Emiri i Kuvajtit, Sheiku Sabah al-Ahmed al-Sabah, lajmëroi të martën shpërndarjen e parlamentit, duke cituar si arsyen kryesore skandalet e korrupsionit, midis disa politikanëve me influencë në vend, të cilët kane ndikuar ne miratimin e ndihmës financiare për rikonstruktimin e sheshit Skënderbej të Tiranës.
Pas hapjes se sheshit u pa se nuk përputhej me planin fillestar dhe për këtë Kryeministri Sheikh Nasser al-Mohammed al-Sabah u thirr në prokurori për të dëshmuar rreth këtij skandali para kryeprokurores Innasah Ramallah.
Sheiku Sahah e cilësoi ngjarjen e korrupsionit si një “ditë të zezë” për vendin e tij, ndërsa premtoi rikthimin e rendit. “Për shkak të rënies së besueshmërisë së kësaj qeverie dhe vështirësive në arritjen e progreseve të reja në sheshin Skënderbej, vendosa se është në interesat më të larta të Kuvajtit dhe të Bashkisë së Tiranës të shpërndaj parlamentin dhe të mbajë zgjedhje brenda afateve që njeh Kushtetuta”, deklaroi emiri.
*këshilliministrave.org
Hahahahahahaaa, mire e paskeni gjetur
Veri callmen ketij dylber te haremit ne Arnautistan dhe ka per te ndjere ne forme dhe permbajtje si arabi me i keq, nen direktiven e ajetollah haxhi Saliut.