Në fillim të vitit të ardhshëm, PDK e Nard Ndokës mund të jetë në koalicion me PD-në e Sali Berishës. Të përditshmet raportojnë se ka pasur negociata mes dy partive. Shkak u bë fakti se në zgjedhjet e fundit lokale, PDK-ja mori 48 mijë vota, një numër i konsiderueshëm për një parti të rreshtuar në opozitë. Andaj me 3.05% të votave, PDK-ja është kthyer në një parti që tentohet fort nga të dyja partitë e mëdha. Palët nuk kanë pohuar asgjë, por nuk kanë mohuar negociatat. Mësohet se Ndoka ka kërkesa konkrete, ai dëshiron një post ministri për tu rikthyer në qeverisje me PD-në.
mister x mos fol pallavra………
Hiqeni fare kete se kur dhashe pergjigjen une ishin 40 pergjigje te tjera dhe tani nuk ka me kuptim.Megjithate sa per korrektese i ktheva pergjigje ketij mister x se akuzonte te gjithe katoliket si te pabese per veprimin e nard ndokes.
Nardi nuk e din se ato vota qe ka marre partia e tij ne zgjedhjet lokale i ka marre vetem dhe vetem pse i doli ne opozite PD-se dhe Sales,se po iu bashkue nuk ka me marre asnji vote.
Politika eshte ,,elastike,, dhe interesat jane ,,statike,,
Une mendoj se eshte nje problem, pasi Rama humbi ne Tirane me votat e 1000 komunisteve. Shume ironike por e vertete.
Tani mendoni 48000 vota. Nga Sala duhet te prisni gjithcka ashtu si edhe nga Ndoka. Bhet fjale per nje perqindje qe do dominoje ne zonat katolike dhe nese nje deputet qe deri dje ishte i diskutueshem se kujt do i ikte nga perllogaritjet matematikore, tani eshte e qarte qe i iken koalicionit te Berishes, se ndoka atndej i ka votat. Dhe jane shume zona (nuk e di se sa qarqe) ku Sala mund te fitoje nje deputet vetem prej kesaj marreveshje. Shkoder, Malesi e madhe, Mirdite, Lezhe, Lac, etj.
Rama duhet te llogarisi te tera opsionet e mundeshme, qe te nesermen mos te ngeli me gisht ne goje.