-Kryetari i PS propozon nisjen e procesit për një president konsensual. Vlerëson figurën e Topit duket thënë se ai nuk ishte me asnjërën palë. Rama flet dhe për Islamin
Kryetari i PS, Edi Rama, duke folur në emisionin “Debat” në Vizion Plus, tha se duhet nisur një proces për të zgjedhur president konsensual. “Nuk është rasti për të kërcitur dhembet si Saliu që president do të jetë një nga drejtuesit e PD. Në radhë të parë të shohim interesin kombëtar, integrimin në BE. Të thellojmë reformat e nisura e të japim shembull të stabilitetit politik, të mos rendim drejt një zgjidhje pa zgjidhje, por të ndërtojmë një dialog politik për këtë çështje. Afër mendsh nuk pranoj kandidat të PD. Do të propozojmë një proces, duke synuar dakordësi për një kandidaturë që të mos e katandisë institucionin e presidentit në një degë të PD, apo zgjatim të partisë shtet. Rruga e arsyes na kërkon të gjithëve një proces që t’i japim vendit president mbi palët,” tha Rama
I pyetur nëse do votohet Nano për president, Rama tha: “Kjo është histori e hapur mbrapsht e para kohe. Na duhet një proces në të cilin nuk kemi asnjë paragjykim,” tha Rama.
Ai deklaroi se presidenti Topi nuk ka qenë president i asnjërës palë.
“E turpshme historia për votën e Topit më 8 maj. E turpshme ku është katandisur TV kombëtar Klani në pushtet. Kur dëgjova dje deklaratën e Topit, ndjeva respekt për atë çfarë ka bërë në këto vite. As Saliu e Jozefina, as ne nuk e kemi pritur që Bamiri të ishte presidenti që është. E vërteta është që Bamir Topi pavarësisht kritikave për rolin e tij në momente të caktuara, nuk është as president i njërës palë as i tjetrës. Kjo është një arsye e mjaftueshme per t’i shprehur respekt. Mendoni c’president do kishim pasur po të telekomandohej nga Saliu. Me prononcimin e tij Topi la të lirë procesin për të cilin do apelojmë dhe palën tjetër,” deklaroi Rama.
Rama tha se koha tregoi se zgjedhjet janë problemi i madh.
“Sot po transformojmë sjelljen politike sepse paradoksalisht grabitja e zgjedhjeve në Tiranë i ka vënë pikë rrugëtimit të vështirë të rezistencës opozitare duke i bërë të gjithë miqtë e partnerët ndërkombëtare të ndërgjegjshëm se problemi madhor janë zgjedhjet. Në 2009 zgjedhjet u vodhën, por ne mbetëm të vetmit dëshmitarë të asaj vjedhje, pati një raport të ODIHR, por ishte mjaft hipokrit dhe në veshëmbyllje të komunitetit ndërkombëtar ndaj asaj që ne dëshmuam dhe kërkuam që të bëhej transparente sepse nuk donim të pësëritej,” tha Rama.
Kreu i PS-së Edi Rama ka folur për herë të parë për përjashtimin e Kastriot Islamit nga grupi i PS-së duke thënë se ai u vetpërjashtua me veprimin që bëri.
I pyetur se pse u përjashtua vetëm Islami, Rama tha: “Nuk ka asnjë ngjashmëri për rastin në fjalë, për këtë “pse” duhet të pyesni Kastriot Islamin sepse nuk ishte grupi që shkeli vendimin politik të grupit socialist për llogari të tij, por ishte Kastriot Islami që e shkeli vendimin politik të tij për llogari të tij.”
“Prania dhe vota kundër janë detyrim i çdo deputeti opozitar. I vetmi që e theu këtë vendim politik pa asnjë arsye të justifikuar isëhte Kastriot Islami sepse ai vendosi të largohej nga grupi I PS-së me atë veprim. Sfidoi gjithë grupin duke u larguar nga salla pasi ishte aty në sallë, nuk është më shumë se sa gjithë grupi. Përderisa grupi merr një vendim ai që e thyen nuk fyen disiplinën personale, por fyen gjithë grupin parlamentar,” tha Rama. “Sfidoi gjithë grupin duke u larguar nga salla pasi ishte aty në sallë, nuk është më shumë se sa gjithë grupi. Përderisa grupi merr një vendim, ai që e thyen nuk fyen disiplinën personale, por fyen gjithë grupin parlamentar”.
I pyetur për bashkëpunimin me Berishën për të rrëzuar Nanon, Rama tha se nuk e ka dëshiruar kurrë rikthimin e Berishës në pushtet sepse do ishte një kthim i fortë mbrapa. Rama tha se qeverisja e Nanos është lule në krahasim me atë të Berishës.
Edi Rama ka falementuar si opozitar, shpresojme nga Bamir Topi per te larguar Berishen nga pushteti, por edhe populli debil duhet te mbeshtese Bamir Topin.
Topi tregoj edhe njehere qytetari, dhe tolernce ne politik, kjo eshte ajo qe i mungon politikes shqiptare.
mire qe bere nje levizje te zgjuar o Edi!! Saliu perdor Fatosin,ti duhet te perdoresh si kundra pesh Topin dhe duhet ta mbeshtesesh njolloj si ben Saliu me Tosin dhe ngecua Topin ne rrjet,te shikojme kush do e bej demin me te madh,,kete lloj politike do Berisha,pergjigju me te njejten monedh ne cdo drejtim dhe do e shikosh te shtrire ne mberdhe..wellcome back to the reality!!!
T i zoti Rama do ta futish Salan ne burg kur te marrish pushtetin , ndryshe dhe ti je nje zero me bisht
Ideja eshte kjo.ky lloj presidenti ka bere punen e tij sic ja shkruan kushtetuta, por besoj se duhet te bente shume me teper pa e shkelur ate,duhet te ngrinte zerin bile edhe te bertiste ne shume shume raste.Ky Bamir Topi do mbahet mend sepse ka folur duke heshtur,keshtu eshte shprehur ne momentet qe duhet te ngrinte zerin, megjithate duke patur nje te beje me njerin me faqezi te kombit si Sali shpellari ka reaguar me dinjitet dhe maturi ne shume raste.Bamiri hyn tek presidentet qe do mbahen mend per mire nga Shqiptaret.
Ajo qe dua te them,ajo qe duhet te bejme te gjithe ne si popull,si oposite, shoqeria civile dhe i madh e i vogel,te mos lejojme ne asnje menyre qe Fatos Nano te behet president, duhet te ngrihemi ne kembe, te organizohemi, te gjejme menyra qe ky faqeziu tjeter te mos behet kurre president. Ka populli shqiptar plot njerez te ndershem qe mund ta bejne kete detyre me me ndershmeri dhe patriotizem . Dhe besoj kjo duhet te filloje sa me shpejt, media e pakapur duhet te filloje te nxjeri emra te tjere kandidatesh, dhe shume me teper duhet te beje media me keta kandidate, te nxjerri nje emer ti beje rezymene dhe nje artikull me pas dhe behet nje fakt qe merret shume shpejt ne konsiderate, sepse ne shqiptaret i pelqejme keto idera, sepse keshtu sic po shkruher per Fatos Nanon po na e servirin si pune te bere, sikur ne Shqiperi spaska njeri tjeter, dhe dashje pa dashje po ndihmojme te behet president njeriun qe me shume se 80% e shqiptareve nuk e do, per te mos thene se e urren.kur mendoj se ky njeri mund te behet president yne me vjen me shume se sa nje neveri. Fatos Nano duhet te zhduket bashke me Saliun, keta duhet te injorohen ne mase.
ZOT I MADH RUAJI SHQIPETARET NGA KETA SUPER MASKARENJ.
Presidenti duhet të zgjidhet nga vota e popullit, jo nga votat e horrave të parlamentit.Rama me këtë thjeshtë hap rrugën për ndonjë marrveshje të fshehtë me Saliun për presidentin e ardhshëm.