Më 6 janar, pretenca për Ilir Metën, gjykata nuk pranon provat e prokurorisë

16 Dhjetor 2011, 15:18Politika TEMA
Më 6 janar, pretenca për Ilir Metën, gjykata nuk pranon provat e

(E PERDITESUAR)- Prokuroria do të paraqesë konkluzionet përfundimtare të hetimeve për Ilir Metën më 6 janar, kur pritet që të kërkohet dhe dënimi për të. Kjo është vendosur gjatë seancës së djeshme gjyqësore në Gjykatën e Lartë.

Gjykata e Lartë vendosi që në gjashtë janar 2012 të dëgjohen konkluzionet përfundimtare të prokurorisë ndaj të akuzuarit Meta, pavarësisht se prokurori Bujar Sheshi kërkoi 30 ditë kohë për t’u përgatitur, kërkesë e cila si gjithmonë nuk u mor parasysh për shkak të gjykimit të pandërprerë që nuk lejon tejkalim të afateve proceduriale.

Kolegji penal i Gjykatës së Lartë pranoi të administrojë të gjitha provat shkresore të dy avokatëve Petrit Serjani dhe Gëzim Veleshnja, mes të cilave edhe kërkesa e Dritan Priftit bërë në vitin 2002, ku ai kërkonte të linte mandatin e deputetit për shkaqe shëndetësore.

U pranuan si prova shkresore edhe dokumentat e paraqitura nga avokatët për ankandin e naftës “Albpetrol”, si dhe një shkresë e ministrit të Brendshëm Bujar Nishani, për mungesën e ekspertizës.

Gjykata e Lartë nuk u tregua po kaq bujare edhe me kërkesat e prokurorit Bujar Sheshi për administrimin si prova shkresore të mjaft procesverbaleve.

Konkretisht, kolegji penal refuzoi të konsiderojë provë shkresore kërkesën për dëgjimin në sallën e gjykatës dhe transkriptimin e videos “avi 008”, në të cilën shfaqet biseda mes Ilir Metës dhe Dritan Priftit.

Prokurori e kërkoi të argumentuar këtë vendim të ndërmjetëm të gjykatës se përse nuk pranohej dëgjimi i videos në gjykatë. Po kështu, gjykata nuk pranoi si prova të prokurorisë edhe procesverbalet ku flitet se si nisën hetimet duke marrë shkas nga shtypi i përditshëm, mes të cilave kërkoi të depozitoheshin faqe të internetit të disa mediave, si dhe intervista e dhënë nga deputeti Dritan Prifti në emisionin “Top Story” të Sokol Ballës.

Edhe këto prova shkresore nuk u pranuan. Por prokurorisë iu pranuan mes të tjerash procesverbali si marrje prove i laptopit, usb-orës dhe një flashi, si dhe raportet e tabulateve telefonikë, procesverbali nga sistemi TIMS që vërteton se Ilir Meta ka udhëtuar jashtë vendit menjëherë pas bisedës së regjistruar me Priftin, ashtu sikurse thotë dhe dëshmitari kyc i kësaj historie, si dhe procesverbalet për marrjen e dokumentave në QKR, që tregojnë situatën e subjekteve “Vëllezërit Tola SHPK, “Merkaj” dhe “Habilaj Holding SHPK”.

Spartak Braho, përfaqësues i Ilir Metës, ka përsëritur sakaq akuzat ndaj prokurorisë, duke thënë se ajo dështoi në procesin e saj të montuar, ndërsa ka përshëndetur vendimin e gjykatës.

12 komente në “Më 6 janar, pretenca për Ilir Metën, gjykata nuk pranon provat e prokurorisë”

  1. jimmi says:

    akoma jane jashte biruces keta kriminele

    1. Vlora says:

      ajo dite qe do te futet ky derkuc brenda do te jet feste per shqiptaret……….
      uroj qe te jet para 21 janarit…

      1. fule says:

        Saliu do e mbroje per jete a vdekje Meten, duke deshtuar gjyqin e tij. Kjo sepse ne video tjeter qe disponon Prifti permenden dhe familjaret e tij, jo per arsyen e 4 mandateve te LSI. Pra kerkon te denigroje video-regjistrimin si prove, nderkohe qe kjo eshte prova me e paster kudo ne bote. Natyrisht kjo i vlen deri sa te kete pushtetin

  2. fush-miloti says:

    E LANE ZAGARIN QE TE HAJE DHE VITIN E RI.
    ILIR METEN DO TA DENOJE GJUKATA
    NDERSA SALI BERISHEN DO TA DENOJE ZOTI SHUM SHPEJT.

  3. Mallakastrioti says:

    …O Shqipetare..Ilir Meta per fate te keq te shume bashkatdhetareve qe e duan ta shohin me Hekura ne Dore, nuk ka per tu Shpallur Fajtore…
    Sepse ai i ka Blere Lengaraqet e Gjykates…Mua personalisht si Shqipetare i thjesht, me vjen keq kur shikoj se Vendi ime po Shkaterrohet dhe vidhet dite per dite Djersa e prinderve tane qe punuan me Kazem dhe me Lopate..
    Ilir Meta eshte Arkitekt se bashku me Fatos Xhoi Nanos, qe vodhen Thesarin e Shtetit..a ka me ku te vej??
    lere kete te fundit qe bene te Pafajshmin, Fytyra me e Ndyre ne Historine e Shqiperise..Ilir meta eshte me i keq se Esat Pash Toptani..
    Por ILir Meta ta dish se do te dalin nga Hundet ato qe ke bere kundera Shqiperise..ti mund te pagush n je-10-te -..100-te por jo te gjithe…

  4. Antikorrupsioni says:

    Sali Berisha eshte duke e braktisur I. Meten gradualisht se i eshte bere presion nga nderkombetaret dhe kryesisht nga Ambasada Amerikane e cila disponon te gjitha videot e pergjimit, nese Gjykata Shqiptare do dorezohet do dali ne drite kaseta e video e pergjimit me (—)?., nese kjo ndodh do te binte Qeveria dhe do shkonim ne zgjedhje te parakohshme, por Trojka ka friken e destabilitetit te vendit dhe ne k’te kohe krize ekonomike do perhapej nje pasiguri e madhe ne rajon. Kjo eshte dhe arsyeja qe Berisha nuk eshte mire dhe kalon nje stres te madh. Duhet ta mirekuptojme dhe te jemi ne krah te nderkombetareve, e cila kerkon PAQE dhe Stabilitet ne Ballkan…

  5. Selam says:

    Qe Meta eshte i korruptuar eshte e qarte dhe e sigurt deri ne piken e fundit, deri ne ekstrem. Berisha do luftoje me te gjitha forcat, me te gjitha menyrat ta sabotoje gjyqin, sepse po te bjere Meta do ike dhe Berisha. Berisha eshte vete hajdut. Berisha e Meta jane hajdute siameze. Eshte Berisha qe u vodhi pronat pronareve te ligjshem dhe pasuroi familjen dhe njerezit e tij. Korrupsionin ne Shqiperi e solli Berisha, korrupsioni lindi dhe u zhvillua me menjehere, e me shpejtesi, pas vjedhjes e grabitjes qe Berisha ai beri me pronen se pronareve te ligjshem.

  6. Tropojani says:

    Dhe besoni ju se do ta gjykoje drejt Gjykata e Larte?! Gjepura! Avazi, avazi do te vazhdoje. Shty e shty gjykimin, deri sa te kaloje afati ligjor i gjykimit te Metes! Dhe, prape ne politike Meta, si Basha, si dhe tere hajdutet e tjere ne Qeveri.
    E gjora Ina Rama; kerkon te organizoje gjykime te drejta, po ku te lene gjykatesit e Berishes?!

  7. bbb says:

    Vendimi qe do te jepet do te jete se fajtor do dale Filip Cakulli qe e publioji ne TCH

  8. Rezart says:

    Tani mbetet vetem qe Dritan Prifti ta publikoje videon qe s’e pranoi Gjykata! Besoj eshte ajo me Moniken… Dritani s’ka me c’te humbase, le ta demaskoje deri ne fund Ilir Kokeplehren!

  9. Sadush says:

    Gjykata e larte e ka per ta nxjere Ilirin te Pa fajshem por keta gjygjtare ne nje Drejtesi te Drejte qe do te krijohet ne te Ardhmen duhet te gjykohen per Korrupsin per denim jo te Drejte,dihet tani me qe Kryetarja e gjkates se Larte Z.Shpresa eshte mikeshe e Metes mbasi ky i fundit i ka derguar Vajzen ne Ambasade ne Austri,edhe kjo eshte nje Korrupsion ,por te gjitha keto do te gjykohen ne nje kohe te ardhme,asnje gje nuk mund te kaloje pa u ri gjykuar mbasi kjo Drejtesi tani eshte plotesisht nje vegel ne dore te Saliut +Meta.
    Popull rrezimi i ketyre berishMeta eshte shpetimi i Shqiperise nga kjo Fatkeqesi qe po kalon,
    dhe nje Lindje e re per Popullin Shqiptar qe ka humbur 20 vjet nen zgjedhen e ketyre Bandave qe zotrojne sot vendin.

  10. Turpi për politikanët. says:

    Zoti Berisha kam 20 vjet që votoj për ju për partin demokratike.Po që se Meta del i pafajshëm as mos e mendo se do vatojmë më për ju.Nuk votojmë që hajduti Meta të vjedhi lirshëm përsëri,kur ne kemi probleme me fundin e muajit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje