Gjëja që të bie më shumë në sy në në këto ditë festash është se nuk ka shumë njerëz me qese nëpër rrugë. Ky është sinjali më i mirë jo vetëm për krizën që lamë pas këtë vit, por dhe me krizën tjetër, atë besimit, që na pret para në 2012-n.
I gjallërishëm duket argëtimi i lirë e popullor me birra e salçiçe te ‘fshati’ i qofteve në pedonalen e vetme të Tiranës. Si për ta plotësuar panoramën, syri të kap bum ‘shpenzimesh’ në ushqimore apo supermarkete, ku njerëzit blejnë koli me pije e me ushqime, a thua se do të mbyllen brenda në bunkerë atomikë për ditën e kiametit. Sipas gjasave, shumica do të jenë në punë që në datë 2.
Rikthimi tek shpenzimet ushqimore, të sjell ndër mend kohën e para 20 viteve, kur hanim si njerëz vetëm për Vit të Ri.
Megjithatë, zyrtarisht krizë nuk ka. Në luftën e shifrave mes Instatit, BB-së, FMN-së, opozitës e Ministrisë së Financave, njerëzit e thjeshtë e kanë të vështirë të kuptojnë sesa jemi zhvilluar realisht e sa rritje ekonomike ka. Por, për të qenë të sigurt, blejnë shumë ushqime, e ca më pak dhurata./ K. Cukali
respublica.al