Përmet, shefi i policisë dhe oficeri humbasin jetën në aksident

13 Dhjetor 2011, 20:43Politika TEMA

Dy punonjës të Policisë së Përmetit kanë humbur jetën tragjikisht gjatë ditës së sotme, pasi janë përfshirë në një aksident rrugor.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur në aksin Përmet-Këlcyrë në vendin e quajtur Ura e Veroniqit. Oficeri i policisë së Përmetit, Petrit Lata humbi jetën, ndërkohë që kolegu i tij, Nuri Kërçani, që është edhe shef i policisë së qytetit jugor, ndërroi jetë pak çaste më pas në spital.

Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se automjeti tip Benz me targë Durrësi 62 79 B, që drejtohej nga oficeri i policisë Petrit Lata ka humbur kontrollin, duke u përplasur me bordurat e urës.

Mendohet që aksidenti të ketë ndodhur si pasojë e motit të keq.

 

16 komente në “Përmet, shefi i policisë dhe oficeri humbasin jetën në aksident”

  1. Zeqir Lushaj, Nj,USA says:

    Ngjarje shumë e rëndë dhe tronditëse. Ngushëllime të dhimshme per të dy familjet e viktimave.
    Ngushellime tona ia drejtojme, ne keto momente të renda,veçanërisht, nenes se Petrit Latës, Fatimes, 6 vëllezërve dhe motres se Tij,si dhe bashkshores e fminjeve.
    Zoti ju dhashtë forcë per ta perballuar si duhet këtë humbje e dhimbje të madhe.

  2. skrapari para eres sone says:

    R.I.P. keqardhje dhe ngushellime familjareve…

  3. ilir p says:

    Me keqardhje te thelle mora vesh lajmin e humbjes se jetes te nje prej miqve te mi, Nuri Kercani. Ngjarje shume tronditese. E pabesueshme… Duke qene larg,ngushelloj familjen e tij, ne keto momente shume te renda, miqte dhe te afermit e tij. Ngushellime te sinqerta edhe per familjen e Petritit.

  4. Niku says:

    Ngushellimet per koleget

  5. Agim SHpati----Gotenbörg---SUEDI says:

    Ngjarje shume e rende dhe e dhimshme,per humbjen e parakohshme te dy oficerve.Ju shprehi ngushllimet e mija dy familjeve qe humben bijet e tyre.
    Ne menyre te vecante ngushellimet ju drejtoij djemmve te Rrustem UK Lataj,nenes dhe motres se Petritit,familjes se petritit,zoti ju dhashte forve per te perballuar dhimbjen.

  6. Roni says:

    ngushellime familjarve………….por po te vendosnin rripat e sigurimit do ishin gjalle akoma……

  7. Shqip. says:

    Rroba të shpëton nga gjoba por jo nga aksidenti,në këtë rastë me pasoja tragjike.E them këtë mbasi kam qëlluar në një aksident kur të aksidentuarit ishin dy oficer policie.Isha në lokalin ku ata po pinin dhe mbushën dhe qeskat me mish të pjekur dhe raki..Më vonë i kam parë duke fluturuar nga ura në zall të lumit ku qeskat me mish e raki ishin shpërndar midis gurve.Fati tyre ja hodhën me lëndime pa pasoja për jetën…Ngushëllime familjeve.

  8. Shaqir Nina says:

    Ngushllimet e mija per familjaret e Petritit,per mua ka qene nje lajme shokues,Petriti ka qene nje miku im,ngushllime familjareve,ne keto momente te renda,nanes,vllezerve, motres dhe bashkshortes dhe femijeve

  9. …se mos guxoni e thoni se shkaku ishte shpejtësia e madhe, ore…

  10. qytetari says:

    Raste kur punonjes te policise shkelin ne menyre flagrante rregullat e qarkullimit e qe behen shkak per aksidente automobilistike jane fatkeqesisht te shumta tek ne.Kjo tregon edhe nje here se ne cfare niveli eshte policia jone ku mungon pergjegjshmeria me minimale e vete atyre qe paguhen per te mbajtur rregull.
    Se rregulli ne Shqiperi egziston vetem ne leter.
    Ne keto kushte s´me mbetet gje tjeter vecse te ngushelloj familjet e viktimave per fatkeqeine dhe te lutem Zoti na ruajt.

  11. bujar kuci says:

    Me keqardhje morra vesh per humbjen e mikut tim me te dashur Nuri Kercani dhe te kolegut te tij Petrit Lala.Ngushellimet e mija me te sinqerta familjeve te tyre.

  12. mister x says:

    te kishin qene me ndonje makine tjeter edhe kishin shpetuar, po me kto chevorletet e noshit je i vdekur ne vend.

  13. vjosa says:

    Gjynah,se ishte Tropojan e ska kush ja ze vendin

  14. logjik says:

    ngushellime familjeve ,por degjova se shkak ishte koha e keqe ,po mir mor njerez ,ne kohe te keqe bejme me shume kujdes,ose dhe s,levizim fare,perse te mos respektohet natyra,apo mbi policet nuk veprojne ligjet e natyres,e lere me ato te shtetit ,ne rastin tone,ku vete policet levizin pa rrypin e sigurise.

  15. dritjon lata says:

    Une quhem Dritjon Lata jam i biri i te ramit ne detyre shefit te krimeve Petrit Lata une dua te falenderoj gjith permetaret, kudo qe ndodhen qe e kan dasht babin tim dhe familjen e Petrit Lates.Une dua te bej nje poezi per babin tim dhe une deshiroj qe te gjith shqiptaret kudo qwe ndodhen ta shohin ose ta degjojn.

    Titulli:BABI IM

    Per babin tim dua te shkruaj keto vargje si kujtim.
    Sa shume ai me ka munguar!
    Sa fort me dogji shpirtin tim!
    Ka 1 vit qe e shoh ne fotografi edhe pse ritem e ndjej mungesen e tij.
    Isha ne klase te 9 kur babi me la.
    Tani me mer malli per te sa me s’ka.
    Dua ti them:”Jam djale i mbare!”
    Ah sikur te ishte gjalle me sy te me kishte pare!
    Zotit i lutem dhe vetes time ti ngjaj babait qe me la jetim

    KETO VARGJE JANE PER BABIN TIM PETRIT LATA NGA DJALI I TIJ DRITJON LATA.

  16. dritjon lata says:

    Une quhem Dritjon Lata jam i biri i te renit ne detyre shefit te krimeve Petrit Lata une dua te falenderoj gjith permetaret, kudo qe ndodhen qe e kan dasht babin tim dhe familjen time.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje