Berisha: Nuk e ftuam Topin për 21 vjetorin e PD sepse shkon në festat e Ramës. Protokolli e përgënjeshtron: Kishte ftesë

15 Dhjetor 2011, 23:17Politika TEMA

Berisha thotë në “Opinion” se PD do ketë kandidatët e saj për president. Deklaron se Rama po vdes që Berisha të lexojë librin “Kurban”, por thotë se nuk do e lexojë pasi ka në dorë librin për Steve Jobs.

Kryeministri Sali Berisha, i ftuar në mbrëmje në emisionin “Opinion” në TV Klan, ka deklaruar se atij nuk i ka shkuar ndërmend të ikë nga kryesimi i Partisë Demokratike. Berisha tha se do largohet vetëm kur të humbasë zgjedhjet. I pyetur se kush do e marrë kryesimin e PD në rast të humbjes, ai tha se duhet ta marrë dikush që garanton rikthimin e saj në pushtet.

 

Për votimin e Bujar Leskajt

I pyetur për çështjen e Bujar Leskajt, Berisha tha se ajo nuk ishte një kandidaturë e konsultuar. Berisha iu referua me këtë rast një vendimi të Gjykatës Kushtetuese që përdoret shpesh nga mazhoranca për të treguar se presidenti Topi duhet të marrë mendimin e Kuvendit për propozimet që bën. “Topi bëri të qartë se nuk do respektonte vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Me këtë logjikë i binte që të mos kishim kryetar të KLSH-së derisa Topi të mbaronte mandatin. Në këtë mënyrë prevaloi institucionalizmi,” tha Berisha.

Kryeministri shtoi se Bujar Leskaj është megjithatë ndryshe nga Sali Shehu. “Nuk ishim ne që bëmë zgjedhje politike, ishte Topi që na solli kandidaturë politike,” tha Berisha.

I pyetur për marrëdhëniet e kryeministrit me presidentin, Berisha tha se ato janë pa interes për publikun.

 

Për Bamir Topin

Kryeministri Berisha tha se Topi i kishte bërë një nder me deklaratën e tij se do bëjë parti. “Por cenoi dinjitetin e postit kryesor të shtetit. Ne nuk e kandidojmë më, kjo është e prerë. Do kishte qenë më e ndershme që të jepte dorëheqjen e të bënte partinë që ka deklaruar se do e bëjë. Kur thotë se do bëj parti politike se nuk më kandidojnë së dyti, kjo është në cenim të frymës së ligjeve,” tha Berisha.

I shtyrë nga mllefi kundër kreut të shtetit, Berisha tha se ai nuk ishte ftuar në ceremoninë e 21 vjetorit të PD. Berisha tha se Topi më kollaj shkon në një festë të Ramës. “E tregoi me votë këtë,” tha Berisha. Megjithatë gjatë emisionit është konfirmuar se për Topin ka pasur një ftesë nga protokolli, por ai e ka shmangur vajtjen në ceremoni. Berisha pranoi se nuk e dinte duke u justifikuar se ishte në Francë.

 

Për Edi Ramën

Duke folur për kreun e PS, Berisha tha se ai e kishte ndihmuar për të rrëzuar Nanon, në mënyrë që të bëhej ai vetë kryeministër. “Thoshte gjithmonë ta heqim Nanon se Berishën e heqim vetë,” tha Berisha.

Kryeministri ka vijuar të flasë për librin e Edi Ramës. “Ai po vdes që t’ia lexoj librin,” tha Berisha, “Por nuk mund të lë librat për Steve Jobs dhe George Soros për një libër mediokër,” tha Berisha.

Berisha tha se do votojnë kandidatin e PS për Avokatin e Popullit edhe pse ai ishte një proces tejet i politizuar. Berisha tha se kandidatura ka dalë nga zyrat e Koço Kokëdhimës.

 

Për Fatos Nanon

Duke folur për Fatos Nanon, Berisha tha se PD do ketë kandidatin e vet për president. “PD ka plot personalitete për të promovuar,” tha Berisha. I pyetur nëse do jetë Topalli kandidate, Berisha tha se asnjë emër nuk do publikohet pa përfunduar mandati i Topit. “Nuk ekziston dhe nuk do ekzistojë asnjë kandidat pa nisur gara,” tha Berisha. “PD nuk kandidon Nanon, ai është lideri historik i së majtës,” tha kryeministri Berisha. Ai vetë tha se nuk do jetë kandidat.

17 komente në “Berisha: Nuk e ftuam Topin për 21 vjetorin e PD sepse shkon në festat e Ramës. Protokolli e përgënjeshtron: Kishte ftesë”

  1. Rezart says:

    Te hengert dheri o moster e shemtuar!

    1. raimondi says:

      Sala eshte i shkathet nga goja –por kur mburr librat e Steve Jobs dhe Soros
      ja fut pordhes,do te duket si kur merr vesh nga Letersia

      Libri i Edit eshte shkruar shume here me bukur Artistikisht se librt e tyre. –Ka gjuhe me te pasur dhe eshte me origjinal

      Nga anat jeter libri i Edit trjton nje FENOMEN qe eshte mbizoterues ne gjithe politken europiane lindore :
      ……..Menyra Luftarake primitive e te berit politike ne demokraci te politkaneve -ish-komuniste….

      1. Vlora says:

        ai librin e edit e ka lexuar aq shume sa e ka mesuar per mendesh..

        sa per presidentin tani e di dhe bufi qe ai do te vendosi xhozin per tja haqur qafe lulkes….dhe pas 4 vjetesh xhozin e nxjer ne pension….ndersa lulin e le “kryetar partie” por qartas prapa eshte argita………

  2. DIELLI says:

    ketij i ka rrjedhur or miq po hajt te behemi nja dyqind djem e ta kthejme me potkonje nga dielli se ky na mori me qafe SI KOMB.

    1. plaku says:

      More Sale, pse je kaq injorant dhe ballkanas more derr. Ne momentin qe Topi u be president ai mbron interesat e shteit shqiptar dhe jo te partive te ndryshme. Kjo eshte ne te gjitha republikat parlamentare te botes. More gomar dhe bir gomari. Nuk e ftuam thote se ai shkon ne festat e Edit. More derr, edhe presidenti i Gjermanise dhe i Italise ( qe jane republika parlamentare ) nuk lejohen me kushtetute te mbrojne nje parti ose nje tjeter, pozicjoni i tyre eshte te jene asnjanes dhe te shofin respektimin e kushtetutes. Nuk e ftuam thote derri se ai shkoi ne festat e Edit. Hajde popull, hajde, duroje kete horr dhe injorant, zaten vete i dhe voten.

  3. Te hengert mortja o Sal Mashtrusi says:

    Ky do perfundoje kete palo-mandat neper emisionin e Fevziut. Nuk shkon me ne Parlament se i bien damllaja.

  4. Texas says:

    felliqsire e peshtire vucidoli..genjeshtar patologjik dhe idiot i certifikuar…te martofsha sheqere kurven mer kafshe e ndyre perverte..ku lindi nje monster e tille ne ate vend …

  5. PATRIOTI USA. says:

    KETI PERSONI NUKE DESHIROJME TI DEGJOJME EMRIN, PA LE TI SHEKOJME SURATIN, 2011 E LAJMEROJE TE PREGATITET PER TU BERE KRYEMINISER I BOTES NENTOKESORE.

  6. GENTI VLORE says:

    TE VIJ NE VLOR E TA VEM SIPER NDONJE SKAFI TA HEDHIM NE MES TE DETIT E TA SHIKOJM SA MIR BEN NOT MALOKU I NDYR

  7. ismet says:

    o ky vetem rren mor njerez.

  8. sheqerja says:

    tani qe thote nuk jam semure mu mbush mendja qe eshte keq plehra e muti ,na e beri vete dhe si Piter Pani langaraqi ,plaku i rrjedhur e hengert mortja nje sahat e me pare

  9. dona says:

    Fatos nanos? beje sa me shume sherbim Berishes se ai ta kthen reston me pergjigje kurre nanon.

    Nano rrezo qevrine Berisha qe te fitosh Presidentin( PS+LSI0)71 deputet, per persidentin dhe per qeverine.

  10. teuta says:

    O SALI,kur nuk e ke lexuar librin e E .Rames ,nga e di qe eshte medioker?Kur nuk do te shprehesh idiotsira te tilla me oke?

  11. GENTI VLORE says:

    BAMIR TOPI E KA PER OFENDIM TE QENDROJ NE NJE AMBJENT ME TY SE AI NUK I KA LYER DUART ME GJAK O KRIMINEL BERISHA RROFT QYTETI I FLAMURIT DHE SHQIPERIA

  12. ana says:

    NJE GJE NUK E KUPTOJ ME TY O ZOTI KRYEMINISTER VRASES DHE KATIL LERE MORE REHAT BAMIR TOPIN SE ESHT ME FYTYRE NJERIU JO SI TI FYTYRE CAKALLI TE LUTEM MA KTHE NJE PERGJIGJE CA FRIKE KE NGA BAMIR TOPI

  13. sindi says:

    edhe BAMIR TOPI NXENES I SALES ishte ne politik por ja qe nxenesi del ndonjeher me i mir se presori

  14. vladimiri shkoder says:

    o zoti berisha hajde mor burr ne shkoder tan shqipnia po tallet me ty mere dhe jozefinen me vete ta po e kalojm mir mor burr jozefinen e don tan shkodra te ura e bunes rafshi o zoti madh tan shkodra e di se kush esht jozefina berisha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje