Të djathtët që nuk janë më pjesë e Partisë Demokratike kanë nisur të ndjejnë nevojën për krijimin e një lobi të ri të djathtë. Shpresa për një lider dhe një formacion të ri që ti bashkojë të gjiha këto parti të krijuara pas shkëputjes nga PD-ja tashmë duket se janë varur tek Bamir Topi. Ideja e krijimit të një partie të re nga ai pas lënies së presidencës ka ndezur tek partitë e tjera të djathta që nuk janë në qeveri me PD-në, por që nuk ndihen si në shtëpinë e tyre as në aleancën me PS-në, dëshirën për krijimin e një poli të ri politik në vend para zgjedhjeve të vitit 2013. Këtë gjë e pohon për gazetën Tema kreu I Partisë Demokristiane Nard Ndoka, i cili gjithashtu thotë se PDK do të afrojë pranë vetes të gjithë spektrin demokrastian në vend. Ndoka flet gjerë e gjatë për ofertat e PD-së ndaj tij dhe për marrëdhëniet me PS-në, një ditë pasi po në gazetën Tema mohoi që të ketë plane për të hyrë në qeverinë e Berishës.
Intervistoi: Blerina Gjoka
Zoti Ndoka, sa të vërtetë janë zërat për kontaktet tuaja të kohëve të fundit me eksponentë të PD-së? A mund të na jepni më shumë detaje rreth këtyre kontakteve dhe të asaj që është biseduar?
Ne kemi patur kontakte të vazhdueshme me përfaqësues të ndryshëm të partive të mazhorancës, por temë kryesore e bisedave tona ka qenë kryesisht reforma zgjedhore. Ne, si Parti Demokristiane, nuk jemi parti e mbyllur, as e ngurtësuar dhe as refuzuese ndaj faktorëve të tjerë politikë, pavarësisht diferencave tona, pikëpamjeve tona të ndryshme, parimet politike që natyrisht i kemi të ndryshme. Një shoqëri demokratike nuk mund të funksionojë pa dialogun, pa komunikimin, pa vlerësimin dhe respektimin e ndërsjellë të palëve. Është e kuptueshme se në kontaktet midis politikanëve nuk janë të përjashtuara as bisedat për temat e nxehta të politikës, përfshirë edhe koalicionet dhe aleancat. Por të bisedosh, të parashtrosh pikëpamjet e tua, nuk do të thotë, se fillove të bësh pazare politike. Ne kemi diferenca të thella parimore me këtë maxhorancë, por kemi të njëjtin kah politik. Natyrisht qe kemi mjaft diferenca ne konceptimin e drejtimit te shtetit dhe panvarësine e institucioneve. Madje edhe kur ishim në koalicion dhe bashkëqeverisnim me PD-në, ne vazhdimisht i kemi shprehur diferencat tona, por gjithnjë pa demtuar mjarrëveshjen që kishim nënshkruar, sepse një parti politike nuk mund të jetë serioze nëse nuk respekton aktet dhe marrëveshjet e nënshkruara. Thënë me fjalë të tjera ne jemi në opozitë për parimet tona, për vlerat që përfaqësojmë dhe jo se nuk mund të bëheshim pjesë e pazareve të pamorlashme. Por PDK është parti e parimeve, jo parti e pazareve politikë për t’u sajdisur me pushtet, por vetëm duke përfaqësuar votat e demokristianeve shqiptar dhe alternativën kristiane në përgjithësi.
A ka pasur oferta ndaj jush dhe partisë tuaj për tu rikthyer sërish në koalicion me PD-në ose për të hyrë në qeverinë “Berisha”?
PD-ja ka dërguar sinjale për një bashkëpunim të mundshëm në një të ardhme të afërt. Ne kemi një marrëveshje qeverisëse me PD-në që në vitin 2007, që vetë PD-ja e prishi në mënyrë të njëanshme në vitin 2009. Kanë rrjedhur shumë ujëra që atëherë, jemi përballur ne zgjedhjet parlamentare dhe lokale, por PDK-ja mbeti një forcë solide e votuar dhe e mbështetur nga qytetaret. Kur të ketë propozime institucionale, parimore, programore dhe morale, PDK-ja do të japë një përgjigje në mënyrë publike.
Ju thatë që ofertat nuk janë institucionale, nëse do të ishin te tilla, atëherë kjo do të thotë se do ta mendonit seriozisht një rikthim me PD-në ?
Ne kemi vite që jemi parti opozitare, parti që jemi ndëshkuar padrejtësisht nga një rezultat i defomuar zgjedhor dhe nga një luftë politike e paprinciptë. Ne jemi në politikë, jo për të përfituar nga abuzimi me pushtetin, qeverisja e korruptuar, këqpërdorimi i fondeve publike, por për tu shërbyer qytetarëve, për të implementuar vlerat demokristiane në të cilat besojmë në qeverisje dhe në funksionimin e shtetit dhe të demokracisë. Ne nuk jemi parti e mbyllur dhe as refuzuese, por gjithsesi edhe nëse ofertat do të ishin institucionale, PDK nuk do të lëkundej nga parimet e veta politike, por padyshim që do të shqyrtojmë me qetësi dhe vlerësim çdo propozim që vjen në drejtimin tonë.
E keni menduar që këto oferta bëhen si rrjedhojë e disa llogarive te thjeshta që PD bën për votat e 2013-ës, nëse do e pranosh këtë llogjikë, çfare llogarish po bën PDK-ja për zgjedhjet e 2013-s?
Është e natyrshme që PD-ja bën llogari të tilla për të mbetur në pushtet edhe pas zgjedhjeve të 2013-ës, sic bëjnë edhe partitë opozitare për ti fituar ato. Por PDK-ja llogaritë kryesore i bën me veten, me elektoratin e saj, me potencialin e saj politik dhe njerëzor. Eshtë kjo arsyeja që ne kemi filluar një fushatë riorganizimi të partisë nga Veriu në Jug të vendit duke zgjeruar strukturat tona me të gjithë ata individë dhe grupe shoqërore që besojnë në vlerat demokristiane dhe që e shikojnë PDK-në si një alternativë politike të se ardhmes. Madje tashme kemi krijuar mundesine e bashkimit te te gjithe faktorit demokristian rreth sigles politike PDK.
Ju keni akuzuar fort PD-në për “vjedhje te votave” në zgjedhjet e fundit parlamentare, nga të cilat partia juaj nuk arriti dot të nxirrte një deputet pavarësisht numrit të lartë të votave. E keni falur PD-në për këtë “vjedhje” ?
Zgjedhjet e fundit parlamentare ishin një humbje jo vetëm për PDK-në, por qenë një humbje për Shqipërinë. Nga këto zgjedhje u demtua pluralizmi, u dëmtuan standardet e demokracisë dhe të qeverisjes, Shqipëria humbi kohë në rrugën e saj europiane. Procesi i integrimit ngriu, qeverisja humbi standardet, konflikti politik krijoi një kosto të rëndë për vendin. Dhe e gjitha kjo u krijua se PD-ja donte të rrinte në pushtet me çdo kusht, se ajo donte të merrte atributet e popullit, të përcaktonte ajo se kush duhej të ishte në maxhorancë, kush në opozitë, dhe kush duhej të ishte jashtë skenës politike, atribut që e ka vota e qytetarëve në çdo vend normal demokratik. Nuk është PDK-ja gjykatësja që të dënon në këto raste. Në këto raste të denon historia. Ne nuk i harrojme kostot tona politike. Për fatin e keq e njejta histori vjedhje u përsërit edhe nga PS-ja në zgjedhjet lokale të 2011-ës, pra ikëm nga shiu dhe ramë në breshër. Këto histori vjedhjesh do vazhdojne gjate, nëse kodi zgjedhor nuk vendos standarde të barabarta për të gjithë.
Si po ecën aleanca juaj me PS-në? Keni vetëm divergjenca pikpamjesh për çështje të caktuara, si reforma zgjedhore, apo është vënë në pikpyetje vazhdimi i koalicionit?
Si parti opozitare kemi patur një bashkëpunim normal me partitë e tjera opozitare dhe kemi bashkuar aksionin tonë politik për kauza të rëndësishme sic janë zgjedhjet e lira, pavarësia e institucioneve kushtetuese, apo aksione të tjera të rendësishme politike që kanë të bëjnë me të ardhmen demokratike të vendit. Mendoj se në PS dhe në partitë e tjera opozitare ka një vlerësim pozitiv për kontributin e PDK-së në opozitë dhe për qendrimet e saj koherente politike në funksion të demokracisë dhe të ardhmes europiane të vendit. Projekti politik i demokristianëve ka gjetur mbështetje dhe madje pika të rëndësishme të këtij projekti politik, janë bërë pjesë edhe e programit politik të partisë më të madhe opozitare, PS-së. Natyrisht ne kemi diferencat tona politike me PS-në dhe partitë e tjera opozitare, por e theksoj se kemi patur afrim pikëpamjesh për çështjet më të rendësishme që shqetësojnë sot politikën shqiptare dhe opozitën shqiptare në veçanti. PS-ja ka nje mentalitet disi primitiv në raport me aleatët, nuk i shikon si kontribues real, por si një bezdi. Ky mentalitet shpesh herë ka krijuar probleme te bashkëpunimit dhe ka penguar ndërtimin e një strategjie të përbashkët për të ardhmen. Pra PS-ja vazhdon te jetë konfuze, se pari me veten dhe akoma me shumë me aleatët e saj.
Pas këtyre ofertave, a ka gjasa që PDK të ndërrojë koalicion para 2013-es, në cilin koalicion do të rrjeshtohet në zgjedhjet e vitit 2013?
E para është shpejt të flitet për koalicione zgjedhore. Në rend të ditës të politikës shqiptare janë shqetësime të tjera, ku ndër më kryesoret është dhe reforma zgjedhore. Për ne, partner dhe faktor bashkëpunues janë ato parti politike që respektojnë vlerat demokristiane, por që respektojnë edhe votën e lirë, ligjet institucionet, që punojnë qartësisht për një Shqipëri europiane, të ndarë një herë e mirë nga modeli lindor i zgjedhjeve dhe qeverisjes. Ne po ndjekim me vemendje çdo zhvillim politik, si në kampin e opozitës, ashtu edhe të mazhorances, kryesisht mbi qëndrimet mbi kodin zgjedhor. PS-ja është konfuze dhe jo trasparente me aleatet ne lidhje me reformen zgjedhore, ndryshe thote dhe ndryshe bën.
Zoti Ndoka, së fundmi nga e djathta pritet të krijohet një parti e re, me në krye Bamir Topin, si e shihni ju këtë gjë, dhe sa ju ngroh ju dhe të djathtë të tjerë që kemi mbatur aktualisht jashtë koalicionit të djathtë dhe në opozitë me PD-në. A shfaq kjo parti mundësinë e bashkimit të këtyre të djathtëve të larguar nga PD-ja rreth një poli të ri politik?
Në politikë nuk mund të flitet me supozime, por me fakte. Një e djathtë e re, moderne, europiane, e çliruar nga trashëgimia e së shkuarës, një e djathtë me vizione të qarta perendimore është e mirëpritur. A do të kemi ne një parti të tillë të re, unë ende nuk e di, por besoj se krijimi i saj do të mirëpritet nga qytetarët shqiptarë, por edhe nga Partia Demokristiane e Shqiperise. Zhgënjimi ynë tashmë është prezent si nga PD e PS, ndaj alternativat e reja te besueshme jane interesante per te ardhmen.
un nuk e kuptoj por vetem ne shqipri ekziston mundesia qe nga profesioni SALDATOR mund te behesh politikan hajde mjer shqipri ku katandise me kta ordinere
saldator pat qene ne fillim or tej!
mbrapa pat kalu veteriner me dhej e magjar!
ene sot asht kryetar partie! keshtu i do ky popull or tej! anej nga jugu thone” keshtu i don mushka drute “
Nje parti e kryetar qe vepron individualisht jashte interesave programore, bazuar mbi emra, pdk ka koh pa fizionomi, parcel personale klanore, asgje te perbashket me filozofine humane – uiniversale kristiane demokrate.
Artin,
Sa keq kur flet nga mllefi apom paragjykimet. Nuk eshte turp qe te kesh punuar ose te punosh saldator, megjithese Ndoka ka pasur nje profesion tjeter ne rinine e tij. Ndoka vjen nga shtresa e te persekutuarve politik, ka mbaruar shkollen 8-vjecare dhe te mesme me te gjitha 10 dhe ka kryer studimet Ne Juridik.
Bravo Ndoka, Shqiperise i duhet nje e djathte ndryshe. Megjithe problemet qe mund te kene keto parti te djathta si e Ndokes, ato mund ti ofrojne vendit nje te djathte normale, larg modelit fashist te PD-se.
kot e ke nardo
ne votojme saliu numuron
nga sa di,Nard Ndoka eshte personazhi kryesor i barcaletes se famshme qe qarkullon ne Albanistan nga vite: Mora diplomen e shkolles se larte,por me ngel merak se nuk kam mbaru akoma shkollen e mesme.
ku ka te djathte e te majte tek ne.Ketu jane nje grup horrash te ndame ne parti dhe tallen me fatin e nje kombi te tere.
te beje nje test zoteria me siper per shkrimin dhe leximin e gjuhes shqipe,pastaj mund te vazhdojme me diskutime te tjera!
Po mire more miq te forumit, por nuk e marr vesh – tjetri thote qe nuk bej koalicion me saliun dhe ju, ne vend qe ta pergezoni, i hidheni ne qafe!!
Bravo Nard! Shikoje te drejten ne sy se nuk gabohesh ne vendime.
korrigjim – i hidheni ne fyt, desha me thene
keta lloj njerezish eshte me mire qe te bejne koalicion me DOKTOR MORTJEN,se me krahun tjeter! sjell vetem dem!
e ke degjuar ate shprehjen “me ta fal,ta kan fut?”
Lal Prenga
nuk e kuptoj pse e kap me nacionalistat or tej?
Nard Ndoka,ka qene veteriner or tej,ene i pat hec puna mbare e mere! merre me men or tej,se ka ble ene nji restorant tek kodra e liqenit,perballe fakultetit te letersise,me nje vlere rreth 1 000 000 euro! pra,ai fare mire mund te vazhdote punen e vet , me qe e me dhej,por,per te majren e kombit ju fut politikes.Ti di nanja si a ba me lek tu ba politikan?! ha pra,ma thuj or lal Prenga?
asnja or tej,krejt jan tu heq keq,por te gjitha keto sakrifica jane tu i ba per tmiren e kambit tone,or tej! nuk e ze gjumi naten per te e per mu,ene per te gjith te tjeret!
ti Lal Prenga dukesh se je malok,ta trego ene emri!
ik e futja gjume se te ka shku vone,por Nard Ndoka,Jemin Gjana e Genc Pollo jane krenaria e kombit or tej!
keta lloj njerezish kemi Preng, te tjere s’kemi ku marrim….ose na ngelet ne te shpervjelim menget dhe t’i futemi politikes; ti p.sh. ca pret? pse nuk tregon lidership meqe ke ankesa per ata konkretet?
Problemi eshte qe te hiqet DOKTOR MORTJA njehere, mandej i permiresojme edhe te tjeret…
Uroj Elinor qe te jete keshtu,por kaluan shume vite dhe deri tani nuk kemi ndertu asgje,madje nuk kemi dit me mbajt as ato qe kishim.
Kur them qe jemi kthy prapa,mendoj se jemi kthy me shekuj,jo me vite.
Per te tjerat,thjesht shpreh mendimet e mia si qytetar dhe qe i dhimbset ai vend. Ne rast se nuk jemi ne gjendje te nxjerrim politikane me te mire,eshte e kote te vazhdojme me ekzistencen tone si shtet.Ne nuk kemi ne kufinj as Hollanden as Gjermanine,por kemi ujq dhe hiena qe mezi presin ti japin fund ekzistences tone.Dhe keshtu si po vazhdojme,nuk e kemi te gjate,po jetojme se duan miqte tane,jo prej aftesive tona.
Pikerisht duke dit rrezikun qe kemi mbi koke,duhet te gjithe te bejme pjesen tone,aq me shume politikanet,por,si per dreq,po ndodh e kunderta.
pershendetje
….Nard Ndoka…or ti Shoq te na “Rruac” themi ne kendej nga Pshatrat tona…he ate Prite edhe ti..Bamir Topin, qe te beje Partine e 115-te, dhe te marre edhe ai nga ata 50.ooomij votuesit e tu 8%….pasta te bei “Koalicjone” e ku ta di une…Sepse kjo “Rradakja” ime nuk merre veshe nga Punet e Dovletit, dhe jeni Ju ata qe mbani “KUMBOREN” e madhe ne krye te Kopese qe Quhet Popull..ose Milet…si te doje zotnija jote..Me njerez si ju ne do shkojme “Shume Perpara”….lol
“Prit gomar te mbije bar”
@Preng; e kuptoj shqetesimin tend – te gjithe e kemi ate. Por jam i bindur se edhe progresi do te vije, avash-avash. Si kudo tjeter, tipa si doktor mortja, jane te paevitueshem per nje demokraci te re. Kjo vjen ngaqe vete njerezit ecin akoma me pasojat e ideologjive te vjetra komuniste dhe prandaj njerez si saliu shkelqejne. Ata shfrytezojne nje popull te bindur dhe te nenshtruar, por edhe injorant ne shume drejtime. Injoranca ka lidhje me gjendjen ekonomike – sa me i varfer, aq me injorant, ne pergjithsi flas, se ka edhe perjashtime. Po te hiqet doktor mortja dhe te pastrohet politika sadopak, do te kete progres ne investimet e huaja dhe si rezultat ne ekonomi. Njerezit do te ndergjegjesohen me shume perkundrejt problemeve te ndryshme qe kane lidhje me sistemin demokratik, pra niveli i injorances do te ulet. Dhe kur ta kene provu njerezit demokracine e vertete, do te jene me te gatshem te vdesin ne mes te sheshit per te mos u kthyer perseri mbrapa tek ajo qe po perjetojne sot. Dhe qe te mos zgjatem shume, gur gur behet mur; mur mur behet kalaja. Korrupsion dhe probleme sociale do te kemi gjithnje, por ato duhet te vijne duke u pakesu, ne vend qe te shtohen. Merr p.sh. shtetet qe kane nje sistem demokratik pa ose me shume pak probleme dhe pastaj hidhi nje sy njerezve ne ato shtete. Finlanda, p.sh., njerez te edukuar, me principe dhe me vlera morale; njerez qe nuk e njohin mashtrimin; te disiplinuar, punetore; njerez qe nuk merren me paragjykime ndaj njeri-tjetrit. Per sa kohe qe ne te jemi te kundertit e finlandezeve, gjithnje te njejten rrace politikanesh kemi per te pjelle. Por sic e thashe me siper, ne permiresohemi dhe si rrjedhoje edhe politikanet qe dalin nga ne permiresohen. Klm
ELINOR
faleminderit per pergjigjen.
Por kur shprehem shume here,e kam me shume nga mllefi kunder asaj qe po ndodh sot.Shpresa vdes e fundit dhe uroj qe te vijne dite me te mira.
pershendetje
Nje kryetar apo parti qe ben koalicion apo jo, bazuar ne emrat e kryetarve , ajo vetem emrin ka parti, kjo flet qarte per jo vetem mungese vizioni, por akoma me shume e per fat te keq bie ere hapur interesa pragmatiste personale. Nje subjekt deklaron parimet-qendrimet e shumices perberse jo thjeshte qendrimet mediokre te nje individi perfitues. Me keqardhje por pdk sot pa fizionomi.
O katunar, o malok pa shkolle e pa kulture ! Po kush po ta var ty, o i shkrete, qe mendon se ke fatet e Shqiperise ne dore. Ik ore bej shkollen njehere, pastaj fol per koalicionet qe i percakton ti. Meso shqip, lexo disa libra (filloje nga “Kesulkuqja”), bej dy klase shkolle, e pastaj te mendoj Topi a do te marre ne koalicion ! Oh i ziu ky popull cfare politikanesh e drejtojne !