Rruga që u ka kushtuar xhepave të taksapaguesve shqiptarë 1.2 miliard euro do të jepet me koncesion. Qeveria ka miratuar nisjen e procedurave që mirëmbajtje e operimi në këtë rrugë të jepet me koncesion. Koncesioni do jetë i formës BOT, që nënkupton shfrytëzimin dhe transferimin në pronësi. “1. Autoriteti kontraktues për kryerjen e procedurave ligjore, për dhënien me koncesion të shërbimit të mirëmbajtjes dhe operimit të autostradës Milot – Morinë është Ministria e Punëve Publike dhe Transportit. 2. Koncesioni do të jetë i formës “BOT” (ndërtim, shfrytëzim dhe transferim në pronësi). 3. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Ministria e Punëve Publike dhe Transportit,” thuhet në vendimin e qeverisë.
Ndërkohë, Banka Botërore i sugjeron qeverisë të marrë në konsideratë ndërprerjen e investimeve të mëdha në infrastrukturë, për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike dhe përkeqësimit të financave publike.
“Nuk eshte nje zgjedhje e lehte, sepse vendi ka nevoje te permiresoje infrastrukturen, ka nevoje per rrugë, te permiresoje rrjetin elektrik dhe ujesjellesat. Por nese sistuata ne eurozone perkeqesohet dhe nese te ardhurat do te jene me te uleta se sa jane parashikuar ne buxhetin e 2012 mund te jete e nevojshme te shtyhen disa nga keto projekte të mëdha ne infrastukture. Pra duhet monitoruar situata me shume kujdes dhe te mos pritet ne periudhe afatmesme per te bere keto rregullime, por nese eshte e nevojshme te nderhyhet sa me shpejt”, tha Ksenia Ivovski, drejtoreshë e Bankës Botërore për Shqipërinë për Top Channel.
Banka ka arsye të forta, se pse për herë të parë po rekomandon një masë kaq drastike, pasi me kete menyre sipas saj nuk perkeqesohet borxhi publik dhe nuk cenohen shpenzimet per sektorët kyc si arsimi dhe shëndetësia.
“Së pari me lejoni të them që niveli i borxhit në Shqipëri është rreth 59 perqind, shume afer asaj qe ne e quajme kufiri i sigurte per ekonomi si Shqiperia. Kur ndodhesh ne nje situate te tille buxhetore ka dy prioritete. E para eshte fokusimi tek rritja e te ardhurave permes permiresimit te mbledhjes se taksave. Dhe pasi eshte bere kjo dhe buxheti vazhdon te jete i shtrenguar duhet te besh zgjedhje te veshtira tek shpenzimet. Dhe kur nderhyhet tek shpenzimet, mbrojtja e sektoreve kyc si shendetesia dhe arsimi eshte qartesisht prioriteti kryesor, sepse kapitali human eshte pasuria me e madhe qe nje vend ka dhe do te kete”, thotë Ivovski.
Ca o kjo Ksenia Ivovski nga banka boterore me, jashte nga shqiperia kamunistet ene kaurt, ne do flasim me perfaqesusen e bankes isllamike haneme mahmudje karamahmuti, ajo do na sjell leket e harapit nga arabistani edhe do dalim ne selamet ene do e bejm kete vend xhehnet.
Le ta bleje saliu edhe tua mirembaje me leket e veta.
Kjo qe po ben qeveria me Berishen ne krye eshte nje tjeter poshtersi ndaj shqiptareve. Pse?
Ndertimi i rruges u be me parate e taksapaguesve shqiptar. U mor borxhe ne emer te tyre, por ata nuk u pyeten se cfare do te ndertonte e sa do te kushtonte.
Me tej vodhi 200 milione euro, por borxhet do ti paguajme ne vit pas vitit, brez pas brezi.
Shkojme me tej. Pse nuk u diskutua qe ne fillim si do te ndertohej rruga? Me parate e buxhetit apo me koncesion?
Nese rruga do ndertohej me parate e buxhetit, duheshin bere llogarite mire, qe edhe te ndertohej edhe te mirembahej.
Nese duhej ndertuar me koncesion, nuk kishte pse paguanim ne 1.2 miliarde dollare per kete rruge, por me ato para ndertonim dicka tjeter.
uhej ndertuar me koncesion
Tani thote do ta jap me koncesion mirembajtjen.
Qe ta dini, sipas standarteve, do te duhen 120 milione euro cdo vit. Si do te gjinden? Do paguajme ne kur te kalojme ne kete rruge!
Pra ne kemi paguar parate nje here per ta ndertuar, tani duhet te paguajme parate per ta mirembajtur! Po pse nuk na u tha qe ne fillim?
E pra e shikoni te nderuar miq sa te poshter e kemi kryeministrin dhe qeverine?
Na genjejne, na vjedhin, na poshterojne…e cfare nuk na bejne!
E pastaj perbetohen per kombin!
Te shikojme se cfare do bejne dhe kosovaret qe na e mburren Berishen!
Tani cdo makine e vogel do paguaj per te kaluar tynelin 5 euro, ndersa cdo makine e madhe 10 euro. Pra vajtje ardhje vetem tynelin 10 dhe 20 euro. Shto dhe te tjera. Ku ishe? Hic askund!
Tani si te bertasim: Rrofte apo poshte rruga e kombit?
Shkojme me tej.
SINANI
eshte e njejta gje qe kam shpreh nga kohe,e ke kapur problemin nga koka.
Vetem ne vendet afrikane ndodhin keto pislleqe.
Rruga duhej te jepej qe ne fillim me koncesion pa ndikuar ne buxhetin e shtetit dhe pastaj ai qe e kishte ndertuar ta shfrytezonte.
mjafton kaq,pa permendur te tjerat per te tregu akoma dhe nje here,ke kemi ne qeveri.
ajo firme qe do ta mari me koncension ka perseri prapa berishen…
keshtu qe ai e ndertoi me parate e shqiptareve dhe tani e ben te tijen……….
BOT(ndertim ,shftytezim dhe transferim ne pronesi)…keshtu thot qeveria.
Mendoj se gazeta Tema duhej te kishte bere me shume investigim per menyren, arsyen, çmimin, kushtet e dhenjes me koncesion te rruges Durres – Morine. ne menyre qe dhe lexuesi te kuptoje me mire se ç’fare po behet!
Pra nese kjo dhenie me koncesion ka per qellim vetem mirmbajtjen e rruges apo mirembajtjen plus pronesine e rruges pasi jane dy gjera komplet te ndryshme.
Nese koncesioni i formes BOT ka per qellim te shesi te drejten sot te biznesit, dhe pas 20 apo 40 vitesh krejtesisht rrugen, atehere do te ishte interesante te dihej nese bleresi apo fituesi i koncesionit do ta blinte kete veper me 1.2 miliarde euro (aq sa dhe kostoja e ketij projekti) apo me lire.
Nese çmimi i shitjes do te ishte 1.2 miliard euro, te pakten do te flinim mendjen se Lulezim Basha me shoke nuk kane vjedhur gjate tenderave te kryer, ne te kundert, do te thote se vlera e vertete e kesaj vepre nuk eshte 1.2 miliarde euro.
Pra me pak pune mund ti sillet nje informacion shume me preciz lexuesit.
Argita-B,
Ti me te drejte thua : “Pra me pak pune mund ti sillet nje informacion shume me preciz lexuesit.”
Ku ti gjeje gazeta TEma keto shifra ne se qeveria me qellim nuk i jep.
“Ujku do mjegull”, thote populli yne. Pershendetje.
Lere Cakallo se e kena dhi me byrazeret, shkoi Saliu i beri lanet ne izrael, nga inati adhafi i gjujti me gur te kemba djathe ahahha
Djema, ne 9 dhjetor te vitit 2001 vendet e Eurozones vendosen kriteret e Stabilitetit te Eurozones. Keto kritere ishin :
1.- Deficiti vjetor i buxhetit te shtetit te jete maksimum 3% te prodhimit bruto vjetor te shtetit.
2.- Deficiti publik te jete max. 60% te prodhimit bruto vjetor.
Pra une nuk arrij te kuptoj se cfare thote perfaqesuesja e banges boterore ne Tirane : “Së pari me lejoni të them që niveli i borxhit në Shqipëri është rreth 59 perqind, shume afer asaj qe ne e quajme kufiri i sigurte per ekonomi si Shqiperia.”
Cfare “kufiri i sigurte per ekonomi si Shqiperia” moj zonje. Javen qe kaloi, me 9 dhjetor ne Bruksel u vendos qe ne Kushtetutat e 26 vendeve te BE te vendoset klauzola e “frenimit te borxheve” dhe qe ne se kriteret e stabilitetit ( qe thashe me siper )nuk zbatohen rigorozishte te futet ne veprim mekanizmi i pamvarur i ndeshkimit te atyre qe shkelin kriteret e mesiperme te stabilitetit. Ne fakt nenshkrimi i kontratave te reja u ra dakord dhe faktikisht nenshkrimi do behet ne muajin mars 2012.
Desha e kujtoja ketu se, borxhi publik i Shqiperise ka 6muaj qe ka kaluar mbi 60% te BIP. Kuptohet qe Sala qellimisht lejon kete xhungel shifrash ekonomike.
Ca thote kjo BB-ja keshtu mor?? A jane ne terezi keta apo si eshte puna? Po, po nuk ndertuam rruge, cfare te inauguroje silloja pastaj?!
Nese nuk kujtoj gabim, Geri Kokalari kishte hedhur nje bast publik per fatin qe do te pesonte Rruga e Kombit per shkak te rendeses financiare per t’u administruar.
Te shohim se kush do te jete “nacionalisti” qe do dali vullnetar.Ne kohe krizash,eshte streha e tyre e preferuar…..
Kujt i kujtohet libri im i vockel “gjahu malesoreve” do ta kete kuptuar se heroi kryesor sali SHALGJATI me ate tjetrin hashim shalhollin i kam parashikur qe ne ate kohe.Po ky shala i shqipnise ja ka ki nonen se ket gjahun e kalimashit po e rruan tre here:
1-e filloi dhe e mbaroi pa preventiv.
2-vuri taksa te tuneli
3-po e jep me koncension.
Ky SALA JONE eshte gjahtari ma i sukseshem ne planet…..rruga durres morine eshte rruga me e shtrenjte ne bote per te gjithe kohrat.e vecanta e saj sipas ambasadorit dell dhe ish kaubojsit xhorxh bush DO LIDHI DY SHTETE ISLAMIKE TE BALLKANIT..Kurse GJAHTARI SERB DAMIR FAZLLIC E QUAN
RRUGA TIRANE -BEOGRAD.