Majko: Do iki nga PS. Kandidon për një post zyrtar në OKB

16 Dhjetor 2011, 20:38Politika TEMA

Pandeli Majko, dy herë kryeministër i Partisë Socialiste dhe një herë kandidat për kryetar i saj, ka vendosur t’i japë fund karrierës politike në këtë parti për të nisur një karrierë të re në organizmat ndërkombëtarë. Ai ka konkurruar në një vend pune në kupolën e Kombeve të Bashkuara me seli në Nju Jork. Intervistën për të qenë zv/sekretar i Ban Ki Mun, Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së, Majko e ka bërë të ditur për kolegët e tij të kryesisë së PS-së në mbledhjen e së premtes, mbledhja e parë e zhvilluar që pas zgjedhjes së kryesisë së re të PS-së. Majko e ka nisur rrëfimin e tij duke justifikuar fillimisht për kolegët mungesën e tij në votimin e Asamblesë Kombëtare më 3 dhjetor. Ai tha se kishte folur me kryetarin e partisë dhe kryetarin e Asamblesë, zotin Ruçi për këtë arsye dhe bëri të ditur se ato ditë ishte në Amerikë për të dhënë intervistën në OKB, ku ka kandiduar për Zëvendëssekretar për Evropën Juglindore, Rusinë dhe Kaukazin. Mësohet se Edi Rama e ka vlerësuar lart karrierën e Majkos dhe ka thënë se nëse ai do të marrë këtë detyrë kjo do jetë një nder jo vetëm për PS-në, por për Shqipërinë.

42 komente në “Majko: Do iki nga PS. Kandidon për një post zyrtar në OKB”

  1. jani says:

    po e shohin qe ky vend nuk behet dhe po ikin te gjithe.

    1. raimondi says:

      Prite kur te behet Majko Kryetar i OKB -se

      Po ato parate qe ka ne bankat greke akoma atje i ka Majko ,apo i ka terhequr ?

      — Edit po ja pastron Partine perendia…..

      Kur u be Majko kryeminister i Shqiperise ,thashe me vete,kushdo mund te behet kryemnister …

      -Majko eshte shume i afte ,por s’do vete loooooool

      Urime Majko dhe kujdes mbase i ze vendin atj chinezit qe esht ne krye te OKB-se….
      Kujdes ore tope, dhe me mend ne koke-
      -Mos na turepero Partine !

  2. X says:

    I dalte per hajer nuk ka qen politikan i keq.Me 1999 per kosoven ka bere shume.

    1. arben Kosova says:

      Shume e vertete,te lumte.

  3. zefi says:

    Nuk ka mundesi te ndodhe,qe nje SOCIALIST,qe vrau 4 protestuesit me STILOLAPSA dhe CADRA te shkoje ne OKB!!!Atja ka konkuruar edhe sali Berisha dhe Fatos Nano,pra njeri nga keta te dy do te caktohet atje!!!Me cfare mund te mburret Pandeli Majko??Vetem se STREHOI 700-800 mije KOSOVARET,qe mesyne kufirin tone,per t’i shpetuar gjakderdhjes serbe!!!Ja,kaq ka bere!!!Ndersa Fatos Nano ka qene i BURGOSUR POLITIK,SI ASNJE TJETER KETO 21 VJET!!!Do thoni ju “KUSH E FUTI”?Epo nuk do shikojme te shkuaren,por te ardhmen:TANI TE DY JANE BYTHE E BREKE ME NJERI TJETRIN DHE KANE NJE ARMIK TE PERBASHKET EDI RAMEN DHE SHQIPERINE!!!JA KAQ!!!

  4. valbona says:

    Urime dhe vetem urime ,je me te vertet nje perzon i mbrekullushem qe e meriton,lume populli jone qe do perfaqesohet me ju,dhe fatkeqesi per ps qe i iken nje njeri si ju.Edhe njehere urime me te sinqerta.

  5. Beli says:

    Rrugen e mbare per te miren e Shqiperise dhe te sovranit qe te rriti si bir te vet.Shanset jane te medha,sepse bota mbare te ka njohur e studjuar shume kohe me pare,kur Ju thate kontributin e mundeshem gjate kohes qe drejtuat si jo dikush vendi dhe shqiptaret mjeruar te ciflitur e te rraskapitur nga tranzicioni i stergjatur berishan.Nuk do te jete von qe mallkimet e te skamureve ne mbare Shqiperine do te bien mbi te.

  6. menti says:

    Ju urojme fat zoti Majko,respekte,ke qene dhe je me i miri .prap respekte,dhe te urojme fat.

  7. tufi says:

    Hallall….. Ku Majko e ku Meta..?!!!!!
    Ta beje zoti mbare…

  8. nastradini says:

    Mire e ka SHBA kur thote dhe deklaron, qe OKB-ja po kthehet ne nje insitucion si fole dallkaukesh. Qe vetem harxhon paret e amerikaneve me pagat e majme qe marin nenpunesit. Dhe nuk bejne pothuaj asgje per kauzen humane qe eshte krijuar. Sepse u bene vite te tera qe askush nuk po e pjerdh me OKB-ne per vendime kolegjiale nderkombetare. Prandaj edhe nuk eshte cudi, qe ushtrise se dallkaukeve te kesaj organizate fallco “de-facto” do t’i shtohet edhe nje dallkauk tjeter me page te majme. Kete radhe nje dallkauk puro albanez. Sic eshte edhe psikopati Pandeli Majko. Qe eshte i vetmi inxhiner ne Bote qe nuk e ka haberin fare as nga inxhinieria. As edhe nga inteligjento-njerezia.

  9. bbb says:

    Nj gomar ka qene tere kohen, u be kryeminister pa punuar nje dite ne asnje lloj pune. Kokebosh, i pasuportushem…

  10. NOLI says:

    Urime zPandeli ..te vetmit politikan qe nuk ka hyre ne goje te popullit per korupsion e meriton nje vend kaq te rendesishem

    1. nastradini says:

      Nuk mjafton o NOLI i Madh per te qene Kryeminister dhe pushtetar vetem cilesia qe “nuk ka hyre ne goje te popullit.” Sepse degjoje nastradinin ti o NOLI i Madh dhe dallkauket qe i thurin hymnte injorances dhe idiotesise. Duke e perzier me garnitura fanatiko-politike. Degjo nastradinin dhe mba vesh: Nuk ka gje me te keqe ne Bote se injoranca. Sepse INJORANTI fle mbi Bomben Atomike. Nje injoranti i tille eshte edhe Pndeli Majko. Mjafton te pyesesh bashkestudentet e tij ne inxhinieri. Ose per saktesi me te madhe pedagoget e tij te Univerisitetit te Inxhinierise te Tiranes. Qe i vinin Majkos nota kaluese vetem me urdher nga larte. Ky eshte dallkauku dhe psikopati i “ndershem” Pandeli Majko. Qe brodhi Boten per te shikur si skrap me kilogram nendetset e Pashalimanit. Ne terrin e nates. Me urdher te pijanecit dhe bixhozxhiut Fatos Nano. Por si dallkauk qe ishte nuk beri dot asnje lek. Prandaj nastradini thote le te shkoje ne OKB, qe t’i bashkohet dallkaukeve te tjere nga Bota. Se kjo do te thote nje dallkauk dhe nje psiokopat me pak ne vendin tone.

  11. detroit says:

    urime zoti majko.ky nastradini dhe ky gomari bbb do jene nga ata sahanlepires qe nuk dallojne dot te keqen nga e mira por pelqejne hajdutet dhe vrasesit ilir lopen me sali psikopatin dhe kompani.ju urojme mireseardhjen ne usa.fat te mbare.

  12. usa says:

    keto jane budallalliqe qe vetem ne shqiperi mund ti besojne… jane si lajmet per bleona qerretin po Tema ben mire qe na jep mundesine te marrim vesh dhe qyfyret e shqiperise

  13. Perralla me Mbret says:

    Urime z.Majko ju uroj shume suksese ne misionin tuaj te ri.Jeni nje nga pak politikan Shqipetar i pakomprimituar,i padjallezuar,i edukuar dhe para se gjithash SHQIPETARE me zemer.Une personalisht do te doja te shifja ne krye te shtetit ton,por mbase e ke kuptuar se ketu nuk vlejn politikanet e rangut boteror!

  14. marko boçari says:

    Nje menyre per te ikur sa me larg Edi Rames. E kam njohur nga afer, ne politike dhe, perveç faktit qe ka qene naiv dhe pak fluturak, eshte shquar edhe per recitimet e tij paqtuese. Nuk ka pasur asnjehere nje fizionomi teresisht te veten si politikan dhe vetem patetizmi i ka dhene nje fare vlere ne syte e publikut, nderkohe qe rezultatet i ka pasur as mish, as peshk. Te thuash se ishte i suksesshem, sepse perballoi krizen kosovare, eshte naivitet, sepse, ky ishte ne te vertete fati i tij. Problemet e Shqiperise ne ate kohe ishin shume te medha dhe ai nuk vuri asnje prej tyre ne rrugen e zgjidhjes, por, meqe ne ate kohe vemendja ishte perqendruar tek lufta e Kosoves, askush nuk kishte ndermend te merrej me deshtimet, ose, me sakte me staniacionin ekonomik dhe social te vendit. Sa per krizen, pa mohuar perkushtimin feminor te ketij kryeministri, qe me te drejte dikush ketu tha se “e hapi librezen e punes ne administrate, si kryeminister i vendit, pa punuar asnje dite ne ndonje post tjeter, per te pasur sadopak pervoje”, pra, sa per krizen, ate e perballuan gjithe shqiptaret qe hapen dyert per kosovaret, nderkohe qe Qeveria nuk beri asgje qe te mbahet mend edhe sot.
    Prandaj, edhe nese eshte e vertete ajo qe thuhet ketu, dhe uroj qe te jete, sepse, ne fund te fundit do te me behej qejfi qe nje shqiptar te arrinte te punesohej ne nje post te nderuar (jo te larte) nepunesie ne OKB (ndonese nuk eshte i pari), do te doja qe ta mbaja mend per mire kete politikan qe beri shume fjale dhe pak politike ne vendin e vet. Sa per ta mbyllur, do te thoja se, megjithate, jane shume te çuditshme keto ikje te njepasnjeshme nga PS, ne kohen e Edi Rames; duket se keshtu siç e kane nisur; eshte interesant te thuhet se tashme, nga te tre ish-kryeministrat qe ka pasur ne kohen e mazhorances se votuar te saj, Nano, Meta dhe Majko, PS-se nuk i ka mbetur me asnje i tille. Nese nuk do te llogarisim dy kryeministrat e pavotuar, por te vene ne post ne kohe krizash, si Ylli Bufi dhe Bashkim Fino, i bie qe socialistet te mos kene qeverisur asnjehere ne kete vend, sepse, sipas Rames, Ruçit, Veliajt, Tahirit, Balles dhe pjeses tjeter te listes se gjate te anonimeve te sotem socialiste, keta nuk jane me socialiste, madje, as nuk duket te kene qene ndonjehere te tille. Ne stilin e vjeter te gjuhes se perdorur nga e majta shqiptare, ne kohen e lulezimit pushtetmbajtes te saj (ne kohen e diktatures komuniste), kjo do te thote se ata paskan qene “armiq te infiltruar ne radhet e levizjes socialiste shqiptare” dhe shpetimtari qe erdhi me ne fund ne krye te kesaj levizjeje (sot quhet Edi Rama dhe jo Enver Hoxha si dikur), “u çorri masken dhe u tregoi vendin”.
    Perfundimisht, slogani i vjeter majtist : “Historia fillon kur ne te hyra une”, ka vlere edhe sot, ndonese situatat perseriten. Iken krijuesit dhe ata qe, per mire apo per keq, i dhane emer PS-se (si nje here e nje kohe, kur Enveri zhdukte te vjetrit e partise se tij, madje, te gjithe themeluesit e saj) dhe ne vend te tyre erdhen te zgjedhurit jobezdises te kryetarit te ri (si dikur Enveri qe merrte ne Byro Lenken, Palin, Simonin dhe nje tufe te madhe leshkosh te tjere).
    Jo, me thoni, nese krahasimet nuk qendrojne.
    dhe, per te mos harruar, Haxhi Lleshi vazhdon te jete si gjithmone aty prane, me injorancen dhe xhahillekun e tij, veçse kesaj radhe me emrin akoma dhe me xhahil te Gramoz Ruçit; Sepse sa per babe Myslymin, ai e ka lene nje pasardhes, te cilin Rama e ka shume per zemer qe ta mbaje prane, madje, me prane nga sa duhet…

    1. Thana says:

      BRETKOSA NGA MARASI
      U FRY, U FRY GJERSA PLASI.
      ………….. Cajupi

  15. Joni new york says:

    Bravo Majko ,te yroj suksese metevertet qe e meriton ,te jap fjalen qe do vi te takoj ,banoj vetem 10 minuta larg U N joni

  16. Lutfi says:

    URIMET ME TE MIRA PER JU PANDELI MAJKO.UROJ TE ARRIJSH DHE POSTIN E KRYETARIT TE KOMBEVE TE BASHKUARA.PALE SE S’JU BEKA QEFI KETIJ MARKO POCARIT ( LOPCARIT ) Urime Urime PANDELI.

  17. Shkupi says:

    Do te mbetet shqiptar i madh,beri shume per Kosoven,per githe shqiptaret,pa asnje njolle,…kam bindjen se edhe nga OKB-ja do te beje akoma me shume.Te lumte Pandeli,Ju faleminderit,te presim ne njeqindvjetorin e Pavaresise,te na kujtosh Pandeliun e 1912.

  18. Shefqet Cela says:

    Pandeli Majko, per mua, ka qene nje pike referimi. Per çdo situate, sidomos brenda ne PS, shikoja qendrimin e Pandeliut.
    Njeriu i veprimit dhe i fjaleve te pakta, por te sakta.
    Largimi i tije le nje boshllek te madh ne PS.
    Sidoqofte, jam i gezuar qe ti ofrohet ky vend kaq i rendesishem ne OKB. I uroj suksese ne punen e re dhe kurre te mos e harroje Shqiperine qe renkon dhe pret edhe prej tije, qe te na perfaqesoje ne diskutimet per problemet tona dhe sidomos te Kosoves.
    Kosoves i eshte gjindur ne dite te veshtira. Me ka ardhur keq qe nuk ja kane ditur per nder atij, por Sali Berishes qe e ka demtuar, krah Serbit.E kam fjalet per ftesen ne inaugurimin e asaj cope rruge, ku qe Sali Berrisha(!) dhe jo Pandeli Majko.
    Pamvaresisht nga kjo, gjithmone te jete prane Kosoves (me aq sa ti arrije çapi), se atje thuren mjaft intriga nga serbi dhe miqte e vet.
    RRESPEKTE SIPERORE PER TE! FJALE PAK, PUNE SHUME!

  19. Dyrrahum says:

    Ore a keni dijeni si funksionon systemi i okb, ai eshte thjesht ne shortlist pastaj cv e tij sme duket shume e pershtatshme per me teper edhe ate ekziston lobingu dhe miku apo referenca pra ka pak mundesi qe te perzgjidhet

  20. Prenga says:

    Urime z Majko dhe ju mirptesim

  21. fkpartizoni says:

    Ky njehere duhet te jape llogari per tanket qe ka shitur per skrap kur ka qene Minister i Mbrojtjes… Ky “shejtan-budalla” gjithnje e ka pasur ne rregull me cdo krah! Me habisin njerezit qe thone ka bere shume per Kosoven, po kushdo qe do kishte qene ne ate pozicion, do kishte bere per Kosoven, pse ky beri se donte vete???
    Ik Pandeli, me gjithe pseudonacionalizmen tende te shtirur dhe hajduterine nen rrogoz…

    1. X says:

      te kishte qene nano ne vend te pandeli majkos kosovaret i kishin pare lesht hapjes se kufirit nga shqiperia me 1999.

  22. TORRISHTA says:

    Ja, të tillë jemi gatuar, të tillë na bëri politika përçarëse që administron vendin tone: të qesim mllef edhe për personalitete që i nderon bota demokratike. Urime, mikut tim internetik dhe i të gjithë njerëzve përsëmbari, për detyrën e re!

  23. kumbari says:

    Po nu iket o Pandi nga shqiperia… atje thjeshte nje rroge do marresh.

  24. misionari says:

    Ne fakt Majko u konsumua shume shpejt si politikan; ben mire te largohet sa nuk e ka zene shiu…

  25. adriatik says:

    Ky eshte nje idiot i kategorise se pare. Duhet ta njohesh kete njeri nga afer qe ta krijosh idene se sa kulluf eshte nga trute.

    Mua me behet qejfi qe nje shqiptar do jete drejtues te UN. Po ky i shkreti cdo gje e ka dhurate ne politike nga Tos Kazino. Kur bente ato konferencat per shtyp ne kohen e kosoves dhe bente si patriot i madh ne fakt me bente per te qesh.

    Po te kishte lindur ne 1930 do ishte bere komisar ose kryetar koperative.

    Eshte kulluf komplet!

  26. Progonati says:

    Nuk kuptova urimet qe i behen sepse te japesh interviste nuk do te thote te fillosh pune.Sidoqofte te lesh karrieren politike per nje nepunesi ne UN tregon se edhe Pandit i humbi shpresa se me Ramen fitohet apo vazhdohet politika.Nuk me duket gjithsesi pjekuri nga ana e tij te beje publike nje interviste qe dha ne OKB per sa kohe nuk ka fituar akoma sepse ne rast te nje pergjigje mohuese do bej figure negative per performancen e tij te manget.

  27. Gjino says:

    Uroj te jete thjeshte nje shaka gazetash. Jo se nuk e di qe keta koqet si puna e ketij Majkos mund te bejne kariere, por kam bindje te plote se Shqiperia do behet objekt barsoletash te pafundme ne sallonet diplomatike nese OKB ka pjerdhur me te vertete qe te marre Majkon. Nuk e di ne se i kane ofruar edhe Elidonit ndonje post. Na mbaj ne korent zoti Mero se ky eshte lajm shume i rendesishem.

    1. Aldrin says:

      Ngushellime xhelozise alla shqiptare…Urime Pandit!

  28. genc says:

    Po ikin zogjte nga foleja,mbeten vetem sorrat.

  29. luis says:

    Komente qe e vlersojne Pandin por dhe komente qe e njollosin me pa te drejte.
    Kuptohet se shqiptaret jane te zgjuar dhe jane ne gjendje edhe perendine ta njollosin ashtu sic kane bere edhe ne te shkuaren.
    Une di te them vetem nje gje qe Shqiperia po behet vend i pabanueshem per te ndershmit.

    1. PrapambetjetOsmane says:

      ok

  30. dritani says:

    Nje batute nga filmi “Balle per Balle” e cila nuk di se si i ka shpetuar censures se kohes:

    “Cfare beni ne kete humbetire Elena Mihajllovna?
    Ikni, ikni!”

  31. Leka says:

    Eshte nje njeri i vecante,pasi ka nje shpirt te mire.Si politikan(sa eshte mundesia per te gjetur ndonje xhiraf ne kete vend, aq eshte dhe ajo per te ndeshur politikan)ishte teper naiv,i denje per nje udheheqes pioneresh.Teper naiv per te trajtuar mentalitetin oriental dhe tribal te kosovaro-maqedonasve.

  32. nastradini says:

    Degjoni nastradinin dhe mbani vesh o milet dallkauk dhe entuziast. Sic keni qene gjithnje per BOSAT keto 70 vjete qe keni jetuar ne mjerim. I “ndershmi” Pandeli Majko kerkoi te shiste ne Bote me pasion dhe “patriotizem” te pashembellt nendetset e Pashalimanit. Me kilogram ose per skrap ne gjuhen popullore. Me urdher te pijanceit dhe bixhozxhiut Fatos Nano. Ne terrin e nates, jo per buxhetin e shtetit, por per “thesin” e zullumeve te BOSI-it te tij, Toz Nanos. Por si dallkauk qe ishte nuk beri dot asnje qindarke. Vetem qe terrhoqi vemendjen e SHIK-ut te Fatos Klosit. Qe kryente thjesht punen e tij. Si edhe me gruan e re te Fatos Nanos me te bemat e saj ne shtetin helen. Si edhe shitjen e Armatimit te Ushtrise shqiptare me ndihmen e seksereve serbe ne vendet terririste te Botes se Trete. Nga trashja antagoniste ne pamje te pare Nano-Berisha-Thaci. Ku Pandeli Majko ishte vetem nje spektator i thjeshte. I spektaklit te Madh qe quhej VJEDHJA E ARMATIMIT TE USHTRISE SHQIPTARE. Qe del ne te gjitha raportet nderkombetare. Qe vazhdoi me Gerdecin, por edhe me pas. Sepse eshte biznes ku behen leke me tonelata. Prandaj edhe dallkauku Majko filloi luften per heqjen e Fatos Klosit qe u be i mundur me katapultimin ne terrin e nates te Presidentit Mejdani nga dyshja mafioze Nano-Berisha. Nderkohe qe Majko u lepinte bythet te dyve: Njehre njerit dhe njehere tjetrit. Vetem per ta mbajtur afer. Prandaj degjoni nastradinin o milet dhe mbani vesh: Mos e hani sapunin per djathe. sic keni bere keto per 70 vjet me radhe.

  33. Vlora says:

    te urojme suksese z. majko e meriton respektin e shqiptareve……

  34. SHKODER LOCJA says:

    Pandeli Majko ka qene dhe do mbetet nje nga figurat me kryesore te ,ps, ai ka punuar me ndergjegje te paster tek ,,ps,,pa asnje dhoj interesi ai ka pranuar cdo detyre qe i eshte caktuar ka diitur te terhiqetkur i eshte thene ta beje ,e ka bere pa hezitim Ishte kryeminister,ne nje periulle shume te veshtire per shqiptaret e kosoves,besoj se do te kujtohet gjate kontributi i tij per kosovaret .Ai nisi rrugen durres-kukes,ose rruga e kombit sic e quan shpellari .Iku nga kryeminister,nuk i mbeti hatri,kandidoje per kryetar te ..ps.. nuk fitoi nuk u deshperua,nuk tentoi te formoje parti tjeter,sikur beri Ilir..shkerdhata..,apo disa te tjere sot.Bravo i qofte,ka qene pa hile,ne..ps..I uroj urime dhe suksese ne detyren e re .Shpeh fjalet me te mira per politikanin Majko,urime,urime ,dhe vec urime

  35. beso says:

    Nuk e di sepse OKB-ja qenka keq per shqiptare!P.Majko me ka lene pershtypjen e nje njeriu oportunist,gjithmone i zoti per ti shkuar vijes pa u rebeluar asnjehere.Mbase ne OKB kjo zotesi jep fryte,ishalla meson andej si te jete me i guximshem dhe me i pavarur!Suksese megjithate,se eshte i pashem dhe i ka”kartat”ne rregull,domosdo do jete i sigurte qe fiton,se nuk do behej publike kjo!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje