Balla: Ambasadat janë kthyer në çerdhe trafiqesh dhe punësimi për të afërmit e qeveritarëve

15 Dhjetor 2011, 19:51Politika TEMA

Deputeti socialist, Taulant Balla, ka akuzuar gjatë seancës së sotme qeverinë se i ka kthyer ambasadat në çerdhe trafiqesh dhe punësimi për të afërmit e qeveritarëve. Balla i është referuar rastit më të fundit, ku makina e ambasadës shqiptare në Pragë përdoret për trafik droge. Për këtë arsye, ai ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Jashtëm, Edmond Haxhinasto.

Në fjalën e tij përpara Kuvendit, deputeti socialist Taulant Balla denoncoi edhe standartet e munguara të përzgjedhjes dhe caktimin e shumë familjarëve të politikanëve e personave të pakualifikuar në përfaqësi të shumta diplomatike të Shqipërisë nëpër botë.

“Fatkeqësisht, është një rast i përsëritur që makina e ambasadës kapet me drogë. Siç tregoi dje përpara të gjithë shqiptarëve televizioni “Top-Channel”, ambasada jonë në Pragë është vënë në shërbim të trafikut të narkotikëve dhe grupimeve kiminale. As ambasadori dhe as Ministria e Jashtme nuk hodhën poshtë akuzat e drejtëpërdrejta të Drejtorit të Përgjithshëm të Antidrogës Çeke, Jakup Fridrish. Ky nuk është rasti i parë. Disa vjet më parë, një mik i familjes dhe qeverisë së Berishës u kap në Romë si korrier droge. Dy vjet më parë, punonjësi i ambasadës në Stamboll u ndalua përsëri për këto arsye dhe siç përmendi Dade më parë (Arta Dade), ka patur edhe raste të tjera”.

Në fjalim të fjalës, Balla shtoi: “Ju të gjithë e dini që dhëndri i Jozefinës, e cila nuk është sot e pranishme në rolin e drejtueses së Parlamentit, ka patur një karrierë të shkëlqyer diplomatike. Kur vajza e Topallit ishte me studime në Strasburg, edhe ai punonte në përfaqësi diplomatike në Strasburg. Kur e bija shkoi në Paris, këngëtari Ejli caktohet atashe në ambadën tonë në Paris, në një post që me ligj shkruhet se duhet të ketë më shumë se dhjetë vjet punë. Sot, ai është 26 vjeç, prandaj për të plotësuar kushtet, duhet të kishte nisur punën që 16 vjeç në shërbimin konsullor”.

Balla vazhdoi denoncimin e tij: “Por, Ministri këtu prezent e di shumë mirë që Ejli nuk është rasti i vetëm. Në ambasadat tonë shërbejnë në detyra të ndryshme personat me mbiema si Gjana, Bogdani, Frangaj apo Çoba, sepse edhe vëllai i Jozefinës, nga emigrant është bërë diplomat. Haxhinasto është përgjegjës dhe duhet të sqarojë këtu publikun. Ai nuk e ka dënuar ngjarjen, prandaj është i përfshirë në të. Haxhinasto duhet të japë dorëheqjen menjëherë”.

Haxhinasto: Mos dëgjoni se çfarë thonë mediat

Në replikën e tij, ministri Haxhinasto përgënjeshtroi atë që shqiptarët panë në emisionin “Fiks-Fare”, duke iu referuar burimeve zyrtare, të cilat “nuk kanë konfirmuar asnjë version, as atë të televizionit shqiptar dhe as atë të medias çeke”. Ministri i Jashëtm i ftoi deputetët e opozitës që të tregohen “të matur dhe të mos spekulojnë. Nuk duhet të manipuloni opinionin publik. Diplomacia nuk funksionon mbi bazën e televizionit. Media është përgënjeshtruar. Nuk ka asnjë pretendim nga Ministria e Jashtme Çeke për çështjen e trafikut të drogës. Mos iu referoni mediave sepse bëni dëm për prestigjin e vendit. Përsa i përket emërimeve, ejani në Ministrinë e Jashtme dhe verifikojini, sepse të gjithë janë sipas normave”.

24 komente në “Balla: Ambasadat janë kthyer në çerdhe trafiqesh dhe punësimi për të afërmit e qeveritarëve”

  1. timo says:

    Haxhinastos i tregon ujkun ai të pyet ku janë gjurmët.

  2. Lex Rex says:

    Eshte per te ardhur keq qe ministri i Puneve te Jashtme genjen ne menyre te perseritur ne parlament. Shumica e emerimeve ne sherbimin e jashtem behen ne shkelje te hapur te ligjit, ndersa ai pretendon se te gjitha qenkerkan sipas normave…Perpara pak ditesh u emerua ne Ambasaden tone ne Greqi vajza e Rajmonda Bulkut. A mundet Z. Haxhinasto te shpjegoje se si ka mundesi qe ky emerim, ashtu si edhe ato te shumepermendurit (dhenderri dhe vellai i Topallit, djali i Neritan Cekes, vajza e Shpresa Becaj etj) behen per njerez qe nuk kane punuar as edhe nje dite ne Ministri ? Ligji e specifikon qarte qe fillimisht diplomatet duhet te punojne 2 vjet ne Ministrine e Jashtme, pastaj te emerohen neper perfaqesi diplomatike.

  3. Argita_B says:

    Haxhinasto ka te drejte ne te vetmen pike, opozita shkel shpesh proçedurat, pra dhe pse ne thelb ka te drejte, ne forme ka gabim.
    Nese ne nje media ka nje reportazh, kjo duhet ti hape rrugen prokurorise qe te hapi nje proçes, dhe ne baze te proçedures te provoje nese ka apo jo shkelje te ligjit.
    Nje reportazh apo emision ne Top Channel, nuk eshte nje prove e mjaftueshme per drejtesine, dhe opozita duhet te leri menjane poitiken populiste dhe emocionet ne menyre qe ti tregoje popullit se cila eshte menyra demokratike per te gjetur fajtoret.
    Kjo qe shkruaj me siper ndofta eshte rruga me e gjate, ndofta me pak efikase por eshte rruga qe duhet ndjekur ne baze te ligjit dhe kushtetuses shqiptare.
    Nese opozita eshte eshte kundra kesaj rruge, atehere ajo duhet te propozoje ndryshime ne kushtetuten shqiptare dhe jo te veproje sipas rregullave qe ajo quan demokratike.
    Jam kundra shkeljeve te proçedurave dhe ligjit nga mazhoranca por jam gjithashtu kundra shkeljes se proçedurave te opozites per efekte elektorale.

    1. Landi- Sverige says:

      Ajo qe thua ti ekziston vetem ne shtete nje-partiak. Detyra e opozites eshte te denoncoje politikisht standartet jo-demokratike te pozites, veprimtarine prej gangisterash dhe mafiozesh te pozitesh, familjaritetin dhe klientelen e koruptuar te pozites dhe cdo gje tjeter antikushtetuese si dhe te drejten e saj (opozites) per te shprehur bindjet dhe programin e saj politik. Prokuroria funksionon e pavarur (ne qoftese e ka kete mundesi) pa pritur denoncimet e opozites, por qe ne momentin kur cfardo problem del me ane te shtypit apo denoncimi anonim. Keshtu veprohet ne nje parlament demokratik dhe ne nje shtet te pa-varur nga qeveria dhe nuk ka lidhje me perfitime elektoratesh. Ne te kundert je nje shtet diktatorial.

      1. rroku says:

        Per Argiten: Keni shume te drejte ne gjykimin tuaj per menyren se si duhet te punoje opozita dhe se si ajo te jete konstruktive.

        Per Landin nga Zvicra: Populli ka nje shprehje qe e ilustron shume thjeshte kete problem “Jo cdo gje qe fluturon hahet” mre cun tirone.
        Demokracia presupozon pikerisht fillimin procedimin dhe vendimin rreth nje “abuzimi apo shkelje ligjore” duke zbatuar ligjin dhe vetem ligjin themelor te vendit si dhe aktet nenligjore perkatese.
        Dhe e kunderta e saj, sic ishte dikur me flete rrufe e dacibao te fusnin atje nga nuk dilje me gjalle, quhet diktature mre cun vlone apo lushnje.

        1. Landi- Sverige says:

          O i shkreti ti me arsyetimin tend “ligjor”. Tju rroje shteti “ligjor” dhe “demokracia” vicidoliane o rroku balboa prej malsie. Thone se drita e diellit vjen per 8 minuta ne toke, por ju me duket se ndodheni qindra vjet jet larg dhe komunikimi me ju eshte i pamundur sado perparime te beje bota moderne.

    2. jordan says:

      1 – Vëllai i Jozefina Topallit (Konsull Milano), Gjon Çoba
      2 – Dhëndri i Jozefina Topallit (Paris), Luis Ejlli
      3- Daja i dhëndrit të Sali Berishës (Konsull i Përgjithshëm Bari), Bashkim Bekteshi
      4- Djali i hallës i Ilir Metës (Ambasador Athinë), Dashnor Dervishi
      5- Kushëriri i Ilir Metës (Konsull i Përgjithshëm Selanik), Riza Poda
      6 – Gruaja e Arjan Starovës (Londër), Teuta Starova
      7 – Gruaja e Sherefedin Shehut (Drejtore e Auditit në MPJ), Dashuri Shehu
      8 – Motra e Aleksandër Frangaj (Romë, Vatikan), Majlinda Dodaj
      9- Baxhanaku i Fahri Balliut (Ambasador Turqi, atashe Pakistan e Iran), Altin Kodra
      10 – Vëllai i Gerti Bogdanit (MPJ), Albjon Bogdani
      11- Djali i avokatit të Lulzim Bashës (MPJ)
      12- Vajza e Shpresa Breçaj (Austri), Selvi Beçaj
      13- Djali i Neritan Cekës (Austri), Egin Ceka
      14- Gruaja e Rahman Selmanllarit (MPJ), Suela Selmanllari
      15 – Vajza e Ali Spahisë (Konsulle e Përgjithshme Milano), Nausika Spahia
      16- Gruaja e Aldo Bumçit dhe vajza e Safet Zhulalit, (MPJdrejtoreshë) Ilda Zhulali
      17- Djali i Fatos Bejës (MPJ) (konflikt interesi), Sokol Beja
      18- Kunata e Fatmir Mediut (Nju Jork)
      19- Kunata e Azem Hajdarit (Nju Jork), Albana Hasanaj
      20- Gruaja e Bujar Leskajt (MPJ), Silvana Leskaj
      21- Vajza e Agim Shehut (Vjenë), Alma Shehu
      22- Vajza e Ilir Banos (MPJ), Albana Bano
      23 -Vajza e Jemin Gjanës (Kosovë), Lorena Gjana
      24- Vajza e Rajmonda Bulkut (Athinë)

  4. ilri says:

    O Tulant njerezit jane te Metes dhe te Monikes,haxhinasta eshte nje kukell memece qe nuk di te flase ,se ja keput koken monika.

  5. Rex Lex says:

    Haxhinasto duhet te thirret ne interpelance nga opozita dhe media ta jape seancen drejpersedrejti. Kaq sa shkruhet me siper ne lajm eshte si bicim ”loje me shashka”. Jane me dhjetra raste, me poshte gjendet nje liste e botuar perpara disa muajsh ne disa gazeta.
    1 – Vellai i Jozefina Topallit (Konsull Milano) – Gjon Çoba
    2 – Dhenderi i Jozefina Topallit (Paris) – Luis Ejlli
    3- Daja i dhendrit te Sali Berishes (Konsull i Pergjithshem Bari) – Bashkim Bekteshi
    4- Djali i halles i Ilir Metes (Ambasador Athine) – Dashnor Dervishi
    5- Kusheriri i Ilir Metes (Konsull i Pergjithshem Selanik) – Riza Poda
    6 – Gruaja e Arjan Staroves (Londer) – Teuta Starova
    7 – Gruaja e Sherefedin Shehut (Drejtore e auditit ne MPJ) – Dashuri Shehu
    8 – Motra e Aleksander Frangajt (Rome, Vatikan) – Majlinda Dodaj
    9- Baxhanaku i Fahri Balliut (Ambasador Turqi) – Altin Kodra
    10 – Vellai i Gerti Bogdanit (MPJ) – Albjon Bogdani
    11- Djali i avokatit te Lulzim Bashes (MPJ)
    12- Vajza e Shpresa Brecaj (Austri) – Selvi Becaj
    13- Djali i Neritan Cekes (Austri) – Egin Ceka
    14- Gruaja e Rahman Selmanllarit (MPJ) – Suela Selmanllari
    15 – Vajza e Ali Spahise (Konsulle e pergjithshme Milano) – Nausika Spahia
    16- Gruaja e Aldo Bumcit dhe vajza e Safet Zhulalit – Ilda Zhulali
    17 – Djali i Fatos Bejes (MPJ) (konflikt interesi) – Sokol Beja
    18 – Kunata e Fatmir Mediut (Nju Jork)
    19- Kunata e Azem Hajdarit (Neë York) – Albana Hasanaj
    20- Gruaja e Bujar Leskajt (MPJ) – Silvana Leskaj
    21- Vajza e Agim Shehut (Vjene) – Alma Shehu
    22- Vajza e Ilir Banos (MPJ) – Albana Bano
    23 -Vajza e Jemin Gjanes (Kosove) – Lorena Gjana
    24- Vajza e Rajmonda Bulkut (Athine)

    1. preng sherri says:

      po mire,une mendoj qe shume prej tyre e meritojne te perfaqesojne vendin tone.Ja,p.sh. vajzen e Jemin Gjanes nuk e njoh,por duke njohur te jatin,qe eshte nje qytetar i ndershem dhe qe ka be shume per kete vend,mendoj qe dhe e bija i ka ngjare.Te njejten gje mund te them dhe per vajzen e Safet Zhulalit,patriot i madh i cili dha jeten duke luftu per mbrojtjen e depove ushtarake.Lista eshte pak e gjate ,por femijet ate formim kane.Kot nuk thote dhe populli:Beme baba te te ngjaj!

      por ky vend,tashme quhet Albanistan,kush tjeter do na perfaqesoje.Ju prisni te na perfaqesojne ata qe e meritojne?!

      1. Rezart says:

        Safet Zhulali na doli patriot? Ai trafikanti i armeve dhe dezertori qe iku naten me peshkarexhe si nje mi me gjithe familjen???? Familja po e nderon gjithashtu, me nje sharlatane, mediokre dhe inkompetente si Ilda Zhulali qe eshte dhe Drejtore e Pergjithme mgjse s’ka as graden dhe as eksperiencen ne diplomaci per nje post te tille kaq te larte!!!

        1. preng sherri says:

          Rezart
          me vjen keq por lexoje me kujdes.Kam thene qe ky vend quhet Albanistan dhe vetem femijet e Zhulalit,i cili eshte nje nga pergjegjesit kryesore te shkaterrimit te ushtrise mund ta perfaqesoje.
          pavaresisht se e etiketoj Hero,e bej thjesht per sarkazem!
          pershendetje

          1. Cfurku says:

            PESHKU QELBET NGA KOKA. MINISTRI I JASHTEM VETE ESHTE NJE DYLBER I SALIUT – DIKUR NJE NENPUNES I KATEGORISE SE TRETE NE MINISTRI. PO ASHTU, NE KEMI KRYEMINISTRIN MALOK, INJORANT, DHE ARROGANT, DIKUR SHERBETOR NE BLLOK – KA NDERTUAR TERE SHTETIN SI PIRAMIDE TE FAMILJES. E KENI PARE ARGITEN, QE E VOGEL NE NJE VARKE ME FEMIJET E ENVERIT – E KA MARRE EREN E M….ME KOHE KJO PUNE. JEMI NE DORE HORRASH.

  6. preng sherri says:

    si ka mundesi qe te tilla gjera ndodhin dhe ne Albanistan?! jo more,kjo eshte propagande!!!!
    o Taulant,o njeshi i kombit,ja te bej nje kerkese konkrete dhe shume te thjeshte: Ne komunat dhe bashkite ku ka fituar PS,perse nuk beni publike per te gjithe qytetaret e bashkive perkatese,listen dhe kriteret per ata qe marrin poste shteterore?! ja,vetem kete te realizoni,i keni zgjedhjet e fituara,por kam frike se as kete nuk e beni dot.Eurot qe jane harxhuar per te blere votat,ku do i nxjerrim pastaj?

  7. Mallakastrioti says:

    ….Z.Taulant Balla….me vjen Keq , me gjithe Respektin qe kame per ju, por po ju them se te gjitha ato qe thoni me siper jane “GENJESHTRA”…me vjen shume keq mo Taulant..kur Shreheni keshtu per “NJerezit” tane te “Shkerdhyer” qe na Perfaqsojne ne Sherbimin Diplomatike…Pastaj edhe ky Haxhi-Nasto-Edmond…duket si Bastard,si nje Kurd-Turk-Moderrn, nuk thote genjeshtra…Jo..te lutem Taulant Balla..ky eshte i “Kulluar”..apo edhe nuk eshte i “Pergatitur”??Si mo jo..eshte Zv.ndes i Shokut Ilir Meta….ka Burre me te mire se Ilir Meta ne Shqiperi??…me te “Ndershem”,..hajt se na eshte bere “Mileti Harbut”, dhe na Akuzon Shokun Ilir Meta,dhe Sh.Haxhi-Edmond-Nasto??…Mileti duhet ti vere “Fre” Gjuhes, se keta te Fundit po na Nderojne ne Evrop dhe Bote…

  8. analist says:

    Te dhenat e fundit te eksperteve albanistano-arvizujane tregojne se materiali filmik ka qene i manipuluar.Top Channel duhet te pergjigjet penalisht.

  9. Rani says:

    O Balla nuk kam dyshim qe ambasadat jane mbushur me miq e kusherinj te pushtetareve, po me thuaj pak se ça kriteresh keni ndjekur ju per kandidatet tuaj te listes elektorale, ta them une o Balla, ropq.me keni marre edhe ju si PD legene e njerez me probleme me shtetin. Sa per keto qe po thua ti Sala se fshin fare, duhet me shume qe te trembet Salahudin Berisha. Pa dale ne televizor duke bertitur per t’ju thene njerezve “o njerez po ju vjedhin po ju vrasin po ju shesin te te huajt i duhet dhene fund epokes se Sali Berishes” vetem keshtu dhe jo njehere po duhet ta thoni 100 here deri sa njerezit te mendojne me te vertete se erdhi koha te hedhim poshte Saliun se ndryshe shqipet do te vazhdojne te flejne gjume, nuk jemi popull qe ngrihemi spontanisht ne se jemi frikacake, na duhet gjithmone nje lider pisanjos nga ata qe bertasin shume……..si Sali Berisha.

  10. USA says:

    Ambasadat nuk jane kthyer..ato kane qene cerdhe korrupsioni,mashtrimi.droge ,korrupsioni dhe prostitucioni qe ne vitin 1992 ..ambasadat shqiptare kudo jane nen mbikqyrjen e organeve perkatese te shtetit perkates

  11. liri says:

    Ministri do te kishte bere mire te fillonte menjehere e ta sqaronte kete ceshtje. Te parin te kishte fluturuar ate diplomatin, gjoja ambasador, qe doli e na tha se eshte pune medijash. Policija thote se ka prova per makinen e ambasades. Ambasadori duhet ti kishte dale per zot punes e te kishte sqaruar fiks fare dhe opinionin publik si ka ngjare. Per te tjerat te merret menjehere prokurorija. Ajo ka te drejte te gjeje kush i ben keto gjera te padegjuara.

  12. preng sherri says:

    Nezir
    Dua te te kerkoj dicka nese eshte e mundur.
    Cndodhi me komentet dhe cfare u shkrua ne te qe ka kaq polemike ne lidhje me Ganiun? nuk gjej shkrimin e djeshem dhe komentet
    pershendetje

    1. guri i shpum says:

      qe ti bijem shkurt po i jap nje pergjigje komentuesit preg sherri: as Zhelko Razhnjatoviq Arkan nuk do kish shkru me kaq urrejtje per shqiptaret
      sa gani mehmetaj.ne i themi kah treva jone “c’ka ban i ligu habitet i forti”

  13. KRENAR VEIZI says:

    Nuk e kuptoj kete “SHOW” te rradhes te z Taulant Balla ????
    Ne nje shtet normal demokratik detyra e opozites eshte te kundershtoje
    dhe te parandaloje qeverine e rradhes kur shikon vrasje,vjedhje te cdo
    lloji,shitjen totale te pasurise kombetare,importin e plehrave etj etj.
    Ne po shohim deri tani qe QEVERIA NE VEND QE TE KETE FRIKE NGA OPOZITA
    NDODH E KUNDERTA.e njejta gje dhe me presidentin dhe drejtesine.
    Duke shtuar ate qe ndodhi ne 2011 qe u vrane dy te drejtat me themelore
    te demokracise: ajo e protestes dhe ajo e votes lire mund te themi se opozita krahas punes antishqiptare te tre ambasadoreve po behet pjese
    e shkaterrimit perfundimtar te shtetit shqiptar.
    E vetmja rruge e opozites eshte te kerkoje largimin dhe denimin i vrasesit sali berisha.Kjo rruge e pallavrave ne parlament duke ju gjobitur dhe duke ju perbuzur si qen rrugesh nga qeveria nuk ju con gjekundi.

  14. Ilda S says:

    Ne listen e gjate nepotike keni harruar te shtoni edhe djalin e e madh te Spartak Brahos, avokatit te Ilir Metes. Ai prej me shume se dy vjetesh eshte punonjes i MPJ dhe pret qe, pas mbylljes se ceshtjes se videos se famshme, te marre nje emerim te mire ne nje ambasade europiane.

  15. nora says:

    TAULANT trimi e pagove gjoben boll te ka share kafsha ty te dale ndonje deputet tjeter si Blushi,malaj tja kujtojne saliut poshtersite edhe ata i marrin rrogat si deputete te zgjedhur nga lista e EDI RAMES.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje