Ministri i Brendshëm hedh idenë e dhënies së kompetencave hetimore strukturave të rendit. Dueli me prokurorinë për çështjen e 21 janarit dhe mendimi i juristëve për përplasjen institucionale dhe kushtetuese. Përgjigjet kryeprokurorja Ina Rama: Këto janë gjëra të përcaktuara në Kushtetutë. Ajo i ka thënë prokurorisë të drejtën e hetimit. Ne kemi një marrëveshje reciproke me policinë
Nga Sebi Alla*
Nuk është nga ata ministra që u shket goja lehtë, që thotë broçkulla pa i menduar dhe më pas mundohen t’i justifikojë. Nuk ishte as momenti për një shkarje të tillë, megjithatë ai e lëshoi “bombën”, që në fakt nuk bëri as shumë zhurmë, a shumë tym. Kërkohet që hetimet dhe thuajse i gjithë procesi hetimor, të kalojë në duar të policisë, duke shmangur prokurorinë. E thënë kjo nga goja e ministrit të Brendshëm, nuk kaloi pa u vënë re, por si jurist që është nuk hezitoi që të shprehej se ky ishte një mendim dhe i takonte njerëzve të drejtësisë dhe medias për ta elaboruar më shumë. Fjalët nuk ishin të pamenduara, as momenti nuk dukej se ishte i papërshtatshëm. Sepse kjo deklaratë ndodhi pikërisht pak orë pasi prokuroria ankohej se për çështjen e 21 janarit, policia jo vetëm që nuk kishte ndihmuar, por po hetohet edhe për fshehje të provave. Për më shumë, e shkuara e afërt tregon se policia që direkt dhe indirekt varet nga qeveritë, di të bëjë “çudira”, në shërbim të pushtetit. Dhe ndoshta i ashtuquajturi institucion i pavarur si prokuroria, nëse ndryshohet ligji për hetimet, do t’i mbesë të interpretojë vetëm materialet policore, pa guxuar të futet më thellë.
Që ka një përplasje polici-prokurori, kjo është herë e dukshme dhe herë e fshehur dhe në çaste të ndryshme e nxjerr kokën, sidomos për çështje të ndjeshme. E ndodhur para një fakti kokëfortë: Nuk po mundet të vendosë para përgjegjësisë shkaktarët dhe vrasësit e katër qytetarëve në trazirat e 21 janarit, prokuroria lëshoi një deklaratë. E shkurtër, por domethënëse. Sipas institucionit të akuzës, policia është duke manipuluar provat për dosjen e 21 janarit. Kryesisht kjo ka të bëjë me policinë shkencore e cila është në varësi të Ministrisë së Brendshme. Për ekspertizat që ka kërkuar, sidomos ato balistike që i përkasin armëve të gardistëve, ka pasur hezitime. Në shumë raste ata janë vonuar, në disa të tjera, mënjanuar. Por nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe manipulime. Madje vetë prokuroria ka hapur hetim për këtë dyshim, pasi mendon se të paktën dy armë të gardistëve ishin ekzekutoret e katër viktimave të 21 janarit. Për momentin në qeli ndodhet vetëm ish-gardisti Agim Llupo, ndërsa të tjerët edhe pse u arrestuan, janë lënë të lirë nga gjykata. Dyshimet janë se dy nga armët që mendohet se kanë derdhur plumbat mbi turmën e njerëzve, u përkasin oficerëve madhorë të gardës. Pikërisht në këtë pikë aludohet se janë manipuluar provat nga policia shkencore. E thënë nga prokuroria, kjo do sillte reagime, madje të ashpra. Megjithatë vëmendja është e shpërndarë dhe ka kohë që institucioni i akuzës është lënë në “harresë” nga qeveria. Ndoshta nuk ka aq çështje të freskëta në duar, pasi ndryshe do dilnin deklarata të zjarrta dhe të ashpra, sa institucionale aq edhe personale.
Kjo çështje që lidhet me ditën e errët të 21 janarit po harrohet, ashtu si shumë të tjera që “ulërijnë” për drejtësinë e mohuar dhe vonuar. Gjithsesi në kohë “librash” politika është e zënë sa me deklarata publike, ashtu edhe me rrjetet sociale. Kjo nuk e pengoi ministrin e Brendshëm që me qetësi gati “imponuese” të shprehej se: “Për sa kohë policia nuk mbledh prova, nuk ka se çfarë manipulon”. Ishte edhe zanafilla për të dalë aty ku dëshironte, duke ndjekur një linjë në dukje llogjike. “Jepini të drejtën e hetimit policisë, pra që ajo të ngrejë akuzën, dhe do ta shikoni”, deklaroi ministri i Brendshëm Bujar Nishani. Ky pretendim nuk ishte ngritur më parë. Për më tepër që qeveritë në 20 vitet e fundit bënë çmos që të përafronin legjislacionin tonë me atë të vendeve të BE-së. Në shumë prej tyre prokuroria është organi kryesor hetimor, i cili drejton edhe policinë në grumbullimin e provave. Kur policia dhe hetuesia ishin brenda institucionit të Ministrisë së Brendshme, është një kohë disi e largët, që sot kushdo e shan, e quan të shkuar të hidhur dhe shumë epitete të tjera. I përket periudhës së sistemit komunist ku strukturat e rendit dhe ato hetimore ndalonin, hetonin, grumbullonin prova, madje edhe paraqisnin akuzat konkrete në prokurori dhe kjo e fundit vetëm në mënyrë figurative quhej istitucion i akuzës. Kjo frymë duket se po kërkohet të imponohet, por e “modifikuar” me një ngjashmëri me legjislacionin e SHBA-së, ku prokurori është më tepër në rolin e interpretuesit të fakteve dhe provave, pasi grumbullimi dhe hetimi i përket policisë.
Po a është e aftë policia jonë të kryejë hetime? Për nga vetë mënyra si janë kryer reformat në policinë shqiptare, strukturat e rendit janë thuajse totalisht të pakualifikuara në fushën e drejtësisë. Përqëndrimi ka qenë në riorganizmimin e saj dhe largimin gjithnjë e më shumë nga pushteti. Nuk ka më policë që të prishin zgjedhje në kokë të tyre, por policë dhe drejtues të lartë që shpesh i shërbejnë pushtetit, janë në numër të lartë. Propozimet dhe miratimet për figurat madhore të policisë së shtetit propozohen nga ministri i linjës dhe miratohen nga kreu i qeverisë. Si mund të hetojë dhe grumbullojë prova policia jonë për çështje korrupsioni? Vështirë të besohet, nëse do ndodhë një ditë që ajo të marrë kompetencat hetimore. Për momentin, edhe nëse do të ketë një draft dhe nismë ligjore për të ndryshuar kodin e Procedurës Penale, ajo bie ndesh me kushtetutën e vendit. Pikërisht në atë që ka të bëjë për funksionimin e institucioneve të pavarura. Por ideja është hedhur dhe jo krejt pa qëllim. Gjasat janë që po matet pulsi i juristëve dhe i vetë institucioni të akuzës. Nëse në kushtet aktuale kompetencat hetimore do i kalonin policisë, ky do ishte thuajse fundi i sistemit të drejtësisë. Mungojnë ekspertë të mirëfilltë të kriminalistikës dhe për më tepër interpretues të çështjeve penale dhe ligjore. Sipas burimeve konfidenciale nga Ministria e Brendshme, nuk po kërkohet që prokurorisë t’i hiqet e drejta e hetimit, por po synohet që policia të ketë më shumë të drejta hetimore. Sepse aktualisht ajo kryen veprimet hetimore kryesisht për ngjarje kriminale të flagrancës, ndërsa në hetime më të thella është policia gjyqësore dhe prokuroria. Mendimi u hodh dhe fusha ku po “luhet” është e madhe, aq sa prokuroria nuk po di nga t’ia nisë…
*Revista Klan
U BE NJE VIT ÇFARE DREQIN PRESIN QE NUK E ZBARDHIN 21 JANARIN ,rrogat marrin pse nuk japin doreheqjen ,kur nuk e bejne dot punen,vetem nje M.B,apo D.P paska Shqiperia sypatrembur ska dale nje nga Prokuroria trim?
Problemi eshte Saliu. Po nuk jo pre koka gjarprit nuk zbardhet as Gerdeci as 21 Janari as aferat e Kokelopes etj etj.
Nuk pyesin shpellaret per ligje e kushtetute se u jep zemer prezenca Kryetarit!
kjo femer carlatane do kapi keta horrat pune laviresh e vagabondash me ne krye kriminelin sali berisha
Me mire te behet Policia e shtetit organi i pavarur ashtu sic eshte prokuroria dhe kreu i policise te zgjidhej ne parlament me shumice te cilesuar. Ministria e brendhsme te behej vetem organ koordinues.
Po ti qeke kokrra kamunistit. Po ku ti punsojme militantet ne pastaj simbas zotnise sate?
o polici ne pension mos ke ber edhe ti ndonje krim qe don te hetohesh nga kjo polici e :”pavarun”po me kyt shtet qe si le turijt pa fut ne cdo pune si mendon se do tket drejtesi.ku jton ti.
o pupull nuk ka faj sistemi, jo policia jo prokuroria……..
problemei jane njerezit qe jane ne detyra,
njeri qe esht i zoti dhe do te bej drejtesi quaje polic, prokuror, detektiv apo lere pa emer fare do e bej punen, ai qe do te vjedhe perseri do vjedhe pavarsisht emrit qe ka ne sup
Hallall ja befte zoti mor mik,mustaqe per se mbarei ka ministri i permrenshem.
NE SALISTAN NUK KA ASGJE TE PAVARUR,TE GJITHA JANE DENGLA.VETEM NDARJA E PRERE E PUSHTETEVE JO VETEM ME LIGJ POR DUKE JU DHENE FORCE REALE QE TE HARTOJNE BUXHETE TE PAVARURA PER TE CILAT DUHET TE VENDOSET ME NJE DISKUTIM KRYEPLEQSH EKONOMISTE .OSE NJE KESHILL I LARTE EKONOMIK ,ME 5 EKONOMISTE T ME TE MIRE TE VENDIT OSE DHE TE FTUAR NGA SHTETE PRESTIGJOZE TE JASHTEM TE PAVARUR DHE JO NGA NJE EKONOMIST PANXHARI SI RITVAN BODJA.MINISTRIA E FINACAVE TE JETE E DETYRUAR TE PAGUAJ BUXHETET E KETYRE ORGANEVE QE VENDOSET NGA KRYEPLEQSIA E EKONOMISTEVE.ATHERE SHTETI DO VEPROJE ME INGRANAZHE QE NUK THYEJNE DHEMBET E NJERI TJETRIT DHE MBROTHESIA DO VIJE.
Kjo qe propozon ministri me sa di une eshte organizimi i policise hetimore perpara ’90 (ndonje ish punonjes policie mund ta saktesoje).
Kete ai nuk mund ta pohoje se ne CV e ka nje rivendosje busti te Enver Hoxhes ne Shkollen e Bashkuar kur ishte student ne ’90. 2 eshte shume!!!
Gjithsesi kjo duhet te jete mendja e doktorit ne gojen e Nishanit. Njesoj si ne ceshtjen e kontrollit te SHISH, por atehere mori guximin vete te argumentonte pse duhej te ishte nen yqmen e Qeverise (lexo te Kryeministrit).