Arben Malaj: Kandidatura e Nanos për president është e parakohshme

15 Dhjetor 2011, 12:48Politika TEMA

Deklarata e Fatos Nanos se do të kërkojë të zgjidhet president vitin e ardhshëm, ka ngjallur reagime të shumta ditët e fundit. Më i fundit është ai i deputetit socialist, Arben Malaj, që ka deklaruar se kjo kandidaturë, ashtu si çdo kandidaturë tjetër, është e parakohshme.

Sipas Malajt, angazhimet dhe shqetësimet e politikës shqiptare, për momentin duhet të fokusohen tek ekonomia dhe integrimi.

“Se pari, mendoj se është akoma shpejt që politika shqiptare te devijoje fokusin per reformat ekonomike dhe integruese, ne debatin per kandidatet per presidentin e ardhshem te vendit. Eshte e qarte qe ky moment ka nje rendesi te veçante per te zbutur ambjentin politik apo per ta rikthyer ate ne qendrime bllokuese apo radikale. Nga menyra se si maxhoranca dhe opozita do te zgjidhin kete problem, do te percaktohet maturia e klases politike ne teresi, duke ndikuar edhe ne zgjedhjet e 2013-es.

Se dyti, ne vleresimin tim, intervista e Nanos nuk synonte te hapte apo nxiste nje grindje te re ne politiken shqiptare dhe aq me pak ne PS. Ne kete kendveshtrim, si dhe duke marre parasysh kohen tejet te mjaftueshme ne dispozicion, do te jete jo efektive politikisht qe te perfshihemi ne debate publike te motivuara nga parapelqimet apo hatermbetjet e se shkuares per diçka qe pret.

Se treti, kontributet pozitive te Nanos ne kete tranzicion te veshtire jane evidente”, ka shkruar Malaj në adresën e tij në Facebook.

Një ditë më parë, dy figura të rëndësishme të PS-së, Servet Pëllumbi dhe Namik Dokle, u shprehën kundër kandidaturës së Nanos për president. I vetmi që është shprehur pro nga socialistët deri më tani për Nanon, ka qenë Andis Harasani.

10 komente në “Arben Malaj: Kandidatura e Nanos për president është e parakohshme”

  1. Denisi says:

    Edhe bota perendimore nuk duhet ta pranoje kete pacavure,kete mafioz nga koka tek kembet te kanidoje per president.Tashme eshte shume e qarte nga te gjithe qe Berisha e don Nanon me patjeter President mbasi si Kryetar i Keshillit te larte te Drejtesise duhet te mbylle ceshtjet e nxehta qe krimineli Berisha ka te hapura me kete popull.

  2. Sorkadhja says:

    Andis Harasanit i takone qe te nguli kembe qe Fatos Nano te behet president se Harasanin , Nano e beri me lek, mos te them Euro, Nano e beri Deputet e Nano i dhuroje emer, sigurisht ne kembim te fitimeve qe me shume mundim i transportoj nga Kesh ne llogarite e Fatos Nanos, keshtu qe kushdo qe te ishte keshtu do vepronte, pa Nanon figura e Andis harasanit ne te ardhmen eshte e mbaruar!!!!

  3. Fatos Nano eshte denuar nga drejtesia si hajdut, nuk e di se nje hajdut munde te behet nje President?.

  4. tom says:

    Nano, gjithe kete kohe, si nje elektricist i zoti, ka lidhur telat neper kabinat evropiane…

  5. selam says:

    Presidenti i shqiperise perpara se gjithash duhet te jete lojtar i zoti ne Poker.Dhe nga lojtaret me te shquar te kazinove pervec Fatos Nanos zor se gjen ne shqiperi.

  6. C’e ka nanoja gjithe ate plendes more,ai me kuiton ate lopen ripertypse,plenci i tij deshmon sa kulture ka nanoja.Me ate bark as ne Parlament s’duhet te hyje bashke me meten.Te dy derat,duhet te fillojne agjermin orgjentisht.
    mjeku popullor

  7. Eddy says:

    Ka dy te verteta
    1-Nano nuk e ka ndermend te behet president(Nanon kerkon vetem qe PS te mos e mbeshtese.Qellimi besoj ky eshte ne menyre qe ta hape krahun sa ti mbaje shpatulla.)
    2-Saliu do beje te pamunduren qe ta zgjedhe vete presidentin(Kesaj rradhe ja ka vene syrin per vete)

    Fatosi e di shume mire qe nuk eshte i preferuari i seciles prej paleve por nese zgjidhet ai ben shume pune djathtas jo duke rregulluar pune djathtas por duke prishur shume pune majtas(jo vetem tani qe PD eshte ne pushtet por edhe kur te jene ne opozite)

    PS nuk duhet kurresesi te mbeshtese Nanon.Kjo deklarata e Malajt mua me mban era mut.Le qe se mos mban ere tjeter kur flet ky plera.

  8. nastradini says:

    Fatos Nano per PRESIDENT do te thote Sali Berisha gadi per MBRET. Se Fatosit jepi leka, uiski, bixhos dhe biliardo dhe e nderron kushtetuten fet e fet. Jo per Saliun por per Djallin vete. Se e ka mesuar doren, qe kur vodhi ndihmat per femijet e vobekte ne 91-n. Sic beri edhe Bamir Topi ne mandatin e tij te Gerdecit. Qe ja futi me gjume kur po vidhej Armatimi i Ushtrise se tij si Kryekomandant i Pergjitheshem. Prandaj nastradini thote: Na ruajt o Zot nga Presidenti Fatos Nano!

  9. shqiponja says:

    ‘kontributet pozitive te Nanos ne kete tranzicion te veshtire jane evidente’thote Malaj
    Keta jane te gjithe mjeshtra te ta shesin sapunin per djath!
    Fatos Nanua eshte fajtor kryesor po aq sa edhe Saliu qe ne po kalojme nje tranzicion turperisht pa fund. Qeverisjet e tij ushqyen korrupsionin, nepotizmin dhe amoralitetin ne menyre te shfrenuar sa njerezit e ndeshkuan me vote ne 2005en.
    Fatos Nanua as ne enderr nuk duhet ta shoh qe te rikthehet ne skenen politike jo me te kandidoje. Duam sa me pare te na pastrohen ‘plehrat radioaktive’ jo te na ‘RICIKLOHEN’

  10. klasi_berat says:

    o eddy o plehre po kush je ti qe shan nanon e ben malaj?
    Kur te permendesh keta te dy laj gojen o injorant, lexo te pakten tre burime pastaj nxir konkluzione mbi njerzit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje