“Studentët e pagëzuan takimin si “Nje ore me Boratin”
Deklarata e Berishës se ishte Partia Demokratike ajo që mbushte protestat e Mjaft! kundër Nanos, ka sjellë reagimin e themeluesit dhe drejtuesit të Mjaft!, Erion Veliaj. Në një prononcim për “Tirana Observer” Veliaj thotë se Berisha ka filluar të kujtojë përralla nga e kaluara me Nanon. Sipas tij kreu të qeverisë i ka mbetur koha pas duke mos pasur zgjidhje për një sërë problemesh që has vendi në këto momente. “Po, dëgjova se si Saliu u tall me ditën e zisë për përralla nga e kaluara me Nanon. Berisha pretendon se ai dhe Shaban Memia merrte pjesë me të tijtë në protestat e Mjaftit? Ej, bëhuni seriozë! Këta tipa as estetikisht nuk i afroheshin dot trendit të MJAFT-it, le më të ishin pjesë e festave apo gjetjeve tona,” shprehet Veliaj. Më tej sekretari i PS për emigracionin dhe rininë thotë se PD dhe Berisha i quante “shfaqje të huaja” protestat e Mjaft! gjatë viteve 2003-2005. “Kur Mjaft!-i fliste për qytetarë e taksapagues, Saliu i quante “fjalë të huaja” e protestat tona kreative e teatrale, gazetat e tij 55 e RD i quanin “shfaqje të huaja”. Sot ka 1 milionë të papunë, më shumë se ç’la Fatos Nano, dhe ai s’ka asnjë ide si do punësojë të rinjtë. Sot ai harxhon 2.6% të GDP nga 5 që premtoi për arsimin, shumë më pak sesa Luan Memushi. Sot ka ndotur e helmuar Shqipërinë 3 herë më shumë se ç’e la të pisët Lufter Xhuveli. A e kuptoni pra sa rëndë janë gjërat? Dhe Saliu s’ka asnjë ide si t’i zgjidhë përveçse ta kthejë orën 7 vite pas,” thotë më tej ish drejtuesi i MJAFT!.
Sipas Veliajt, Berishës i ka mbetur ora 7 vite pas dhe s’ka asnjë lidhje me modernen dhe as me realitetin. “Atij i ka mbetur ora pas, e jo pa shkak, studentët e Durrësit e kishin pagëzuar takimin me të “Një Orë me Boratin” – personazhin demode nga Kazakistani që s’ka pikë lidhje as me Mjaft!-in as me modernen e as me realitetin”, përfundon reagimi i Erion Veliaj./
He me te Lumsha Erion Velia ,Berishes i ka mbetur me tamam Ora 7,mbasi nuk ka asnje vizion Modern per punesimin,Berisha me Qeverine mendon vetem per nje gje per te vjedhur Familjarisht me shume se te gjithe,ne Kete Qeveri po behet gare kush vjedh me shume Para Toka Bregdete,besoj se Drejtesia e Re do te kete shume pune me Banden Berishjane si per vrasje e Vjedhje,keta denimin Kapital e kane Pak.
Hahahahahahahaha, si Borat. Mire ja ka gjetur.
jo or debil veliaj!nuk i ka mbetur ora 7 vite pas berishës,por ju nuk po e kuptoni se këto 7 vjet berisha po na rrjep deri në kockë!ju nuk po kuptoni që ai po mbush xhepat me para dhe ka larë duart me gjak!ju ëndërroni akoma!ju jeni në gjumë dhe përpiqni të flini për të përjetuar “fitoret tuaja”pordhitike!
zgjohu or debil dhe sulmo,mos u mbroj gjithnjë nga debilllëqet e berishës!
akoma nuk e keni kuptuar mor të metë se ai vetëm ju sulmon,me të qëna e të paqëna!kurse ju bini gjithnjë në grackat e tij!janë grackat më idjote që egzistojnë!llogaritni veten se sa inteligjentë jeni kur bini në këto gracka!
Eh mor Veliaj! Ka mbet opozita ne doren tende,
Ore Erioni i nenes, kete gje qe ti po mohon, po ta thote edhe Harasani. Kshuqe mos na shit pordhe se cfare ke qene e ca je dhe kur te permendesh emra si Nano dhe Berisha duhet te cohesh be kembe e ti pershendesesh duke u perkulur sepse je shume insinjifikant perpara tyre.
Ja dhe nje i shplare trush tjeter!!!
o
Kur kujtoj Nano e Berisha une e shume Shqiptare mendojne sa pa fat jam qe linda te te njejtin vend me dy manipulatoret e jeteve tona!!! Zgjohu o pallosh burationo….ne duart e padrinos..
Ti mor mendjemadh,mos krahaso Nanon me Berishen,se sikur Edi Rama te ishte futur nje dite ne burg nga Berisha,do te kishte perfunduar ne cmendine.Nano eshte i vetmi politikan liberal,modern,i mencur qe ka Shqiperia.I vetmi gabim i madh i tij eshte besimi i madh qe kishte tek ca tipa si Rama etj.Ata ja dhane pushtetin Berishes.
Ku e ke bo shkollen ti lale, ke ato te Lirise, apo ke bodrumi i PD?
Erion Veliaj e perdori Mjaft-in per hyrjen e tij ne politike.Tani Veliaj perpiqet te na e shfaqi Mjaft-in si te depolitizuar.Nuk cuditem deri sa ky tip e abandonoi prirjen qe ne fillim na u shit si asnjeanese te Mjafti-t,sapo Rama i shtriu doren dhe ndjeu eren e parlamentit.Fatmiresisht votuesit nuk u genjyen nga pamja e tij e re sepse pane pertej dhe dalluan te ai nje ambicje te vjeter sa bota.Nuk e di cfare peshe ti jap kesaj deklarate te ketij personazhi qe as brenda Ps-s nuk eshte aspak i dashur…personazh sepse politikan nuk mund te jete kurre ky djale.Keshtu qe deklaratat tja lere politikaneve te vertete,vete le te shkoje te zvarritet drejt ambicjes se rradhes.
Po mire more te shkrete ju nuk keni me se te merreni apo????
Skoku Gani le…i po na tregoka ne se cfar ka thene plehra H(k..)arasani,nuk na ka permendur ndonje burre te mire sepse edhe ai sahan lepires si gjithe te tjeret eshte aty.
Mos u merzitni se Sal rrumpalla pa i rjepur te gjithe shqiptaret deri ne qindarken e fundit nuk iken nga pushteti keshtuqe thartoheni kot me keto debate por mblidhni mendjen e shikoni ndonje rrug tjeter.