Koreja e Veriut, një vend ateist, ka kërcënuar se nuk do lejojë që një pemë gjigante Krishtlindjesh pranë kufirit të ndezë dritat për festë. Koreja e Jugut ka planifikuar të ndriçojë një kullë në formë peme, që është vetëm 3 kilometra larg kufirit. Ajo është 30 metra e lartë dhe do ndriçohet me 100 mijë drita.
Koreja e Veriut thotë se një veprim i tillë do ketë pasoja të papritura. Komunistët e shohin këtë si një akt propagande për shkak se dritat do shihen me sy të lirë nga qyteti Kaesong.
Në të vërtetë ky është viti i dytë që dritat ndizen. Edhe vitin e shkuar Koreja e Veriut tha se do qëllojë me artileri mbi kullë, por asgjë nuk ndodhi. Megjithatë këtë vit veriu ka shtuar paralajmërimet. Mediat thonë se Koreja e Veriut druhet se tani influenca e pemës do jetë më e madhe për shkak se gjendja në vendin komunist ka ardhur duke u bërë më e mjerueshme.
Nuk eshte puna te pema e Krishtlindjeve,por Amerika nepermjet Korese se Jugut gjen rast te provokoje koreanoverioret te cilet bien pre e ketyre provokacioneve dhe pergjigjen ashper.
po nuk eshte provokim por tradite ne qindra vende,
ku eshte problemi se koreanet e veriut shohin drita ……
Do ishte mallkimi me i rende sikur te te uroja te ngeleshe gabimisht brenda kufijve te Korese se Veriut …..
Do kuptoje mire po do ishte dhe shume vone per ty !
Do merrje nje mesim te mire por qe nuk do te ta uroja sinqerisht, se do ishte dhe mesimi i fundit i jetes tende ?
o Analist-komunist.Ky eshte ndryshimi qe ta kuptoje rradakja jote; atje ku ka shkel Amerika ( Koreja e Jugut),eshte parajse, atje ku shkelin kommunista si puna jote( Koreja e Veriut), nuk mbin as bari, dhe njerezit vdesin per buke.Injoranca nuk paska kufi me keta njerez.
Koreja e jugut eshte e shitur tek Amerika dhe feja origjinale e e aziatikeve d,m,th e popullit korean eshte BUDIZMI;TAOIZMI;LAMAIZMI DHE KONFUCI ;NDERSA KATOLIZMI ESHTE SJELLE NGA MISIONARET E HUAJ