Demokristiani Nard Ndoka duket se është mikluar jo pak nga lajmet e ditëve të fundit se drejt tij kanë ardhur oferta nga qeveria aktuale dhe nga zyrtarë të PD-së për tu rikthyer në aleancë me këtë parti. Duke folur për gazetën TemA, ai nuk i mohon këto oferta, por duket se nuk i ka marrë seriozisht aq sa për të lënë koalicionin ku ndodhet aktualisht me PS-në dhe për të hyrë në qeveri si ministër, apo në koalicionin e djathtë në zgjedhjet e vitit 2013. Ai tha se kontaktet mes tij dhe eksponentëve të PD-së kanë pasur si synim më shumë diskutimet mbi reformën zgjedhore se sa ndonjë gjë tjetër që ka të bëjë me aleancat partiake. Ndoka ka mbajtur postin e ministrit të Shëndetësisë në qeverinë e parë të Berishës, por kjo aleancë u prish para vitit 2009 dhe partia e tij e mbetur jashtë koalicioneve nuk arriti të merrte deputet edhe pse mblodhi rreth 50 mijë vota. PDK ka akuzuar PD-në se i ka vjedhur votat në disa zona, kryesisht në Shkodër dhe që prej 2009-ës është në koalicionin opozitar me PS-në.
Zoti Ndoka sa të vërtetë janë zërat për kontaktet tuaja të kohëve të fundit me eksponentë të PD-së?
Po, ka pasur kontakte mes meje dhe njerëzve të PD-së, por këto kontakte kanë qenë kryesisht për reformën zgjedhore, e cila ka nisur në Kuvend dhe për të cilën PDK është e interesuar. Siç dihet ne s’kemi anëtarë në këtë komision.
A ka pasur oferta ndaj jush dhe partisë tuaj për tu rikthyer sërish në koalicion me PD-në ose për të hyrë në qeverinë “Berisha”?
Po. Ka pasur disa biseda të tilla, ose oferta siç i quani ju, por ato s’kanë qenë oferta institucionale
Sa seriozisht i keni marrë ju këto oferta?
Jo. Jo. Nuk besoj se do ketë ndonjë zhvillim të ri.
Si është aleanca juaj me PS? A keni divergjenca?
Aleanca me PS ecën normalisht, kam kontakte të vazhdueshme.
Që ta kuptojmë qartë zoti Ndoka, PDK në cilin koalicion do të rreshtohet në vitin 2013?
Në opozitë me qeverinë pa dyshim.
Po he more i uruar se filluan te bene rezil keta shoket e opozites.
Nje gje nuk kuptoj une zoti Ndoka? Nqs e quani veten opozite me qeverine sic thonu ju, atehere ckuptim ka fjala “bisedime”?! Me ke bisedoni dhe per cfare?! Bisedime per cfare?? Mund te bisedoni me nje qeveri per te cilen e keni thene se ka vrare 4 persona me 21 janar? Nuk di po ketu bie e ere e qelbur, pisellek…Dinjiteti nuk negociohet. Se kemi pare se ‘alencat’ jane me se shumti oferte per nje post ministri dmth pazar burokratesh…
Kurva nuk e ka problem nderrimin dhe numrin e partnerve..
Aleance me saliun, Nard?? Kurre!
Me mire me u doreheqe nga politika…
Heu bre burre, edhe ti Nard !?
Pse jo Klodi?! Me mire nje veze sot, se nje pule mot…
Nuk eshte ndonje gje e madhe edhe me shku ne sofren e bollekut, atje ku han me luge floriri, duke u nisur nga Lufter Xhuveli Arbrn Imam Xhuveli Neritan Cek Xhuveli ILir kok lop Xhuveli, Kastriot Islamabad Xhuveli, petrit Vasil Xhuveli,a pate Nasif nancicinaci edhe ai tha u be deti kos dhe vrapoi per nje luge, sahan lepiresat moral plehrat nuk kane te sosur, brravo Nard ska me sali tradhetarin , mos ja zgjat jeten, me mire fukara se sa me salen i ndyre dhe i pasur, a shikoni Lulen e Bashajve hajdutin e rruges kombit , shitesin e pjeses bregdetare, ajo pjese bregdetare do ja hane koken saliut dhe Lules , per hundesh do ju dali, sala e provoi nje trampoze e dyta nuk e fal , ka per te jetuar me uturak edhe 30 vjet deri te behet gazi i botes
Gjerat pozitive jane me te mira se ato negative
Sigurisht, por mos harro se gjerat pozitive jane me pak se ato negative. Me pak fjale e zeza e mbyt te bardhen!
PDK eshte njen parti e djathte, por eshte ne opozite. Ne 2009 PDK-se ja vodhen votat ne Shkoder, madje ishte e vetmja parti politike qe i denoncoi dhe i verifikoji publikisht. Ne 2011, serish e kemi degjuar Ndoken te kritikoje PS-ne, se edhe ajo u soll njesoj si PD-ja. Mes dy partive qe vetem e kane mendjen te vjedhin votat e shqiptarve dhe aleateve te tyre, si duhet te veprohet. Une e inkurajoj Ndoken e PDK qe te mbeshtesin Topin.
Une bej be e rrufe qe ne 2013 ky Nard Noku do jete aleat i Saliut…i njoh une horrat e pulitikes rurale