BBC: Negociatat e Shqipërisë me BE zgjatën tre herë më shumë se ato të Maqedonisë

14 Dhjetor 2011, 11:33Politika TEMA

“BE mendon se po bëhet shumë pak për luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Problemi i madh papunësia. Bujqësia, në gjendje të mjeruar. Berisha, një ish- komunist, i akuzuar për autoritarizëm, fitoi dy palë zgjedhje mes akuzave për manipulim votash e procedurash”

Rrjeti britanik BBC ka përgatitur një speciale për perspektivën e shtatë vendeve që duan të anëtarësohen në BE. BBC u nxit nga vendimi për të pranuar Kroacinë në BE dhe analizoi vendet që janë në pritje. Në analizë u morën Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia, Bosnja, Islanda dhe Turqia. Me përjashtimin e Islandës, vendet e tjera kanë shumë pak shanse që të anëtarësohen së shpejti. Sa i përket Shqiprisë thuhet se ajo nuk pritet të anëtarësohet më së paku në vitin 2015.

“Qeveritë e BE thonë se forcimi i zbatimit të ligjit dhe lufta kundër krimit të organizuar e korrupsionit mbeten ‘sfida urgjente’ për Shqipërinë. BE dhe Shqipëria përfunduan Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA), që shihet si hapi i parë drejt anëtarësimit, në qershor të vitit 2006. Më pas u deshën tre vite e gjysëm për negociatat- tre herë më shumë sesa u desh në rastin e Maqedonisë dhe Kroacisë.

Kjo për shkak se BE mendonte se Shqipëria po lëvizte shumë ngadalë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. BE gjithashtu ka dyshime në sektorin energjetik shqiptar, që vuan nga furnizimet e paqëndrueshme,” shkruan BBC.

“Papunësia në Shqipëri mbetet kokëfortësisht shumë e lartë dhe infrastruktura e korrupsioni vijojnë të pengojnë investimet e huaja. Bujqësia, një sektor i rëndësishëm, vuan nga mungesa e financimeve,” thuhet në analizën e BBC, që nuk lë pa përmendur edhe ngjarjet e 21 janarit ku u vranë katër protestues.

Sa i përket Berishës, BBC shkruan se një ish- komunist formoi Partinë Demokratike dhe u bë i pari president jo-komunist që pas Luftës së Dytë Botërore. BBC thotë se ai është përballur me akuza për autoritarizëm dhe ka fituar në vitin 2005 e 2009 mes akuzave për manipulim votash e procedurash.

 

4 komente në “BBC: Negociatat e Shqipërisë me BE zgjatën tre herë më shumë se ato të Maqedonisë”

  1. guri says:

    gjendje e mjeruar qe e shikojme cdo dite do dhe 10 vjet noshta behemi per evrope…

  2. mjalti says:

    Pune tjeter nuk kane ata te BBC.Ne ja kemi kaluar EVROPES jemi bere hyjnor.Evrope te lame ne grope.Ministri i drejtesise eshte kryetari i komisionit anti-pucist.Ai njeri gjykon kryetarin e keshillit te larte te drejtesise dhe kryeprokuroren si kryepuciste dhe na i ngeli qejfi se i shau EDI ushtaret pa nje klas shkolle ne SARANDE.Ore po keni tru ne koke o karagjoze te EVROPES qe na flisni per korupsion.Ketu ka rene kolera ju dergoni deodorant.Mbylleni e na lini te qete se ua derguam banden qe perkedhelni 20 vjet.EVROPA AS TA FUT E AS TA HEQ.KY POPULL ESHTE I ZGJUAR.GENJEHET POR NUK HARON.Meruni me UGANDEN e me GJITHANDEJSTANET e na lini te piqemi vete pa paterica.Pardje ishte rasti por nuk na eci.Ku do veje do ri zari,por do jete bere i madh zarari.

  3. durrsaku says:

    europa e leshit.me kujtohen keta europjanet ne vitin 97 as mish as peshk,per kosoven po ashtu ,tani do na antaresojne kur tu cohen hallatet atyre, por kjo nuk mund te ndodh shpejt kur dihet qe ata jane impotenta.

  4. dmx says:

    Europa e by… po i njejti avaz korrupsioni vizat tra la la me the te thosh harro Europa se ne gjirin e vet ka shtete qe nuk jon ma mire se ne persa i perket korrupsionit shembulli ma i bukur Greqia qe osht dhe antare e vjeter e bashkimit Europian te mos flasim per Bullgari e Rumani se nxihet fare pranaj te mos na tregojn pralla se prallat e Europes kena qe nga 1913 qe i dime permendesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje