Një zhvillim i ri në gjirin politik të së majtës. Partitë e vogla të majta që militojnë në koalicion me PS-në kanë vendosur që të bashkohen në një për të krijuar një zë më të fortë politik dhe për të pasur më shumë ndikim në vendimmarrjen e koalicionit. Kreu i PSV-së, Petro Koçi, njoftoi për një takim mes tij dhe kreut të PSD-së, Skënder Gjinushi e PDS-së Paskal Milo. “Në vijim të veprimit politik të së majtës socialiste dhe socialdemokrate janë shtuar takimet mes kryetarëve të PSD,PDS e PSV91. Sot në selinë e PSD u zhvillua një takim mes kryetarëve Gjinushi dhe Koçi. Takimi u përqendrua në projektin politik të disa partive të majta për tu bashkuar në veprimin e tyre elektoral, organizativ e politik. PSD dhe PSV janë të gatshme tashmë për realizimin e këtij projekti, sepse ato gjykojnë se ky bashkim forcon veprimin politik të së majtës dhe rrit shanset e fitores në zgjedhjet e afërta politike. Koalicioni i drejtuar nga PS ka nevojë për aleatë më efektivë në tregun politik dhe bashkimi i PSD,PDS,PSV e partive të tjera të gatshme për tu bashkuar do të sjellë një realitet të ri në strategjinë dhe taktikat politike të së majtës për të fituar zgjedhjet e ardhshme.”, thotë Petro Koçi.
Disa ditë më parë ka patur edhe një takim tjetër mes Gjinushit, Milos dhe Koçit në kuadër të Reformës Elektorale dhe projektit për bashkim të së majtës. Pritet që në ditët e para të vitit të ri të zhvillohen edhe aktivitetet institucionale për kurorëzimin e këtij projekti të rëndësishëm politik. Partitë e vogla gjithmonë e më shumë ndjejnë se nuk kanë mbështetjen dhe përfaqësimin nga partitë e mëdha të koalicionit kur vjen fjala për çështje të tilla me interes siç është reforma zgjedhore. Kështu po ndodh dhe me partitë aleate të PS-së, të cilat kanë nisur konsultimet me njëra-tjetrën në përpjekje për të ndikuar tek aleatja e madje.
Partia e re e ketyre “kryetareve” pa anetare mund te quhet “Partia e Gjeneraleve ne Pension”
Misionar, jane ato partite e kryetareve pa anetare qe i bene diferencen Berishes ne 2009.
Shpresoj qe si Parti e Re te mbaj nje qendrim me te ashper se PS ndaj shpellarve ne pushtet.
atyre “shpellarve”, ti nuk u arrin as deri tek hallatet, o mocalor kuterbues…
…diferencen e beri Ali Baba me 40 hajdute.
po mir beni qe bashkoheni po si do ta zgjidhni punen e krytarit se ju doni te gjithe ne krye………….
ju prandaj jeni shkeputur nga trungu se nuk rini dot ne hije….
ta shofim edhe kete zgjidhje qe dhe po u be ska per te qene e gjate………
…Nga personat e mesiperm do te vecoja z.Paskal Milo, sepse Milo si Foles i Greqishtes eshte shume me i devotshem per Shqiperine, se sa vete Politikanet Shqipetare..kur ishte Paskal Milo Minister i Jashtem nuk u hapen Shkolla serbe ne Libofsh te Fierit..shembulli me i thjeshte..Kur paskal Milo denoncoj Qeverine Greke ne Samitin e Selanikut, se po devijonte korridorin e 8-te..Qeveria e Kryeminister Kostas Simitis beri c´eshte e mundur per te Shpifur kunder paskal Milos..Gjithe se si Milo eshte Me Patriot , sesa ata Shqipetare qe hiqen si Patriot..Milo, eshte nje politikan i cili duhet pergezuar.pershendes..Nuk eshte si nje i Shitur si Vangjel Dule…qe ha Buken e Shqipetarit dhe bene Punen e grekut…Respekt per z.milo
Po eshte e vertete se Paskal Milo eshte nje politikan konstant ne qendrimet ndaj çështjes shqiptare. Nuk mund te them se është patriot, pasi pak politikanë janë të tillë, por mund te themi se eshte shqiptar.
Jam shume dakort me ju.Pskal Milo eshte Politikan,intelektual dhe shqiptar patriot.Eshte nje nga politikanet e mij te preferuar.
Paskal Milo duhet t’i kthehet shoqerise akademike; kurre me teper se sot historiografia shqiptare nuk ka patur nevoje per talentin, vullnetin dhe gjykimin e tij te shendoshe dhe patriotik.
Bashkohem plotësisht me ju. Milo së bashku me Xhufin janë të vetmet personaliete reale të majta.
Partia e Lypsave te Pasur Shqiptarë (PLPSH)
Do ishte mire qe pshume parti te majta te vogla te shkriheshin ne nje parti te veteme qe te bente tamam te majten e jo parti leshi si kjo e Rames qe “eshte as majtas e as djethtas”. {Pikerisht sepse nuk ka parti te majte ndaj Berisha ben qef.
Berisha ben qejf sepse i kane rene fati te qeverise popullin me tribu dhe me te papergjegjshem ne Europe. Kurse te majte nuk kemi, sepse nuk kemi te djathte. Berisha ka lene emrin tek kolltuku te djathtes “E xanum” por nuk ulet kur ne te dhe shkoi e ul hajdutshe tek kolltuku qe i takon te majtes tradicionale. Mqs te dy kolltuqet jane te zena, Rames i lindi ideja naive “pertej te majtes dhe te djathtes” dmth uluni ne toke dhe prisni te vdes Saliu.
Faza e pare e bashkimit me PS.
po keta as parti nuk kan more,jane patetik,po ky far skender gjinushi(ligushi)qe rinte perkrah ramiz alise gjate bisedimeve te studenteve me kryeministrin e atehershem komunist.
Asokohe saliu i rrinte ramizit posht per ta mbajtur. Apo s’e mban mend qe u kerkoi studenteteve ne miting te falenderonin shokun ramiz dhe e fishkellyen. Jeni bere te gjithe demokrate te flakte sot, kur e late ramizin diktator te fundit ne europe sepse s’ua mbante as te flisnit kunder regjimit. Po ti paske qene ne hene asokohe, se s’dike asgje cka ndodhur. Ata qe ishin cironka te ramizit na i nxirrni sot demokrate, e ata qe kundershtuan ramizin i nxirrni komunista. Cfare injorance e ka mbuluar kete vend.
Meso te shkruash, Idiot!
Ka qene President o malok
Bashkimi i partive me vizione te qarta sociale do te ishte nje kontribut i madh per Shqiperine dhe shqiptaret. Keto parti te vogla kane ne krye politikane te mencur dhe me shume eksperiece.Uroj qe ky bashkim te realizohet.
bbb i ke ra pikes