Dhunë, sherr, vrasje e tension: Si po shkojmë drejt 100 vjetorit shtet

17 Dhjetor 2011, 13:16Politika TEMA

Sot në mëngjes u mësua se një person kishte vrarë të vëllanë, por e kishte deklaruar si vetëvrasje. Shaban Zhuri ka vrarë të vëllanë Gentian Zhuri, 24 vjeç, në Fier. Po ashtu sot në mëngjes u shua një i ri vetëm pse kishte gërvishtur makinën e dikujt. Sot u mësua edhe se një gardist paska qëlluar me grushta nëndrejtorin e policisë në ambientet e kryeministrisë. Dje një person u ekzekutua në Shkodër. Një 23 vjeçar në Korçë ka terrorizuar me armë personat në një kazino, ku hyri për të vjedhë para dhe nuk gjeti asgjë…

E kështu gdhihemi dhe ngrysemi me lajme të tilla që të prishin gjakun. E dimë që ka shumë njerëz që mendojnë se krime ndodhin kudo, por kjo nuk është llogaria. Policia nuk merr guximin të tregojë statistikat, e le më t’i krahasojë ato me vendet e rajonit apo të Europës.

Por nga buron tensioni kaq i lartë që përkthehet në krime?

Një nga psikiatrit e shkollës së vjetër tha para pak ditësh se në Shqipëri 25 përqind vuajnë nga sëmundje mendore. E meqë ai është një i shkollës së vjetër, ndoshta nuk llogarit kushedi sa simptoma të sëmundjeve moderne mendore, që bëjnë që shumë më tepër shqiptarë të kenë një shqetësim. Ndoshta në thelb të kësaj është pamundësia për të garantuar burimet e të ardhurave. Dmth pamundësia për të garantuar në radhë të parë një vend pune, një karrierë. Roberto Saviano deklaronte para pak kohësh se në themel të një shteti mafioz është mosgarantimi i punës. Nuk ka shtet në Europë që e ilustron më mirë këtë thënien e tij se Shqipëria.

Së dyti, Shqipëria vuan nga disa njolla të zeza në zbatimin e ligjit, aq të rënda sa do e bënin atë të dukej një vend mesjetar në krahasim me Europën ku integrohemi. Për shembull, është e pabesueshme se në Shqipëri ka një territor jashtë kontrollit të shtetit si Lazarati. Miliona harxhohen tani nga policia në aksione për të kapur drogën që mund ta kishin neutralizuar që në burim. Po ashtu, nuk mund të konceptohet që në vend ka rrethe të tëra që nuk paguajnë fatura, sidomos të dritave dhe të ujit si në Verilindje. Nga ana tjetër, fenomeni i gjakmarrjes, që po izolon dhjetëra familje në qarkun e Shkodrës, është krejt i paimagjinueshëm në një vend në shekullin XXI. Kësaj mund t’i shtojmë faktin se aksi ku abuzohet më shumë me territorin dhe hapësirën është ai Kamëz-Fushë Krujë- Lezhë.

Është e patolerueshme që të shkojmë drejt 100 vjetorit me këto njolla kaq të errëta, që i shtohen plagëve të tjera.

13 komente në “Dhunë, sherr, vrasje e tension: Si po shkojmë drejt 100 vjetorit shtet”

  1. Χιμαρα says:

    100 vjet shtet..! po te besh nje kthim prapa shikon qe nuk ka patur kurre shtet te mirfillte, qe mendon dhe kujdeset per shtetasit e vet, ashtu sic bejne shtetet serioze. Nje eksperiment ishte krijimi i ketij shteti, eksperiment me date skadimi, pas 100 vjetesh…te tjeret luftojne akoma dhe nuk kane nje shtet te tyre( kurd, palestine, e shume te tjere) juve ju dha mundesia dhe nuk ditet ta mbanit e ta benit shtet dhe koha mbaroi nuk behet dot asgje ne me pak se 1 vit qe ka ngelur.

    1. Pelasgian says:

      ti mos u preukupo per ne o grek , shiko hallet e tua se ate gerrqine tende kta shqiptaret e cliruan dhe e krijuan shtet por ja qe sot ju jeni zhyt ne borxhe . nqs nuk te pelqen ky shtet boj valixhet gati edhe shko ne HELL – ASS !
      HIMARA = SHQIPTARE !

  2. Vlora says:

    ha ha ha e tromaksi kalin e shkrete……………
    kali seshte per te mbajtur kal siper por njeri………..

    1. raimondi says:

      Mos i ngaterro gjerat,-shife mire .. – Ai mbi kal eshte …..Gomar

  3. misionari says:

    A e di kush se sa kriminele profesioniste e spiune te karrieres paguhen nga fondi i fshehte i Ministrise se Puneve te Brendshme ?
    Pyeteni shpirtferrin Bujar Mahmutajt (Nishani)!

  4. hahaha says:

    vlora e forte!

  5. paraziti says:

    ska nevoj skenderbeu per kal!!! aty kalon unaza, mjafton te paguaj bilet dhe shkon ku te doj. ?

  6. sarandioti says:

    Ximariot, andej nga himara ca shoqata ja plasen keshillit bashkiak, i kerkuan ti ve ultimatum qeverise per pronat brenda tre muajsh, lere albanistanin se keta jane mesuar me pseudoshtet.

  7. Kane kaluar disa vjet nga clirimi i Kosoves dhe kjo mendoj une ka qene kohe e mjaftueshme per cdo shqiptar qe te pertypi perdite realitetin, te meditoje pak mbi te ardhmen dhe te analizoje pak opsionet qe i dalin perpara. Dhe ai realiteti eshte i tille ku gjen dy popuj te ndare me nje kufi qe pretendojne te jene nje komb e nje popull, por flasin ndryshe, mendojne ndryshe, jetojne ne dy shoqeri ndryshe, nuk kane te njejtin zhvillim fizik, mendor e politik. Dy te perbashketat e medha midis dy popujve jane:

    a) Identifikimi si nje popull shqiptar.
    b) Mosnjohja e njëri-tjetrit.

    Dhe ne kushte te tilla, te gjithe ata qe flasin per nje “bashkim kombetar”, flasin per te njejten gje por e perkufizojne shume ndryshe togefjaleshin “bashkim kombetar”. Po ju rendis disa prej kuptimeve ne mendjet e shqiptareve qe shqiptojne ate togfjaleshin “bashkim kombetar”:

    Si ta kuptojme bashkimin kombetar?

    – Bashkimi i trojeve shqiptare dhe shkrirja e kufijve.
    – Bashkim i dy shteteve ne nje federate shtetesh.
    – Bashkimi i forcave dhe imponimi me dhune fqinjeve.
    – Bashkimi me spond fale anetaresimit ne BE.
    – Bashkimi shpirteror, rikthimi ne identitetin e te pareve.

    1. Cudia me e madhe ne keto 7 vjet, ajo qe ka shokuar shume shqiptare nacionaliste eshte se shqiptaret e gjejne veten te lire, te lire per te vendosur per fatet e tyre, dhe ajo qe deri dje propogandohej si realizim i endrres shqiptare, bashkimi i trojeve shqiptare, edhe pse eshte mese i realizueshem pasi askush nuk na pengon, duket si nje enderr e rreme. Kush e pengon Kuvendine Kosoves apo Kuvendin e Shqiperise qe te kerkoje e realizoje, qofte edhe me nje njohje verbale te bashkimit te trojeve shqiptare?! Askush, por te dy palet nuk e bejne nje gje te tille pasi jane te ndergjegjshem se shqiptaret mund te jene nje popull i dale nga nje trung, por ata tashme jane dy dege te zhvilluara ne kushte historike te ndryshme. Dhe jo vetem ne syte e te huajve, por edhe ne syte e vete shqiptareve, keto dallime tashme jane shume te prekshme. Kadare do ti permblidhte kujtimet e tij te vitit 1999 si “Ra ky mort e u pame”. Dhe ata 500 000 shqiptaret refugjate te strehuar ne Shqiperi dhe ata 3 milion shqiptaret e Shqiperise, e pane mbase per here te pare ne historine moderne sy me sy njeri-tjetrin. Mbase per here te pare te dy palet e kuptuan nga afer se sa ndryshe jane ndertuar jetet e tyre.

    2. Ka edhe nga ata shqiptare, qe pasi dorezohen perpara realitetit te “bashkimit te trojeve”, hidhen ne idene tjeter te “federates shteterore”. Dhe kjo eshte ide e thjeshte, nese nuk jemi ne gjendje qe te bejme nje bashkim fizik, le te bejme te pakten nje bashkim politik, le te krijojme nje federate te dy shteteve shqiptare. Por edhe kjo ide eshte vetem nje ide e bazuar mbi enderrime se sa mbi realitetin: a mund te ngrihet dot nje federate midis dy shteteve me te varfer te Evropes? A mund te ngrihet dot nje federate midis shtetit me te varfer te Evropes, Republikes se Shqiperise, dhe shtetit me te ri te Evropes, me eksperience zero ne shtetformim dhe dendesine dhe papunenesine me te madhe ne Evrope?! Cili shtet nderkombetar do te shpenzonte miliona per shkaterrimin e federates se sllaveve te jugut, Jugosllavise, per te perseritur te njejtin gabim dy here, krijimin e nje Jugoalbanie?! Cili shtet do te mbeshteste idene e federates kur edhe vete shteti me i fuqishem politikisht dhe ekonomikisht i Evropes, Gjermania, deshtoi ne unifikimin e saj nen nje federate?!

    3. Grupi i te forteve eshte ne te njejten kohe edhe grupi i kokebosheve shqiptare. Keta jane ata qe krijojne ushtri fantazma, organizata, shoqata qe marrin persiper “bashkimin e shqiptareve” ne “Shqiperine Etnike” me forcen e automatikut, plumbit, tritolit. Dhe keta kokeboshe jane me te vertete per te ardhur keq pasi jo vetem qe nuk ndihmojne gje, por minojne edhe autoritetin e institucioneve legjitime shqiptare, institucione qe jane zgjedhur me voten e lire te shqiptareve. Keta jane ata qe ose nuk e kane kuptuar ende qe shqiptaret jetojne ne liri, ose nuk u behet vone fare per lirine dhe voten e shqiptareve. Misioni i tyre nuk eshte aspak “bashkimi kombetar”, misioni i tyre eshte rrembimi i autoritetit te institucioneve legjitime shteterore. Predikimi i vetem i tyre eshte urrejtja ndaj armikut te perbashket, packa se ky mund te jete edhe imagjinar ne kohe paqeje.

    4. Grupi i naiveve eshte grupi i atyre shqiptareve qe barazojne bashkimin kombetar me anetaresimin ne Bashkimin Evropian. Per kete kategori shqiptaresh, familja evropiane eshte me e rendesishme se familja shqiptare, dhe per ta rruga e evolucionit shqiptar eshte me e shkurter nese i biem nga Brukseli. Naiviteti i ketyre njerezve per mua eshte qesharak pasi teksa shoqerite e tjera evropiane po debatojne te shqetesuar mbi koston e globalizimit ne identitetin e tyre kombetar, shqiptaret jo vetem qe nuk e bejne nje debat te tille por e shohin influencen e globalizimit si nje gur barazpeshues te disbalancave shoqerore, politike, ekonomike midis trevave shqiptare. Ne nje menyre gati te pandergjegjshme ky grup beson se a) shqiptaret nuk jane te zote per asgje b) Bashkimi Evropian eshte shansi yne i fundit. Harrojne qe e pare ne nje kendveshtrim historik, Bashkimi Evropian eshte vetem nje ideologji, nje ideologji qe mund te ndryshoje ne forme nga komunizmi, por destinacioni final eshte i njejte.

    5. Ne grupin e peste une fus veten time. Une nuk besoj as ne nje “bashkim fizik” dhe as ne nje “bashkim politik”, une besoj se ka vetem nje rruge per bashkimin kombetar dhe kjo rruge fillon atje ku e nisen te paret tane. Une nuk pyes se ku duhet te shkojme, pa marre me pare nje pergjigje nga vetja se prej nga vijme? Nese une e di prej nga vi, e kam te qarte edhe ku duhet te shkoj, apo jo? Une nuk jam shume i shqetesuar per identitetin evropian, ca me pak i interesuar per debatin e orientimit lindje-perendim, por jam shume i interesuar te marre pergjigjen e asaj pyetjes tjeter: Cili eshte identiteti shqiptar? Une jam nga ata shqiptare qe nuk irritohen kur shqiptaret mendojne e shprehen ndryshe, por gezohem kur shoh shqiptare te shprehin mendimin e tyre te lire, te fillojne te konsumojne lirine e tyre.

    Teksa akademike, shkrimtare e historiane te nderuar kerkojne te ndertojne nje “identitet shqiptar” ne te tashmen apo ne te ardhmen, une kerkoj qe te filloj te rindertoj atje ku te paret tane pushuan se ndertuari e rilindasit tane ndalen se iluminuari.

    Dhe mbi te gjitha, une nuk e kerkoj bashkimin kombetar as ne hartat politike, as ne dekretet e kuvendeve, une e kerkoj ne mendjen e zemren e cdo shqiptari. Nese cdo shqiptar do te konsumoje sic duhet lirine e tij te fituar per te rigjetur te verteten historike e shpirterore te te pareve tane, kjo do te sjelli ne vetvete nje ndergjegjesim te brendshem qe eshte me i fuqishem se cdo diktat apo force e ushtruar nga jashte.

    Ujrat e lumit turbullohen vetem ne kohe me shira te rrembyeshem dhe kullohen vetem kur qielli hapet dhe dielli shkelqen serrisht. Kur kjo ndodh, kaltersia e ujit te lumit eshte e tille sa reflekton edhe driten e diellit dhe kushdo qe ka syte ne balle mund te shohi nga lart edhe guret qe prehen ne fund te atij lumit.

    Kane marre fund tashme kohet me shirra e rrebesh per shqiptaret, sot eshte koha e dites me diell, koha ku secili prej jush eshte i lire te zbuloje misterin e te qenit shqiptar. Dhe nese ju do te shpenzonit ca me pak kohe per te bashkuar kombin me fjale dhe ca me shume kohe per te zbuluar misterin e te qenit shqiptar, misterin e qenies tuaj, nuk do te jete e larget dita qe do te kuptoni qe ate bashkim qe e kerkonit perreth jush e gjetet brenda jush. Ka vetem nje lloj uniteti qe i ka rezistuar kohes dhe historise se njerezimit dhe ky eshte uniteti shpirteror

  8. un mendoj se lideret shqiptar nisen nga qellime te mira ne fillim te karrieres, po kur shohin, se s’ja dalin dot e jane te papergatitur per te drejtuar, bejne me te thjeshten , mbushin xhepat e tyre !

  9. dritani says:

    ‘Mosgarantimi i punes” – e kam permendur edhe ne nje koment tjeter dhe ju falenderoj qe e rikujtoni . Ne fakt duhet te flitet perdite!

    Nje mesuese shkolle detyrohet te shkoje ne mitingun e partise se rradhes – akt i paster DHUNE dhe DEPERSONALIZIMI te edukuesit te femijes tuaj.
    E imagjinoni dot produktin?
    E tmerrshmja eshte se pas 20 vjetesh kjo ka filluar t’iu duket NORMALE dhe shprehja standart eshte “Keshtu bejne te gjithe”.
    Cfare ndryshimi ka nga periudha diktatoriale komuniste?
    Ka shume ndryshim dhe ky eshte per me keq!
    Nje historian ka thene: “Te gjitha diktaturat jane negative por mos mendoni se diktaturat e djathta dhe te majta jane me te keqijat; DIKTATURA E RRUGES eshte me e rrezikshmja”. Kjo po ndodh ne Shqiperi.
    Lideri i opozites nese pretendon te qeverise vendin duhet te pyetet dhe te shprehet qarte lidhur me “Mosgarantimin e punes”, por duhet ta nise me kerkimin falje per detyrimin e paraqitjes ne mitingje me lista te punonjesve ne varesi te bashkive socialiste.
    Perndryshe del dhe flet kot per programe e nuk do te marre asnje vote nga ata qe mendojne ndryshe dhe qe do te mund te benin diferencen sic e bene ne 2005 kur i dhane voten doktorit per te ashtuquajturen “lufte kunder korrupsionit”.
    Nje here e “hengren”! A thua do ta hane prape?

  10. mekaniku says:

    SHqiprin e zhvillojn vetem njerez qe e duan me shpirt vendin e vet dhe bashkekombasit e vet,fatkeqsisht deri me sot ka njizet enji vjet,shqiprin e drejtojn njerez qe mund te ken ç do gje ne vetvete, vetem dashuri per SHqiprin dhe SHqiptaret nuk kan,jan ajo seri njerzish qe e kan urryer qe ne gen kte shtet dhe kte popull,kjo esht injoranca jon qe dhe ne zgjedhje te njerve qe do na drejtojn,ne na shkon gjithmon dora tek qeni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje