“Qeveria gënjeu Kushtetuesen. Nuk ka asnjë fond për parlamentin e ri”

16 Dhjetor 2011, 19:10Politika TEMA

Përfaqësuesit e qeverisë i kanë dhënë Gjykatës Kushtetuese, ku po shqyrtohet çështja e shembjes së Piramidës, dëshmi jo të sakta, kur ata deklaruan se “në buxhetin e qeverisë do të miratohej edhe fondi për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar.

Kjo mësohet nga një letër që deputeti socialist Taulant Balla i ka dërguar kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja. Deputeti Balla në letër thotë: “Në seancën e fundit të zhvilluar më datë 23.11.2011, palët pjesëmarrëse paraqitën provat e tyre. Në këtë kuadër, nga përfaqësuesit e Qeverisë, u këmbëngul disa herë se në Buxhetin e Shtetit për vitin 2012 (që në ato ditë ishte në proces diskutimi në Kuvend) do të parashikoheshin fondet për ndërtimin e Godinës së re të Kuvendit dhe, për rrjedhojë, shfuqizimi i neneve të kontestuara të Ligjit, do të bllokonte këtë investim. Por në vijim, në Kuvendin e Shqipërisë më datë 5.12.2011 u miratua në tërësi Buxheti i Shtetit të Vitit 2012, në të cilin pas një shqyrtimi të thjeshtë, konstatohet se Qeveria nuk ka parashikuar alokim fondesh për ndërtimin e Godinës së re të Kuvendit të Shqipërisë. Nga ana e vet, gjatë diskutimeve në Komisione dhe në Seancë Plenare, as Kuvendi nuk ka kërkuar alokimin e këtyre fondeve”.

Zoti Balla njëri prej 28 deputetëve iniciues të dërgimit të kësaj çështje në Gjykatën Kushtetuese i quan pohimet e përfaqësuesve të qeverisë në gjykatë si jo të sakta.

“Mbi këtë bazë detyrohemi të pohojmë se përfaqësuesit e Qeverisë në gjyq nuk parashtruan të dhëna të sakta, të mbështetura në tabelat e buxhetit të shtetit për vitin 2012, duke deklaruar se këto fonde do të parashikoheshin. Gjithashtu mosparashikimi i këtyre fondeve e bën të pamundur ndërtimin në fjalë dhe për rrjedhojë edhe prishjen e godinës ekzistuese”, thuhet në letër.

Bashkangjitur me këtë letër, kryetarit të Gjykatës Kushtetuese i është dërguar edhe një kopje e detajuar e buxhetit për vitin 2012, ku institucionit të parlamentit nuk i është vënë në dispozicion asnjë fond për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar. /TCH

4 komente në ““Qeveria gënjeu Kushtetuesen. Nuk ka asnjë fond për parlamentin e ri””

  1. elinor bahiti says:

    Po cfare lesh parlamenti, po keta te gjithe hallin e kane qe te prishin piramiden per te godite Top Channel. Kjo gje u pa qysh ne fillim. Dhe kane per ta prishe piramiden, ketu do te jemi!

  2. xhoni says:

    Po pse kot nuk u paraqit tek Berisha ky Kryetari i GJ.K,te nesermen e caktimit ne detyre???Dhe thote “JEMI TE PA VARUR!!!!TE VARUR PER K….!!!

  3. dymi says:

    A ka me njerez te ndershem ky vend???? Me duket se Shqiperia do te behet mbas nje vithisje paraprake.
    Kur Abrahami i kerkoi Zotit qe te mos e zhbente Sodomen Zoti i tha: Ne se Sodoma do te kishte te pakten 10 persona te drejte e te ndershem nuk do ta ndeshkoja.
    Konkluzioni:
    1- A ka Shqiperia 10 persona te ndershem qe te mos ndeshkohet( si mase purifikuese).
    2- Ne se nuk i ka atehere le te vithiset me shpresen se, ndoshta, brezat e rinj do t’a ringjallin.

  4. All you zombies out there says:

    kjo cete malokesh nuk ka pare as te paguaj pensionet dhe rrogat po me mire filloni terhiqni depozitat nga banka sa nuk eshte vone se dhe ato do ti marri maloku i vucidolit para se ti hypi helikopterit..nuk e kuptoni qe po largohen te gjithe para se te filloj stuhia ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje