Tjetër vrasje për shkak të gërvishtjes së makinave

17 Dhjetor 2011, 12:33Politika TEMA
Tjetër vrasje për shkak të gërvishtjes së makinave

-Ky vit shënon disa raste me vrasje për shkak të gërvishtjeve të makinave.

Një 19 vjeçar ka gjetur vdekjen në orët para të mëngjesit të sotëm në Spitalin Ushtarak në kryeqytet.

I riu gjendej i shtuar në gjendje të rëndë pasi ishte masakruar me thikë nga tre bashkëmoshatarë të tij për arsye banale. Shtetasi Blerim Hoxha u plagos pasditen e djeshme në Sukth të Durrësit pas një grindje me tre të rinj, të cilët më pas e kanë goditur disa herë me thikë në trup. Sipas policisë së Durrësit shkak i kësaj plagosje fatale është bërë gërvishtja e makinës së njërit nga agresorët, nga Hoxha. Pavarësisht përpjekjeve të bluzave të bardha, i riu ka ndërruar jetë pasi nuk ka mundur tu shpëtojë plagëve të marra.

Pas verifikimeve uniformat blu vunë në pranga mëngjesin e sotëm si të dyshuar për ngjarjen 19 vjeçarin Ervis Xheka, 21 vjeçarit Andrit Toçi dhe 18 vjeçarin Armando Xheka.

14 komente në “Tjetër vrasje për shkak të gërvishtjes së makinave”

  1. Kalciani. says:

    Ka nje problem te stermadhe ne Shqiperi me te ashtequajturen DREJTESI,por e cila ne fakte eshte nje pjelle teveqele e sistemit allademokratik qe ka ndertuar Sali Berisha dhe cubat e Tij,e cila sundon ne vende,duke dhene vendime gjoja te bazuara mbi LIGJ,por qe jane vetem kontrata dallaverixhinjesh.Eshte e turpshme,qe per vepra te tilla penale,gjykatat ne vendet e tjera Europiane dhe ate te SHBA-se,japin denime maximale me mbi 30-te vite e larte,kurse keta palacot tane,bejne pazare me gjakun e te pafajshemeve.Per pasoja,politika penale,jo vetem qe nuk afirmohet si e tille,por keto lloje krimesh,me pasoja te renda dhe vdekjen e te perfshireve ne konfliktin banal,vijne duke u rritur dhe shenojne rekorde ne mbare globin.Kjo gjoja strategji,qe luftone dhe parandalon vepra te tilla penale ne Shqiperi,jo vetem qe nuk ekzistone,por bastardohet me vendime bajate me paraqitje ne gjykate,heqje lirie deri dy vite,denime me kusht etj etj.Keta jane funderrinat e drejtesise ne Shqiperi,qe i japin krah dhe impulse krimit dhe shkaterrojne marrdheniet shtet-qytetare,duke detyruar shume shtetas t’i zgjidhin vete me vet-gjyqesi,ceshtje te tilla te mprehta ligjore.Deri kur do te vazhdojne kasaphana te tilla,duke mos u ndeshkuar fajtoret?!

  2. jimmi says:

    merreni sali berishen mbase do ta ndryshoje atje mendjen

  3. kthella says:

    Te themi te drejten ne kete rast eshte e veshtire te gjendet i pafajshmi sepse ne shqiperi nuk egziston kultura e qarkullimit rrugor as nga qytetaret dhe as nga policet qe dalin dhe bejne postobllok dhe ndalojne veq makinat me taga te huaja duke editur qe jane emigrante dhe nuk dine se si funksinon puna atje, se makinat me dhe pa targa shqiptare as qe marrin mundimin ti kontrollojn per siguracion apo revizion pastaj njerzit nuk e marrin vesh se ku kane te drejte e ku duhet te japin te drejte se shpesh here makinat jua marrin shokeve dhe dalin gjiro pa e ditur se ku vene thjeshte per ti rene borise para vajzave. me vjen keq ta them por po rritet nje rini qe eshte per te ardhur turp te prezantohemi ne europe me ket rini te sodit

  4. Shpendi says:

    Rroftë Enver Hoxha. Ai do ti vriste këta kriminelë.

  5. SKENDER BEU I VJETER says:

    O SHPENDI,ENVER HOXHA KA VDEKUR,POR ME SA DUKET PO VDESIM DHE NE SI POPULL.NAKA KAFSHUAR GJARPERI I KEQ SERBO GREK QE DITEN QE ENVERI MBYLLI SYTE.

  6. Odiseu says:

    O Zot i madh ki meshire. A mund te depertosh o ZOT ne trurin e ketij populli kaq primitiv, dhe te fillosh edukimin e tyre duke i futur ne qenie njerezore te shoqerizuara e edukuara me rregullat me elementare te komunikimit me njeri tjerin. Zhduke nga faqja e dheut kete klase te ndyre politike, duke i kaluar ne filtrin Tend te Gjykimit, sepse eshte kjo klase Politike, krahu qe ka pushtetin me teper, nga e cila prodhohet nje fryme e tille komunikimi.Gjuha e forces eshte bere mjeti i vetem ne kete xhungel primitive…Nuk di ne eshte montim fotoja poshte lajmit, por nese eshte reale… nuk ke cte komentosh me teper… jemi per te ulerire ne kupe te qiellit… Jemi me keq se kur ishim me keq per 40 vjet, ku parrullat e asaj kohe te pakten te rrisnin adrenalinen e optimizmit….

  7. tana says:

    Pershendetje moderatore te gazetes fantastike “TemA”.
    Ua çoj kete pergezim per foton me te cilen kini ilustruar kete lajm:

    “Shqiperia po ndryshon, eja dhe ti!”
    Ftesa: Sherbime funerale.

    Nje foto simbol per deklaratat e Berishes per rritjen e pa pare ekonomike.

  8. sali kakabuba says:

    e madhe kjo foto!
    SHQIPERIA PO NDRYSHON! EJA EDHE TI!

    poshte parulles eshte sigla e SHERBIME FUNERALE!

  9. besim says:

    Ngushllime me te sinqerta families se te ndierit eshte per te ardhur teper teper keq per kto ndodhi qe po ndodhin ne shqiperi qe nuk jan te rralla ka humbur jeten per nje gervishje te makines kjo nuk ka kurfare justifikime kuptimi kjo eshte munges e kultures dhe edukates nuk ki arsye per nje gervishje te makines me mbyte njeriun eshte nje sen qe blehet me para dhe nuk ja vlen barra qeran qe per nje gervishje te makines ne vler 200 euro ta mbysesh njeriun se pastaj do i hash burg 10 vite gje qe kostoja eshte ma e madhe .

  10. Ora e Bjeshkeve te Nemuna says:

    PD i do burgjet plot.Se i ka votues qind per qind te saj, ose si mercenare per te dhunuar zerin opozitar. Natyrisht sa me shume hallexhinj vdesin, zeri opozitar dobesohet. Krimi eshte arma,qellimi dhe politika e shenjte e Dautit te vicidolit. prej 20 vitesh krimi dhe kriminelet qofshin vrases apo hajdute e mbajne ate ne pushtet. 100 vrasje ne dite do jete kulmi i suksesit te politikes se tij. Mjere ne o popull pa vegla dhe pa mend. Ngushllime familjes.

  11. pelivan says:

    MALLKIM QE NE DJEPE…

    Pse o Zot na ke mallkuar

    dhe per dit’na dergon nema!

    Ne ke fjetur me Djalleshen,

    C’faj kam une qe ngjaj nga nena?!

    Apo mos me Perendine,

    ka fjetur Djalli me brire?

    Se nga bemat,ca shqiptare

    vetem babes ja kane fshire!

    Ne te dy rastet me siper,

    dalim pjell’e pjell’e dreqit!

    Te pafsha o kryedreq

    edhe ty,me trut’sheshit.

  12. Gazi says:

    O Besim mire e ke ti shoku por kuj i thua!? Kjo eshte shqiperia, po nuk u zbatua ligji normale qe injoranti ngelet injorant.

    Prandaj 70% e shqiperis eshte ne hasmeri

    Gjynah i shkreti sa i ri qe paska qene.

  13. edmond says:

    kjo eshte shqiperia qe po sh kon drejt evropes me kreminelat ne DREJTESI

  14. Lisi Brahos,Trebeshin says:

    FATKEQSI!E TMERRSHME!!SI MUND TE VRITEN NJERZIT PER GJERA BANALE??!!
    Ngushellime familjes.Mos ndodheshin me gjera te te tilla!!

    Fotografi dhe Fotografija qe shoqeron kete ngjarje temarin cmimin:
    “FOTGRAFI I(E) VITIT”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje