Dy persona kanë gjetur vdekjen këtë fillim viti si pasojë e aksidenteve rrugore. Një prej aksidenteve ka ndodhur në Pogradec, në fshatin Starovë, ku është përfshirë një automjet me targa greke.
Sipas policisë, nga aksidenti i rëndë ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit, Artan Blacëri 41 vjeç, ndërsa ka mbetur e plagosur bashkëshortja, Nadire Blacëri 38 vjeçe.
Këta të fundit kanë qenë duke udhëtuar për një vizitë me rastin e festive të fundvitit, ndërsa shkak i aksidentit mendohet se ka qenë shpejtësia e madhe.
Ndërkohë, një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur edhe në Malësi të Madhe, në aksin Koplik-Bajzë, ku 75-vjeçari Mark Vogli është përpalsur nga një automjet, teksa përpiqej të kalonte rrugën. Atij i është dhënë ndihma e parë nga drejtuesi i mjetit që e përplasi, por ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit.
o njerz budallenj respektoni jeten ,tjetrin mos silli si SHTAZ si kryministri juj,ju jeni gomar
RROFT ENVER HOXHA