Shefja e FMN-së: Bota po shkon drejt një Depresioni të Madh

16 Dhjetor 2011, 10:55Politika TEMA

Drejtuesja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, tha dje se bota po shkon drejt një Depresioni të Madh.

Ky ishte një nga vlerësimet më apokaliptikë për krizën e borxheve.

Lagarde tha se katastrofa në eurozonë po përshkallëzohet, pavarësisht marrëveshjes së javës së fundit.

Duke dërguar një paralajmërim të qartë se Europa nuk ka bërë akoma aq sa duhet për të parandaluar kolapsin e euros, ajo insistoi se çdo vend në botë duhet të ndihmohet për të nxitur rritjen ekonomike.

Dështimi në zgjidhjen e krizës do sjellë proteksionizëm, izolim dhe të tjerë elementë që të kujtojnë Depresionin e Madh të viteve ’30, tha ajo.

“Kjo është tamam ajo që ndodhi në atë periudhë dhe çfarë pasoi është ajo që ne nuk duam ta shohim sërish,” tha Lagarde.

Kritikat e saj për izolimin duket se shkojnë për Britaninë, që u tërhoq nga marrëveshja e BE javën e shkuar. Megjithatë Britania bëri të ditur se do ulet në tavolinën kur do bisedohen detajet për traktatin e ri të eurozonës.

28 komente në “Shefja e FMN-së: Bota po shkon drejt një Depresioni të Madh”

  1. net says:

    i more parate ti zonja si burr?
    i bere flori?
    i dergove ne telaviv?

    cdo tani qe tregon se bota iku per lesh?
    apo po i ngushellon duke ju thene qe na falni qe jua futem dhe na falni qe tani jeni me gisht ne goje?

    :))))))))))

    hahahaha
    mire ben, se keta jan aq qorra dhe naiv sa e meritojn nje denim te till.

    kur te ju hapen syte ketyre sidomos miqve te mi te forumit ti zonje me koke si gunge deveje do te jesh duke bere qef ne ndonje cep te botes, ose ne rrip te gazey duke pire kokteil me gjak palestinezesh si vampire,
    vampiret nuk ekzistojn por tipiket jeni ju.

    1. plaku says:

      net,
      Me fal por nuk arrij te kuptoj se cfare lidhje ka me temen me siper gjaku i palesstinezeve dhe izraeli. Ketu flitet per problemet ekonomike qe ka per momentin bota dhe sidomos Europa.

      1. net says:

        plak, pamvaresisht nga mosha qe mund te kesh ke shum nevoje per dije…

    2. alban vlora says:

      Zj.-Ju lutem mos kini komplexe.
      Merr si shembull;
      Qeverine e Berishes,nga me perverset.
      Qe me rrena;
      mos te njohesh recensione,
      por vetem “Fitore”,te zhytura ne borxhe.
      Eshte i afte per garniture,
      sekreti i tij qendrone neper rruge.
      Shembullin ta dha pak dite me pare;
      kur mesoi Merkel e Sarkozi
      sa i la edhe pa fjale!
      …………………………….
      Dhe tani me degjo se cfare dua te them,
      eshte veshtire ta besosh,
      por ja qe eshte e vertete;
      ….E di mire Ai se cfare do populli
      Dajak te lire
      nga shtepia gjer tek vorri i Bomit.
      Dhe pastaj me procedure,
      Me Gjykata i ndreq keto pune.
      Qe faji te mbetet vetem nga Ne,
      Tek Ai as fije dhe as Pe.
      ……………………………
      dhe tani as me thua;
      a ja vlene qe ky njeri te rri kaluar?

  2. Llogorai i Dukatit says:

    Net-! Ke të drejtë. Thua kur të na hapen syt bota ka shkuar për leshë. Mendoj se sytë i kemi të hapur. Dimë se bota po shkon në globalizmë e cila është një diktaturë nga lartë poshtë e pa imagjinueshme. Dimë se kush e drejton këtë diktaturë të tmerrshëme që është në prag të inagurimit. Dimë se ka shekuj që pregatitet kjo katastrof. Dimë që intesitetin modern e mori me ngritjen e organizatës së parë republikane okulte “Lluminantët”më 1776. Dimë se luftrat revolucjonet, krizat organizohen artificialisht nga këta bankierë që zotërojnë 95% të arit të botës. Dimë se po të sekuestroheshin këta bankierë nuk do kishte kriza, luftëra tërmete arificialë, mbasi pasuria dhe rezervat e globit ushqejnë dyfishin e nkësaj popullsie.etj…… Po ç,të bëjmë ne cinxarmijtë e stafit të gazetës tema, kur organizata okulte e bankierëve të shtypjes së botës po shkatërron SH.B.A-në dhe popullin e saj naiv jo më neve që na shtyp dhe një malok i rëndomtë mjafton ti mbushet mëndja të shpallet august. Ngushllime mik dhe si ta bëjë perëndi, por më vjen keq për rinin që nuk dihet ç,farë tmerri e pret dhe nuk kuptojnë si të ngrihen dhe ti dalin përballë botërishtë këtij satanai të përmasave universale.

    1. net says:

      bravo. ja nje njeri me dije te sakta

    2. Albana L. says:

      E mendoj si ju edhe une. Kjo krize artificiale ishte e programuar, sepse eshte nje konspiracion i nje grushti njerezish te fuqishem qe komandojne financat amerikane dhe te gjithe Botes. U programua me precizion matematikor dhe po realizohet me perpikmeri, me qellimin e vetem te grabitjes se burimeve financiare te popujve dhe futjes se mbare Globit ne nje katastrofe ekonomike qe do ta bente prerogativ instalimin e nje sistemi te ri te quajtur N.W.O – New World Order. E vertete se jo te gjitha delet do t’i futin ne ate vathe, se Kina, India, Rusia e Brazili do t’u sjellin jo pak probleme. Por per fat te keq pjesa tjeter e Globit ende enderron me sy hapur, duke u besuar pallavrave te masmediave, te komanduara totalisht po nga keta njerez perverse.
      Cilet jane keta njerez anonime? Kerkojini ne Financen e Larte amerikane dhe jo vetem…! Jane te gjithe te krimbur me para, pikerisht fale ketyre krizave artificiale nga te cilat perfitojne nga spekulimet e medha. Jane ata qe kane krijuar Kongresin Hebraik Boteror dhe qe komandojne politiken amerikane prej viteve 40′. Jane ata qe u imponojne konfliktet dhe lufterat presidenteve kukulla si Nixon, Reagan e Bush. Plani i tyre final eshte marrja nen komande e gjithe Botes, per te instaluar nje sistem te ri qe ne forme dhe permbajtje do te jete nje sistem binjak me Nazizmin hitlerian, vetem se ne nje salso sioniste.
      Por megjithe injorancen e njerezve – fale propagandes se fuqishme mediatike, rezistenca do te jete e ashper dhe nese humbin, do te hapin varret e tyre njehere e pergjithmone! Diten qe do te qerohen keta tirane e kriminele moderne nga faqja e ketij planeti, do te linde nje Bote e re me te ardhme te ndritur, sepse keta jane problemi me i madh i kesaj Bote!

      1. genc says:

        Ah te kripsha mend qe me ke.

        1. Albana L. says:

          Ti kripsh te tenden edhe me shellire seç e ke mor molumen i patru!

  3. liburni says:

    Degjo or ti Net mjekercjapi.Na e cave .. cdo dite me ato vellezerit e tu.Ajo po ben detyren e saj,po paralajmeron nje situate qe nuk eshte e mire kudo ne bote pakashume.E mira e njerzimit eshte mirqenia ,paqja,zhvillimi,mbrojtja e natyres,liria e njeriut..etj.Apo nuk te pelqen ty me shoket tuaj,se ju doni tjeter gje apo jo??

  4. Argita_B says:

    Nuk mund te lidhet çdo gje me te ashtuquajturin kompllot çifut ne bote dhe pse teoria e kompllotit ben pjese ne mentalitetin latino-meshdhetar.
    Ajo qe thote Lagarde ka sens dhe eshte nje pershktim objektiv (ose te pakten shume me objektiv se sa pershkrimet e politikaneve aktualisht) te realitetit ekonomik boteror.
    Per ta kuptuar me mire, duhet bere nje paralele me krizen e vitit 1927, ku kapitalizmi shkoi drejt kapitullimit.
    Nje nga arsyet kryesore ishte koncentrimi i parase ne nje perqindje te vogel miliarderesh.
    E njeta gje po ndodh dhe sot (pavaresisht se ka me dhjetra elemente te tjere qe ndikojne ne kete krize).
    Mjafton te shohim listen e miliardereve te revistes Forbes, nga viti 2000 e ketej, dhe kuptojme lehte se nga viti ne vit lista shtohet, pasuria e atyre qe bejne pjese ne kete liste dyfishohet.
    Dihet qe sa me teper te shtohen apo pasurohen miliarderet ne perpjestim te zhdrejte shtohet numri i shtresave te varfera, pasi qe te behesh miliarder duhet detyrimisht te maresh nje pjese te parave te shtresave te tjera te shoqerise.

  5. Claus says:

    Para disa javesh asistova ne nje takim ne te cilen foli zedhenesi i Komisionit te Ekonomise te Bundestagut. Midis shume gjerave interesante qe mbajta shenim ishte dhe nje rresht mbi nje shprehje te z. Langard.
    E dini te nderuar c`fare kishte thene?

    “…Qe vendet me “ekonomi te dobet” t`u mundesohet rritja dhe forcimi i ekonomive, mundesisht me ane te rritjes se eksporteve te mallrave te tyre, i bejme thirrje Gjermanise te ule nivelin e eksporteve te mallrave te saj, per te bere te mundur balancimin e disniveleve te eksportve midis vendeve me ekonomi te forte dhe atyre me ekonomi te dobet!!”

    Ne salle ja plasi e qeshura…

    1. plaku says:

      Claus,
      Me sa kam lexuar une, kriza e borxheve te shteteve eshte shkaktuar nga dy aresye :
      1.- Shume vende ne bote kane jetuar mbi mundesite e tyre.Politikanet e ketyre vendeve me qellim qe te rizgjidhen perseri ju bene shume premtime zgjedhesve ( rritje rrogash, pensionesh etj), pa u rritur prodhimi bruto vjetor i vendeve te tyre. Politikanet duhet te mbanin premtimet dhe fatkeqesisht gjeten rrugen e marrjes se borxheve ne tregun e kapitalit boteror. Keto borxhe duheshin lare se bashku me interesin dhe politikanet vazhduan ne rrugen e tyre duke marr borxhe te reja per te lare borxhet e vjetra dhe ndodhi ajo qe ndodhi.
      2.- Vendet e Europes se jugut Greqia,Portugalia,Sapnja etj. kane nje problem te madh sepse, ata nuk jane konkurues me mallrat e tyre. Gjermani para disa vjetesh mori masa te fuqishme kursimi, nuk rriti rrogat e punonjesve, investoi ne kerkime shkencore per prodhime te reja ne treg. Pra cmimet e prodhimeve gjermane per cope jane shume me konkuruese dhe kjo beri qe vendet e Eurpoes se jugut te mbysin tregjet e tyre me mallra gjermane. Claus, ti e di se p.sh. Landi i Bajernit jep shume miljone euro Landeve te tjera me te varvera ne Gjermani. E njejta gje ndodh edhe me kanton Zug ne Zvicer. Ky kanton eshte shume i pasur dhe jep shume leke kantoneve te varfera ne Zvicer. Kjo me sa di une eshte ne ligj dhe quhet “Transverunion”.
      Pra, Claus, me fal se e zgjata une mendoj se :
      – Per sa i perket pikes 1 me siper, me 9 dhjetor ne Bruksel u moren masa dhe u ra dakord ne parim qe te futet ne kushtetutat respektive te 26 vendeve te BE te klausoles se “frenes se borxheve”. Ne se ndonje shtet shkel kriteret e stabilizimit do hyje ne funksjon mekanizma ndeshkimi.
      – Per sa i perket pikes se dyte, duhet bere dicka, do Gjemania ose jo.
      Shume specjaliste kritikojne Gjeramnine ne lidhje me Greqine. Greqise po i merret fryma nga kursimet qe eshte e detyruar te beje dhe duhet pa tjeter qe edhe ajo te eksportoje ndryshe edhe BE do kete probleme.
      Shume specialiste ekonomike thone qe :
      a.- Ne Eurozone te mbeten vetem disa vende si Gjermania, Austri, Suedi etj.
      b.- Gjermania te rrisi rrogat e punonjesve duke bere qe mallrat e saja te mos jene shume konkuruese dhe te lejoje vendet e Europes se jugut qe edhe ata te jene konkurues me mallrat e tyre.
      Pershendetje.

      1. Claus says:

        Plaku,

        formulimi i Lagard te le me goje hapur. Nuk mund te ulesh catine e shtepise tende qe te duket te pakten e barabarte me ate te fqinjit, nuk shkon.

        Si mund ti thuash ti nje shteti si Gjermania qe te ule eksportet e veta per te zbutur hendekun qe eshte aq i madh me eksportet e vendeve te tjera? Nuk thote, Lavdi Zotit, qe kemi te pakten nje lokomotive qe terheq edhe te tjerat, por duan te kthejne dhe kete lokomotive ne karrocen e Dylit ashtu sic jane vete?

        Jo mor plaku, ketu nuk ka logjike.

        Tani shkurt ne teme.
        Gjermania ka kohe qe nuk ka bere rritje rrogash dhe pensionesh edhe ne ditet me te mira te saj, pothuaj 20 vjet. Qeveria Kohl, nuk beri asnje reforme, Schröder ndermori reforma qe asnje qeveri e djathte nuk do te kishte guxim ti bente. Agenta 2010 me gjithe “shtrengim rripi” ne shume fusha tani po i jep frytet e saj, kur qeverite e tjera kalonin kohen me “Lavazza” dhe buzuqi.
        Reformat ishin aq te dhimshme, por nuk u ngrit njeri te protestonte, fale mentalitetit te bindjes te popullit gjerman. Fakte nuk besoj se me duhet te sjell.

        Tani per eksportet dhe konkurrencen.
        Gjermania nuk konkurron njeri per eksportet e saj, aq me pak me cmimet. Pjesa e mamuthit qe zene eksportet gjermanet jane industria e makinave, kimiko-farmaceutike, komunikacionit etj,etj.
        Ketu Gjermania nuk ia ha hakun as Italise, as Greqise dhe as Spanjes. Keto fusha Gjermania i ka patur qe ne shekullin e kaluar ku lindi kjo industri dhe do ta kete monopol te vetin, fale cilesise dhe vetem cilesise, cilesi qe vendet e tjera nuk e kane. Gjermania i ka cmimet e shtrenjta ne krahasim me Kinen a Japonine, pra me cmime nuk konkuron, jane te tjeret ata, gjermanet kane ne baze te konkurrences vetem cilesine e mallit. Dhe malli “Made in Germany” eshte jo i lire.
        Europa e jugut hapur i ka dyert per te blere ne Kine,Japoni, Ceki a ku ta di une.
        Sa per ndihmen qe landet e jugut i japin landeve te tjera, zerat po shtohen qe kjo ndihme te hiqet. U be 20 vjet qe landet e Bayernit, Baden Württembergut derdhin milirda ne vit per landet lindore. Po kjo eshte e ligjeruar dhe eshte pak veshtire te hiqet, por koha po afron qe kjo te bjere. Landet lindore per nga infrastruktura jane ku e ku me perpara nga landet jugore qe japin miliardat, por ligji eshte ligj dhe si zakonisht ne Gjermani te gjithe i binden.
        Edhe kete vit taksat qe do te thithen parashikohen te jene shume te medha dhe kjo eshte merite e qeverise Merkel dhe politikave te saj. Pra do te thote qe eshte rritur shume konsumi i brendshem dhe i jashtem, paralelisht terheqja e takses se vleres se shtuar gje qe con ne rritjen e buxhetit dhe uljen e borxhit publik. Paralelisht Merkel, rriti deri diku pensionet dhe firmat deri diku rrogat. Pra cdo gje shte bere me kalem ne dore jo kuturu.
        Vullneti i mire qendron ne te dy krahet, rendesi ka besimi i dhene.
        Pershendetje

    2. Elvis says:

      Kjo eshte e preferuara e Sarkozise, presidenti me JOPOPULLOR qe ka pasur ndonjehere Franca.Fjalet e saj nuk duhen konsideruar aspak sepse padyshim jane te paperkrahura prej njerezve njesoj si lideri i saj Sarkozi. Cdo veprim i tanishem nga Sarkozi apo perkrahesit e tij si kjo ketu, duhet pare nen kendveshtrimin e marrjes se votave per zgjedhjet e 2012 ne France. Nje president JOPOPULLOR si Sarkozia duhet te largohet menjehere pasi veprimet e tij jane jopopullore.
      Tani ky Sarkozia na i nxorri te fajshem Shirakun, por nga qe ka nivel te ulet nuk arrin te kuptoje se veprimet e tij shkojne kunder tij ne zgjedhjet e 2012. Urojme qe Sarkozia te mos fitoje per te miren e Frances, Europes dhe per te miren e shqiptareve.

      1. Argita_B says:

        Christine Lagarde eshte nje nga personat me kopetente qe mund te merte vendin e DSK ne krye te Fondit monetar.
        Sarkozy sigurisht ka nderhyre dhe ka bere lobing qe ajo te merte drejtimin e Fondit, por kjo sdo te thote se ajo nuk eshte zgjedhur ne baze te meritokracise ne ate detyre dhe as qe ajo mbron interesat e Sarkozit e te Frances.
        Mjafton te informohesh mbi karieren e Christine Lagarde ne sektorin provat dhe meson se ka nje CV impresionuese dhe ben pjese ne 4-5 femrat me influente te botes, per mendimin tim ajo eshte thjesht pas Angela Merkel.

        1. Rezart says:

          Lexo nje koment me lart se si plasen te qeshurat ne salle nga ato pallavrat qe fliste Lagarde vetem e vetem per te mbrojtur Sarkozine qe eshte vertet Sarko – Zi per Francen dhe Europen. Keta jane njerezit e tij dhe sarkozia nuk e ka te gjate ne ate post qe eshte. Se shpejti populli me vote do i tregoje vendin se Franca nuk ka mbetur akoma ne duart e ketyre.

          1. Argita_B says:

            Dhe kur flet Berisha perpara qeverise se tij duartrokitet, po kjo nuk e ben Berishen kopetent.
            Nuk mbroj politiken e Sarkozy por perpara se te kritikoj apo jap mendim per dike te pakten mundohem te kuptoj se kush eshte dhe çfare ka bere ne jete, te njeten gje te ftoj te besh perpara se te kapesh me dy te qeshura.

  6. plaku says:

    Djema, une kam mendimin se kriza e viteve 30 ndodhi sepse Amerika kishte mbikapacitete prodhimi. Ajo forcoi shume eksportin, ne fillim kishte treg, shume vende qe importonin nga Amerika u bene me borxhe. Qeverite respektive deshen te lanin borxhet dhe filluan te reduktojne importet nga Amerika. Amerika kishte ndertuar nje industri eksporti shume te fuqishme, mbi kapacietet prodhimi. Vendet e tjera nuk blenin si me pare nga Amerika se deshen te ulnin borxhin. Magazinat e fabrikave amerikane u mbushen plot. Shtetet e tjera vune masa mbrojtese te ekonomise se tyre duke reduktuar me tej importet nga Amerika. Secili vend ngriti murre te larte mbrojtes doganor me qellim mbrojtjen e ekonomise se vet. Importet u ulen shume.Tregetia e lire boterore nuk funksjononte me. Secili filloi te prodhoje vete ate qe importonte me pare. Kuptohet qe prodhimi ne vend nuk kishte cilesi, kosto te larte, shume banka falimentuan dhe shume fabrika u mbyllen kudo dhe sidomos ne Amerike dhe Europe. Papunesia u rrit shume, shpenzimet socjale ( leke per te papunet, asistence socjale, etj) te shteteve u rriten shume.Qeverite moren masa drastike kursimi.
    Pra une mendoj se, depresioni i viteve 30 nuk erdhi nga koncentrimi i pasurise ne nje grup te vogel miljarderesh.
    Ne keto kushte ne vitin 1930 qeveria amerikane vuri taksa mbi 90% per super te pasurit.Ne kete kohe u fut ligji i ekujlibrit te pasurise dhe shume imobilje ju morren nga shteti super te pasurve, u shiten dhe fillloi te zbutet kriza.E njejta gje eshte bere edhe ne Gjermani dy here ne 100vitet e fundit ne kuptimin qe qeveria ju vuri taksa shume te larta super te pasurve.
    Une kam mendimin se, bota tani nuk eshte ne kushtet e viteve 30. Tani ka organizma te fuqishme nderkombetare te cilet bejne qe vendet te mos bien ne politiken proteksioniste, pa mure doganore, tregetia boterore eshte e lire dhe funksjonon shtetet ne nevoje ndihmohen me kredite nga organizata nderkometare si FMB, banka boterore etj. Mos harrojme se Kina,India, Brazili etj. kane rritje ekonomike deri 10% ne vit. Shtetet e fuqishme ndihmojne njeri tjetrin. Dje p.sh. presidenti rus i dha ndihme prej 20miljard Euro BE. Kina ka rezerva valutore deri ne 2.300miljard dollare. India dhe Brazili po ashtu.
    Kuptohet se, eshte detyre e FMN qe te paralajmeroje boten ne rast reziku. Une personalisht nuk e di burimin e artikullit te mesiperm por deri tani kam lexuar dhe pare ne tv se NDOSHTA, BE ne janar do hyje ne recesjon dhe ne ASNJE MENYRE NE DEPRESION.
    Bota ka ndryshuar dhe globalizimi pervec te metave ka edhe te mira ne kuptimin qe nuk do lejojne depresionin. Depresioni eshte si puna e bombes atomike. Qeverite e shteteve te fuqishme qe kane bombe atomike jane shume te interesuara qe te mos kete lufte te trete boterore. Mendoj se e njejta eshte edhe me depresionin, qeverite e dine se cfare eshte depresioni dhe do marrin masa kunder tij. Nuk them ne asnje menyre se lufta e trete boterore eshte si depresioni.
    Pra edhe nje here, une personalisht kam shume dyshime ne lidhje me artikullin e mesiperm. Me duket nje artikull i fryre qellimisht nga mediat per te rritur kuotat, pra per sensacjon.

    1. Fred says:

      Flm per komentin. Eshte artikull i fryre per te miren e sarkozise per zgjedhjet e 2012 sepse kjo zonja e FMN-se mori pozicionin e mbeshtetur nga sarkozia.
      Ky sarkozia si president JOPOPULLOR nuk duhet te votohet. Cdo veprim i tanishem ka lidhje me rritjen e reputacionit te tij pasi francezet e kuptojne mire gabimin qe bene me zgjedhjen e tij. Franca ka franceze te vertete 100% te paster per te vene ne krye dhe jo kete lloj presidenti qe sa vjen e behet me JOPOPULLOR dhe i tille nuk i duhet as Frances, as Europes se Bashkuar dhe as Shqiperise .

    2. beso says:

      plaku,mendoj se ke te drejte,por desha te shtoj se keto 100 vjet eshte ecur shume,por shume fare ama.Nxitja e konsumit krijonte psikozen se çdo kokerr qershi do kishte patjeter dy goje per ta ngrene,biles kohet e amortizimit te shume mjeteve shtepiake te konsumit jane shkurtuar mjaft,si ne makinat,televizoret,frigorifere,etj.Po tu prish frigoriferi ti s’e rregullon,por ble nje tjeter,ndodhte me televizorin,celularin e deri tek makina;bankat jepnin kredi kollaj,dhe ti ne vend ta rregulloje makinen e perplasur pak,e hidhje dhe blije tjeter.Pra,shkurt,dehsa te them qe rritja ekonomike bazohej ne konsumin e shfrenuar;gje qe te çon ne nje llogjike kolapsi,gjersa ti je i fryre me mallra te panevojshme per nevoja inekzistente(siç thote nje gazetar i vjeter italian).Nje ish minister italian permendte para ca kohesh qe ne Perendim arriti tavani i mirqenies,eshte e pamundur te shkohet me tej,tani do rriten vendet e ashtuquajtura ne zhvillim.Une e shoh ketu,jemi pa pune dhe na ofrojne kontrata minimale.Nuk eshte krize e parase,eshte krize e nje sistemi qe nuk jep dot me teper.Sesi do gjendet zgjidhja une nuk e di,por nuk behet me akrobacira financiare,shkurto ketej,hiq fonde andej,etj.Se ja,me ler pa rroge mua,une s’do ble mallra,ai dyqani do shkurtoje punetore,pastaj fabrika do prodhoje me pak,pastaj do heqe punetore;besoj se kuptohemi qe sistemi i bazuar ne konsum vdes vetvetiu,qekur reduktohet konsumi.Punetoret e shkrete as kane pasur nga shtate makina,as kane bredhur boten me jahte,dhe ne fund prape u kerkohet te bejne sakrifica.po nuk paskan te mbaruar keto mut sakrificash.Shendet dhe gjithe te mirat,te uroj vit te mbare,se ky qe po shkon na ka trullosur vertet!

      1. plaku says:

        beso,
        Populli yne thote nje gje shume te bukur : “Te shtrish kembet sa ke jorganin.” Une mendoj se kjo do jete zgjidhja. Beso, mua ketu me dhemb zemra kur shof djalin tim te vogel ( tani eshte 15 vjec ) dhe acorohem se si ai i nderon bicikletat, topat e futbollit dhe T-shirtsat dhe le shpesh ushqimin pa ngrene. Beso, eshte ajo qe thua ti, njerezit u mesuan keq dhe blejne gjera qe nuk ju duhen fare. Edhe mediat dhe vete shoqeria e konsumit kane krijuar nje njeri qe mendon vetem te konsumoje dhe harron se nje dite edhe lendet e para do mbarohen. Beso, diku kam lexuar se per te pire nje filxhann kafe duhen tamam 140 liter uje ( 140 liter uje ).
        Brezat e ardheshme do kene shume probleme me ujin, burimet energjitike etj. dhe per keto ndoshta edhe luftra.
        Beso, me fal se e zgjata edhe une te uroj ty dhe familjes shendet, pune dhe sa me shume leke. Gezuar festat mik.

      2. beso says:

        harrova plaku,te jap nje definicion shume te bukur qe Erich Fromm i jepte socializmit real,atij sovjetik,e quante kapitalizem te shtetit.Fromm flet gjate dhe per depresionin;depresioni eshte semundja me e tmerrshme,ku njeriu eshte i pandjeshem,as nga gezimi dhe as nga dhimbja;nuk ka emocione.Konsumi eshte nje nga faktoret kryesore,si i thone,kur ti je plot dhe i ke provuar te gjitha,nuk te terheq me asgje.Por keto jane gjera filozofike;per kureshtje une kam qene ne shkollat ushtarake me noten minimale ne disiplinen ushtarake(beksi i mire do kishte patjeter 2-3 paralajmerime per perjashtim nga shkolla-jam krenar qe i plotesoja”kushtet”,biles fiks ne 8 dhjetor 1990 kam marre dhe nje paralajmerim te rradhes)por ne lendet shoqerore ndihesha mjaft mire,dhe mbaj mend qe profesori im i filozofise,ne nje debat te lire se ku kishte lexuar nje perifrazim:-Ne jete çan njeriu mesatar,as me i mençuri,as me budallai!E di çfare?Do shkruaj nje liber me kujtime,por do ta quaj Katran;kohe te lire kam,por s’gjej editor qe te me botoje me symbyllur,as edhe mijera njerez qe te zene rradhe per te marre nje autograf nga mua;nuk jam Superclasse,termi qe perdor Coelho per njerezit e zgjedhur.Njehere kur ktheja nga Como,ndalova ne nje shesh pushimi rastesisht pas pak ndaluan tre motorre,hoqen kaskat,njeri ishte George Clooney,kishte shtepine aty afer.Bera nje pershendetje,Hi,si amerikanet dhe aq.Kushedi,ka hallet e tij çdo njeri,edhe George mbase ndaloi te bente shurren ne ndonje ferre.Kur u thashe atyre te punes kete episod,me thane qe do me besonin po te kisha foto,ose me celular,po ne fakt s’me kish shkuar ne mend kjo.Nje verejtje te bukur lexova tek Paulo Coelho.Tregon se njerit i ra copa e bukes me gjalpe,po per çudi dhe per kapriçio ndaj Ligjit te Murphy-t,siperfaqja e lyer me gjalpe qelloi siper dhe jo poshte si ndodh zakonisht.Thane njerezit afer ketij qe ky do jete shenjt,se nuk ka mundesi te ndodhte kjo.Shkuan tek nje i ditur shume ne nje fshat tjeter,dhe i treguan kete ngjarje te habitshme.I dituri u mendua pak dhe tha:-Njeriu qe thoni ju ka gabuar,e ka lyer buken me gjalpe nga faqja e gabuar..!Sinqerisht dhe une nuk besoj se do dale ndonje shenjt te vere regull ne kete çorbe qe eshte gatuar,veç ne qofshim me fat qe ta kete lyer feten e bukes nga faqja e gabuar.Edhe njehere te uroj gjithe te mirat!

  7. inf says:

    PPE E EUROP KURVES po bejne dhe sot e kesaj dite Kerrdine tuj vjedh.
    PPE ose Partite Popullore e çune BE ne ket derrexhe .
    Nuk ka pas BE dhe nuk do ket Hajduterr me te bujshem se keta .
    Mjer Mileti ne BE qe po Vrasin veten çdo dite.
    Pritet nji deshperim i madh nji zhgenjim i madh dhe nji Lufte e pa pame ne BE.
    Do haje Robi Robin ket dimer .

    1. net says:

      nuk eshte cudi, dhe shpejt do te ndodh…

      1. shqipetari says:

        Ty Net nuk do te hame kete dimer …do te bejme pasterma se je DIJETAR…ata si ty jane te rralle…

  8. Lapraksi says:

    Shum e vertet qe kjo shemtir ben politiken e Sarkozi…
    Sic esht e vertet qe kjo shemtir ka dhen nje kontribut te madh ne thellimin e krizes si ministre Ekonomis..

  9. hahaha says:

    o njerez “depresioni apo “RECESIONI” nuk ka te beje fare me shtim prodhimi etj…etj… ka te beje me korporatat qe po bejne fitime por NUK PO JU RRITEN FITIMET sipas parashikimeve te tyre(cdo vit fitimet duhet te dyfishohen ose tre fishohen) kjo ka ardhur si rezultat i “ngopjes” se tregut;konsumatori nuk ka nevoje edhe pse media perpiqet qe te manipuloje konsumatoret te blejne edhe kur nuk kane nevoje, flasim te pakten per me shume se gjysmen e botes.

    si rezultat i ngopjes se tregut te botes se zhvilluar bie fuqia blerese- kercenohet mbajtja gjalle e bishes kapitaliste qe deri diku siguron mireqenie materiale me te mire se cdo sistem shoqeror i shpikur nga rraca njerezore dhe eshte MIREQENIA MATERIALE qe i ben njerezit te mbeshtesin kapitalizmin. nese sistemi deshton te serviri MIREQENIEN MATERIALE sistemit nuk i ngelet as nam as nishan. keshtu qe lufta e cila sjell shkaterrim dhe pastaj hap vend per ndertim d.m.th. investim , shpenzim,KONSUMIM -LUFTA eshte e vetmja zgjidhje per te shpetuar bishen qe eshte ne gramat e fundit.

    i bera nje shpjegim me nje gjuhe te thjeshte – for the average Joe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje