INTERVISTA/ Ardian Hoxha: Berisha urdhëroi zhdukjen e babait, se iu zbuluan takimet me Grigorov e Arkan

13 Dhjetor 2011, 17:40Politika TEMA
INTERVISTA/ Ardian Hoxha: Berisha urdhëroi zhdukjen e babait, se iu zbuluan

Ardian Hoxha

Agjencia e lajmeve AMA  u sjell lexuesve një intervistë ekskluzive nga djali i Remzi Hoxhës, biznesmenit shqiptaro-maqedonas që u rrëmbye nga drejtuesit e SHIK-ut në Tiranë më 1995 dhe më tej u zhduk pa asnjë gjurmë për të fshehur provat. Por përse u interesonte aq shumë biznesmeni shqiptar që kishte vendosur të jetonte në kryeqytet me familjen, për t’i shpëtuar dhunës e terrorit serb që kishte pllakosur në Kosovë dhe Maqedoni. Ardian Hoxha rrëfen fakte të papublikuara më parë që zbulojnë arsyen e vërtetë të këtij rrëmbimi, autorët e dyshuar drejtues të shtetit, deri te kryeministri i sotëm Sali Berisha dhe shkakun pse sot Ilir Kumbaro gjendet në arrati pas shkeljeve të rënda të gjykatës shqiptare dhe asaj londineze. Pse britanikët i hoqën pajisjen çip nga këmba Kumbaros dhe furtuna që pritet të plasë në Londër. Lidhja e “pafajshme” e të ndjerit Pjetër Arbnori që duke shfrytëzuar miqësinë me Remzi Hoxhën i servir informacionin Berishës se i ishin zbuluar takimet me Grigorovin e Maqedonisë dhe Arkanin e Serbisë. Trafiqe armësh, karburantesh, në kohën kur Serbia vuante embargon totale. Dyshime për zvarritjet në 16 vite, ankthin e familjes për drejtësinë dhe dyshimet e vdekjes së Gazidedes.

 

Zoti Ardian, si e shikoni sjelljen e fundit të autoriteteve britanike të drejtësisë me çështjen “Kumbaro”. Përse nuk iu vendos nje çip përgjues në këmbë, siç veprohet me të tjerët?

Në fakt çipi i ishte vendosur atij fillimisht, por më vonë si duket ia kanë hequr ketë çip dhe për këtë jemi duke hulumtuar se si ka ndodhur. Ky veprim duket si një veprim i qëllimshëm dhe amator, duke pasur parasysh sa i ndjeshëm është rasti. Ne mendojmë se autoritetet britanike qëllimisht kanë ndihmuar ikjen e Ilir Kumbaros për arsye që ende nuk i dimë, të cilat mund të jenë të shumta, dhe nëse ata duan ta dëshmojnë të kundërtën ata duhet ta arrestojnë Ilir Kumbaron dhe ai të sillet para drejtësisë. Nuk janë aq naive dhe amatore institucionet e Britanisë së Madhe, të një shteti që është model për të gjitha vendet e botës.

 

A keni kontaktuar me autoritetet e këtij vendi për të marrë sqarime rreth këtij skandali nëse mund ta quajmë kështu dhe çfarë ju kanë thënë ?

Ende nuk kemi kontaktuar me ta zyrtarisht, përveç se jemi njoftuar nga mediat. Jemi duke u angazhuar në këtë drejtim dhe do ta zbardhim të gjithë këtë deri në fund. Nuk është e mundshme të bëhen lëshime të këtilla pa qëllim. Ky do të jetë ndër skandalet më të mëdha që autoritetet britanike janë involvuar kohëve të fundit.

 

A mendoni se dhe Gjykata e Lartë vonoi zbardhjen e vendimit për ekstradim me qëllim që t’i jepte kohë avokatit mbrojtës të lironte nga disa kushte Kumbaron dhe me tej gjykatën qe ai të arratisej?

Më në fund u dëshmua se Gjykata e Lartë qëllimisht e kishte zvarritur zyrtarizimin e vendimit të datës 14 tetor, 2011, ku mbeti në fuqi masa e “arrestit me burg” për Ilir Kumbaron për më tepër se 1 muaj, duke qenë e precizuar me ligj që çdo vendim i gjykatës duhet bërë zyrtar brenda 2 javësh. E kam thënë edhe më herët që Drejtësia në Shqipëri ndikohet shumë nga klanet mafioze shtetërore, dhe kjo edhe një herë e dëshmon këtë.

 

A keni informacion nëse Kumbaro ka dale nga Britania e Madhe dhe çfarë mendoni për gjetjen dhe kapjen e tij në të ardhmen? A do të ketë ndonjë përgjegjës për këtë skandal?

Nuk kemi informacion nëse ai ka dalë nga Britania e Madhe apo jo, por jam i bindur se Shërbimet Sekrete të Britanisë së Madhe e kanë këtë informacion. Është e pamundur që gjithçka që ndodhi të kalojë aq lehtë dhe aq naivisht. Sidoqoftë, përgjegjësinë për këtë e merr Policia e Londrës dhe Gjykata, me të cilat normalisht se do të merremi në të ardhmen e afërt.

 

 

Familja juaj dhe ju vetë vazhdimisht keni hetuar rreth fatit të të dashurit tuaj, babait, bashkëshortit, vëllait, Remzi Hoxha. Deri ku keni arritur me gjurmët e ndjekura?. Po për kërkimet rreth trupit, që mund të ishte dhe një provë e fortë ndaj autoriteteve të asaj kohe?

Ne kemi hetuar vazhdimisht, qysh nga dita e parë dhe të gjitha faktet tregojnë se babai im, Remziu, është torturuar aq shumë sa që në javën e parë ka vdekur nga torturat, që fillimisht mund të mos ketë qenë qëllimi i kriminelëve të SHIK-ut të asaj kohe. Më pas, nuk kanë ditur se çfarë të bëjnë janë munduar t’i humbin gjurmët dhe e kanë zvarritur të gjithë këtë proces me mënyrat e veta, dhe tash mbas 16 viteve, kur pretendojmë të kemi demokraci dhe të përgatitemi të hyjmë në Europë, shihni se si vepron shteti kriminel dhe drejtësia e vendit.

 

Kush mendoni se ka dhënë urdhrin e rrëmbimit të babait tuaj?. Përse ai u mor me forcë në atë mënyrë?. Në atë kohë u hodhën pista se babai juaj biznesmen bënte punë antikombëtare ndaj dhe u mor për verifikim… Si është e vërteta?

Urdhri për zhdukjen e babait tim ka ardhur nga udhëheqësit më të lartë shtetërorë të asaj kohe, dhe e gjithë kjo u bë që të mos dalin në publik bizneset sekrete në mes udhëheqësve të lartë shtetëror të Shqipërisë dhe atyre të Serbisë, që më vonë i bëri publike edhe ish-kryetari i Malit të Zi, siç ishin furnizimet me naftë, armatim, etj.

 

Çfarë mbani mend nga ajo ngjarje e 16 viteve më parë?

Për disa vite ishim të hutuar fare, sepse nuk dinim se çfarë është duke ndodhur. Me kalimin e viteve i kuptuam të gjitha dhe i verifikuam ato. Është me të vërtetë e rëndë të kujtoj ato momente sepse më rikujtojnë të gjithë atë “film” rrënqethës. Nuk di se si mund të përshkruhet ndjenja kur një fëmije i zhduket babai dhe nuk dihet për vite për fatin e tij. Le ta imagjinojë secili për veten e tyre. Çfarë do të ndjenit? Ka shumë pak gjëra në jetë më të rënda se kjo.

 

Si u vendos familja juaj në Tiranë pas rënies së regjimit komunist në vitin 1990. A keni jetuar në ndonjë qytet tjetër të Shqipërisë?

Ne erdhëm në Tiranë, duke u larguar nga regjimi Serb dhe shërbimet sekrete që ishin të shtrira edhe në Maqedoni. Ne erdhëm në mëmëdhe për të filluar një jetë të re, ku do të jetonim të gjithë së bashku dhe në liri, duke mos i përjetuar më dhunat që kishim nga Serbët, deri tek shpërthimi me bombë në oborr të shtëpisë.

 

Gjatë kësaj kohe, a keni pasur kërcënime direkte apo indirekte, teksa kërkoni drejtësi?

Nuk kemi pasur kërcënime direkte apo indirekte nga askush. Ne jemi familje shumë e madhe dhe mjaftë e fuqishme dhe nuk na ndal dot asnjë kërcënim. Për më shumë, ne jemi duke kërkuar për fatin e jetës së më të afërmit tonë dhe nuk ka asnjë forcë që mund të na ndalojë për të gjetur drejtësinë për fatin e babait tim.

 

Si mendoni, përse është zhdukur në këtë mënyrë babai juaj?. U torturua për informacionet që kishte, apo kishte zbuluar ndonjë skandal qeveritar të madh?

Çfarë do të kishte skandal më të madh se Sali Berisha duke i shitur naftë dhe armatim Sllobodan Millosheviçit, ose takimit të Bashkim Gazidedes me Arkanin? Dhe e gjithë kjo kur në Kosovë po persekutoheshin me mijëra Shqiptarë. Këto informata i shkuan Sali Berishës përmes Pjetër Arbnorit, që ishte mik shumë i mirë i babait tim, dhe zyrës së LDK-së në Kosovë, të cilën e kishin njoftuar për këto takime. Një lajm i tillë për publikun në Shqipëri do të rrezikonte pafund karrierën politike të udhëheqësve të asaj kohe.

 

Nëse po, për çfarë bëhet fjalë. Pasi në media gjatë këtyre viteve është folur për një takim të ish famëkeqit që shfaroste kosovarët, Arkanit, me ish-presidentin Sali Berisha dhe te ndjerin Gazidede në Shkodër. A është e vërtetë?

Është e vërtetë. Takimi i Sali Berishës me Sllobodan Millosheviçin dhe Kiro Gligorovin kishte ndodhur më 30 maj, 1993, në Shën Naum të Maqedonisë, kurse takimi i Bashkim Gazidedes me Arkanin ka ndodhur në vitin 1995, në Shkodër.

 

A mund ta mbyllë qeveria shqiptare këtë skandal duke e zvarritur, me fshehje të Kumbaros, deri në këto vdekje misterioze apo sëmundje te personazheve te dyshuar në rrëmbimin e babait tuaj? Apo më në fund do të vendoset drejtësia?

Unë mendoj se kjo është politika të cilën është duke e ndjekur qeveria shqiptare, siç kishte ndodhur edhe me Bashkim Gazideden, për të cilin mendoj se “i është shpejtuar vdekja”, dhe ka tentime që të shtyhet sa më shumë verdikti i fundit. Sidoqoftë, unë megjithatë shpresoj që ata burra dhe gra që ndjejnë se kanë dinjitet dhe që nuk duan të trashëgojnë një shtet dhe ardhmëri të këtillë për fëmijët dhe nipërit e mbesat e tyre, të punojnë në zbardhjen e këtij rasti dhe të çojnë drejtësinë në vend.

 

A keni ndonjë mesazh për qytetarët shqiptarë, drejtësinë, autoritetet dhe institucionet?

Unë apeloj tek të gjithë njerëzit që mund të kontribuojnë në zbardhjen e rastit të babait tim, në çfarëdo mënyre, sado e vogël të jetë, që të japin kontributin e tyre për zbardhjen e të vërtetës dhe në gjetjen e trupit të babait tim. Nëse nuk veprojmë tani, një gjë e tillë mund t’i ndodh secilit nga ju, dhe fëmijët apo nipërit e mbesat tuaja të kenë të njëjtin fat të cilin e kisha unë dhe familja ime. Gjeni pak guxim dhe veproni, sepse vetëm në këtë mënyrë do të luftojmë kriminelët dhe krimin i cili e pengon shumë zhvillimin e vendit dhe standardin jetësor të çdo qytetari. Janë mbi 16 vite, nga 365 ditë, që jetojmë me dhembje të jashtëzakonshme. Vetëm mendoni se si do ta përjetonit ju në rast se juve ju kishte ndodhur një gjë e tillë dhe do ta kuptonit sado pak se si ndihemi ne.

55 komente në “INTERVISTA/ Ardian Hoxha: Berisha urdhëroi zhdukjen e babait, se iu zbuluan takimet me Grigorov e Arkan”

  1. plaku says:

    Mua personalishte me duket si e pabesueshme qe CIA nuk e di se Sala qenka takuar me Miloshevicin dhe Glogorovin ne Shennaum te Maqedonise, dhe nuk kam vepruar.

    1. Thompson says:

      CIA di dhe sa here dhjet ne banjo Sali Berisha po di qe eshte sherr budall dhe ka mbrapa ca ceta kriminelesh qe mund te bijen shume probleme ne Shqiperi dhe mund te destabilizoje gjendjen ne ballkan .keshtu qe ben nje vesh te shurdher deri sa ky felliqsire per nje arsyje apo nje tjeter te largohet nga politika,,dihet fare mire kush eshte Sali Ram Shpella,,po nje rremuje tjeter ne Shqiperi do detyronte europen qendrore te hapte dyert prap per qindra mijra njerez qe do mundoheshin ti shpetonin terrorrit te banditeve te saliut,,dhe europa nuk ka oreks per kete ne keto momente.. sic e dini..dikush qe ka punuar me berishen para shume vitesh e quan.. “a pure example of human garbage”..ka gjera Plaku qe punojne ne menyre misterioze dhe me vones por japin rezultat te shkelqyshem ..jo Sali Berisha qe eshte vetem nje cope malok dhe do i vij fundi ..po dhe dinosauret paten epoken e vet dhe u zhduken..dhe ketij po i vjen …problemi eshte se nje grusht shqipatresh per arsyje perfitimi,per arsyje krahinore apo religion eshte se nuk e kuptojne dot dhe nuk e pranojne dot qe ky eshte shkaterrimi i shqiperise ne cdo aspekt..ne fund te fundit mbi varrin e ketij do dhjesin njerzit dhe cmimin do ta paguajne kopuket e tij

    2. beso says:

      Plaku,edhe mua me duket e pabesueshme qe anglezeve tu shpetoje zogu nga dora.Por mund te jete edhe keshtu.Ai sherbimi qe thua ti,te kete interes ne kete mes,qe mos ti dalin te gjitha puplat zogjve(te kurves)qe ka ne Tirane,dhe keshtu pi nje gote whiski me ate sherbimin anglez,dhe bejne sikur u humben te shkoqurat per te paguar whiskin..Ne te gjitha rastet berisha eshte i kapur,ose i lozur,ose i futur ne loje per hesap te interesave te tjera.Jane ca gjera qe s’do dalin dot ne drite,se i kane kurdisuar oret padronet e berishes,dhe berishet(perfshi dhe luli bashen me pasaporte amerikane)i sherbejne interesave te huaja.Kokat e politikes(kurve)te Tiranes i dine mire keto,por i vijne rrotull valles,qofte se jane per vete te ndyre me kete vaj,qofte sepse nuk duan ti prishet gjiza atij mekembesit te perandorit qe trazon çorben e maskarades ne Tirane.Ai ambasadori qe tall bythen me politiken e Tiranes,tani i ka vene gjerat ne vije per 2013,por s’e di nese ka llogaritur kapriçiot e perendise,apo jo,se me perendine s’behet shaka.Tha qe 21 janari qe nje akt patriotizmi,ku burri i shtetit,sali berisha,vrau ne mes te bulevardit njerez te paarmatosur,pastaj ambasadori arvizu guxoi tu thote shqiptareve te opozites te mos protestonin perseri,biles as te mos çojne lule per te 3-tat,apo per te 7-tat,siç e kemi zakon ne shqiptaret.Ia preu inisiativen opozites,dhe jo keq,se Rama gjeti kohe te shkruante nje liber shume te suksessshem,qe imagjino,ka kaq shume interes neper qytete dhe fshatra sa asnje tjeter;kam frike se libri po blihet ne vend te teseres se PS,qe absolutisht Rames ia ul prestigjin,ndoshta me keq se mesazhet ne Twiter,a thua se eshte star kinemaje,dhe jo drejtues politik.Ndoshta shume modern per gustot e shqiptareve qe duan aksion te mirefillte politik.Me duket se ne shqiptaret kemi harruar se e kujt eshte Shqiperia,dhe ndonjehere edhe per nje avion spiun qe kapin iranianet themi me bindje se kane bere gabim iranianet;s’kuptokan hiç nga politika e madhe!Tani,plaku,une mendoj se ti provokon me kete pyetje,dhe une shkrova gjate nga pozita e te provokuarit.Nuk jam absolutisht antiamerikan,biles pervit bej lloton e green card,por te zezes nuk i them e bardhe.Per motive shteterore vritet nje njeri dhe i fshihen eshtrat,per”ragion di stato”,dhe kjo s’eshte me as sekret,se i biri i viktimes di edhe datat e sakta te takimeve midis krimineleve te Ballkanit.Dhe s’e ditkan sherbimet e vendeve mike?Gjithe te mirat!

      1. plaku says:

        beso,
        Ky ishte nje nga shkrimet me te mira te tuat. Me pelqeu sidomos kur thua : “por s’e di nese ka llogaritur kapriçiot e perendise,apo jo,se me perendine s’behet shaka.”
        Beso, nuk e di se per cfare aresye mu kujtua vrasja e njerit prej oficereve me te talentuar te Hitlerit, “ujkut te Afrikes” mareshallit Rommel.
        I dhane te pinte me mirekuptim helm dhe e varosen me ceremoni te madhe po vete hitlerjanet sepse, kishte nje simpati te madhe ne ushtrine hitlerjane.Krimi i tij i vetem ishte se ishte ne dijeni te komplotit qe ju be Hitlerit( nuk pranoi te bente pjese ne komplot ) por nuk njoftoi njeri.
        Beso, ne jemi popull, mase ( e di qe si i majte qe je nuk te pelqen fjale “mase” ). Sic ka thene Cesari i madh : “Kokra rere ne dore te fatit”.
        Beso te uroj nje dite te bukur ty dhe familjes. Pershendetje mik.

        1. Edi Detroit says:

          Nuk po them se nuk e ka vrare Berisha, por nuk e kuptoj cfutet CIA ketu.Ne fillim ky djali thoshte erdhem per te jetuar dhe bere biznes ne Shqiperi, dhe nuk mereshim me politik, tashti thote qe e paska ditur qe Berisha takoi Grigorov, apo Arkan, paska njojtur edhe Arbnorin.Tashti e paska fajin Amerika qe nuk e zbulon kete vrasje???.Besoj se keta te familjes e dine shume mire ku eshte ngatruar, po e dine dhe jane familje e madhe le ta zgjidhin vete.Disa ketu poshte e bene dhe deshmore,,, na u bene si shume deshmore tani.

        2. beso says:

          Plaku,ti i ke komplimentet falas,te pershendes!E.Rommel ishte nje strateg shume i zoti,per fat te keq i sherbente nje kauze antinjerezore.Lexova diçka interesante per Oliver Cromwell,qe e paskan zhvarrosur disa here.Qe ne antikitet helmimet ishin frekuente;sot nuk arrij te kem nje vizion te qarte sesi hane buke 3 here ne dite shtetaret,dhe sesi kontrollohet ushqimi i tyre.Anglezet(ketyre”kodosheve”qe ua hedh e lozka si macja me miun Kumbaroja,imagjino qe MI6 legjendar te kete rene kaq poshte)gjeten njehere sesi nje spiuni rus i dhane polonium 210 ne ushqim,gjeten emrat e autoreve dhe kerkuan ekstradimin.Edi Detroit poshte thote me te drejte qe perse ngaterrojme cia-n ne keto muhabete,ndersa une them qe takimi i berishes me milosheviqin e pamundur te mos kete qene ne prioritetet dhe vemendjen e ketij sherbimi,ne mos,te dyshoj se organizuesi i vertete te kete qene ky sherbim,na kujtohet qe milosheviqi donte disa deshmitare ekzemplare ne gjyqin e Hages.Pastaj po nuk e morrem me mend qe saliu eshte i teri xhol ne duart e ketij sherbimit qe thame,atehere po flasim kot.Edhe luli basha eshte xholi tjeter,mos edhe i kane foto djalerie andej nga Holanda.Besoja se saliu i zhdukte provat me bandite private,por i paska bere keto me punonjes te Shik-ut,qe paguhen me parate e popullit,dhe paguhen per tjeter gje,te gjejne maskarenjte,e jo ti mbulojne atyre gjurmet.

    3. Bujari i burgosur politik. says:

      Tregon shumë për CIA dhe Ilir Kumbaron http://bit.ly/jAL5ep.

    4. Ordo ab Chao says:

      O plaku, pse a nuk ishte pergjigjje 1997-a, CIA ne ate forme kthen pergjigjjet.

  2. elinor bahiti says:

    Vras mendjen si ka mundesi qe, cilitdo qe ka pase pune me saliun, i vihet parashtesa “i ndjeri”?? I ndjeri Hajdari; i ndjeri Arbnori; i ndjeri Gazidede; i ndjeri Trebicka….dhe shume te tjere!!
    Dhe kosovaret ma quajne “hero te kombit” nje njeri qe ka furnizu serbet me arme dhe me nafte nderkohe qe keta te fundit vrisnin me mijera kosovare dhe nuk linin femer shqiptare qe u binte ne dore pa e perdhunu! A e imagjinoni se si mund te ndihet dikush per nje njeri qe, deri dje e ka mendu si nje hero kombetar, vjen dita kur meson qe pikerisht ai individ ka ndiku ne perdhunimin e motres dhe gruas dhe vrasjen e babait dhe vellait te tij nga serbet?
    Zhgenjim katastrofal!

    1. toni says:

      Po Kosovarat nuk na e sollen nga Kosova Sali trapin ,por ne e gjetem e votuam dhe e mbajme …….Kosovarte kane dashte AhMET Zogun,por kane dasht edhe Enver hoxhen ,Kane dasht Pandeli Majkon ,por tashi duan edhe Sali Berishen ……. Ata duan shtetin, shtetin te cilin ne e zgjedhim e i vendosim lideret ……Por ne cilet Kosovar deshem A DESHEM NDONJE LIDER Kosovar ,,,,,,,JO ,,,,,jo SEPSE NE NUK DUAM VETEVETEN ,por cdo gje duam te ua ngecim Kosovareve …..

      1. Perralla me Mbret says:

        Opinioni i disa te frustruarve qe jan pushuar nga puna ne Bashki, nuk paraqet opinionin e qytetareve te vetedijesuar Shqipetare!

        1. shuj or ti mejc says:

          o prralla me mbret vere emrim tamam mustafa sheqeri ai kok bolja qe boni si “karaduz ndroqi” me nje djale jetim si sajmir tahiri qe te gjithe po e rrahin.

          1. Perralla me Mbret says:

            Po cili do te pelqente ty me shume,o ti mrec!Saimiri apo Mustafa(viktima apo gjelati)me keqardhje nuk jam tifoz i asnjerit!Por une mendoj se komentet do te duhej qe te reflektonin me shume realitet.Jo vetem fyrje e kritika pa asnje vler e opcion.

            1. Vllazeni says:

              Ç’do të thotë fjala “gjelati”?

    2. shkodrani says:

      jam dakord me ate qe shkruan ti elinor.keta kosovaret ne kohen e enver hoxhes e mbanin foton e tij te varur neper muret e shtepise.kur ra perdja komuniste dhe ata u lejuan te vizitojne shqiperine,kane mbetur me goje hapur se sa te varfer na kishte lene sistemi,aq sa disa prej tyre qanin,dhe kur ktheheshin ne kosove gjeja e pare padyshim ishte te grisnin fotot e enverit.ketyre vlla ju duhet 50 vjet qe te kuptojne cfare ka bere e cfare po ben i cmenduri berisha ne shqiperi keto 2 dekada

  3. e verteta says:

    Respekte per familjen Hoxha, dhe nderim ne kujtim te Remzi Hoxhes.
    Duhen thene gjerat me troç z. Ardian. A ka mundesi te mos kete urdheruar Berisha, kur ai merret edhe me problemet me te vogla te shtetit.
    Ai dhe vetem ai eshte pergjegjesi per kete.
    Si familje e madhe dhe e fuqishme duhet ta zgjidhni vete kete problem duke e marre peng Ilir Kumbaro qenin kudo qe te jete ne fund te botes, derisa te tregoje te verteten.
    Vetem keshtu vendoset drejtesia dhe shpirti i babait tuaj te prehet i qete. Edhe nje here respekte.

  4. koli says:

    Lavdi deshmorve te atdheut, poshte tradhetaret dhe sahanlepiresit e tyre.

  5. NY MEN says:

    Zoti Ardian ke gjithe shqiptaret e ndershem me vehte,por dhe ju duhet te jeni me aktiv ne perpjekjet tuaja.E kam fjalen qe ju duke pare nje zvarritje poshteruese te drejtesise angleze ne bashkpunim me ate shqiptare
    ne sjelljen e kumbaros ne shqiperi JU DUHET TE ISHIT FUTUR ME 3-4 miq tuaj
    ne greve urie tek dera e ambasades britanike ne tirane.BESOJ SE ATY DO TA KISHJE KREJT POPULLIN E TIRANES E ME GJERE ME VEHTE.PROBELMI I BABAIT
    TUAJ TREGON SE SA THELLE KA HYRE NE SHQIPERI UDB JUGOSLLAVE.
    ….E KEQJA ESHTE SE AMERIKANET E KISHIN SHEQER ME JUGOSLLAVET NE VITET 90′ DHE I NDERSYEN KUNDER “KOMUNIZMIT” DHE PSE AI ISHTE I RREZUAR..dhe 2 prilli 1991 ishte 100% veper e ketij dueti.
    JU DUHET TE KUPTONI QE DHE PREZENCA E DAMIR FAZLLICIT PRANE TOM RIDGE
    NE KASAFORTAT E SIGURISE KOMBETARE FLET VETE.TUNG!

  6. Tropojani says:

    Ketu behet çfare t’i doje by… Berishes.
    Deshi te sillte ne Shqiperi Aldo Baren? E solli.
    Nuk i intereson te sillet ketu ish bodigardi i tij, Haxhia. Dhe nuk po e sjellin.
    Shikoni se çfare po ngjet me Kumbaron! Nuk i intereson Berishes te sillet ketu Kumbaro, prandaj vazhdon loja e gjyqeve sa ketu, sa ne Britani! Fijet, doemos, i luan Berisha. Mafja nuk vdes.
    Sidoqofte, ate qe nuk arrijme ta bejme vet ne, le ta presim qe ta beje zoti. Ishallah sa me shpejte!

  7. LORA says:

    “Ne jemi familje shume e madhe e fuqishme e nuk na ndal dot asnje kercenim”-ky eshte,per mua, mesazhi me i fuqishem i Ardian Hoxhes,birit te Remzi Hoxhes.Kane kaluar 16-vjet nga zhdukja e tij prej Sherbimit Informativ Kombetar te drejtuar nga Gazidede e te orkestruar nga dr.krimi.Per cdo qytetar shqiptar eshte e qarte qe krimi eshte urdheruar nga puthadori s.berisha.Eshte gjithashtu e qarte
    qe drejtesia ne Shqiperi e ne Londer nuk kane levizur as majen e gishtit per te bere detyren.U bene tre vjet qe opinioni publik e di qe nen identitetin e vjedhur te kosovarit Shaqa Shatri,eshte gjetur si azilant Ilir Kumbaro ne Londer.Tre vjet nuk dalkan per ekstradimin e tij??????????Te dy palet e kane kuptuar mire se ishte nje ceshtje shume e nxehte per kafshet e dala jashte kontrollit(kujtoni Diverolin) me te cilen mund te behej nje biznes i madh.Ja perse dua ta pershendes Ardian Hoxhen per kembenguljen e paperkulshmerine e Familjes Hoxha e ti shpreh solidaritetin tim per t’iu bashkuar per drejtesi e vetem per drejtesi.Apeli qe i beni shqiptareve per ndihme nuk duhet te reshte derisa te gjenden eshtrat e deshmorit Remzi Hoxha.

  8. Hamilton says:

    Kumbaro financohet nga Saliu dhe mbrohet nga grupe refugjatesh te veriut qe jane ne sherbim te Malokut Vucidolit ..por nje dite do kapet se eshte ne listen e interpolit dhe ska mundesi te jete ne Kine se nuk jane aq budall kinezet te bejne aventura te tilla qe do sillnin skandale diplomatike..mundesia me e madhe eshte te jete ne Serbi apo Rusi

    1. analist says:

      Kumbaron jo ne Kine,por ne mes te Londres e ke!
      Kina ishte lojaaa.

  9. tg usa says:

    Z Ardian
    i besoj te gjitha sa thoni berisha eshte i afte per gjithcka
    Kam nje pyetje .Pse thua qe pjeter arbnori ishte mik shume i mire i babajt tim?
    Duke e spiunuar te berisha Remzi Hoxhen trgoi qe ka qene thjesht nje spiun
    Nje dreq kane qene arbnori,gazidede,zhulali,hajdari dhe ndonje tjeter kane ngrene ndonje luge corbe te prishur dikur, berisha ja u dinte dhe i kishte ne dore.

  10. shqipja says:

    kumbara shume shpejt do beje aksident,me makine ose do shkoje per gjah i vetem.

  11. Nik Kodra says:

    Ja sa e veshtire eshte per ne Shqiptaret te kemi shtet ligjor.
    E si mun ta kemi nje shtet te tille kur drejtuesit e tij i kane shkelur dhe shkelin me te dyja kembet vazhdimisht ato ligje qe vete gjoja i bejne. Rasti i te ndjerit Rezmi Hoxha eshte me flagaranti!
    Shteti e turturon sa e vdes pastaj e zhduk pa lene asnje gjurme sikur te ishte nje lecke! I zhduk te gjitha gjurmet e krimit por nga frika e kujt!? Nga frika e vetvetes!!!
    Kjo eshte monstruoze! Nuk ka dyshim qe kryetari aktual i qeverise, ne ate kohe president, nuk di gje! Ai eshte plotesisht i informuar per sa ka ndodhur dhe kriminelet i ka ndihmuar duke u dhene poste dhe duke i mbrojtur nga gjykimi.
    Te mos shkojme me tutje: qeveria vret kater demonstrues te pa armatusur dhe te pafajshem perpara nderteses se saj dhe bllokon hetimin me te gjitha menyrat e uleta. Tash se fundi rezultoi qe dhe regjistrimet e kamerave te sigurise i kane zhdukur per te humbur gjurmet e krimit. Dhe ne te presim shtet nga keta bandite! Turp per ne qe i mbajme mbi qafe!

  12. elinor says:

    @Toni; nuk e di se ku e lexove ti tek komenti im qe “kosovaret na e kane pru berishen”?? Apo futja kot, si ta kesh me mbare?!
    Dhe, a nuk eshte e vertete qe ata e quajne berishen “hero i kombit”?? Pse nuk i quajne edhe nanon dhe Majkon si te tille, ngaqe sipas logjikes tende edhe ata kane qene shteti?!

  13. Lirim says:

    Saliu eshte koka e korrupsionit dhe e krimit 20 vjecar. Fajtore jane lakejte qe i vine rrotull.

  14. preng sherri says:

    del e qarte perdite e me shume kush eshte jo vetem DOKTOR MORTJA,por mbi te gjitha formimi i kombit tone.
    Ky person nuk duhet te ishte me ne politike,qe prej vitit 1994,kur emeroi ne krye te kishes shqiptare Janullatosin.Fill pas kesaj kane ndodhur te gjitha veprimet e tjera antishqiptare,qe te gjithe i dime dhe e kote ti permend.
    Megjithate,ky moster vazhdon te mbetet ne politike me perkrahjen e nje numri te madh shqiptaresh.
    ky eshte problemi,formimi i kombit tone dhe mungesa e strukturave te posacme shteterore qe ti ndalin hapin dhe ta dergojne pas hekurave.

  15. kaçrra says:

    Per kontraband, Sali Berisha e per pushtet eshte kethyer ne nje vampir, e nuk ka te ngopur me gjak shqipetari, ky qelbesire,aqe irritus eshte rasti i Remzi Hoxhes.Vllavrasjen ky kriminel e ka filluar qe me heret me ngjariet e 2 prillit ne Shkoder, zgjedhjet e 26 majit 96,97ta ku beri kerdine kur shikoj ato vidjot e cerrikut te iken truri,vrasjen e Azem Hajdarit 98ta,………gerdeci,…..Trebicka……..21 janari i 2011…ky ka qene dhe eshte nje vegel e bindur e serbit,ky gjynahet duhet ti laje siç ua ka bere viktimave te tij.

  16. sulo says:

    po ty ali brahimi kush ta tha? apo ta tregoi sala?
    ik o zar ik dil te furgonat me bo nonje lek

  17. o zambaku i prizrenit says:

    dhe ne rastin me te keq te supozojme qe ka punuar per UDB prapseprap,nje shtet ligjor duhet ta denoje ose izoloje ne baze te rregullave.asnje njeri ne bote ne demokraci nuk mund te denohet ose ti merret jeta pervecse
    nga drejtesia.komentatore si alias a.ibrahimi jane bash udbashet vete.
    eshte njelloj sikur te thuash qe elez biberaj dhe tropojanet e tij
    kane ndihmuar udb-shet per t,ja ki nonen shqipnise.i nderuar brace
    vetem gomert nuk e dine qe sllobo eshte takuar jo vetem nje here me
    saliun..

  18. lura says:

    Po ngaqe punon ne interes te huajve po rri gjate ne pushtet ky bir kurvet.
    Se mos deshen shqiptaret vertete ata qe punuan per kombin dhe sidomos kosovaret qe edhe per Gjergj Kasdtriotin jane gati ta quajne tradhetare se luftoj kundra vellezerve turq.
    Perpiqen shqiptaret e Shqiperise tua mbushin mendjen kosovareve se Berisha eshte agjent i serbeve,jo o vellezer Berisha edhe sikur po te ishte gjalle Sllobodani dhe te takohej me buje ne Tirane kosovaret koktrashe perseri do thone rrofte heroi kombetare Sali Berisha.

  19. fane mirdite says:

    kam degjuar mendime te ndryshme po keto ketu vijne nga kopeshti jo ne tirane se do ofendoja por nga mongolia mjerane .

  20. Aredion says:

    Me informacionet qe kam nga njerez shume te besuar, eshte e vertet qe Z. Remzi Hoxha ka filmuar takimin e siperpermendur dhe eshte kapur nga kumbaro dhe 2 te tjere qe per momentin nuk me kujtohen. Shume miq te mi e dine si histori peprara se te dilnin keto skandale. Pikerisht ne ate moment filluan dhe ftohjet e berishes me Ibrahim Rugoven sepse i ndjeri Remzi Hoxha kishte shume lidhje te ngushta. Remzi Hoxha eshte torturuar dhe per ta trembur e kane varur me koke poshte nga kati i 3-te dhe i ka shpetuar nga dora (te pakten keshtu ka deklaruar Arben Sefgjini personit nga i cili une kam marre informatat). Ky skandal i prish shume pune Berishes dhe prandaj ate gjykates plehra dhe super te korruptuar po e zgjasin kaq shume kete proces. Pershendetje dhe nje here familjes Hoxha per guximin qe kane marre per te sjelle ate pak drejtesi per njeriun e tyre te dashur.

  21. Arbeni says:

    Deklarata e djalit te Remziut perben akuzen e pare publike per Sali Berishen si person i implikuar direkt ne rrembimin e zhdukjen e nje personi.Para ca ditesh ne nje koment timin ktu, thash se Sali Berisha ka tejkaluar dhe ish diktatorin (duke marre ne konsiderate kohen e qeverisjes se tije) ne menyrat se si ai i ka eleminuar kundershtaret e tije. Ai ka perdor kundrejt kundershtareve te tije politik format nga me te pa imagjinushmet qe cdo diktator do ja kishte zili. Ai ka kecenuar me jete me shume se njehere deputet e opozites, ka perdor menyrat e terrorrit psikologjik per kundershtaret e tije brenda partise duke i etiketuar me lloj lloj epitetesh duke i fyer, share ,denigruar ,duke mos kursyer as familjaret e kundershtarit qe nuk kishin fare te benin me politiken. Ky Monster qe ka thy cdo kod moral, eshte i pa shembullt ne historine e ketije kombi. Ne komentin tim e paradisaditeve shprehesha gjithashtu, se per Sali Berishen nuk kishte akoma ndonje prove te vertetuar qe e implikonte ate direct ne ndonje vrasje politike, por mendoj se denoncimi i djalit te Remziut duhet te veje ne levizje gazetaret ivenstigativ sepse nga kjo drejtesi nuk kam besim se mund te nderrmarr ndonje hap ne drejtim te zbardhjes se te vertetes. Ky rast mund te sherbej dhe per mbase shume vrasje te tjera politike apo te eleminimit te deshmitareve sic mund te ket ndodhur dhe eleminimi i Safet Zhulalit, Gazidedes?

  22. Mallakastrioti says:

    Te nderuar lexues dhe Komentues..Shoke dhe shoqe…I Nderuar Adrian Hoxha!
    1-Personalisht mendoj (Jo si Ekspert),se Ilir Kumbaro edhe po te kthehet ne Shqiperi, te verteten do ta Marre ne Varre,eshte pikerisht kjo frike qe e bene Ilir Kumbaron qe te beje c´eshte e mundur per te mos u kthyer ne Shqiperi..Sepse ekstradimi ne Shqiperi eshte per Ilir Kumbaron Vdekja e sigurt..sepse eshte pikerisht urdheruesi Sali Berisha ne Pushtet..dhe Ilir Kumbaro si njeri i Sherbimeve sekret e di mire se “Ai qe di shume duhet te xhduket”..Pra shkurt sikurese thuhet ne gjuhen juridike-ilir kumbaro eshte nje “deshmitare i pa Deshirueshem” per urdheruesit.
    2-Z. Adrian Hoxha, me keto qe thashe nuk dua qe tju demoralizoj, aspak, perkundrazido te doja te ishit me aktive ju personalisht me familje, sepse sikurese thoni jeni Familje e madhe..dhe une do te ju Keshilloja (Tani me duket vone)nese kini mundesit Financjare..pikerisht ne momentet qe Ilir kumbaro, u thirre nga Hetuesit Anglez,ju duhet te kishit “Nderhyre” me Mjetet tuaja private..
    P.Sh–Angaxhimin e dy-tre dedektiveve privat Angles,ka sa te duash dhe nuk kushtojne shume..Pra duhet ta mirrnit “ne dore”ju Punen, se paku ai do te ishte edhe nen mbikeqyrje private..
    3-ilir kumbaro, i Nderuar Adrian Hoxha, sikurese kame dijeni eshte inteligjent,dhe si i tille ai nuk operon vetem me nje Plane A..dhe B..por ai ka ne sirtare edhe nje plane veprimi REZERVE…dhe per mendimin time ai tani eshte duke Zbatuar pikerisht Planin Rezerve..si i tille plani rezerve , eshte nje Identitet Tjeter,dhe qendrimi ne Angli, kete lloje Plani e ve ne dyshim per kete ai i ka lene “Pendet” Anglise, dhe mund te shijoje Plaxhin e Meksikes apo te ndonje shteti tjeter ku korrupsjoni eshte i larte dhe te gjithe blihen..sa per parate atij i Duhet Sali Berisha,sepse nepermjet shantaxhit mund ta “Qethi” mire plakun Matuf,dhe munde te beje nje jete pa Veshtiresi financjare…Uroj qe keto qe parashtrova me larte te Mos dalin dhe ai te dale ne Banken e te Akuzuarve..por ne Shqiperi te Akuzuar dhe Fajtore jane vetem Viktimat…klm

  23. frasherlliu says:

    Adrian ju uruj per forcen dhe kurajon qe pe tregon per te zbuluar genocidin ndaj babait tuaj te realizuar nga sllavoberishizmi.Uroj nenen tuaj per burrerine e trimerine qe ka treguar ku nga njera ane kerkonte neper sketerren berishiane fatin e burrit dhe nga ana tjeter me sakrifice dhe dhimbje ju rriti ju femijet pjese e Remziut te urte,te zgjuar punetor i madh dhe atdhedashur i pashterur.I çmoj shume perpjekjen dhe luften e xhaxhallareve tuaj sidomos Nexhos,si dhe xhaxhait te madh,te afermit tuaj,shokeve te babait,pergezoj gjithashtu Bulin djaloshin qe nuk la dere e shpirt pa e plagosur me perpjekjen per fatin e xhaxhait te tij.Dhe une qe po te shkruaj jam i tronditur thelle per fatin e babait tend me te cilin kemi kaluar kohe per disa vite dhe mbremjeve mblidheshim me padurim per kafe mbas puneve duke folur per kohen dhe ndyresite e pushtetit te atehershem.Nuk harroj momentin kur Nexhmedini dhe mamaja jote sollen dosjen te cilen e percolla me protokoll tek sekretaria e fashistit Berisha dhe mesova prej sekretares se ai u trondit dhe thirri ne zyre Kolec Topallin fytyren e erret,skuthin,gjarperin qe di gjithçka.Pushteti i tyre eshte klike kuislinge qe veprojne ne erresire dhe nuk ngopen kurre me krime……siç po shikon dhe degjon sot.Ata kane zhdukur çdo gjurme biles mbas pak me kercenuan dhe mua por ja u lashe m…n ne dere e qe nga ajo dite endem si i pa athe ne nje vend te huaj etj…Luften dhe perpjekjet mos i ndalni se do te fitoni kete gje ta kam uruar ty kur erdha ne shtepine tuaj dhe kur te perkedhela floket ne fytyren tende te shkelqenin syte dhe rrinje afer vetem te degjoje ndonje te re ndersa sot burre, i arsimuar dhe i ditur siç donte babai jot dhe punonte per keto dite te mira por ani se me merak per babain ku eshte ,ku prehet per tju lutur njerezisht per jeten e tij me lote e dhimbje ,lufto pa ndalese,qendrojini afer nenes dhe duajeni fort se zemra e saj e di peshen e kesaj tragjedie.Miqesisht ju pershendes dhe respekt per familjen tuaj te madhe.

  24. isa says:

    SALI BERISHA ZOTI I SHQIPTARVE ZOTI EBEKOFT BERISHEN

    1. fule says:

      Do ta shkallmoje historia kete funderrine antikombetare, Sali Berishen.
      Vdekje kriminelit shpellar Sali Berisha!

  25. gjon zaveri says:

    Duke ndjekur zhvillimet ne shqiperi,ne dy dekadat e fundit ,une mendoj se ka nje konspiracion,dikush,fuqi e madhe natyrisht per interesa te veta perdor,jo vetem saliun por gjithe klasen politike.Nuk eshte rastesi vdekjet e shume figurave kyce,qe dinin shume,por dhe te pa sigurt.
    Azem hajdari ne nje moment nxitimi,natyrisht deklaroi se jam njesh dhe di shume.
    Safet zhulali ne nje moment qe u pyet per 97-en deklaroi se eshte nje dosje e zeze qe nuk do te hapet kurre
    Pjeter arbenori deshmitar dhe organizator i 2 prillit,i pa sigurt per padronet
    Kosta trebicka shkoi si cjapi te kasapi,ne ambasaden amerikane dhe denoncoi,besoj se mbani mend kur para se te flisnin ekspertet,nje punonjes i ambasades tha se eshte aksident.
    Kaq mjafton qe sala,fatosi,rama e co te zbatojne te gjitha urdherat.

  26. Albani says:

    Ore, ky Remziu deri dje ishte biznesmen i thjeshte, nuk kishte lidhje me politiken. Ka dal familja dhe neper intervista.

    Tani, pas 16 vitesh na mbajne konferenca dhe na doli qe Remziu i paska mbajtur PISHEN Sales dhe qenka mik i ngushte i Pjeter Arbnorit. Po cfare biznesi te thjeshte ka patur Remziu qe perfshin mbajtjen ne survejim te Sales ne prag lufte.
    Pastaj, Remziun e implikoi Avdyli, po ky gazetari Austriak qe nuk dinte te fliste Shqip nga doli apo dhe ky i ka mbajtur pishen Sales. Pastaj Avdyli apo Armandua jeton refugjat me emer tjeter ne Belgjike dhe as prokurori nuk ja di emrin e vertete.

    E kuptoj ke lexuar llogjet e gazetave dhe o burra futja kot.

    Mire Remziu paska marr ne kamer Salen po Zizo grekofoni cfare ka bere.
    Mos u merr me llogje gazetash po pyt kosovaret, qe ke aty ca pune ka patur Remziu.

  27. drini says:

    Kete fakte qe i thote Ardiani jane fakte te pakontestueshme, per ate arsye perderisa Sali fazliqi eshte ne qeveri veshtire eshte qe te behet ndonje gjykim I drejte, per shkak se kryesi i ketije krimi eshte SALI BERISHA, SHUME SHUME QYTETARE E DINE QE SALI BERISHA ESHTE TAKUAR ME MILLOSHEVIQIN DHE ME GLIGOROVIN DHE KET E KANE DITUR VETEM DISA PERSONA DHE REMZI HOXHA(E NJOH EDHE NJE TE AFERM QE KISHTE PUNUAR ME REMZIUN DHE KETO FJALE ME KA THEN EDHE MUA PER KET TAKIM TE KRIMINELIT SALI ME KRIMINELET TJERE SLLOBON DHE GLIGOROVIN DHE NE KET TAKIM KISHIN VENDOSUR QE ARMATIMI I UCK TE NDALOHET NGA SALI FAZLIQI),GJITHASHTU EDHE TAKIMIN QE KA PASE ME ARKANIN DIHET SHUME MIRE NE OPINION.

    POR QUDITERIA ME E MADHE QENDRON AKOMA ME SHUMICEN E QYTETAREVE TE MI TE KOSOVES QE AKOMA MENDOJNE PER SALIUN QE ESHTE NJE TRADHTAR,

    SALIU E MERITON JO ME PAK SE SIKUR SADAM HYSEIN.

    ARDIAN VETEM VAZHDONI ME KET RITEM SE TE PAKTEN QE DO TE MUNDENI TE BENI DO TA JETE E VERTETA ,POR SHPRESOJ SA ME SHPEJT SALIU IKE AQ ME SHPEJT EDHE QESHTJA E TE NDJERIT REMZI DO TE DALE NE SHESH.
    RESPEKT TE MADHE FER FAMILJEN TENDE PATRIOTIKE

  28. Elsa says:

    Nese berisha do te ishte ne krye te nje sistemi tjeter, te ngjashem me ate te para viteve 90, do ta kishin zili si Enveri, Stalini, Sadami etj. Sot ne kete sistem liberal ai sillet si djall,vret dhe i qan apo akuzon te tjeret. Shpirti i tij ska per te gjetur prehje, me keq se Makbethi

  29. kosova says:

    sali trapi edhe lulzim basha kan kumari te fort me shkit e shkines edhe nuk e lodhin vetin per shqiptar ata kan bashkpuntor shum te afert shki e nuk ja ndin shum per shqiptar,sala e ka urdheru zhdukjen e R Hoxhes pa as ni dyshim ky e ka ba ket krim mos me i dal takimet me kriminelin arkan edhe millosheviq, Uroj gjetjen e Remzi Hoxhes dhe deminim e kriminelve se e kan bar ket krim

  30. fule says:

    TE lumte o djale trim, qe me ne fund fole qarte. Kush ka vesh le te degjoje. Kush ka mendje le te reflektoje.

    Po beni qe pune te shkelqyer si familje, i ndjeri do ishte shume krenar per ju. Jam i sigurte se e vertete do dale dhe se urdheruesit do marrin denimin e merituar (nese jane akoma gjalle)

    1. Ledi says:

      Te gjithe kane veshe e mendje po kush ka bole te veproj kjo eshte pyetja? edhe drejtesi nga gjykatesi Sali Berisha skeni per te pare

  31. Ilir says:

    Ky djali po merr rrugen e babait me duket…

  32. Ledi says:

    per mendimin tim me qe jeni familje e madhe edhe fuqishme, pa keqkuptim po e them, shkoni gjejeni, se njerzit flasin. rrembejeni sic jua ben babait tuaj torturoheni merrni rrefim me noterizim publikoheni neper gazeta shqiptare, angleze, amerikane, kineze edhe lejeni perpara gjykates se hages se drejtesi nga shteti shqiptar sdo keni per te pare.

  33. Alketa says:

    Mos i besoni cdo lajmi se me 100 % Ilir Kumbaron e kane vrare njerzit e Saliut. Ilir Kumbaron po e gjeten e gjejne vetem te vdekur.

  34. KOSOVARI i zhgenjyer keq says:

    E kam pas dasht S. Berishen,ma shum se baben tem. Dalngadal tuj pa e tuj ndigju,(shum skandale) ,pak me vonese por i zhgenjym,fillova te dyshoj per kete njeri. Tani keto viteve te fundit me eshte hequr i gjith dyshimi dhe them me bindjen me te plote se ky person kurr nuk na e ka dashur te miren. Eshte mshef pas fjaleve te mdhaja dhe po mundohet hala. Keto te dhena rrenqethse qe na jep i biri i fatkeqit R. Hoxha te bejn qe te rrenqethet trupi. Nuk duhet kerkuar Kumbaro pasi kumbara i tegjitha ketyre te zezave paska qen SALI BERISHA. Te merret ne pytje si i akuzuar dhe gjithcka do te perfundoj. Zhgenjimi me eshte kthy ne urrejtje.

  35. lala says:

    a nuk mendoni se ilir kumbaro do te pesoje aksident , identik si vepron mafia nderkombetare?

  36. Kanuni says:

    Or djale po humbisni kohen kot me gerr verre.Nese je shqiptar zbato Kanunin,mos prit gje nga ky shtet i qelbur kriminal.

  37. SADIKU says:

    SALA I SHERBEN CIAS DHE KA PERKRAHJEN E SAJ PRANDAJ E ZHDUKU REMZI HOXHEN.
    KA QENE E DITUR SE PJETER ARBENORI KA QENE SPIUN BURGJESH,KATOLIK I PABESE.

  38. Teta says:

    Po pse more djale merresh me deklarata e intervista.Po i gjeje nja dy cuna te mire dhe ja vije pulle atij Kumbaros.Ne mos me thes ne koke nje plumb ballit e kishte hak.Duhet te kuptosh qe ketu luhet me emra te rendesishem, prandaj e kane lejuar te ike, dhe e kane ndihmuar qe tia mbathe.Nuk duhet te shpresoni se sa te jete Saliu ne pushtet Kumbaro te vije e te deshmoje perpara drejtesise.

  39. Edvini says:

    Artan, perse nuk turperohesh, opinioni e di se babane e ke pas tradhetar te Shqiperise, ai ka qene super spijun i shumfishte serb, maqedonas dhe grek.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje