Rama rithekson votën kundër Bujar Leskajt

13 Dhjetor 2011, 14:40Politika TEMA

Gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të PS-së, kreu i opozitës, Edi Rama, ka ritheksuar edhe njëherë tjetër votën kundër të opozitës për Bujar Leskajn.

Ky i fundit është propozuar nga ana e presidentit Topi për kreun e Kontrollit të Shtetit dhe tashmë ka marrë miratimin e mazhorancës. Gjatë mbledhjes së djeshme të PD-së, Berisha ka thënë se mazhoranca do të votojë pro Leskajt.

Sakaq, Rama i është referuar sot dëgjesës së organizuar dje me 12 kandidatët e përzgjedhur për Avokatin e Popullit.

Duke folur në mbledhjen e grupit të PS-së, Rama ka falenderuar komisionin përzgjedhës për procesin, që sipas tij ishte shumë mirë i organizuar.

“Kam besim të plotë që komisioni do ta kryejë me sukses detyën për të përgjedhur kandidaturën që do t’i paraqesim Kuvendit për Avokatin e Popullit”, ka theksuar Rama.

Sipas tij, ky proces përbën provë dalluese mes PS dhe kundërshtarëve politikë dhe është mishërim i gjithçkaje që ajo ka shkruar në programin e ri.

5 komente në “Rama rithekson votën kundër Bujar Leskajt”

  1. tg usa says:

    berisha topi lecka stan me cakej

  2. ben islami says:

    si do te votoje blushi ne seancen per leskajn. ne nje interviste voten per fullanin e justifikoi nga njhja e lidhjet me te, pra nga interesi ose eshte blere nga fullani i metes. kur ishte kryetar grupi e i votuan topin deputete e blere ai dha doreheqje, kur blushi thyen vendimin sic beri per fullanin e parave e sic mund te beje edhe me leskajn kush duhet te jape doreheqje. sigurisht ruci ose blushi. blushi me harasan, islam e shaban tmerrohet nga ngritja e rames si lider aq sa tha se beri gabim qe kandidoi e fitoi ne tirane, nuk e zuri ne goje grabitjen e mandatit nga berishe ne bashkepunim me islamin e motren e tij. pse nuk kandidoi blushi per kryetar bashkie. sigurisht ai e din qe se bashku me islamin, harasanin e malajn nuk do grumbullonin as 10 perqind te votave qe grumbulloi rama. po ti keni vene re grupin e blushit me shume sulmojne ramen se berishen, sepse sukseset e rames i verboujne. nuk eshte cudi qe ky grup eashte gati te bashkepunoje me kufomen nano kundre rames e ps-se.

  3. misionari says:

    Personalisht jam i bindur 100% se Kontrolli i Larte i Shtetit i takon, pas cdo rangu zgjedhjesh, partise me te madhe qe mbetet ne Opozite. Vetem keshtu funksionon kontrolli i vertete i shtetit. Mandati i tij duhet te jete 4 vjecar, sic eshte edhe koha e zgjedhjeve parlamentare. Por kjo praktike nuk funksionon akoma ne Shqiperine e psikologjise bajraktare. Sidoqofte,mazhoranca e sotme, e cila shpresoj te jete Opozita e neserme,i eshte afruar ne menyren e vet ketij parimi qe parashtrova. E keqja eshte se personi ne fjale nuk eshte kandidatura e pershtatshem per nga karakteri i tij shume i bute, oportunist, i lehte per t’u korruptuar, pa permendur disa ane te tjera te tij negative… Partia Demokratike ka kuadro shume te forte per t’i propozuar ne ate post.

  4. luli says:

    Jam shume kurioz, se si do te justifikohet mazhoranca per Bujar Lesken pasi jane ne te njeta kushte, perjashto shkollen-arsimimin. Nuk eshte marre pelqimi i Topit, nuk ka dorezuar teseren e partise demokratike, euk ka dhene doreheqjen nga forumet e PD. Me keto teza u rrezua edhe kandidatura e pare Sali Shehu.??????!!!!!!!. CUDIRAT NDODHIN VETEM NE SHQIPERI.

  5. Ajola X says:

    Ik mbushu mo shoku Rama, se kush te pyet ty, po e kthen PS ne nje organizate te G99-cave. Leskaj do behet kryetar, po ty a do te votojne keta te PD ate kandidatin tend enverist per Avokat populli?…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje