Majko: Pakti PD-PS, nga presioni ndërkombëtar. Nuk bëjmë koalicion me LSI-në

7 Dhjetor 2011, 11:27Politika TEMA

Deputeti socialist, Pandeli Majko, duke folur në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka thënë se marrëveshja e arritur mes PD-së dhe PS-së për disa çështje, ka ardhur vetëm si pasojë e presionit të ndërkombëtarëve dhe jo vullnetit të lirë.

“Negociatat në thelb nuk vijnë nga vullneti i mirëfilltë i palëve, por besoj se kjo më tepër i dedikohet presionit të ndërkombëtarëve”, tha Majko.

Ai ndërkohë ka hedhur poshtë çdo mundësi për koalicion me LSI-në, duke qenë se, sipas Majkos, kjo forcë është fejuar me PD-në.

“PS-së nuk i takon të luajë rolin e atij që ka mbetur jetim në mes të katër rrugëve dhe po pret që një parti tjetër t’i japë dorën për të ardhur në pushtet.

LSI është një parti që ka votat e veta, ka elektoratin e vet, sot ajo është në pushtet. Deklarimet që vijnë qoftë nga LSI, qoftë nga PD është që edhe në zgjedhjet e ardhëshme do të jenë së bashku, kështu që diskutimi i një hipoteze të tillë do t’i ngjante rënies me kitarë apo me mandolinë si dikur në rrugicat e Korçës për t’i mbushur mendjen një vajze, e cila tashmë është fejuar me dikë tjetër”, ka thënë deputeti socialist.

9 komente në “Majko: Pakti PD-PS, nga presioni ndërkombëtar. Nuk bëjmë koalicion me LSI-në”

  1. Artiles says:

    C’fare fejese thua o Majko, LSI ka ngelur me barrë me trenjakë!

  2. Ana says:

    Po mire,keta paskan bere nje te mire per te ardhmen e ketij kombi.Kompromis per realizimin e nje endrre europiane.Po ju c’keni bere si opozite?Bojkot,proteste te turpshme,bllokim te procesit per sigurimin e statusit…Mblidhni mendjen e punoni si opozite konstruktive,jo si opozite shterpe qe lufton vetem per pushtet.

  3. elinor bahiti says:

    @Ana; seriozisht e ke apo tallesh?? Nuk te njoh, Ana, por injoranca juaj eshte e frikshme! “Bene kompromis per realizimin e endrres evropiane”, apo per realizimin e endrres per pasurim?!

  4. EDI RAMA LARGOHU SE SHKATROVE SHQIPERINE says:

    PO MIRE ORE MAJKO PO JU PSE E PRISHET MARTESEN ME LSI?

  5. bashkimi says:

    Ana moj debile, ky tha se kane bere marrveshje, marrveshja behet me dy apo disa forcave, njerzeve etj. Elinor, injorance e sak eshte ne te vertete e frikshme sepse ajo eshte injorante e frikshme. Flm per mirekuptimin Ana

  6. Ilirjan says:

    ” – “Negociatat në thelb nuk vijnë nga vullneti i mirëfilltë i palëve, por besoj se kjo më tepër i dedikohet presionit të ndërkombëtarëve”, tha Majko.
    Ai ndërkohë ka hedhur poshtë çdo mundësi për koalicion me LSI-në, duke qenë se, sipas Majkos, kjo forcë është fejuar me PD-në.- ”
    Po, zotni Majko, por sikur keta “NDERKOMBETARET”, te thone meqe juve nen “keshillat” tona pranuat te shkoni me te Fejuarin PD, perse te mos flirtoni tani edhe me te fejuaren e PD, LSI. Ka ardhur dhe e kerkon koha kete “merredhenie”.
    Do te kundershtonit Juve, pra Kryesia juaj e PS-se!!
    E kuptoni ne c’duar ka rene fati i Popullit shqiptar, i Shqiperise sone, sepse duket qe per juve e keni shitur me kohe.
    Sa me shpejt, ne ate pak ndergjegje qe ju ka ngelur hapni rrugen per te tjere. Mbase do te jene me shqiptare se juve, se sa per BURRA, keta nuk dalin ne drite me hapjen e rruges, zene prej Kastes qe prodhoi Ramizi ku ben pjese edhe ti. Ju jeni te gjithe pa perjashtim njesoj si Ai, babai juaj Ramiz, te paburra: nje grusht ambasadoresh ju pshurin ne mendje sa here ‘hidhni vickla’.
    Mjere shumica e shqiptareve, mjere Shqiperia !

  7. valter says:

    NE PD KA VETEM TRU TE SHPLARA ,MENDJET E TYRE KONTROLLOHEN NE MENYRE IPNOTIKE,SI JA DO OREKSI RUMPALLES. KETA KENAQEN KUR PASUROHET ZENI ,GITA , JNE …LOKE ,PO TI THUASH “MIREMENJGJES” ATA TE PERGJIGJEN:”jete te gjate ajetollah saliut”. Nje nga keta eshte dhe ana… , mos ju merzisni!

  8. Edi says:

    Opozites I intereson pushteti te vjedhi nuk intereson integrimi

  9. Ana says:

    Zoti Rama me librin “Kurban”i shtriu doren sa me mundi LSI.Si tha Rama ne fillim?Aleanca me Lsi nuk eshte e pamundur…pastaj pasi e kuptoi qe nuk ishte e mire pritur nga Meta ajo dore e shtrite e riterhoqi.Nuk mund te zhgerryhemi per pushtet tha pastaj…nuk ka aleance me Lsi.Dhe te mendosh qe per ate aleance ai do te bente Amen.Por nuk i doli gje zotit Rama…dhe endrra per pushtet vazhdon te behet gjithnje e me e larget.Por ka ende nje shprese per zotin Rama.Ndoshta tani mund ti zgjasi doren Dritan Priftit.Te marri te pakten ata 2-3 votues te tij dhe te harroj ashtu sic ben shpesh akuzat e Priftit ndaj ketij zoterie(nuk ka nevoje ti rikujtojme besoj)Dhe atehere po qe do te kete shume per te qeshur…per ne sigurisht!Rama dhe me djallin do bente aleance per tu bere pak kryeminister…por s’do ti ecte serisht.Ndoshta ka me shume fat ne rolin e shkrimtarit se sa ne ate te politikanit!!!Ndiqe ate udhe zoti Rama,lerja politiken atyre qe mund ta zoterojne ate.Fatkeqsisht tentove por su bere dot protagonist.Nje nga te shumtet qe nuk lene gjurme mbete…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje