Igli Totozani, kandidatura e PS-së për Avokatin e Popullit

15 Dhjetor 2011, 17:32Politika TEMA

Igli Totozani është kandidatura e PS-së për Avokatin e Popullit. Zgjedhja e tij është bërë nga komisioni i përzgjedhjes së kandidaturave i Partisë Socialiste.

Në një konferencë për shtyp, kryetarja e komisionit të përzgjedhjes së kandidaturave, Eglantina Gjermeni bëri të ditur rezultatin final të këtij procesi.

Gjermeni vlerësoi faktin se për herë të parë shoqërisë i ofrohet një kandidaturë jashtë politikës, për një post me rëndësi si Avokati i Popullit.

Më tej ajo theksoi se i gjithë proçesi, ndonëse i pari në llojin e tij, e finalizoi punën e tij me sukses, duke siguruar transparencë dhe gjithëpërfshirje.
“Komisioni ka zhvilluar një punë transparente. Shoqëria shqiptare ka nevojë të çlirohet nga trysnia e politikës. Ky proces i ka dhënë të drejtë publikut të marrë pjesë në të, duke siguruar gjithëpërfshirje”, tha ajo.
Gjermeni shprehu besimin se kandidatura do të jetë në lartësinë e duhur dhe do të përbushë përgjegjësitë që i takojnë.

Kandidati fitues do t`i paraqitet për votim Grupit Parlamentar të PS-së.

Pas përzgjedhjes ka reaguar edhe kreu i PS-së, Edi Rama, i cilu u shpreh se kjo ishte, “prova e parë e Partisë Socialiste për një administrim publik europian”. Ai shkruan se: “Shqiptaret sapo pane nje prove se PS eshte gati per nje administrim publik europian. Avokat per Popullin jo per pushtetin sot apo neser!”

19 komente në “Igli Totozani, kandidatura e PS-së për Avokatin e Popullit”

  1. fiore says:

    Me ne fund po nisin te shpresojme dhe te besojme qe ne kete vend ka sado pak shprese dhe drejtesi. Urime te perzemerta z. Igli!!!

  2. Vlora says:

    urime z. totozani

  3. Oketo says:

    Per here te pare ne vendin tone zgjidhet nje person duke u bazuar vetem ne meritat e tij. Qofte nje fillim i mbare dhe urime per Z.Igli.

  4. SADIKU says:

    KAM LEXUAR SHKRIMET E IGLI TOTOZANIT,ME KANE PELQYER,JANE SHKRIME SERIOZE DHE ME VLERE.
    I UROJ SUKSESE DHE TE JENE I DREJTE DHE I NDERSHEM NE DETYREN QE PO MERR.!

  5. akil says:

    po mo njerez dhe une shpresoj qe te jete keshtu po ky ka qene drejtues i fondacionit qemal stafa dhe pa miratimin e rames nuk ma do mendja se zgjidhej gjithsesi te shohim

  6. Memedheu says:

    Urime PS per kandidatin dhe te tilla procese paçim perhere ! Urime kandidatit dhe suksese !

  7. titi says:

    Nje profesionist shume i kualifikuar dhe me integritet. Urojme te fitoje kandidatura e tij, e cila veshtire se votohet nga pozita e zhytur ne korrupsion qe kerkon vetem sahanlepiresa.

  8. Arber says:

    Urime Zoti Igli dhe urime PS per kete zgjedhje e per kete proces qe ju rrit vleren persa i perket futjes se nje fryme demokratike dhe transparence per te cilen vendi ka nevoje. Mos u merzisni nga fyerjet qe ju vijne nga individe pa emer. Me sa duket ne Shqiperi ka njerez per te cilet denigrimi i tjetrit, per interesa te ndryshme por edhe per sport eshte kthyer ne kulture jetese. Te jeni te sigurt qe njerezit e thjeshte dine ta dallojne te bardhen nga e zeza.

  9. fiore says:

    o Kuzhinier ik gatuj ndonje gje, se ndoshta ate di te besh me mire…
    kur te te bier ty radha te zgjedhesh, atehere gjej ti njerez te “zote”

    1. Kuzhinieri says:

      Lule, do e le zanatin, ka gatuar PS gjelle qensh per plot 5 vjet. Problemi eshte qe si gjithmone populli e ha.

      1. mergimtari says:

        Ik or kuzhinier se na e shpife me ato gjellet e tua ! Po s’ke faj ti, se keshtu jeni mesuar te gatuani e s’ju perlqejne gjerat e pastra. E mjaft na fole ne emrin e popullit ! Une personalisht nuk te kam dhene autorizim te me perfaqesosh ! Fol ne emrin e atyre te cileve u sherben !
        Jepi Igli e PS, keshtu ju duam, transparente e te drejte !

  10. Arli says:

    Urime Igli! Jam e bindur qe do te japi me te miren e tij. Ilgli vjen nga nje familje intelektuale, lindur e rritur ne qytet. Djale i shkolluar dhe arsimuar. Jepi Igli na perfaqeso denjesisht te gjitheve.

  11. misionari says:

    Nje kuader shkencor i nivelit te Totozanit eshte nje sakrifice qe behet per hir te parimeve demokratike te perzgjedhjes se nepunesve te cdo rangu ne Republiken e Shqiperise. Procedura e perzgjedhjes eshte nje fitore e shkelqyer e Demokracise ne Shqiperi, ne nje kohe kur shoqeria shqiptare vuan pasojat shkaterruese te bajraktarizmit te urryer te Sali Alpin Berishes.

  12. tekniku says:

    Shko ore ziej fasulet ti ,koleg shpirtlig.

  13. shqiponja says:

    PS me ne fund e ka kuptuar se si fitohet besimi i popullit.
    Nuk ka me vote paradhenie per partite tani qe te gjitha e kane treguar veten kur kane marre pushtetin. Njerezit nuk mund te besojne me tek fjalet e bukura se te gjitha partite kane abuzuar rende me besimin e popullit.
    PS me ne fund po jep shembuj konkret se si jo vetem qe kane nje vizion per nje qeverisje te modelit perendimor por edhe se vertet duan e dine te qeverisin ne menyre transparente dhe konstruktive.
    Urime PS dhe vazhdoni keshtu se jeni ne rrugen e duhur! Keshtu do lini pas edhe shume figura te erreta qe keni ne PS qe kane zanat vetem intrigat dhe allishverishet sepse ne nje ambjent ku ekziston transparence elemente te tille ngelen si peshku pa uje.

  14. Sami Zaimaj says:

    Urime z.Totozani! Ndihem i kenaqur qe parashikimi dhe deshira ime
    po realizohet.Besoj tek ju se do te jepni kontributin tuaj ne funksionin
    qe po merni.Urimet me te mira Partise socialiste per menyren me demokratike dhe dinjitoze ne perzgjedhjen e kandidatures se zotit
    Igli Totozani.

  15. heroinostalgjik says:

    o sef Staku po cke o i marre, pellcit nga inati dhe bjeri murit me koke hahahh. ti je hic, ai eshte dikush!

  16. migena aleksi says:

    Levizje shume e bukur taktike e PS-se. Totozani ka qene i angazhuar publikisht pa qene nen mburojen e PS_se. Zgjedhja e tij inkurajon gjithe te tjeret e shoqerise civile te jene aktive ne opozicion.
    Mesazhi eshte qe PS ka nisur te shoh me vemendje dhe te vleresoje ata qe dine te bejne qytetarin kurajoz edhe pa qene brenda oborrit te partise.
    Zgjedhje shume e mire perfundimisht. Lereni te punoje ate qe u zgjodh dhe mos hidhni balte mbi cdo gje vetem se nuk u zgjodhet vete

  17. tana says:

    Une mendoj se Partia Socialiste dhe demokratet e vertete shqiptare i kane shume borxhe Deshira Subashit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje