Edi Rama: “Të shkuara!” për Berishën

12 Dhjetor 2011, 21:09Politika TEMA

Shëndeti i kryeministrit Sali Berisha ka shqetësuar simpatizantët e PD-së dhe të pranishmit në sallën e Pallatit të Kongreseve, por lajmi nuk ka lënë pa prekur dhe kundërshtarin e tij kryesor Edi Rama. Vetëm pak kohë pasi Berisha u pa live në TV ndërsa e mbanin badigardët nga krahët, Rama i uron publikisht “të shkuara” dhe uron që të mos jetë asgjë serioze. “Sapo dëgjova për sëkëlldinë e Saliut në festë. Ndjej keqardhje dhe uroj sinqerisht që të mos jetë asgjë serioze për shëndetin. Te shkuara!” shkruan Rama në profilin e tij në Twitter para pak minutash.

Ndërkohë u bënë të ditur dhe detajet e gjendjes së pazakonshme që kaloi kreu i qeverisë. Jozefina Topalli njoftoi të pranishmit në festën e PD-së se ai kishte një virozë të lehtë, por gjithsesi ambulanca ka mbërritur për pak minuta pas Pallatit të Kongreseve. Megjithatë njerëz pranë kryeministrit kanë mohuar që ambulance të jetë përdorur për të transportuar atë. Berisha është parë që të hipë në makinën e tij, i shoqëruar nga shumë veta.

 

16 komente në “Edi Rama: “Të shkuara!” për Berishën”

  1. Albana says:

    E shikoj te drejte urimin per shendetin e sali b. Te shkuara. Ka shume llogari per te dhene. Ai duhet te vuaje. Duhet te shikoj njerezit rreth tij te vuajne gjithashtu. Vdekja e shpejte kapak floriri per te.

  2. Sem Luma says:

    Nder te tjera,Berisha, ne fjalimin e tij thote edhe kete: “Festojmë sot krijimin e partisë së parë pluraliste në Shqipëri. Në vitin 1990 studentët e Tiranës, të udhëhequr nga tribuni Azem Hajdari, do të mblidheshin (…) dhe do të gjunjëzonin në rrugë dhe kudo diktaturën komuniste më të egër në Evropë dhe do të themelonin Partinë Demokratike”. Nje shkak i mundshem per kete “ramje te fiket” Berishes mund te jete edhe kjo fjali e tij lidhur me Azem Hajdarin. Ndoshta e ka záne hipokrizia dhe genjeshtra. Kur dihet qe zoti Berisha (me siguri) ka pasur gisht ne vrasjen e Azem Hajdarit. Pra, ndoshta telepatia therese (qe nga varri) nga Azem Hajdari i ka shkaktuar zotit Berisha kete RAMJE TE FIKET. (S´eshte cudi, qe nje dite, zoti Berisha te njejtat fjale “patriotike” do i perdor edhe per rastin e Remzi Hoxhes se vrare nga klyshet e tij).

  3. Popull says:

    Zoti Rama shko ferkoi shpatullat meqe te vinka keq per ate plehr qe as djalli nuk e do ta ket aty.

  4. ilir says:

    ore ju, eshte thjesht nje pjesez teatrale per te terheqe vemendjen nga rutina dhe vizita e deshtuar ne france, tashi do merren shqiptaret me kete te fiktin e tij dhe shuplakat qe i dhane atij per integrimin do harrohen, thjesht injorojeni njerez kete skene ashtu si edhe deklaraten e Nanos per president.

    1. Ibrahim says:

      Me mire i semure si ky se sa siq tha doul i semure ne mende siq tha per ramen.

  5. K.LULI says:

    per mendimin tim berisha e ka vendin ne litar.por ne keto momente edi rama nuk duhet te prononcohet kaq shpejt dhe te flase me dy kuptime.kjo sjellje e rames te krijon pershtypjen se rri gjithe diten para kompjutrit dhe ja fut ndonje xhiro nga tepelena per kurbanin.Berisha duhej te egzekutohej ne 97’98’ dhe 2011 per 21 janarit por fatosi,edi dhe iliri e falen.dhe sikur
    sot berisha te egzekutohej ai tashme e ka kryer krimin :shteti shqiptar nuk e egziston.eshte turp te flasesh se ka opozite,president apo drejtesi.
    eshte tamam si ne kohen e tradhetarit esat pashe toptani.

  6. elinor bahiti says:

    Po ky nuk ka lujte mendsh me thene ndryshe se nuk perputhet me standartet miresjelljes ne politike….neve qe jemi popull na lejohet te themi gjithcka, jo Rames.
    Vej bast se po t’i kishte ndodhe kjo Rames, saliu do kishte heshte ne rastin me te mire…

  7. Shefqet Cela says:

    Me se normale urimi i Rames. Paste ymer dhe i pagofte te gjitha, “sipas ligjit”. MBI TE GJITHA MENDOFTE ZOTI QE TE NA LERE REHAT SE KA NJEZET VJET QE PO NA LEQENDIS.

  8. geri says:

    o z Rama ose je hipokrit ose i kapur nga sali berisha, nuk i thuhet diktatorve te shkuara. prandaj nuk ka besim populli opozitar tek ti?

  9. aliko says:

    O Rama po cfare ben more. Pse deklaron gjera te panevojshme qe njerez te ndryshem e kuptojne ndryshe. Pse e ndot ambientin tend ne menyre te panevojshme. Shiko tani dikush ne blog po te akuzon.

  10. BERISHA LARGOHU SEPSE JE KRIMINEL DHE I PABESE! says:

    Rama gaboj. Diktatoreve nuk i thohet te shkuara, opozita nuk eshte ne rrugen e duhur per ti uruar nje diktatori sherim sa me te shpejte. Rama duhet te qendronte ne anen e popullit, dhe jo ti uroje diktatorit sherim sa me te shpejte. Ketu kemi te bejme me hipokrizine e Rames.

  11. ana says:

    Nje paralele ndermjet Berluskonit dhe Berishes.Kavalierin e rexoi kali por jo Berisha yne eshte i forte.

  12. peshku pa uje says:

    Sipas asaj qe u pa ne Tv Jozi do jete Ramiz Alia pas Salinucit.

  13. noemi says:

    E forte kjo, pse nuk komentoni fare kete shtirje te Rames? Kush eshte ai lider qe nuk do ti zere vendin liderit tjeter? Mos me thoni qe ekziston nje i tille, se ne te kundert genjeni vehten, edhe ju te Temes, qe beni sikur nuk kuptoni, apo sikur jeni shume te interesuar per LAJMIN!!!!!!

    Ej mbetet vetem ne termin poltike dhe asgje me shume!

  14. Lil Toronto says:

    Fillimi i fundit.

  15. florenc lala says:

    Rama do te hiqet me katolik se papa apo ben rolin e te madhit zot? Ketej thote se je pergjegjes per 21 janarin, per djalin e vet tek kurbani shkruan se u lemerit nga ato qe degjoi nga goja e saliut se ishte djali i gjyshit etj etj, ketej uron te shkuara. Sa shpejt i con urimet mor burre i dheut. Te shkuara dhe ty!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje