsionit ne rradhet e tatimoreve e kontabilisteve.
Po zoteri, por sikus mos te nderroje mendjen per dite ti dhe koleget e kryesise, do te ishte me mire. Sepse ti ke te drejte te perballesh me Saliun, dhe ne kemi deshire te te mbeshtesim (vetem per kete qellim), por tani duhet te tregosh me siguri tek propozimet e juaja. Psh. Mimi Kodheli dje flet per takse te pages, gje qe ti e illustron qarte fare tek tabela e mesiperme kur konsideron vetem pagen si te ardhur. Ne tere boten perfshire edhe Europen, taksohen te ardhurat globale dhe jo vetem paga. Sepse ne Shqiperi si dhe gjetke, ke persona qe kane te ardhura te tjera pervecse pages, ashtu sic edhe kane prona. Nuk mund te taksosh njesoj dy persona me page 40.000 L ne muaj, nqs. njeri merr edhe qera nga nje hyrje ne bllok dhe tjetri jo.
Keshtu qe ndajeni mendjen si e doni ligjin e taksave, sepse cdo dobesi e juaja apo lehtesi ne mendime shfrytezohet nga Saliu. Sot qe ne Tirane s’kemi drita ne nje pjese te mire te Bllokut, ai del edhe na mban konference per shtyp ku tregon bemat e tija keto 6 vjet, si dhe arritjet e medha. Dmth. tallet me ne. Dhe ju nuk keni nderrmare asnje hap ne PS per te kundershtuar mashtrimet ordinere te ketij perbindeshi. Reformoni PS me ekonomiste te zote dhe jo me staf te ngelur.
Sa me pare te jete e mundur te realizohet! E gjithe kjo po behet ne vendet me te forta te Bashkimit Europian.Ai qe fiton me shume duhet dhe te paguaj me shume. Nuk ka lidhje me Marksin si po mundohen ta interpretojne me qellimin e keq per te justifikuar mungesen e vullnetit per arsye politike dhe ekonomike. Duhet te heqim dore nga propoganda te “Kuqte” apo komunistet qe te kujtone kohen e Qazim Mulletit.Nuk i lufton ndonje politikan i djathe , socialistet me municione propogandistike tashme te vjeteruara , ketu ne perendim. Duhen argumenta ekonomike dhe jo agjitacin , por kete here te kuqet e jo blute. Perse duhet te mbrohen me kaq fanatizem nje pakice e te harohet populli qe megjithe se punon perseri te varfer. Jo eshte e pa justifikushme te mbahet ky qendrim arogant. Ekonomia nuk pranon arbitraritet dhe iformalitet . Me shume bashkepunim me opoziten, Zoti kryeminister! Nje stuhi e forte po vjen ne Horizont, me pasoja shume te renda , prandaj me mire bashkepunim. Ti me shume se kushdo e nje mire situaten aty. Vepro sa me pare se te jete vone. Kjo do te jete dhe e mira per ju dhe ata qe mere ne mbrojtje . Hiq dore nga mentelitet e keqia qe na rendojne te gjithve ne shqiptaret si kokfortesia e inatet e na bejne gazi i botes . Te lutem, nuk ka kohe.
Djema, une nuk jam ekonomist dhe mendoj se, ben mu qe eshte shume me mire taksa progresive qe, propozon PS nga taksa e sheshte qe aplikon Sala. Djema, ju siguroj me 100% se Zvicra,Italia ( kam punuar dhe jetuar ne keto vende ) aplikon VETEM taksen progresive te cilen e thelloi edhe me teper dje kryeministri i ri i Italise Monti. Une nuk e dija se, Shqiperia paguan takse 10% per te gjithe. Kjo eshte per te vene duart ne koke. Te gjithe vendet e Europes perendimore qe, kane sistemin e ekonomiste socjale te tregut ( pra SOCJALE )perdorin taksen progresive ndersa idioti yne Sala, i cili perdor “postulatet” e Reganit aplikon taksen e sheshte. Une nuk di dhe jam i sigurte se Regani, ka nxjerre postulalte. Une di vetem qe, ai dhe Thacer bene heqjen e kontrollit dhe kufizimeve per treguna financjar duke i hapur rruge keshtu kapitalizmit “KAZINO” qe, solli me vone edhe krizen e imobiljeve, rifinancimit te bankave dhe tani krizen e borxheve te shteteve.Regani ishte mbrojtesi i teorise se gabuar se TREGU nuk gabon, ai eshte si Bibla dhe Kurani qe nuk gabojne kurre. Kam pare nje emisjon televiziv ne programin gjerman “phoenix” ku Regani mori informacjone nga nje spiun ne Bashkimin Sovjetik ku faktohej se Bashkimi Sovjetik kishte armatim te vjeter dhe se nuk kishte me leke per te bere modernizimin e ushtrise. Prandaj sic e dini ai u be trim dhe u hodh ne sulm kunder Bashkimit Sovjetik ne te gjitha fushat dhe sidomos ne fushen ushtarake dhe ekonomike duke i dhene tregjeve financjare dore te lire.Falenderoj Edi Ramen i cili, me fakte dhe shume thjesht na sqaroi se, si eshte puna e taksave ne Shqiperi. Nuk arrij me te vertete te kuptoj popullin tim qe, i jep voten ketij mashturesi, gangsteri, genjeshtari, njeriu pa taban qe ka kaq shume qejf pjeshket e Lapardhase. Eshte per te qeshur midis loteve.
O Edvin !
Megjithe mend Ti dhe ata te tute nuk keni haber nga raksat, aq me teper qe jeni i majte? Po ku keni pare ore te kete takse mbi pagen ka takse mbi te ardhurat, ku hyn pagat dhe plote te tjera. Dhe kjo takse llogaritet mbi shumen e te ardhurave minus te shpenzimeve jetesore (ne Itali ~7500 Euro)per familjen kur ke te tille>Nuk po hyj ne hollesira. Kjo fillon kudo perseris kudo (mos digjoni Saliun) nga rreth 10 apo 15% e shkon der 40% e me shume sipas vendeve,
Veç kesaj bizneset kane dhe tatim fitimin qe eshte 20-30%. sepse po hikin jashte rreth 200 miljon cdo vit dhe i paguajn te varferit ato
Vetem kur te kemi sistem fiskal si te tjeret do kemi dhe mirqenie si ta : spitale . shkolla. pensione e te tjera. Vetkuptohet qe duke u rritur te ardhurat do kemi dhe rroga per te perballuar çmimet qe jane si ne Evrope.
Te dhenat per vendet e BE i gjeni kudo. Merkel po kerkon dhe Union Fiscal
Mjafte me mendesine e komunitetit primitiv pa taksa.
do të dalë njeri ti mbushë mëndjen këtij se nuk ka tru për politikë?!se është një adojeshent i mbetur në vitet ’80të?
mor njeri e ke shkruar shkurtë e qartë!po për kë kujton ti se vlen?!
ata që të votojnë ty e dinë para se ti ta kishe shkruar,ndoshta të kanë mësuar si ta shkruash!
për ata që votojnë saliun i kemi në dy grupe!
-ata që su intereson të bëjnë këtë që thua ti!se duhet të paguajnë më shumë(një pjesë janë votuesit e tu që nuk duan aspak të “sakrifikohen” për të varfërit)!
-ata që nuk e kuptojnë!ata që për 1000 lek votojnë për këdo!
në rastin më të mirë dhe sikur ta kuptojnë,për ta është e pa kapshme!nuk është konkerte në tërë kuptimin e fjalës!1000 lekshi ose “besa e dhënë”sali berishës për ta është e kapshme!
ti or adoleshent i ’80ës duhet të flasësh gjuhën e popullit!të flasësh për gjëra konkrete të prekshme!të tilla ke patur dhe ke sa të duash!sali berisha është një tokë pjellore për të lindur politikanë kundërshtarë!e vetmja gjë është se fara është e kalbur!ju kundërshtarët e tij nuk mund të prodhoni gjë sepse jeni të tredhur që në lindje!
shiko or injorant!sa të mbështeti dhe të mbështet populli,pavarësisht gafave dhe dështimeve të pafundëme që ke!
ti nuk je në gjëndje or debil!ti je një fëmijë i rritur!ti nuk je njeri i popullit!ti e nënvlerëson popullin!ti e quan të nivelit më të ulët!ti beson vetëm tek mëndjemadhësia tënde dhe askund tjetër!
Eshte shume e qarte pse Saliu dhe te tijet nuk duan te aplikojne taksimin progresiv: Ata nuk duan te paguajne me shume tani qe jane pasuruar. A e pate si u hodh Jozefina dhe Ritvani kur Harasani tha se bosi i CEZ merr nje rroge 66 mije euro? E pra ata marrin nga CEZ nen dore para te shumta! Ilir Meta ishte ne Prage ne nje dhome hoteli qe kushtonte 1500 euro. Po me cfare e pagoi CEZ kete fature? Me parate tona!
Megjithate te gjitha keto jane fjale! Njerez duhen vepra! Duhen larguar horrat dhe te vihen njerez te ndershem! Sigurisht jo Veliajt me shoke!
Rama ka mesu MS-Excel keto kohet e fundit dhe nuk po ia ndan ketyre fleteve te bilancit – njehere me cmimet e tani me taksat!!
Oj Rame, lenia taksat ekonomisteve dhe shif se mos ke ndonje gje tjeter me ca me u marre, si psh – kot po them ee, krejt kot – se cfare mund te bejsh me nje problem krejt te vogel qe ke aty dhe qe quhet sali!
Ahh, po, se harrova krejt, do ta mundesh me nje votim masiv, haaaaa…
Ose, a e din se cfare? Pse nuk jep doreheqjen me mire se nuk je hic per ate pune?! Seriozisht e kam, nuk tallem. Dil me familjen nga liqeni e futi ndonje pikture te castit se po te humbet talenti!
Shume dakort, Edi Rama duhet tua lere gjerat ne dore juve se dukeni qe keni si njohuri ekonomike te rralla ashtu edhe kapacitet mendor qe ju kualifikon te beni shitesin tek shumica.