Zbardhet DOSJA e trafikut të naftës vergine, eksporte të rreme me Libinë

13 Dhjetor 2011, 21:09Politika TEMA
Zbardhet DOSJA e trafikut të naftës vergine, eksporte të rreme me

Hajri Elezaj

Skandali u denoncua nga ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti

Prokuroria ka mbyllur dosjen për trafikun e naftës verginë dhe e ka dorëzuar atë në gjykatë. Edhe pse i akuzuari kryesor, Hajri Elezaj, është në arrati, prokuroria do të kërkojë dënimin e tij në mungesë si personi kryesor pas këtij trafiku që u ka kushtuar shtrenjtë taksapaguesve shqiptarë. Për më tepër, nafta e papërpunuar ka përfunduar në makinat e tyre, duke shkaktuar dëme të tjera si në ambient, ashtu dhe në mjetet e shqiptarëve.

Siç raporton gazeta Idea, kompania e Hajri Elezajt, personi që gjykata e la të lirë për tu arratisur, ka raportuar eksporte të rreme të naftës vergine për në Libi.

Si është historia e kësaj dosje?

Nafta vergine është një nënprodukt që del nga rafinimi i naftës bruto dhe nuk është i gatshëm për tregtim në tregun shqiptar. Ajo blihet me qëllimin e vetëm për tu eksportuar jashtë. Kështu ka vepruar edhe kompania Euroil SHA e Hajri Elezajt, që e ka blerë këtë naftë të papërpunuar nga ARMO SHA. Ajo ka nënshkruar disa kontrata për blerje me ARMO-n. Nafta vergine do ngarkohej në Ballsh, do shkonte në magazinat e Fietek në Vlorë e më pas do eksportohej duke u ngarkuar direkt në anije.

Por prokuroria ka zbuluar se në të vërtetë të paktën për dy ngarkesa të mëdha, edhe pse në doganë figuron se anijet janë ngarkuar, ato janë nisur për udhëtim bosh.

Bëhet fjalë për datën 10.02.2009, kur 2.625 ton naftë vergine duhej të ishte ngarkuar në anijen Rita S dhe për datën 28.02.2009, kur 14.583 ton naftë duhej të ngarkoheshin në anijen Calitea. Ato do eksportoheshin për në Libi.

Por ndryshe nga dokumentet e doganës, dokumentet e portit tregojnë se anijet janë nisur bosh. Për anijen Calitea thuhet se u ngarkua me naftë nga terminali i ARMO-s, por nga ai pontil është ngarkuar naftë në det vetëm deri në muajin shtator 2008. Për më tepër me një shkresë porti detar bën me dije se kufiri maksimal për anijet që përpunohen në portin e Vlorës është 7.500 ton.

Në vend të kësaj nafta e papërpunuar është shitur në tregun e brendshëm si naftë D2 me çmimin më të ulët të tregtimit të saj me shumicë, që gjithsesi është një çmim shumë i lartë në krahasim me atë që është blerë nafta vergine. Si të mos mjaftonte kjo, në dosje thuhet se Hajri Elezaj ka kërkuar edhe rimbursimin e TVSH-së duke i shkaktuar një tjetër dëm taksapaguesve shqiptarë.

“Personi nen hetim HAJRI ELEZAJ duke vepruar me cilesin e perfaqesuesit ligjor te shoqeris Euroil Sha me nipt K52302801C me objekt “Tregtimin e karburanteve me shumice” ka bere te mundur qe te perfitoje rimbursim te Tvsh-se ne menyre te padrejte lidhur me deklaraten doganore dt.10.02.2009. Referuar aktit te ekspertimit plotesues dt. 07 korrik 2011 rezulton se vlera e tvsh-se se zbritshme dhe te rimbursuar per sha. “Euroil” per naften virgin te eksportit te dates 10.02.2009 te kesaj shoqerie eshte ne vleren 16.567.348.58 leke,” thuhet në dosjen e prokurorisë.

Por në krim sipas prokurorisë është implikuar edhe biznesmeni Iljas Fisheku që e ka ndihmuar Hajri Elezajn me shitjen e naftës vergine në tregun vendas. “Shtetasi Iljas Fisheku ka vene ne dispozicion automjetet per kryerjen e transportit te naftes virgin, depozitat dhe pikat e shitjes se karburantit, si dhe dy magazineret punonjes te tij Fatmir Kajen dhe Nikollaq Llozin. Pa kete infrastruktur te ofruar nga i pandehuri Iljaz Fisheku si dhe pa ndihmen e dhene nga i pandehuri Bledar Rama, i pandehuri Hajri Elezaj nuk do te kishte mundur te kryente vepren penale per te cilen ai akuzohet,” thuhet në dosjen e prokurorisë.

Po ashtu në dosjen e prokurorisë si të akuzuar janë edhe shoferët që kanë kryer transportin, pasi nga përgjimet ka rezultuar se ata kanë qenë në dijeni të trafikut. Po ashtu ditën kur është arrestuar Iljas Fisheku, ata kanë tentuar të zhdukin dokumentacionin.

“Pervec sa me lart sqarojme se ne date 11.03.2011 pikerisht diten kur eshte ekzekutuar masa e sigurimit “arrest ne burg” ne ngarkim te shtetasit Iljas Fisheku jane kryer komunikime telefonike midis dy punonjesve te shtetasit Iljas Fisheku, qe jane shtetasit Fatmir Kaja dhe Nikollaq Llozi. Konkretisht ne kete date ne oren 22.10.40 shtetasi perdorues i nr. te tel. 0695812717 ka derguar mesazh ne drejtim te nr. te telefonit 0672066011 perdorues i te cilit eshte eshte shtetasi Nikollaq Llozi dhe i ka thene “shko ne Golem dhe hiq dokumentat nga zyra sonte”. Rreth ores 02:41 i pandehuri Fatmir Kaja perdorues i telefonit nr. 0692097243 i ka derguar mesazh shtetasit Agim Toska (dhender i Iljas Fishekut) perdorues i nr. te telefonit 0682097234 dhe i ka thene “Gjall vdfk zhduk librat”. Udhezimet e dhena nga i pandehuri Iljas Fisheku jane zbatuar me perpikmeri nga drejtuesit e automjeteve fakt ky qe provohet me procesverbalet e pyetjes se ketyre personave te administruara ne dosje,” theksohet nga prokuroria.

8 komente në “Zbardhet DOSJA e trafikut të naftës vergine, eksporte të rreme me Libinë”

  1. iliriTirane says:

    O shoku, kot vajti Lulka ke Gadafi.I shiten arme, drog dhe virxhin(gjoja)….A do vij ajo dite te japin llogari keta zagare?? Keta qe akuzohen jane punonjes te pushtetareve dhe e kane me urdher kete pune te ndyre. Ne banken e te akuzuarve duhet te jene ata qe kane marre fitimet e majme, jo rrogtaret. Po dihet i vogli e ha gjithmon…

    1. fule says:

      Cfare nuk pret nga mafia kriminale ne pushtet Berisha-Meta dhe klientet e tyre. Po ti shtosh ekuacinit dhe shokun Fatos…shteti do shkermoqet akoma me keq.

      1. Argita_B says:

        Do te ishte me shume interes qe gazeta Tema te investigonte mbi gjendjen aktuale te ish rojeve dhe badyguardave te ish kryeminsitrave dhe ministrave tane.
        Duhet te zeme vendin e pare ne bote, ku nje roje i thjeshte, pasi ka sherbyer si i tille vetem 1 apo 2 vite, me pas shnderrohet ne biznesmen dhe behet multimilioner.
        Patjeter shkollat shqiptare te rojeve te “personaliteteve” duhet te kene nje nivel aq te larte sa qe dhe themeluesit e Oxfordit do te beheshin xheloze, pasi ne vend qe te pjellin roje, na pjellin biznesemene.

  2. luani says:

    po te kishe drejtesi ne vend te ketij mustaqes te ishe fute gjygjtari/a qe e la ne ares shtepive ,po me kete sahtet kriminelesh asnje gje nuk do behet,mjere pollulli,po mire na i bejne kur po i durojme ,mban akoma samari jone.

  3. Rezi says:

    Me sa duket prokuroria e ka kryer punen vetem me peshqit e vegjel dhe me kete rast eshte ne “rregull me veten”. Doganieret e Vlores dhe Kryetari i tyre,ashtu si dhe antikontrabanda e dine po aq mire sa edhe prokuroria kapacitetin maksimal te perpunimit te portit te Vlores,pra doganieret e praktikes dhe antikontrabandes kane qene ne dijeni te fiktivitetit te eksportit,pra, jane minimumi, perballe shkeljes se “shperdorimit te detyres”.Tatimori qe eshte ne ndjekie penale eshte vetem peshku i vogel dhe me i pafajshmi ne kete grup, pasi drejtuesit e tij te kohes kane kryer nje shkelje teper flagrante per dhenien e rimbursimit nje shoqerie tregtare import-eksporti,kur kjo vlere nuk eshte investim dhe gjithashtu duhet te kete konfirmimin origjinal te importit te vendit prites,ne kete rast Libise. Prandaj mendoj se ngritja e stekes nga ana e prokurorise mund te nxirrte realisht “kokat” e ketij aktiviteti te paligjshem,por mesa duken gjasat ne Shqiperi edhe per shume vjet do te mungoje ky lloj hetimi dhe ndeshkimi…………….

  4. armand says:

    u la i lire te mos dilte emri i Saliut dhe Ilir metes ..hajria eshte tropojan dhe pjestar i klanit te malokut berisha…

  5. konviktori says:

    gjoja ne kerkim hajri elezi tere diten ne zyre esht.tek ali demi te azili pleqve

  6. ismeti says:

    po ne ket marri hisen e ka maloki

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje