Dritan Dajti: Policia zhduku tabulatet e përgjimit të telefonit tim

7 Dhjetor 2011, 19:12Politika TEMA

Pak muaj më parë, një prej kabllogrameve të Ambasadës Amerikane, publikuar nga siti WikiLeaks, shkruante se zëvendës drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Agron Kuliqi, një prej njerëzve më të fuqishëm të policisë shqiptare, ka patur kontakte me Dritan Dajtin dhe e ka informuar atë për operacionet që përgatiteshin për arrestimin e tij.

 

Dritan Dajti, njeriu më i akuzuar aktualisht nga drejtësia shqiptare, ka dëshmuar për herë të parë në procesin gjyqësor që është hapur kundër tij, i akuzuar për vrasjen e katër policëve dhe një civili, në Gusht të vitit 2009, në Durrës. Ndërsa është përpjekur të hedhë poshtë akuzën, duke mos e pranuar vrasjen, Dajti ka akuzuar policinë dhe prokurorinë për zhdukjen e tabulateve të telefonit të tij.

Dajti iu referua dëshmisë së bërë, me dyer të mbyllura nga ish shefi i Drejtorisë Kundër Krimit të Organizuar A.Muça, sipas të cilit, Dritan Dajti kishte qenë vënë nën përgjim nga policia para se të arrestohej. Por pas datës 7 Gusht, dita e krimit dhe arrestimit të Dajtit, tabulatet e telefonit të tij nën përgjim janë zhdukur. Madje ai ka referuar edhe deklarime të prokurorit, sipas të cilit operacioni i policisë ka qenë i paorganizuar mirë dhe madje i paligjshëm.

Megjithatë, misteri më i madh i deponimit të tij është zhdukja e tabulateve të telefonit, në të cilat janë fiksuar të gjithë numrat me të cilët Dritan Dajti komunikonte, ndërsa ishte në liri.

Pak muaj më parë, një prej kabllogrameve të Ambasadës Amerikane, publikuar nga siti WikiLeaks, shkruante se zëvendës drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Agron Kuliqi, një prej njerëzve më të fuqishëm të policisë shqiptare, ka patur kontakte me Dritan Dajtin dhe e ka informuar atë për operacionet që përgatiteshin për arrestimin e tij. Pohimet e kabllogrameve u hodhën poshtë nga policia dhe vetë Kuliqi, por e vërteta është se Dritan Dajti u ka shpëtuar për mrekulli disa operacioneve për arrestimin e tij, dhe se, siç pohonte edhe kabllogrami i Ambasadës Amerikane, operacioni i 7 Gushtit u zhvillua ndërsa Kuliqi nuk ndodhej në Shqipëri.

Kabllogramet nuk u morën seriozisht nga qeveria dhe drejtësia, por pohimet e Dajtit për zhdukjen e tabulateve të telefonit mund të jenë vërtet filli për të shkuar tek një skandal i madh. Burime jo zyrtare flasin edhe për zhdukjen e makinës së Dajtit nga parkingu i policisë ku mbahej e sekuestruar. Ky është një tjetër element që u shtohet shtresave të mistertit që mbulojnë veprimtarinë kriminale të një prej personave të më rrezikshëm në vend dhe më të informuar për operacionet e policisë kundër tij.

*www.gazetaidea.com

7 komente në “Dritan Dajti: Policia zhduku tabulatet e përgjimit të telefonit tim”

  1. shpellarofagos says:

    Ky do kete qene vegel ne duart e mafies ne pushtet, shume e thjeshte.

    Ne sfond te foto “Qebap ne prush”… e te hongsha zemren denmokracise qe lulzon keto 20 vjet.

  2. inf says:

    Merreni me mend i jati i ketij Dritanit Guzhunjeri Personal i saliut merreni me mend djali ne kerkim nga policia Baba,, te baba i hajduteve i Gatunte lloj lloj ushqimi .
    kjo eshte se çeshte o njerez .
    kuptoheni vet se ç’behet ne ate magazine te madhe ku mileti nuk kane buke keta vrasin presin dhe grrumbullojne Milona Euro neper bankat e tyre te zeza.ptuuuuuuuuuuu edepsezerr te mjere ptuuuuuu ..
    Dalin Policet dhe nuk japin deklarate te vertetta nga frika e Mafies qe LULEZON NE DUART E SAHLIH KRIMINELIT.

  3. Nino says:

    Me ngadale djema.
    Ne fakt nuk i ka zhdukur tabulatet Agron Kulicaj, ai ka qene ne padijeni per aksionin e realizuar ndaj Dajtit dhe jashte Shqiperise ate dite. Problemi eshte diku tjeter. Ate dite ne takim me Dajtin ka qene nje person i quajtur Behar Sofia, prezenca e tij ne ate vend eshte e dokumentuar. Ai po qe ka patur komunikim telefonik me Dajtin. Por nese do zbardheshin tabulatet, do kalohej per “krehje” dhe numri i zotit Sofia. Zoti Sofia ate dite pervec Dritan Dajtit, ka komunikuar dhe me Arian Mucen i cili ka qene drejtor i operacionit ne fjale, qe eshte nderrmare pa dijenine e eproreve te tij dhe pa dijenine e ish drejtorit te Pergjithshem te Policise. Porsa zoti Sofia ka dale nga dera e Tuaregut te Dritan Dajtit, ne drejtim te makines kane nisur te shtenat pa paralajmerim. Pra nuk ka patur aksion per arrestim por larje hesapesh mes trafikanteve, diferenca eshte se ca trafikante jane me uniforme dhe jane me te privilegjuar per ta “shkruar historine” sic duan ata. Historine per publikun, se ne nivel privat nuk besoj se do mbeten te privilegjuar gjate.

  4. Ujku Maries says:

    More re dashur keni harruar kunatin e Dritanit,burrin e motres, motres per babe te Dritanit.Ketu eshte gjithe strumbullari i korrupsionit Shqiptar, pastaj Dritani i shkrete, i perdorur si nje vegel qorre mund te dale i pafajshem.

  5. daja says:

    QE PLEHRA I DAJTIT I VRAU,POLICET E GJORE NUK DISKUTOHET DHE PER KETE AI DO VARUR NGA GJUHA, POR KAQ E VERTETE ESHTE QE DHE HAJDUTI I KULIC KURVES I VRAU GJITHASHTU ME POSHTERSITE E TIJ QE KA BERE NE POLICI.

  6. Ramush says:

    Ka edhe nje fakt tjeter: Ne vendngjarje jane gjetur 6 gezhoja 9mm qe i perkasin pistoletes model “Makarov”. Thuhet qe keto gezhoja nuk jane administruar si prova. Nga deshmitaret del qe Arjan Muca eshte pare me pistolete “Makarov”. Ne inventarin e te gjithe punonjesve te policise, nuk ka te evidentuar pistolete “makarov”, por vetem “Bereta”.
    Konkluzioni : predhat qe kane dale nga kjo pistolete, ku kane shkuar?

  7. alban says:

    nuk e kuptoj si eshte akoma gjalle ku njeri, bashke me bushtren e tij, pas masakres qe beri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje