Servet Pëllumbi e Namik Dokle, kundër kandidaturës së Nanos për president

14 Dhjetor 2011, 19:07Politika TEMA

Nuk është mirëpritur mes socialistëve një kandidim i mundshëm i Fatos Nanos për postin e presidentit të Republikës. Jo vetëm nga të rinjtë e selisë rozë, por edhe bashkëpuntorët e tij kur ishte drejtues i PS, nuk e shohin të arsyeshme shprehjen e ambicjes së Nanos për presidencën. Refuzimi i parë vjen nga ish kreu i Kuvendit Servet Pëllumbi në ceremoninë e 75-vjetorit të tij.

“Ajo është një dëshirë e tij, po të them të drejtën ata që vetëkandidojnë nuk i kam shumë qejf”, tha Servet Pëllumbi.

Edhe një tjetër emër me karrierë të gjatë në PS si Namik Dokle nuk shprehet dakortësinë për emrin e Nanos President. “Kur të ketë ditëlindjen ai do të flas”, tha Dokle.

Ndërsa Rexhep Mejdani shmang komentet për këtë çështje. Pro Nanos president nuk heziton të shprehet vetëm ish anetari i kryesisë Bardhyl Agasi. Megjithëse i riafruar në strukturat socialiste Agasi thotë se PS duhet ta mbështesë Nanon në ambicjen për presidencën.

“Pse të mos e mbështesë. Një kryetar që ka drejtuar këtë parti prej 15 vjetësh e ka transformuar atë. Duke qenë nga një parti ish komuniste në një parti të Internacionales socialiste”, tha Bardhyl Agasi.

PS e ka bërë tashmë traditë që themeluesve të saj tu organizojë ditëlindjet. I njohur në familjen e tij politike si profesori i socialistëve, Pëllumbi ka marrë urime nga të gjithë të ftuarit në ceremoninë që u hap me urimin e kryesocialistit Rama./AS

17 komente në “Servet Pëllumbi e Namik Dokle, kundër kandidaturës së Nanos për president”

  1. tutu says:

    nuk besoj se do te kish idiotesi me te madhe per shqiptaret qe te benin komandant te pergjithshem bixhozxhiun fatos nano, ta keni te qarte fatin tone do ta vinte ne rulete qe te nesermen

    1. Elena Gjika says:

      E ka vendos Sal Ram Birisha Z. Fatos Nano president, i ka vdek nona asaj pune…hidhuni perpjet ju kamunistat

      1. raimondi says:

        Te gjithe ata temenimit “ndryshe”jane sherbetoret e Nanos ,ndaj nuk duheshin pranuar ne PS

        –Nano qe duhej ta kish vendin ne burg ,kerkon te behet president

        — Nano pou be President do e vendosi presidencen ne Athine –sesa te veje e te vije nga buzuqet lart e poshte –Me mire e vendos zyren e presiences ne Athine dhe nuk mundohet fare te vije ne Tirane-
        -E drejton Shqiperine qe nga Athina

        -Dhe do jete me mire ,se politkanet tane dihet qe i drejton Athina-
        -Me mire te dalin hapur fare dhe ta mbledhim mendjen

        Nje gje eshte cudi ama —Nje shtet rrembythje qe eshte duke ngordhur
        dhe qe nuk ja var askush ne Europe , ben ligjin ne politken tone

        –Kjo eshte gjeja me fyese –Se te ishte ndonje shtet elitar , e po hajde de ,-
        -Por Greqia qe eshte nje shtet karikature –Kjo eshte turp dhe faqja e zeze

      2. ardi says:

        Debile femer, cdo te thote komunist qe e perdor gjithmone? Ti nuk i di kuptimin, vetem e perdor si ndonje epitet te keq, cfare ke mos te kane rregulluar ty apo tetem komunistet,..edhe ai Saliu yt komunist me teser ka qene dhe eshte. trape femer

    2. martin says:

      Kjo nuk me kishte shkuar ne mendje por eshte nje gjetje dhe nje argument teper origjinal dhe i sakte.

    3. hysni dajaku says:

      vetem menyra se si kerkohen postet ne shqiperi,ta shpif!!!llogjika e vetme qe funksionon eshte!pse mos te jet,Nano!mungon vetem fjala “Gjynah” nga mbas!!sikur ka ngelur pa ofiqe e pa privilegje! i duhet edhe kjo!kur u be ky ,apo ai,pse mos te behet dhe Nano!!eshte turp per Fatosin qe katandiset ne kete pike si lypsar,ose duke e par pushtetin qe te marr edhe une dicka se vajti kohe qe se kam ngjyer!!!e lere pastaj nga ana e pushtetit qe cdo post shikohet e trajtohet si llomke qe i ben qefin dikujt e i mbyll gojen,duke i then,,te dham edhe ty dicka nuk te lam me koke menjan ndaj mos na caje bythen e rri urte,bej si te themi ne, se ne te cuam!!!shqiptaret vazhdojne ta ndjne e ta trajtojne pushtetin dhe te mirat qe rrjedhin prej tij ,nje lloj si ne kohen e Sulltanve te Turqise!!Fatosi nuk eshte se i mungon inteligjenca,por ka rene pre e veseve ordinere dhe nuk ka gjetur force e kurajo te gjej rrugen e vertet ,ate rruge e qe e gjen per dy minuta po te duash e po te kesh deshire,,ai nuk eshte dallkauk.por i pelqen te sillet si i tille,duke menduar se keshtu do realiteti shqiptar,,Fatosit i eshte dhene shanci si askush tjeter te tregoje vehten dhe te bej historin e politikes moderrne,por i ka pleqyer me shume shishe rakise se sa fati shqiperise,,sikur levizja tij per “katharisje”te kishte shkuar ne fund me idealizem do kishte qene gjeja me e shkelqyer ne politiken shqiptare,,sikur te kishte futur ne burg Ilir Meten per korrupsion dhe disa te tjere!sot do kishim nje pushtet ndryshe,nje demoraci ndryshe dhe nje ekonomi ndryshe,,ai nuk i beri ne ate kohe qe duheshin bere,se i mungoi idealizmi,i perdori keto kauza te medha per te hipur vet ne karrige dhe duke e lene edhe ata pak idealiste me gisht ne goje,,po sot! cfare e do Nano Presidencen! cfare ofron me qenien e tij ne kete post!! ai nuk ka as fuqi qe te mos e leri vehten te perdoret ne keto dite kur duhet vetem per tymse qe mos ta ken mendjen njerzit tek Saliu qe po i bije te fiket nga sukseset e qeverrise!Ai ecen me variantin enjohur shqiptar e mendesin “fshatare”kur do behet ky apo ai,pse mos te behem une,,duke harruar se ai ka qene edhe me i madh se sa kerkon te behet tani ,se ka patur nga mbas nje shumice derrmuese prej dy mandatesh,dhe abuzoi dhe e katandisi pushtetin qe i dha vota e popullit.ne llomka “mishi”per te ngopur barkalecet e vegjel e te medhenj te korrupsionit,qe dalin dhe e mbeshtesin ne media iden e tij per President,,Nano duhet te leri pordhet prej pijaneci,e denglat prej shqiptari fudull,te shkoje atje tek seli e PS-se te flasi dore ne zemer ,te kerkoje falje per abuzimin me pushtetin,dhe mos ndertimin e shtetit te se drejtes,te futet ne radh me shoket e tu thote socilaisteve dhe gjith shqiptareve se sfida e e vetme tani per tani eshte rrezimi i kesaj diktature qe ka lyer duart me gjak shqiptaresh te pafajshem,,dhe behet apo s’behet president kjo nuk karendesi per jeten e tij politike,,po i ka ngelur peng titulli president,,nuk ngeli njeri ne shqiperi pa u bere president,ka vende per president sa te duash,president i shoqates se pijeterve,president i shoqates se kurvareve,president i shoqates se dominove,president klubi,president restoranti,presidenti FSHF-se,I FNSH-se e me qindra si keto,,ndaj Nano ti leri keto gomarlleqe duke u qurravitur si legen ,per nje post qe edhe po e mori,vetem nga menyra se si e kerkon do e dhjesi me keq nga ato qe ka dhjer me pare!!duke ren pre e lojes se Berishes qe percarjen qe po krijon ambicija e Topit per tu bere President perseri,kesaj radhe jo me te blere vota,por me presion se po nuk me bere do bej parti tjeter,Saliu e kalon te njejtin problem tek opozita qe po nuk mbeshteti ambicien e Nanon do krijoje nje pakenaqesi qe te ballancoje Topin

  2. ivani i madh says:

    Berisha u mundua ta shiste shqiperine me pare nendore ky mostra nano rezik ta lere neper kazino e kumar ,forcat politike ta kene parasysh se nga ky cfare nuk pret rikethejuni historise se tij e mendouni para se te vendosni

  3. bbb says:

    Nanua nuk u be dot “president” i familes se tij te cilin e percau ne 100 copa. Keshtu qe ska moral te bhet president i gjithe shqiptarve

  4. Grigor says:

    Me beri pershtypje nje fjali ne shkrim:- PS e ka bërë tashmë traditë që themeluesve të saj tu organizojë ditëlindjet. Ok ok. Po femijeve te 4 te vrareve te 21 Janarit nuk duhet t’u organizoje ditlindjet? Ana e Ziverit humbi babane, nuk i takon Edi Rames qe per ditlindje t’i gjendet afer dhe ti uroje ditlindjen? Pasi ai qe duhet ta uronte nuk ndodhet me ne kete bote. Po vajzave te mitura te Aleksit qe nuk e njohen babane e tyre nuk e meritojne t’u organiohet ditlindja? E pakta per duhet te marrin dhuratat e Vitit te Ri nga Ps, pasi prinderit e tyre qe do u benin dhurata kete vit rane per nje Shqiperi me te mire per ne dhe femijet e tyre. Besoj se u kemi borxh dhe mund ta bejme kaq per keta engjej.

    1. demokrati says:

      Jetimet e shqiptareve te ekzekutuar kane nevoje edhe per humanizmin e nje shoqerie te shperfytyruar, edhe per sinqeritetin e njerezve te krahur politik te baballareve te tyre, por me teper kane nevoje per drejtesi.
      Nje nderim me dore ne zemer Z.Baze qe dhimbjen dhe tragjedine e ketyre femijeve e ka vene perball shoqerise se dehumanizuar shqiptare, perball drejtesise se kapur, prokurorise se zverdhur nga frika dhe pushtetit me duar me gjak.
      Perkrahja e ketyre fatkeqeve nuk eshte perdorje por humanizem.

  5. altin says:

    nano president?ajde politike ajde?
    vendoseni te zgjidhet nga populli dhe do ta shikoni sa e duan
    nanon per president.ok?
    ajde naten.

  6. agim says:

    O bardhyl agasi i Durrsit,a ke pire raki a ku je,qe mbron mafiozin dhe k . hajditin Nano.A je cmendur o Bardhyl,kam pase respekt per ty qe kur vishe ne Tropoje per pune partise socaliste.me kete qendrim pro nanos po me dukesh dhe ti se je bere mafios sikurse nano.Me duket qendroijn ato llafet qe fliten per ty ne Durres.

  7. Baxhellja says:

    Shume dakort me Altin,duhet patjeter qe Presidenti te zgjidhet nga Populli dhe nuk ka pse te zgjidhet nga Parlamenti,ndersa fatos nano ka fytyre e cipe ne faqe (ska cipe se ka bere plastik surratin qe te na rinohet mavriu)te kandidoje per president ky bixhozci e pijanec? mire e ka altini ta shikoje nano si do e votoje populli,do turperohet qe do i thote vetes,ca mutin desha une per president,tung noten e mire.

  8. Titi says:

    Namik dokle akoma ????? ……sa te jete Gramoz ruci, namik dokle e fatos nano ne krye, nuk vemi gjekundi ne. Po edhe Edi qe i pranon akoma njesoj eshte.

  9. sargjente says:

    Kushqo mund te jete President i SHQIPERISE? POR AI QE U PROVUA NE POLITIK DHE SEHTOI ESHTE “NANIZMI” I VOGLI DHE “BERISHIZMI” TE DY MEGALLOMANE DHE QE E KATANDISEN NE KETE DEREXHE SHQIPERINE.pOPULLI SIPAS NJE MAKSIME MERRITON ATE QEVERI DHE POLITIKANE QE VOTONE? PA NJE PA DY “NANOJA” KA DALE NE PENSION BASHKE ME DISA TE TJERE.

  10. Shume urime per ty! Profesor i nderuar Servet Pellumbi je dhe do te mbetesh shembull i politikanit te urte e me karakter burreror.

  11. Ali Margjeka Bari-Itali says:

    Lezova pak nga debatete e me siperm .Eshte nji fatekeqesi per ne qe eshte e kultivueme ne gjake lufta e klases .Z.Nano eshte se c’fare eshte e flete puna e ti vete .Por dua ta themi qe eshte Politika i mirfillte .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje