Deklarata që ndez sherrin: “Më mirë të jesh francez tani se britanik”

16 Dhjetor 2011, 20:10Politika TEMA
Deklarata që ndez sherrin: “Më mirë të jesh francez

Francois Baroin

Ministri i Financave në Francë, Francois Baroin ka shkaktuar një tërmet në Britani me deklaratat e tij se situata ekonomike në Britani është shumë shqetësuese. “Në terma ekonomikë më mirë të jesh francez se britanik,” deklaroi ai në një intervistë për radion Europe 1.

Menjëherë ka mbërritur reagimi i zv/kryeministrit britanik, Nick Clegg, që i ka kërkuar kryeministrit francez Francois Fillon që të ndërmarrë hapa për të qetësuar retorikën. Clegg tha se deklaratat e ministrit francez janë ‘thjesht të papranueshme’.

Mediat britanike ironizojnë duke thënë se edhe eurofili Nick Clegg është shqetësuar nga këto deklarata. Duhet theksuar se Clegg, me kritikat që bëri ndaj qëndrimit të Britanisë për marrëveshjen e shpëtimit të eurozonës, mori përsipër edhe kritika të forta nga mediat konservatore britanike.

Përplasja franko- britanike ka nisur shumë përpara natës kur u arrit marrëveshja. Presidenti francez Nicolas Sarkozy pati deklaruar se i kishte ardhur në majë të hundës nga kritikat që bën Britania. Kurse në samitin e Brukselit, ai nuk i dha dorën kryeministrit David Cameron. Pak më vonë Sarkozy deklaroi se Cameron ishte sjellë si një fëmijë kokëfortë në samit.

Shefi i Komitetit të Thesarit në Britani tha se këto shkëmbime akuzash tregojnë se sa e tensionuar është situata. Të dy vendet, si Britania, ashtu edhe Franca, rrezikojnë të humbasin vlerësimin AAA nga kompanitë e rating-ut, duke ulur kështu aftësinë e tyre borxhshlyese.

15 komente në “Deklarata që ndez sherrin: “Më mirë të jesh francez tani se britanik””

  1. Edi Detroit says:

    Duhet nderhyrja e Daj Sam_it ti ndaj keto gocat europiane. Pa Ameriken, Europianet fillojne luften e 3,duhet nderhyrja e saj te qetsohen cupkat europiane,qe bejne si te forta me njera-tjetren.

    1. Landi- Sverige says:

      Kriza e ka nje mama qe quhet SHBA. Mire do te ishte te shikojne kasollen e tyre.

    2. Argita_B says:

      Amerika eshte ne krize identiteti per vete e nuk di ku ka koken sot.
      Goldman Sachs e rrezoi ne 1927, te njeten gje i beri dhe ne 2007.
      Politika e jashteme amerikane eshte nga politikat me deshtuese ne bote.

      1. Edi Detroit says:

        Amerika ne krize identiteti???.Jo vetem qe sjane ne krize identiteti,por identitetin e kane shume te forte.Ne krize financiare ka qene ne 07,por gjendja eshte me mire dhe papunesia ka rene.Politika e jashtme e Amerikes, i sherben Amerikes,dhe nuk e kuptoj ku e shikon deshtimin e kesaj politike.Europa ka nje problem te madh;Plakjen e saj jo vetem demografike, por edhe renimin ekonomik shoqeror, shpirteror, e material,do te fajesoj me patjeter USA, pa e ditur qe ne kete bote globaliste qe eshte,Amerika nuk ka asnje fitim nga nje krize dhe zgerlaqje qe po ndodh ne Evrope.Europa e Bashkuar eshte nje joke, nuk ka funksionuar qe diten e pare dhe ska per te funksionuar asnjehere.

        1. Argita_B says:

          Problemi ne Amerike eshte Edi se po tha diçka CNN i eshte vene vula.
          Ne Detroit ku je ti, vlera e shtepive ra deri ne mbi 60% te vleres se blere, u mbyllen me mijera vende pune pasi pjesa me e madhe e aktivitetit eshte industria automobile.
          Mund te me thuash cili eshte identitati i nje qytetit si Detroit i cili eshte nderuar vetem me refugjate, pra nuk ka asnje tradite lokale!!
          Politika e jashteme amerikane eshte nje katastrofe e vertete, pasi ajo konsiston ne eksportimin e modelit te saj “demokratik” nga lart.
          Historia ka treguar se ne te gjitha ato vende ish diktatura ku Amerika per interesat e saja ka nderruar sistemin dhe ka dashur te instaloje modelin e saj duke vene kukulla ne pushtet, vetem emri i diktatorit ka ndryshuar.
          Problemi eshte se jane shpenzuar miliarda dollare, qindra apo mijera jete njerezish dhe nese shohim rezultatin…
          Per sa i perket ekonomise amerikane noten AAA qe flitet sot se mund ta humbi Franca ne Evrope, Amerika e ka humbur qe para 6 muajsh te pakten, pra ekonomia Amerikane dhe prespektiva e saj per te lare borxhet jane me problematike se sa ajo franceze, per kete mjafton te lexosh vetem statistikat.
          Amerika eshte e mbushur me ushtare dele qe perveçse te hane, te shkojne ne pune dhe te flene nuk dine gje tjeter.
          Mjafton te shikosh si hane dhe ç’fare hane dhe kupton se me ç’fare ke te besh.

          1. Edi Detroit says:

            Argita je thellesisht gabim dhe i keq informuar.Detroit eshte dhe mbetet qendra e industrise,se makinave.Vlera e shtepive ra, por eshte duke u rritur vazhdimisht.Nuk e di nga i merr keto informacione por Michigani ka rreth 11 milion banore,dhe nuk ka vetem emigrante,( ketu kjo pune ska rendesi, sepse ne Amerike nuk ka rendesi cfare je nqse se ke dokumenta, nuk ka diskriminim si ne Europe, ku te prozvalin dhe ndjehesh, i fyer te thuash qe je shqiptar),dhe eshte nje vend i mrekullueshem per te jetuar.Sa per borxhin Amerika ka vetem 2%, te saj jashte Amerikes.Amerika ka ushtare dele???OMG,Si hane??? Cfare hane ???.Ku jeton ti??Ku i ke pare???. Ketyre pyetjeve nuk po iu pergjigjem se sia vlen???Amerika eshte nja 100 vjet para pjeses tjeter te botes.

  2. LOLA says:

    ppppfffff po ore po me mire te jesh francez????Shume kane filluar ta hedhin shurren perpjete francezet me ate xhuxhin sarkozi po qesh mire kush qesh i fundit nuk durohen me francezet me mendjemadhesine e tyre nuk shofin vendin e tyre qe po e mbulon kriza totale dhe ka me shume kriminalitetse ne cdo vend tjeter

    1. marko boçari says:

      O Lola!
      Zakonisht, shurren e hedh perpjete ai qe eka te madh. Dhe Franca e ka me te madh nga sa ta merr mendja ty. Sa per krizen, dhe kriminalitetin, nuk e di se ku jeton ti, por une per vete jetoj ne France dhe ndihem rehat, edhe ndaj krizes, edhe ndaj kriminalitetit. Dhe sa per dijeni, meqe nuk i merr vesh shume keto gjera, ministri francez ka shume te drejte. Do te doja te t’i shpjegoja ca gjera, por nuk dua t’u lodh koken lexuesve te tjere, sepse sado qe te shkruaj, nuk ke per t’i marre vesh…
      Bonne soirée ma chéri !

      1. Marko Bocari thote says:

        Ti dukesh qe je i ri ne kete forum. Te uroj mireseardhjen por nickun”Marko Bocari” nderoje sepse eshte i imi. Faleminderit.

    2. tan paris says:

      A çja fut K…kot o lola ti se ke haberin fare ca behet ketu!!!ik e bli n donji pale stringe, dhe mundesisht made in france, se ti bejne byçkat sexy… qe te ndjehesh mire jo per gje !! shmng mundesish kinezet ok gjate blerjes.

  3. Agim Anastasi says:

    Besoi se “englandi” duhet ta terheqe kritiken ,qe dje i beri komentit tim.Sigurisht qe une do shtoj dicka,por dua te me mirekuptoi.Jo te gjithe ata qe demostruan ne Londer u leshuan te vjedhin,sepse te thuashe keshtu do te thote qe ju te na lexhoni gazetat pro qeveritare.Ne kur bejme nje koment duhet te themi gjykimin tone,e jo propoganden e qeverise,Se dyti ata qe jane me social,jane te papunet e kjo eshte nje arsye me shume te demostrojne,e nuk duhet ti paragjykojme.Sa per vjedhjen ne kete sistem te vjeteruar te gjithe po abuzojne.Disa “vjedhin” me letra e disa me korupsion.Ndaj themi se urgjent duhet kontrolli financiar dhe ajo platforma e re fiskale.Sepse eshte absurde kur nje qytetar i nje vendi ne euro nuk paguan tatimin per tragetin qe trasporton 1500 veta ,kur e kunderta behet ne Gjermani ku qytetaret duhet te paguaj dhe per qenin apo macen.

  4. england says:

    Une ne komentin tim nuk bera asnje kritike,thjesht thashe te verteten
    se shumica nga protestuesit perfituan nga situata e krijuar,dhe se
    ishin nga ata qe perfitojne te ardhura nga shteti Anglez(nuk thashe te GJITHE sic po thua ti,por nje pjese e mire e tyre)
    dhe pjesa tjeter qene studente qe kerkonin mos rritjen e taksave
    Ne kundershtim me ato qe ti thoje se edhe vete Anglezet dolen ne protesta kunder qeverise(tema e djeshme bente fjale per monedhen euro)
    Ndersa kur thua ato qe jane ne social,jane te papune dhe kane nje arsye me teper per te demonstruar,une nuk e di ku jeton ti por nese do jetoje ne Britanin e Madhe jam i sigurt qe nuk do flisje ne kete menyre!e di ti se sa perfiton nje person ne vlera monetare nga shteti
    kur eshte i papune(pervec shtepise qe ja paguan shteti,mund te perfitoje dhe 105 paund ne jave,por ka raste te ndryshme qe perfitimi mund te shkoje deri ne 225 paund ne jave ne pergjithesi kur je i semure,ose ke statusin e te paaftit)Dhe per ta mbyllur se ndoshta te merzita une nuk e di per cfare hajdutesh e ke fjalen se ka nga ata hajdute qe vjedhin 2 pako djathe dhe mund te ndeshkohen ne menyra te ndryshme(mund ta diskretitojne duke e nxjarre ne gazeta)por ka dhe nje kategori tjeter qe vjedhja i eshte kthyer ne virtyt…

  5. Trust_no1 says:

    Kot lodheni. Ne te gjitha termat e mundshme, jo vetem ato ekonomike, me mire eshte te jesh nga Vicidoli.

  6. James says:

    Sa për hir të vërtetës as ne francë apo britani te madhe gjendja ekonomike dhe sociale sështë si ka qenën para 20 vitesh, sa për marko bocarin ma e mirë është gjendja ne britani se sa ne francë, por e vërteta ështe se ne europë ende ka shtete ku populli jeton mirë, ato janë shtetet skandinave dhe zvicra të gjithe të tjerat shtete te BE dhe Be M dhe gjermania gjithashtu kanë probleme të mëdha financiare.
    Përshendetje nga zvicra

  7. Berati says:

    Po keto vendet e eurozones pse nuk i kerkojn ndihme Berishes se ai di si mos te preken nga kriza keto vendet ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje