Europa na urren se dështuan me Euron

15 Dhjetor 2011, 09:56Politika TEMA

Nga Boris Johnson

Kryetar i Bashkisës së Londrës
(The Daily Telegraph)

Unë e kuptoj se shumë qytetarë britanikë janë të shqetësuar. Europianët janë të zemëruar dhe e kanë inatin me ne. Angela Merkel deklaroi se në Këshillin Europian ne nuk kemi provuar për të negociuar, ndërsa Nikolas Sarkozi nuk arrin as të shqiptojë emrin e vendit tonë dhe është filmuar duke refuzuar të shtrëngojë duart me David Cameron. Gazetat e kontinentit të vjetër janë plot me tituj të zemëruar kundër arrogancës dhe marrëzisë së Englanders / Anglais / Anglezët. Unë kam vërejtur personalisht disa parlamentarë Lib Dem të zënë nga paniku, të lodhur nga mënyra se si Britania e Madhe u soll në Bruksel.
Në vend shumë janë të frikësuar nga sulmet sarkastike në Evropë. Prej ditësh, BBC-ja përsërit me tone të majta se kemi qenë të “izoluar” dhe “të margjinalizuar”, sikur dikush kishte vendosur të na braktiste në ishullin tonë të errët, si një bandë egërsirash primitive. Por rrini të qetë, miqtë tanë europiane nuk janë të zemëruar për atë që ka ndodhur në samitin në Bruksel. Sigurisht, të gjithë sillen sikur ishte diçka të rëndësishme në vendimin e David Cameron dhe duket se një Excalibur i ri më në fund është nxjerrë nga guri, ose se një raketë bërthamore Trident është nisur nga thellësia e humnerës.
Por e vërteta është ndryshe. Në të kaluarën më shumë se një kryeministër ka bllokuar marrëveshjet që nuk ishin në interes të Mbretërisë së Bashkuar. E ka bërë Margaret Thatcher me buxhetin e BE-së dhe e ka komunikuar Tony Blair me taksën e ndaluar. Përveç kësaj, shumë udhëheqës të qeverisë kanë shfaqur sjellje shumë më tepër “rebele” se britanikët. Mjafton të mendojmë për spanjollin Felipe Gonzales, i cili mbajti të bllokuar BE-në derisa të vente duart mbi një sasi të kënaqshme të merlucit irlandez.
E vërtetë, europianët e kanë inatin me ne, por jo sepse ne kundërshtuan traktatin e ri për bashkimin fiskal. Arsyeja për zemërimin e vëllezërve e motrave tona është një tjetër: tashmë është e qartë se ne britanikët kishim plotësisht të drejtë në lidhje me euron. Për më shumë se njëzet ministrat e Londrës kanë shkuar në Bruksel për të thënë se tregu i vetëm ishte një ide e shkëlqyer, por ata nuk ishin të bindur nga monedha e vetme. Për më shumë se njëzet vjet disa prej nesh kanë përsëritur se bashkimi monetar nuk do të funksiononte pa bashkim politik, ndër të tjera i pamundur të arrihet.
Ne kemi përsëritur pareshtur se për të monitoruar buxhetet kombëtare dhe taksat do të kishte qenë e nevojshme një qeveri qendrore në Europë dhe se popujt e europës nuk do ta pranonin këtë mundësi. I nderuar Sarkozy, nuk ishin bankierët anglo-saksonë ata që vunë në rrezik  eurozonën, por paaftësia e disa vendeve – duke filluar nga Francën – për të respektuar rregullat e Mastrihtit. Grekët nuk ishin në gjendje të kontrollonin shpenzimet publike dhe reformat në sistemin e mirëqenies. Në Greqi dhe Itali, liderët e zgjedhur në mënyrë demokratike janë depozituar  me shpresën për të qetësuar tregjet e për të ruajtur euron, por kjo nuk funksionoi dhe kjo i zemëron akoma më shumë miqtë tanë europianë.
Ia vënë fajin Cameron-it se ka vendosur veton mbi traktatin e ri të BE-së, por kryeministri nuk ka bërë asgjë nga këto. Vendet europiane janë absolutisht të lirë për të ndjekur rrugën e tyre dhe për të krijuar bashkimin fiskal. Nëse duan ata mund të krijojnë një qeveri ekonomike të Europës, siç mund të vendosin që ka ardhur koha të marrin vendime të rëndësishme mbi shpenzimet publike dhe taksat për burokratët e pazgjedhur edhe pse votuesit janë tjetërsuar tërësisht nga procesi politik. Personalisht unë jam i bindur se do të jetë shumë e rrezikshme, sepse banorët e këtij bashkimi fiskal mbi-kombëtar (UFS) do të kuptojnë së shpejti se ata nuk mund të “heqin nga puna” sunduesit e tyre. Plani nuk do të funksiononte, sepse sipas të gjitha gjasave qeveritë e njëjta që kanë injoruar rregullat e Mastrihtit nuk do të kishin asnjë arsye për të respektuar ato të sistemit të ri. Vetëm nëse binden me forcë duke pushtuar vendet e tyre me një ushtri misterioze europiane.
Mendoni për ndikimet elektrike – Në çdo rast, edhe në qoftë se UFC nuk ka shanse të mëdha për sukses, nuk ka asnjë arsye pse Cameron do ta drejtojë  këtë vend në një projekt që është intelektualisht, moralisht dhe demokratikisht i falimentuar. Pra, kryeministri ka bërë shumë mirë që është tërhequr, dhe zemërimi i evropianëve ndaj Mbretërisë së Bashkuar është vetëm një diversion për të fshehur faktin se samiti nuk ka ofruar zgjidhje për problemet e euros. Tani nuk na mbetet vetëm të qetësohemi  dhe të merremi me probleme serioze të qytetarëve europianë. Është e paqartë nëse euro do të mbijetojë, dhe madje edhe në qoftë se pas një viti do të jetë ende në qarkullim ka gjasa që struktura e saj të mbetet e pandryshuar. Gjëja më e mirë që duhet bërë do të ishte që të lihet Greqia (dhe ndoshta shtetet e tjera në vështirësi) të braktisin euron me kujdes, duke i dhënë fund vuajtjeve të tyre.
Ndërkohë, ka shumë probleme të tjera që duhen përballuar për të mirën e popujve të Europës. Në janar, tregu i vetëm do të mbushë 20 vjet, por pas gjithë kësaj kohe ka ende pengesa që duhen kapërcyer. Ne po përpiqemi të krijojmë një qeveri europiane ekonomike, por ne nuk e kemi kaluar akoma një direktivë që lejon punëtorët europian? – nga optikët deri tek agjentët e pasurive të patundshme te siguruesit – që të hapin një biznes në një vend europian të ndryshëm nga ai i lindjes. Ne jemi duke i thënë grekëve në fakt se Brukseli do të sundojë vendin e tyre, por nuk kanë rënë ende dakord të krijojnë një standard europian për ndikimet elektrike.
Shumë kanë frikë se që nga nesër vendet e tjera europiane “do të ndëshkojnë” Mbretërinë e Bashkuar, ndoshta nëpërmjet direktivave të reja financiare të shërbimeve të pafavorshme për qytetin. Por megjithatë sido që të shkojnë gjërat, shkaku i hakmarrjes nuk do të jetë pozita e Cameron në samitin e fundit të BE-së. Dhe çfarëdo të jenë raportet e pushtetit brenda brenda BE-së, është koha për të bërë diçka të vërtetë për të ndihmuar njerëzit dhe bizneset. Herën tjetër që udhëheqësit do të takohen me festë të madhe, ne duhet ti mbajmë ata të kyçur deri sa ata të bien dakord mbi atë që duhet të jetë dalja e vetme nga kriza e BE-së.

21 komente në “Europa na urren se dështuan me Euron”

  1. 21janari says:

    This is British Megalomania!

  2. Argita_B says:

    Nese Anglia deri dje kolonizuese pra hajdute e botes kishte arritur te ishte nje nga ekonomite me solide ne bote, nje reference dhe i shiti botes mbare kulture e dije, sot eshte shnderruar ne ate qe eshte nga pergjegjeset kryesore te krizes boterore, spekullimit.
    Pra Anglia nuk pranon qe sistemi i saj financiar ku gatuhen spekullimet me te medha ne bote,( e thene ndryshe, aty ku organizmat finaciar grabitin per dite parate e pjeses tjeter te botes ne baze te formulave dhe inxhinjerise financiare te shpikura po nga vete ata) te funksionoje ne baze te nje kontrolli dhe rregullave te reja i cili i sherben zhvillimit te ekonomise e jo vetem prodhimit te pasurive per pasaniket.
    Sot Anglia do qe te pasurohet pa asnje lloj morali, ne nje kohe qe bota eshte ne rrezik.
    Angelzet le te integrojne me mire Ameriken, pasi ndihen me prane Amerikes se sa Evropes.

    1. Kalorsi i zi says:

      shume e sakte Argita, respekte

      1. raimondi says:

        Ti Argit B vendose emrin : B e Argites_ .

        Ne veprimet e Anglise nuk ka azgje te pamoraleshme
        Angleet gjithmone e kane pare me dyshim si eruon edhe vete organizmin e BE-se

        Anglia mbron interesat e saj ,pa i prekur Azgje Europes –dhe natyrisht nuk do bashkohet me Europen qe te paguaje mekatet e Greqise,Itlise ,Spanjes etj

        Duhet te dish edhe nje gje ti , se kjo demokraci modernee qe eshte sot,
        eshte merite e kombit Angles,dhe jo e ketyre te tjereve qe hiqen te bute tani….

        Ndersa ky artikulli i ketij kur flet per Euron e percepton gabim,

        Se euro do nxjerri greket jashte eurozones , dhe do i zhvleresoje me 60% ,
        Ne kete menyre eureo do jete prape e fuqishme –dhe do ndikoje ne permiresimin e Italise dhe Spanjes qe kane mundesi ringjallje me pake subvencione ,–

        Ndersa Greqia eshte nje firme piramide ,kali ngordhur nuk ngjallet dot me kredi se greku nuk ka problem vetem borxhet ,por ka problem se nuk prodhon azgje qe te ringjallet

        Edhe strukturen e mbledhjes se tksave e ka te koruptuar

        —Greku do bente mire te perdorte Taksen e sheshte ne menyre qe te mbeidhte te ardhurat nga bizneset dhe do kishte me se te paguante buxhetoret
        –dhe pastaj te shikonte qe te hapte prodhime manifakture se deri tani prodhon vetem gjiro me mish gomari , loooooooool

    2. olti says:

      Anglezet jane te integruar me Ameriken sepse ndajne me shume me te se Greqine apo Polonine.
      Megjithate me duket sikur shihet shpeshhere nga lexuesit nje kontradikte mes europes kontinentale dhe Anglise e Amerikes. Recesioni Europian jo vetem eshte i demshem per ekonomine Amerikane por influencon edhe ndryshimet politike ne ate vend.
      Se kuptoj tifozllekun per Euron ala Harasani Andis qe u beri thirrje shqiptareve para ca diteve te mos e shisnin Euron kur ishte me $ 1.33 dhe nuk u tha ta blinin dje kur ishte me $ 1.28, nen justifikimin se investoret e vegjel humbasin?????? Cdo ndodhi me investoret e vegjel kur Euro me $ te shkoje 1.23????
      Thjesht nje mendim se si pasionet na bejne te marrim vendime ekonomike joracionale.

      1. plaku says:

        olti,
        Ne lidhje me kete Andis Harasani, te lutem ne se luan me devize MOS DEGJO asnjeri. Sic ta kam thene, une kam luajtur vete para tre vjetesh me kursin Euro/Dollar dhe kam humbur mbi 30mije dollare.
        Edhe para nje viti bleva 10mije euro me franga kur kursi ishte 1, 35. Tani kursi eshte reth 1,23. Ne se thyej tani 10mije eurot ne franga humbas reth 11oo franka. Une kam qene dhe jam si te thuash “position trader.”
        Deshta te te tregoja dicka :
        Ne faqen http://www.babypips.com u shkruajt nje here nje pyetesor ne lidhje se si do shkonte dollari pas disa ditesh. Pyetesori ishte, do shkoje lart, do shkoje ulet, do qendroje aty ku eshte etj.
        Njeri ne pergjigjen e tij tha : “Po ta dija une se si do shkoje dollari, nuk do rija ketu date e dite dhe te lexoja budallalleqet qe thoni juve.
        Olti, se si do shkoje dollari etj. nuk e di asnjeri ne bote dhe jo me nje fare Andis Harasani.Edhe Njutoni ( fisikanti i madhe anglez ) qe i humbi te gjitha leket ne burse thoshte : “Me pyesni se ku do jete filan yll ne qiell ne nje date te caktuar, por mos me pyesni se sa do jete cmimi i fasuleve pas tre muajsh.”
        Te kam shkruar edhe nje here tjeter :
        TE LUTEM TE LUTEM TE LUTEM TE LUTEM TE LUTEM
        si djalit tim, mos luaj me devize. Ta thote nje plak shqiptar emigrant qe eshte djegur. Ka studime qe, vetem 5% e njerezve te thjeshte qe, luajne ne burse ose devize fitojne, 95% humbasin.
        Populli yne thote : “Plakut pordhen mos ja degjo, por fjalen degjoja.”
        Olti, miku im, me fal se i lejova vetes te te jap nje keshille se, e bera si puna e atij qe thote : “Bej si them une dhe mos bej si bej une.” Sepse une per momentin luaj vete dhe sic e shef jam me humbje. Olti, ti e ke jeten perpara, te lutem shife propozimin tim.Pershendetje

        1. olti says:

          Plaku faleminderit per keshillen por une nuk luaj me devizen sepse eshte pak e rrezikshme per mua dhe shume e merzitshme. Mua Plaku me duhet te beje 10 transaksione ne dite minimalisht per te ruajtur statusin. levizjen e monedhes e shoh per konceptimin e trendit. Nuk me la familja ndonje trashgimeri qe te merresha edhe une me ndonje pune te qete pa rreziqe. eshte shume i vertete rreziku qe permendni ju dhe shpesh njerezit qe merren me kete pune ose hidhen nga shumekatshi ose vdesin ne moshe te re nga stresi.

          Por Komenti im kishte te bente me guximin qe pati Harasani ose MOTIVIN qe keshilloji Shqiptaret publikisht te mos kthenin euron para 1 jave kur shumica e institucioneve po likuidonte euron tek 1.33-1.32 me $. Ai besoj i dinte mire keto levizje se jeton ne US. E urdheroji njeri qe te dilte publikisht e te keshillonte shqiptaret te mos terhiqnin parate nga bankat? Pse nuk deklarohet sot me??? thjesht me dhimbsen kursimet e njerezve te zakonshme qe per ceshtje qe eshte veshtire te parashikohen si thoni dhe ju dhe marrin vendime ne baze te keshillave te dyshimta.

          1. plaku says:

            olti,
            Faleminderit per pergjigjen se me qetesove disi. M.gj.ate ti e di vete. Problemi eshte se eshte nje loje me shume rezik deviza.
            Te pakten nuk merresh me tregeti deviz dhe kjo me qeteson.
            Te uroj gjithe te mirat ty dhe familjes dhe sidomos shume shume shume fat. Pershendetje.

            1. olti says:

              Faleminderit Plaku per urimet. Te kam kujtuar keto dite se e di qe ke investuar ne EUR/CHEF; aktualisht mbahet si investimi me i mire ne rast rekuperimi te Euros. Por institucionet financiare pasi likuiduan floririn keto kohe, po behen gati te shtojne bastet kunder euros ne rekuperimin e mundshem te aferm me USD. Vetem nje ECB mund ti zbrapse kundershtaret e Euros dhe shpresoj ta bej se afermi e per ju te funksionoje. Une nuk di te te jape ndonje keshille por di qe eshte vene shume para per ta cuar Euron me usd te 1.23 brenda dhjetorit. a do ja dalin dot ? ta shohim por une per vete po rri anash.
              Te fala e gezuar festat familjarisht.

              1. plaku says:

                olti,
                Ti e di se ne 8 gusht 2011 franga zvicerjane u barazua me Euron. Kjo demtoi shume eksportet dhe turizmin zvicerjane dhe me daten 6 shtator Banka Kombetare Zvicerjane vendosi qe te beje ceshte e mundur qe kufiri Euro franka zvicerjane te jete MINIMUM 1,20. Ne fakt qeveria do qe ky kufi te ritet ne 1,30 por banka eshte e pamvarur dhe nuk e ben kete gje se nuk ka fuqi ekonomike dhe ka frike qe spekulantet te vleresojne akoma me teper franken zvicerjane. Te uroj ty dhe familjes festa te gezuara.

    3. plaku says:

      Argita-B,
      Une gjithmnone i kam lexuar dhe do ti lexoj me endje shkrimet e tua se mesoj shume nga ato. Kete radhe mendoj ( une nuk marr vesh nga eknonomia, vetem lexoj me endje problemet ekonomike ) se ti ke disa pasaktesira.
      – Dihet se bankat kudo ne bote ( edhe ne Angli ) kryejne keto aktivitete.
      a.- Furnizojne ekonomine reale ( fabrikat, ndermarjet, personat private ) me kredi dhe marrin leket e kursyera nga qyetetaret e thjeshte qe hapin llogari bankare me nje interes te caktuar. Mendoni per nje moment trupin e njeriut dhe gjakun qe ne dejet e tij. Ashtu si gjaku per trupîn e njeriut eshte edhe leku per ekonomine reale. Pra pa marre kredi ekonomia nuk funksjonon sic duhet. Pra dhenja e kredive nga bankat eshte nje gje shume e mire per ne te gjithe.
      b.- Nje investitor ( banke, sigurimet e pensioneve, kisha, Hedgefonds)
      jap nje kredi per shembull shtetit braziljan dhe ndertoj atje nje fabrike. Per te siguruar veten,per rastin me te keq,kur Brazili nuk me kthen leket e kredise, une blej certifikata siguria CDS. Pra ne se Brazili nuk me kthen leket e kredise qe mori,atehere une shkoj ne banke, tregoj certifikatat CDS dhe marr leket e kredise. Po keshtu blej certifikata CDS per rastin kur dua te shes dicka p.sh. ne Rumani pas gjashte muajsh dhe kontraten e shitjes e bej tani.Per te siguruar vehten nga lugatjet e cmimit, pra ne se mbas 6muajsh cmimi i mallit qe shita bie ne tregun boteror,atehere me certifikatat CDS, shkoj ne banke dhe marr diferencen e lekeve.Pra edhe ne rastin “b” aktiviteti i bankes eshte i dobishem per ekonomine.
      c.- Per momentin, m.q.s.:
      1.-Amerika, BQE dhe bankat e tjera qendrore kane futur shume leke ne treg me norma interesi te vogla, tregu ka shume leke liquide. Bankat kane shume leke te cilat duan ti ivestojne.
      2.- Bankat me transaksionet e treguara me siper “a” dhe “b” nuk fitojne shume leke atehereato bejne edhe transaksione te rrezikeshme, i ashtuquajturi kapitalizmi “kazino”.
      P.sh. ka banka te cilat vene bast se Italia do falimentoje.Ato shkojne ne nje banke ose shoqeri sigurimi dhe duan te sigurojne bonot italjane qe ato kane blere per rastin kur Italia falimenton. Per kete ato blejne certifikata CDS. Me e bukura eshte se investoret e medhenj blejne certifikata CDS edhe ne se nuk kane blere fare bono italjane.
      Pra bankat luajne ne treg, dhe m.q.s kane shume leke bejne qe norma e interesit qe italjanet shesin bonot e tyre ne tregun boteror te kapitalit te rriten, duke demtuar keshtu ekonomine Italjane deri ne falimetim. Pra vene si te thuash bast qe ekonomia italjane te falimentoje
      Ose thene ndryshe,une bej sigurimin e shtepise sime per rezikun kunder zjarrit duke blere certifikata CDS,per dyfishin e vleres se shtepise. Ve nje person tjeter te me djegi shtepine, shkoj ne banke me CDS dhe fitoj keshtu leke.
      Kuptohet, se nuk dua te zgjatem, se te tilla transaksione jane shume te rrezikeshme per bankat. Si ne rastin e Greqise kur Greqise ju falen 50% te vleres se kredive, kuptohet se bankat humben 50% te investimeve te tyre ne Greqi, sepse CDS ishin per rastin kur Greqia falimentonte dhe jo falje borxhi 50%.
      Pra ne kete rastin “c” behet fjale per transaksione te rezikeshme qe bene qe bankat ne vitin 2008 te humbnin shume leke.
      Per te kufizuar sa me shume kete fenomen Gjermania dhe Franca kane vendosur qe cdo transaksjoni bankar ti vihet nje takse prej vetem 0,1% te vleres se transaksionit. Anglia ka frike se,duke vene kete takse shume banka largohen nga Londra dhe kjo eshte edhe aresyeja kryesore perse Cameron nuk pranoi. Aresyeja tjeter eshte se Gjermania ka ndaluar blerjen e CDS ne se ti nuk ke blere asnje bono ( sic spjegova me siper ). Anglia nuk do gjithashtu qe te humbi pamvaresine e saj ne lidhje me buxhetin e saj te shtetit.
      Pra vetem per keto tre aresye Anglia nuk ishte dakord me firmosjne e kontratave te reja te stabilitetit ne BE.
      Ti thua pa te drejte se : “organizmat finaciar grabitin per dite parate e pjeses tjeter te botes ne baze te formulave dhe inxhinjerise financiare te shpikura po nga vete ata)….”
      Dua te them se pervec kufizimeve te mesiperme BE nuk ben kufizime te tjera ne lidhje me tregun finanzjar. Transaksjonet finacjare qe behen ne Angli behen ne tregjet financjare te te gjithe botes. Anglia mbron vehten sepse tregu financjar ne Londer eshte shume i rendesishem per ekonomine angleze.
      Qysh ne kohen e Thacerit ju dha shume rendesi zhvillimit te tregut financjar ne Angli dhe u la pas dore industria. Gjermania ndoqi rrugen tjeter duke zhvilluar me shume industrine dhe eksportet.
      Mos harrojme se Anglia eshte nje shtet ligjor dhe me tradita te medha demokratike. Nuk eshte se Anglia lejon bankjeret hajdute te shetisin diten me diell. Pra edhe nje here Anglia nuk eshte ashtu sic e tregon ti ne shkrimin tend se nuk do ta lejonte njeri te bente ato qe thua ti.
      Me fal qe i lejova vehtes te shkruaja mendimet e mija, te cilat kuptohet se nuk jane mendimet e nje ekonomisti por te nje lexuesi gazetash jo profesjonale.
      Pershendetje

  3. Rani says:

    O Borko mbaroi bytha e viçit edhe per ju, pervishjuni punes tash edhe lejini budalliqet. Sa per euron mos u shqeteso se nuk falimenton se nuk jane budallenj gjithe ata burra qe i dhane jete.

    1. analist says:

      Ata qe i dhane jetes Euros jane jo vetem budallenj,por edhe kriminele!Te gjitha masat qe po merren jane vetem kozmetike,masa qe jane parashikuar dhe marre qe ne traktatet e themelimit.E gjitha ishte nje utopi per nga ritmet teper te larta te bashkimit ne BE dhe sidomos me Euron.Gjera qe behen per 100 vjet deshen ti realizonin brenda vitit dhe me sforco gje qe tregu kapitalist nuk e pranoi.

  4. Kanina says:

    Absolutisht i sakte arsyetimi i artikullshkruesit. Stan me lepuj nuk behet. Aq me pak mund te behet europa pse ka qef Merkei dhe Sarkozia t`jua hipin te tjereve.Pastaj ata kane harruar edhe nje gje tjeter, qe pervec mishmashit te popujve me ego te madhe kombetariste qe popullojne Europen, per tu bere nje shtet i madh e i rende, se pari duhet te kesh nje ushtri “te rende”, gje qe Europa nuk e ka……

  5. Plaku says:

    Sakte Argita, flm.; e thote maksima e kahershme : ‘Dhe ne fund, Plaka (Britannia) fiton’; puna eshte …Fundi, qe eshte se kjo Gjendje shkon per forca drejt Luftes III. Kjo duhet ‘perdorur’ nga Ne te TJERET, tjeter s’ka. E jo te bejme tamam Atw qe s’duhet: ngulemi pas Vorbullimit (si budallenj qe rreken te nxjerrin Gurin qe hodhi I Mencuri- Paudhi, ne Det!). Ate qe bejme gjithnje e qe deshperimisht s’e marrim vesh…qe te mos e bejme me. Me te mira!

  6. Grigor says:

    Kjo puna e euros sipas mendimit tim eshte si puna e kooperativave te bashkuara. ne keto kooperativa u be nje miks mes fshatrave malore dhe fushore. Fshatrat malore per vete terrenin dhe klimen me te ashper kishin rendimente me te uleta, fshatrat fushore per shkak te terrenit dhe klimes me te bute kishin rendimente me te larta. Ne fund te vitit duhej realizuar plani qe kerkonte Partia dhe xhaxhi Enver. keshtu qe fshatrat fushore bilanconin planin dhe te ardhurat edhe per fshatrat malore pasi keto ishin nen plan. keshtu qe fshatrat malore u rehatuan pasi e dinin qe ne fund do merrnin dicka se punohej ne fushe dhe filloi dembelleku. Fshataret ne fushe te pakenaqur qe punonin edhe per ata ne mal ja varen punes dhe keshtu vajti puna e fshatit sa nuk prodhohej me asgje, rendimentet raportoheshin me tejkalim kur kalliri i misrit behej sa gishti i vogel i dores. Keshtu edhe puna e Evropes, fshatrat fushore, shtete si Gjerania dhe Franca duhet te paguajne paguajne per fshatrat malore, shtete qe jane zhytur ne borxhe si Greqia apo Italia. Po kjo nuk ka per te shkuar gjate. Pasi taksapaguesit e ketyre vendeve duan qe taksat e tyre te perdoren per te rritur mirqenien e tyre dhe investime ne shtetet e tyre, jo te financojne dembellekun e te tjereve dhe abuzimin e politikaneve ne keto vende. Asnje nuk do te paguaje per fajet e idoiotizmat e te tjereve. E keshtu puna e Evropes. Ka deshtuar qe ne fillim. Qe ne konceptim. Qe kur u mendua nje monedhe por qeveri te pavaruara duke vendosur per shpenzimet dhe borxhet qe merrnin pa pyetur askend. Por tani edhe pse shpenzimi ka qene per cdo shtet, fatura duhet paguar nga te gjithe. Eshte si nje shtepi ku jetojne shume kurore dhe seicili ka qesen e vet. Ajo shtepi nuk e ka te gjate.

    1. macc says:

      Shume i sakte komenti! Pershendetje.

  7. brazili says:

    Dielli i perandorise britanike nuk perendon kurre.

  8. Agim Anastasi says:

    Zoti,Johnson! Jh thoni se Europa na urren se deshtuan me euron.Bukur fort , po une qe kame fatkeqesine te degjoi gjate gjithe dites shume kanale radio e televizion , veshtire te dale ne kete perfundim. Sepse si e komenton Franca nuk e komenton Gjermania, apo Rusia ose Kina.Akoma me shume nje qytetar gjerman do te habitej qe ju mendoni per deshtim te euros. Apo nje qytetar francez do te thote perse ju deri tani nuk keni perfituar nga deshtimi i euros!? Ndersa une deshiroi te ju pyese ju direkt pa doreza – mos ndoshta ata qe per pake sa ishin duke djegur Londren, kerkonin pikerisht ate modelin e ri qe Franca e Gjermania vendosen ?A nuk eshte me efektev bashkimi fiskal per te ruajtur jo vetem euron , por dhe per tu mbrojtur nga spekullimi e kapitalizmi i kohes se Dikensit?! Ju drejtoni nje nga kryeqytet me te medha te botes , por ju nuk dini qe miliona qytetar te Londres megjithse punojne perseri nuk kane te ardhura te jetojne, e ky duhet te jete prokupimi juaj. Nuk ka vend per humor por ti futemi rruges se re . E di qe kjo rruge e re nuk i pelqene shume nga ata qe jane rotull teje, kjo zhgjidhje eshte nga halli e jo nga malli. Duhet te shohim edhe majtas jo vetem djathtas. Eshte nevoje e kohes dhe nuk ka vende per ngurim.Deshtimi nuk eshte per faj te euros, por per shkak te ndryshimeve qe aktualishte jane midis vendeve europiane. Ndaj me shume se kurre duhet nje bashkim fiskal .

  9. labivl says:

    Argita_B boll te lexosh komantin e saj ta kuptosh mire aktualitetin ne kete kohe krize,argita_b flm se vetem komentet e tua lexoj ,se jan sakt dhe realiteti qe na rethon.

  10. england says:

    Duke ju referuar nje komentuesi qe thote se ne Londer protestuesit
    dolen ne protesta per arsye te modelit te ri ate qe pikerisht kerkon sot gjermania dhe franca!seshte e vertete nje gje e tille,e para shume nga ata qe dolen ishin me perkrahje sociale(thjesht perfituan nga situata,per te vjedhur e plackitur)dhe te rinjte qe dolen ne protesta kundershtuan taksat qe qeveria vuri ne kurriz te studenteve.
    Corba qe Gjermania dhe Franca gatuan kur pranuan te flakin monedhat e tyre perkatese(frangen dhe marken)po e vuajne tani kur shtete te tilla si Greqia apo Italia ku korrupsioni nuk ka limite,hane ne te njejtin kazan qe hane dhe Gjermanet e Francezet,por historia eshte me e nderlikuar akoma se interesat e Frances e Gjermanise po mbajne me oksigjen Greqine pikerisht se e kane rrjepur duke i shitur arme ne shuma miliarda euro…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje