Fyen mbretin e Tajlandës, dënohet me burg amerikani

8 Dhjetor 2011, 13:11Lifestyle TEMA

Ai ishte i qetë në sallën e gjyqit kur gjykatësi shqiptoi dënimin: 2.5 vjet burg. Joe Gordon, një qytetar amerikan me origjinë nga Tajlanda, ka thyer një nga ligjet që duket se nuk ka lidhje me këtë botë.

Gordon, një tregtar makinash nga Kolorado, u arrestua në maj. Ai kishte ardhur në Tajlandë për tu trajtuar nga mjekët. Krimi i tij: ai ka përkthyer një pjesë të biografisë për mbretin Bhumibol dhe e ka publikuar në internet. Biografia “Mbreti që nuk qesh kurrë” është shkruar nga gazetari Paul Handley në vitin 2006- por është ndaluar në Tajlandë. Ajo që bëri Gordon cilësohet një krim i rëndë në Tajlandë.

Para dy vitesh Human Rights Watch vlerësonte se kishte 164 dënime të dhëna për fyerje të mbretit. Vetëm vitin e shkuar, kur shpërthyen trazirat politike, numri i të dënuarve shkoi mbi 400. Më shqetësues u bë fati i një 61 vjeçari, që u dënua me 20 vite pse kishte dërguar SMS me përmb ajtje anti- mbretërore.

Diplomatët amerikanë janë shumë të zemëruar e të shqetësuar për diçka të tillë. Vetë Gordon tha në gjyq: Unë jam qytetar amerikan, aty ka liri shprehje.

Tani shpresat janë se mbreti mund ta falë. Kështu ka ndodhur në vitin 2007 kur u fal një zviceran, i cili kishte bërë me spraj një portret të mbretit. Ai ishte dënuar me 10 vite burg. Për tajlandezët, akte të tilla tregojnë sa zemërgjerë është mbreti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje