Dhe zjarrfikësit me vonesë do të vijnë përsëri

7 Dhjetor 2011, 21:46Politika TEMA

Nga Bledi Mane

 

1./Nëntor 1995

Nikolina Obradoviç më bërtiti aq fort sa gjithkush brenda atij pub-i të mbytur me tym duhani dhe avuj alkooli shtangu.

-Sa pa fat!-vazhdonte piskamën vajza e gjatë sikur gjëma të na kish rënë mbi kokë atë natë të ftohtë nëntori në veri të Londrës.

Nikolina ishte shoqe kolegji me të cilën ndaja apartamentin tim në lagjen Highgate. Serbe nga Banja Luka, kishte emigruar në Londër kur lufta bënte kërdinë në vendin e saj e si për ironi shërbimi social anglez në ndihmë të të huajve na kishte strehuar në një banesë të dyve, mua nga Shqipëria dhe eleganten simpatike nga Bosnja.

Kishim shkuar për të pirë një birrë në një pub afër shtëpisë sonë dhe vetëm Nikolina kishte marrë çelësin e banesës me vete, ndërsa unë e kisha lënë në shtëpi. Shoqja ime kishte humbur çelësin diku rrugës e klithma e saj më hutoi edhe mua. Mendova se do ishte bërë edhe tapë nga alkooli e ia ktheve shkurt porsi shqiptar tipik që gjen zgjidhje edhe për të pazgjidhshmet.

-Mos u mërzit-i thashë. Do shqyejmë derën sot dhe nesër sajohemi me një bravë të re.

-Je i ri në Londër, ma kheu Nikolina. Disa gjëra këtu funksionojnë ndryshe nga vendet prej të cilave vijmë.

Nuk e dija dhe as e imagjinoja dot. Nëse të humbte çelësi i banesës, zyrës a biznesit gjëja e parë që duhet të bëje ishte të telefonoje numrin e emergjencës publike 999 (911) e pasi tu qaje hallin, Brigada e Zjarrfikësve të Londrës ishte aty. Shpejt, saktë, bukur shtriheshin shkallët në çfarëdolloj lartësie dhe djemtë e brigadës futeshin në banesë e hapnin dyert. Të jepnin kopjen e çelësit që kishe harruar brenda ose në rast tjetër të orientonin te pika më e afërt ku bëheshin kopje çelësash. Si pa kuptuar largoheshin me shpejtësinë që erdhën, por në duar të linin një faturë prej 45 paundësh, të cilën ishe i detyruar ta paguaje. Nikolina klithte me të drejtë, 45 paund të hedhura dëm prej pakujdesisë ishin dhe janë jo pak për emigrantë a studentë ekstrakomunitarë siç ishim ne të dy asaj kohe.

 

2./ Mes Tores dhe zjarrfiksave

13 vjet më pas fati më çoi të isha sërish qiraxhi, por pa bashkëjetuesen Nikolinë. Jo më në lagjen e famshme Highate të zonës 3 të Londrës ku komshinjtë tanë në vijë të drejtë vertikale, ishin varri gjigand i Karl Marksit dhe këngëtari legjendar George Michael me shtëpinë e tij gjigande mansion.

Qysh nga viti 2007 e deri para pak muajsh kam jetuar në një nga qoshkat studentore të Tiranës në afërsi të 21 Dhjetorit. Fiks pas Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit ka vite që pellgu i ndërtimeve ilegale prej vilash e dyqanesh është kthyer porsi e famshmja Quartier Latin në Paris mbushur me studentë nga gjithë vendi ku flenë, ushqehen, argëtohen e dëfrehen jo keq.

Mirëpo që të shkosh deri aty në mënyrë të pashmangshme duhet të kalosh patjetër nëpër rrugën “Artan Lenja”. Futesh mes rrugicës së ngushtë ku ndodhet vila e “ashikut” legjendar Tore dhe ndërtesës së Zjarrfikëseve të Tiranës. E populluar deri në orët e vona të mbrëmjes, në zonën për të cilën po flas do të hasni kurdoherë vajza e djem studentë, makina të shtrenjta me tipa hijerëndë brenda gati për gjuajtje, dyqane dhe lokale shërbimesh të ndryshme, disa bar-e e mensa të arreduara bukur dhe 2 mejhane frëngjyza ku shullohen Ata…

Shpesh herë ndjehesh në siklet sepse në trotuarin ku duhet të kalosh hapat do i hedhësh mes tavolinave të nxjerra aty. Mbushur vetëm me meshkuj barkderra që lëpijnë xaxiq të hurdhëruar keqas dhe qofte të skuqura shëmtuar, aty pihet raki e fermentuar dhe e sheqerosur me emergjencë dhe konsumohen thashetheme të pështira. Mbahet në gojë i madh e i vogël që kalon aty prore dhe nëse reagon ndaj provokimeve në ndihmë të vetes ose të njeriut që ke në krah, trimat e mejhaneve solidarizohen e çohen në këmbë vërtik. Shumica prej tyre të deformuar nga dembellëku dhe alkooli i tepërt mbajnë veshur sipas stinës bluza a xhupa blu ku shkruhet me bojëvaji të bardhë SH.M.K.Z.

Këta për të cilët po flas janë jo zjarrvënësat por zjarrshuesit elitarë të kryeqytetit. Tipikë militantë partish të çdo ngjyre ose miq a familjarë të tyre. Parazitë që në shumicë rastesh nuk dinë të bëjnë asnjë lloj pune përveç trashjes së barkut dhe prapanicave (çohu Promete nga varri). Të shtrembër dhe të paaftë porsi makinat e tyre të ndryshkura të punës,aspak profesionistë dhe të vonuar në rast emergjencash.

E mbani mend kur u dogj makina e një botuesi sa me vonesë ia behën, po kur janë djegur mijëra hektarë pyjesh e kullota i kini parë sa qesharakë duken kur spërkasin me ujë pa pikë përgjegjësie, po kur keni telefonuar dhe deri kur u kanë ardhur zjarrfikëset e keni llogaritur kohën ndonjë herë?

Jo vetëm Tirana, por gjithë qytetet e kësaj republike vuajnë nga shërbimet e emergjencës. Janë kthyer në strehëza piratësh e ndihmën e parë e merr vetëm nëse ke njohje ose nëse je mik i pushtetit. Paguajmë taksa që shoferi i ambulancës, polici, mjeku, zjarrfikësi të marrin rrogën e të rinë në gatishmëri sa herë që 126, 127, 128 e 129 tringëllon kobshëm. Të jenë në krahun dhe ndihmën tonë kur e kemi pisk e jo të shfaqen pasi na kanë vrarë,vdekur a djegur njerëzit tanë apo komshinjtë.

Si do ta komentonte çdo lexues kronologjinë e kronikës së më poshtme të cilën e shkëputa nga një gazetë afër qeverisë?

“Një ngjarje tragjike ndodhi orët e para të mëngjesit në Tiranë, ku një familje u shua nga flakët që përpinë banesën e tyre, një apartament i ndodhur në katin e tretë të një pallati në rrugën “Hoxha Tahsim”.

Genc dhe Florida Spahiu, 35-vjeç, së bashku me vajzën e tyre 4-vjeçare Jona, nuk mundën të dilnin në kohë nga banesa dhe humbën jetën mes zjarrit. Ndërhyrja e vonuar e zjarrfikëseve arriti të shpëtonte vetëm vajzën e dytë të mitur të çiftit, 3-vjeçaren Dea Spahiu.”

Të numërojmë çdo muaj se sa nga ne japin shpirt a vdesin vetëm sepse Ata (shoferi i ambulancës, polici, mjeku, zjarrfikësi) janë duke pirë alkool, parë televizor, luajtur tavëll, dremitur, a përtojnë nuk do të kishte as Instat e as Eurstat t’i statistikonte. Pretendojmë të ndërtojmë gjëra të mëdha duke neglizhuar me koshiencë ndonjë kleçkë të vogël në themele e pasi kujtojmë se ia arritëm qëllimit final, ngrehina na bie mbi kokë e nuk bëhemi dot më njerëz.

Porsi zjarrfikësit e 21-shit më duken edhe këta politikanët blu, rozë a çiklaminj të Tiranës. U vjen telefonata emergjente për të çuar Shqipërinë drejt Brukselit dhe ose janë duke dremitur, ose duke u zënë me shoqi-shoq,ose duke mbuluar pisllëkun e radhës ose ankohen se gjasme ka trafik rrugës dhe makina me targa greke, serbe a maqedonase nuk ua hapin krahun.

 

3./ Me dashuri për çunat e Dilaverit

Kjo foto që shoqëron opinionin tim sot është marrë nga kalendari që Departamenti i Zjarrfikësave të qytetit të New York-ut ka hedhur në qarkullim për Vitin e ri 2012. Personi aty quhet J.M.Scott, 29 vjeç. Pas 3 vitesh stërvitje e praktikash mundi të punësohet zjarrfikës me kohë të plotë në metropolin amerikan të Lindjes. Nuk ka kushëri as presidentin Obama, as kryebashkiakun Bloomberg. Nuk është anëtar as i Partisë Demokratike dhe as asaj Republikane. Nuk ka marrë pjesë nëpër tubime elektorale e as ka shkuar kurrë të votojë. Dehet vetëm një herë në muaj kur ka pushimet dhe e dashuron punën. Shkon në palestër çdo ditë dhe kontrollon peshën e trupit. Nuk ha qofte me xaxiq, por adhuron perimet. Nuk ngacmon trashanikisht vajza dhe as tallet me njerëz rrugëve, por sa herë e thërrasin në radio fluturon si gjeth me kolegët drejt misionit që ka marrë përsipër. Lufton me rrezikun e vdekjes të paktën 6 herë në turnin e tij 10 orësh. Shkon fle i qetë çdo natë me bekimet e njerëzve që i rrinë si aureolë e purpurt mbi kokë.

Të ishin edhe zjafikësit tanë të Tiranës si ky amerikani Scott as Torja nuk do e shiste vilën e tij të famshme te 21-shi por do i ndihmonte e relaksonte çunat e Dilaver Laçit sa herë të ktheheshin të lodhur nga misioni i tyre i radhës.

 

*facebook.com/bledi.mane

 

 

20 komente në “Dhe zjarrfikësit me vonesë do të vijnë përsëri”

  1. skerdian meta says:

    eh mo bled,,,
    keta edhe mjetet me moderne te kene nuk shpetojne dot nje mize nga m**i…. fshatare te deformuar qe ne lindje,,, me zorr levizin nga vendi…

  2. ROBERT PRIFTI says:

    OR BLENDI MANE je i forte ,ma bukur nuk bahet ,nje “foto” tre dimensionale e atyre “shtrebmaluqeve” xaxiç-ngrenes e qofte-pertypes, portret-satire e analize-sarkastike e bere nga nje mjeshter i madh qe etalon nuk ka me cilin krahasohet, eshte UNIK ,simbolike autoritare ne xhanerin e satires si asnjehere ne historine tone .

  3. Cakalli7 says:

    Prandaj u bere socialist ti me se ke pasur dashnore serbe kur ishe ne angli

  4. New York says:

    Po nuk do ndonje mik te madh me u be zjarrefikes ne N.Yo zoti Mane.
    Pastaj ti mos ngaterro arin me dollarin,ketu ne NY zjarrefikesi merr 90 mije dollare ne vit o shoke e pse mos bej palester tere diten ai???

    1. Shqiptari says:

      Bledi e ka shpejguar sakt, kushdo e di qe ne USA nuk njifet miku por merita.
      Vertet mund te jet deshira per tu futur ne sherbimin zjarrfikes, po a thua mund te futet kushdo i ardhur nga rruga?? A thua mund te futet kushdo vetem me nje telefonat, “shif se kam nje njeriun tim, gjeji nje vend pune” ?!
      Ktu ne shqiperi o mik i nderuar, vje tjetri le krraben me te cilen ka punu coban, e merr detyren si polic, si zjarrfikes …. ka dhe me keq… behet DREJTOR.. etj etj
      Ndaj te themi zoti na rujt, pa te jesh ne dor te ktyre zere se sjeton fare.

  5. Frank says:

    Bravo mane ! Je i papare! Me troc dhe realist se kaq nuk ka ! Ky eshte realiteti yne ! per fat te keq !

  6. amir says:

    Dilaver katunari, e ndriti ne ushtri duke ikur si lepur kur shkaterroi ushtrine ne ’97 dhe tani e kemi per zjarrfikes. Nje hajdut, imoral e shume i korruptuar. Ato qe e njohin e di qe me japin plotesisht te drejte. Shikoni foton dhe videon e tij duke mbrojtur bustin e Enverit, i konvertuar me pas ne demok(or)rat, porsi sali palla. Bir selmani i nenes ke te qaj me pare…

    1. Ramy says:

      PD eshte bere fole e personave me te rezikshem te regjimit te kaluar. Kane bekimin e Doktorit, thone.

  7. Sali kafsha says:

    Po kjo nuk eshte gje fare bre Bledi,kur sheh se cfare tipash ke drejtore,shefa,ministra dhe vet kryebajgen kryeminister.Ne Korce(te pakten aty i njoh se aty kam jetuar) nuk mbeti hajdut pulash dhe kasetofonash pa u bere drejtor.Te shikojne dhe shtrember se u dukesh si mize,e i bezdis.Dikush me lart thote se ne New York zjarrfiksat marrin nga $90.000 ne vit.Mbase shefi i zjarrfiksave merr aq bre shoku,se ketu ne kete shtet te Amerikes ku jam une,ke shume zjarrfikes qe jane vullnetare ne ndihme te komunitetit ku jetojne.Jo te gjithe sigurisht.Ketu ne US mesa di une nje zjarrfikes paguhet mesatarisht 35-40 mije dollare ne vit.Po te heqesh taksat,i bie te marrin 2000-2500 dollare ne muaj.Per ju qe jetoni dhe e njihni Ameriken besoj se e dini se kjo nuk eshte ndonje shume e konsiderushme per nje pune me aq rrezik dhe duke pasur parasysh faturat e shumta ketu. (mos e krahesoni me pjatalaresin se u duken shume dollare pastaj)

    1. Pelasgian says:

      sakt o mik , 90 mije usd jan shume per nje zjarrefikes edhe ne Miami , ndoshta ne NYC marrin kaq para por s’besoj se ka kaq ndryshim me ktu ku rri un .

  8. Koli says:

    Po me “barkderrat” cka ky ?Ne e rrisim barkun me paret tona ,jo me te tijat!

    1. New York says:

      O shoku Sali Kafsha ne NY me 50 mije kane startin o miku nga korca….

  9. ardian belulu says:

    Sa per djeni korcaret e bejne punen e pjatalaresit dhe bythelepiresit me mire se kushdo tjeter ketu ne USA.

    1. Pelasgian says:

      nuk jam nga Korca , jam nga Laci por kam shum rrespekt per Korcaret edhe Shkodranet ( edhe pse ne Lacjanet jemi rival ne shume gjera me kta te fundit )
      KORCA DHE SHKODRA JAN DJEPI I KULTURES SHQIPERISE !
      kur Korcaret kan ik ne USA , shumica e shqiptarve zbritnin nje her ne vit nga mali per te shkuar ne qytet so SHUT the fuck up se ne MIAMI jetoj un dhe Korcaret jan te ndershem dhe punojn shume .

  10. haskoduka says:

    Bledi të lumtë, ja i saktë, objektiv, kritik, por a lexojnë xaxiq ngrënësit, Dilaveri apo ata tip drejtorash këtë shkrim? Koli pak më sipër thotë “se e rrisim barkun me paret tona”. Çfarë pret pastaj nga tipat si ky dhe si shefat e tij?

  11. sorge says:

    Te lumte Bledi,por mos harro nje gje:Ne keto 21 vjet demokrature fashiste,nuk eshte ndertuar shtet,pot SUNDIM !!!Ky qe kemi sot eshte KOPJE E GJALLE E SUNDIMIT TE ZOGOLLIT MATJAN!!!Keshtu dine MALOKET TE BEJNE GJOJA SHTET!!!Shtoji pastaj edhe sherbimin agjenturor te SERBISE,deri atje sa serbo-boshnjaku Damir Fazllic te behet keshilltar per SIGURINE KOMBETARE te Shqiperise!!!HAJDE RRUMPALLE ,HAJDE!!!MJERE NE!!!

  12. FF NY says:

    Job: Fire Fighter
    Hourly Rate by Years ExperienceYears
    1 year $7.76 – $20.83
    1-4 years $8.23 – $21.15
    5-9 years $9.02 – $24.32
    10-19 years $10.65 – $31.50
    20 years or more $11.02 – $39.74
    shume “kompetente” ja fusin kot lexoni dhe mos u zini..

  13. New York says:

    http://www.nyc.gov/html/fdny/html/community/ff_salary_benefits_080106.shtml vetem shikoje nje here kete pastaj fol o miku nga Laqi se sa maarrin The FINEST NE NY…

  14. New York says:

    sTARTIN E KANE ME 39 MIJE O SHOKI PA LLOGARITUR OVER TIME ,HOLIDAY PAY ,BONUS ETCCCC ETCCCC MEDICAL BENEFIT EVERYTHING PRA VETEM STARTI O SHKON AT LEAST 80-90 MIJE DOLLARE NE VIT….EDHE JU E KRAHASONI ME 200 MIJE LEKESHIN QE MARRIN ZJARREFIKESAT NE SHQIPERI PO CA TE BEJE ME PARE AI I SHKRETI TE USHQEJE FEMIJET APO TE PAGUAJE PALESTRAT SEPSE JA KA QEF BLEDIT…PSE TI MOR SHOKU BLED NUK SHKON NE SHQIPERI TE NDERTOSH NJE PALESTER BRENDA ZJARREFIKESES APO LLAFE VETEM PO NEJSE TE KUPTOJ EDHE TI MBASE PRET ME U NDERRU PUSHTETET ME KAP NDONJE POST…

  15. gjin plehu says:

    O Bled, mos na i shaj cunat e Dilaverit se i kemi si shpyrt. Ata jane ftyra e vertete e PD. Meca ma t’mire nuk ka pas kun. Kan pas shit kallama qysh n’koh te gjagjit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje