Duke dëgjuar kryeministrin e ministrin e Financave, teksa flasin për shifra rritjeje e stabilitet anti-krizë, duket sikur jetojmë në një ishull të veçuar nga pjesa tjetër e botës. Por sa lidhje kanë shifrat e rritjes ekonomike me mirëqenien reale? Fituesi i Nobelit, ekonomisti Joseph Stiglitz, sugjeron që për të njohur mirëqenien duhet shkuar përtej GDP-së.
Në fakt, njeriu i thjeshtë e koncepton ndryshe mirëqenien. Mirëqenia nuk është GDP. Mirëqenia bazohet mbi disa përgjigje të thjeshta për disa pyetje akoma më të thjeshta. “A të pëlqen puna që ke? Si je me shëndet? A kalon kohë me fëmijët e tu? A të gjenden pranë shokët kur ke nevojë? A u zë besë komshinjve? Dhe, sa i kënaqur je me jetën që bën?“
Prandaj dhe OECD-ja ka zhvilluar një matje të nivelit të mirëqenies bazuar mi këtë filozofi, dhe e ka titulluar ”Si është jeta?”
Rezultatet e nxjerra nga sondazhi kanë treguar që vendi me rritjen më të qëndrueshme, Turqia, ka qytetarë shumë më pak të lumtur se vendi në krizë, Portugalia. Ndërsa perandoria e re ekonomike, Kina, përbëhet nga qytetarët më të pakënaqur në botë.
Sipas studimit të OECD-së, balanca mes punës e jetës ndikon shumë në mirëqenie. Më pak se 30% e europianëve janë të kënaqur me këtë balancë. Kilianët e polakët kanë përqindjen më të lartë të kontratave të përkohshme, ndërsa luksemburgasit kanë sigurinë më të lartë në punë dhe janë më të paguarit. Ata që tremben më shumë se do humbin punën janë hungarezët, sllovenët e polakët. Japonezët e australianët janë të etur për punë me kohë të plotë, ndërsa kanë përqindjet më të larta të punës part-time.
Transporti, ndikon gjithashtu shumë. Koreanët e jugafrikanët harxhojnë më shumë kohë në trafik duke vajtur e ardhur në punë dhe për pasojë janë më të stresuar, ndërsa danezët, irlandezët e suedezët më pak se kushdo.
Më socialët janë neozelandezët e portugezët, ndërsa polakët, francezët e hungarezët kanë kontakte shumë më të rralla sociale.
Italianët e turqit ankohen më shumë se kushdo për mungesën e hapësirave të gjelbërta.
Për sa i përket pjesëmarrjes civile, norvegjezët, finlandezët e danezët janë në krye. 60% e tyre kanë kontaktuar një politikan, kanë nënshkruar një peticion apo marrë pjesë në një protestë, ndërsa më pak të angazhuarit janë turqit, rusët e portugezët.
respublica.al
PO ! JETOJME SHUME MIRE!!!
-Shikoni kudo. Syri te kap njerez qe vrapojne per ne pune me te gjitha menyrat: me kale,me gomare e cte mundin.
-Jemi populli me social ne bote,lere se cthone statistikat. Problemin me te vogel skemi me vellezerit,po ja gjetem anen,ju fusim plumbin per te marre pronen.
-Gjithe secilit i pelqen puna(kur e ka) se tani per tani skemi nevoje per pune,ja dalim me te vjedhur.
-Shendetin e kemi nen kontroll.Ne spitale pasi mbaron viziten,te japin dhe nje bakshish per respektin qe tregon ndaj mjekeve.
-Hapesira publike dhe gjelberim pa fund,sidomos tani qe dhe zgjedhjet ishin me spektakolare persa i takon tavolines,cdo gje eshte parajse.
Cool, sarkazem e bukur pershkruese!
Gazeta tema kete here keni verejtje nga nje lexues i juaji besnik.
Pse?
“Keni harruar te jepni shifrat e shqiperise dhe popullit shqiptar, shume shume keq”, duhet ti referoheni Klan gazetes 55 etj si keto sepse harruat “kopshtin me lule dhe njerezit me te lumtur ne bote”.
Dje po shifnim pak lajmet ne abc news e A.Frangajt, e re ishte qe fytyre lopata i ishte rikthyer punes dhe me pasion po njoftonte qe tritol i ishte vene nje shtylle elektrike diku ne Lezhe mos gaboj dhe policia si gjithmone po punonte intesivisht per te gjetur autorin qe iken ne drejtim te paditur, kete here sipas fytyre lopates policia pothuaj e kishte gjetur autorin sepse te kembet e shtylles ishin dy flamuj nje i PS dhe nje i Aleances kuq e zi.Hahahahaa, kemi qeshur te gjithe ishte nje humor nga me te bukurit.Ju rekumandojme kur jeni te merzitur degjoni lajmet qesharake te punonjesve qesharake te Sandrit dhe humori ju kthehet per dy minuta. Vec ti shihni sa te lumtura i japin lajmet duket qe i besojne dhe vete budallaqet qe thone dhe kjo eshte fatkeqesia me e madhe. Gazeta tema mos harroni shqipetaret qe po jetojne ne parajse keto 6 vitet e fundit ne “PARAJSE” ala Sale ose Lul
Europa eshte e mbushur plot me udheheqes injorante qe nuk jane ne gjendje te dallojne dhe luftojne krizen ekonomike.
Nga te paktet qe kishin kuptuar se kriza ishte nje loje e bankave ishte Berlusconi. Ai kishte dy mates shume te thjeshte dhe efikase: Aeroportet dhe restorantet. Nese ato ishin plot (sic i rezultonin) atehere as qe mund te flitej per krize. Sapo zbuloi kete formule magjike e qeruan nga drejtimi i shtetit dhe e lane te ndjeki nga afer gjyqin e rradhes…..
Nobelisti i dyte qe ka luftuar krizen me sukses eshte S.Berisha. Ka arritur te kete nje ekonomi me tipare kineze dhe me karakter koreano verior. Ka zbuluar formulen magjike te sukseseve ekonomike. Mjafton te futesh duart dhe kembet ne shifrat e INSTAT-it dhe s’ka krize qe te afrohet ne dere te shtepise.
Sapo t’a ndjejne supostin shqiptaret (ca me vonese) dhe skenari i 97-es eshte gati…….
“A të pëlqen puna që ke? Si je me shëndet? A kalon kohë me fëmijët e tu? A të gjenden pranë shokët kur ke nevojë? A u zë besë komshinjve? Dhe, sa i kënaqur je me jetën që bën?“
Ne rastin e Shqiperise pergjigjet ndaj ketyre pyetjeve do te ishin respektivisht:
Ku don me dale?! I rrenum! I rrah nga tri here ne dite nga stresi qe kam! Nuk te shef kush me sy! Jam aq i kenaqur me jeten sa kam ba tri here perpjekje me vra veten!
Tani, perpara per “fitore” te reja!
Me Berishen shqiptaret nuk jetojne mire.
Kam nje shok ne shqiperi qe ka nje dyqan ushqimor
nje nate kur bisedonim ne internet me tha diqka
rrenqethese:JAN SHUM QYTETARE QE GATUAJNE BUKEN
NE SHTEPI,DISA PREJ TYRE VINE NE DYQAN PER TE
BLERE NJE THES ME MIELL DHE THONE ME JEP VETEM
5KG MIEL SE NUK KAM LEK PER TE BLERE NJE THES…..
E KJO ESHTE SHQIPERIA E SALI BERISHES KY ESHTE
SUKSESI EKONOMIK,ZOTI JA HUMTE ATE EMER.
Me pelqen shume menyra si eshte konceptuar ky shkrim pasi sigurisht qe konceptet ekonomike jane te parat ne percaktimin e kenaqshmerise se jeteses por edhe pjeset sociale perbejne shume. pra ato pyetjet qe a na pelqen puna? a ke kohe per femijet etu apo tere diten ta ze kohen ppolitika ethj etj …
Ketu ne Londer shikon perdite me qindra angleze qe nisen perdite drejt Tiranes per nje jete me te mire. Shumica prej tyre jane pa dokumenta
Ndoshta ne nuk arrijm ta konceptoj mir, por un nuk jam kundra Berishes nese ai do te fliste per arritjet per veten apo per rrethin e tij E ata jetoj mir kane pune, bisnese, para,nuk ka ligj qe i kap keshtu o popull mos e keqkuptoni Berishen ai nuk flet per arritjet per mirqenien e SHqiptareve po per mirqenie personale. Nese per ne ska asgje per ate dhe per mafien e tij egzistojn te gjitha,Per mua njeriu me negativ na ruaj o zot nga ky bandit