Emigrojmë më shumë nga pakënaqësia, jo nga varfëria

28 Dhjetor 2011, 12:07Sociale TEMA

Një studim i realizuar nga ekspertët Harry Papapanagos dhe Peter Senfey mbi emigrimin në Shqipëri nga viti 1992, ka arritur në përfundimin se ata që janë larguar nuk kanë qenë më të varfrit e as më pak të arsimuarit. Studimi është publikuar në vitin 2000 dhe vjen sot në gazetën Shqip si një analizë mbi faktet se përse shqiptarët janë larguar dhe po largohen kaq masivisht. Kështu, në studim thuhet se shqiptarët kanë një tendencë rekord për tu larguar, në ndryshim nga të gjitha vendet e tjera të Evropës Lindore. Vetëm pak më shumë se një e katërta e popullsisë ishin plotësisht të bindur në atë kohë që nuk do emigronin. Kurse plotësisht të bindur se do emigronin ishin 38 përqind. Në Maqedoni kjo shifër ishte vetëm 4.9 përqind, në Rumani 2.8 përqind dhe Bjellorusia 1 përqind. Pjesa tjetër janë të lëkundur. Por ajo që ka çuditur më shumë studiuesit është se shqiptarët më të arsimuar dhe me një gjendje më të mirë ekonomike, janë të parët që duan të largohen. Madje, ata që duan të largohen janë ata që kanë më shumë besim tek ekonomia e tregut. Në njëfarë mënyrë kjo tregon se ata e dinin se ç’do pasonte në Shqipëri. “’Komunistët’ mbetën”, shkruan Shqip.

7 komente në “Emigrojmë më shumë nga pakënaqësia, jo nga varfëria”

  1. popolo di Tirana says:

    Perfundmi i kesaj statistike/studim nxjerr ne dukje nje nga arsyet perse Qeverite Perendimore kane perkrahur Berishen deri tani…

  2. Leone-53 says:

    Kjo “statistik” jep dhe nje te vertet tjeter se n.q.s. do votojme ne 2013 (apo me shpejt) ne emmigrantet do “falimentojne” politicanet e atyshem! Sa me shpejt te behet kjo me mire per Shqiperine!

  3. Xhozi Plehra says:

    Qeverite perendimore (dhe jo vetem ato) perkrahin Sali Berishen sot ashtu sic mbanin gjalle Enver Hoxhen dje.
    Keto politika nuk jane rastesore por afatgjata dhe te studiuara mire
    Funksionon pak a shume keshtu:

    1. Sillet dhe ndihmohet te rrije ne pushtet nje diktator, konkretisht Enver Hoxha.
    Kujtoni se si jane tradhetuar nacionalistet desante dhe se si sigurimi i Partise e dinte gjithmone vendin se ku do te parashutoheshin dhe i priste gati. Kush i tradhetoi pervec atyre qe i nisen ? Po Kim Filbi mos ishte gje kinez ?
    Diktatori zhduk inteligjencen patriotike dhe i ben lavazh truri popullit te tij, krijon “njeriun e ri” pa asnje kriter moral por vetem besnikeri te verber ndaj partise.
    Sadistet dhe katundaret behen te paret e vendit.
    Ky proces shkaterron besimin e njerezve tek shteti dhe tek njeri tjetri, pra cthuret shoqeria ne pergjithesi.
    Ky lavazh eshte shume i dobishem dhe jemi gati per fazen 2:

    2. “Vjen demokracia”, dmth demon-kracia , bashke me terapite e shokut, “ceqet e bardha” dhe privatizimet – thene shkurt grabitje masive e pasurive kombetare e cila vazhdon derisa behet m… mullar.
    Vijon nje kaos demon-kratik disa vite, vidh te vjedhim. Formohet njeriu i ri “kapitalist” qe rrjedh nga sadistet dhe katundaret e fazes 1, i babezitur dhe i kompleksuar nga e kaluara, qe pervec parase nuk ka asnje ideal tjeter.
    Ne kete moment popullit i shkon thika ne kocke dhe fillon e kupton dicka. Prandaj duhet kaluar ne fazen 3

    3. Junta ushtarake. Kur perrallat e privatizimit nuk pijne me uje dhe kur nuk mbetet me gje per tu privatizuar (dmth vjedhur), per te ruajtur pasurite e grabitura dhe per te garantuar shfrytezimin e tyre instalohet diktarura – ja ku e kemi Sali malokun !

    Dhe keshtu vazhdon cdo 2-3 breza njerezore.

    E qarte tani ?

    Keshtu ndodh qe populli me i pasur ne Europe persa i perket burimeve natyrore per fryme, eshte njekohesisht populli me i varfer.
    Sa kohe qe shqiptaret presin si hajvane qe kjo te ndryshoje vete, kot e kane dhe mire tu behet se kjo bote nuk eshte per budallenjte dhe dembelet.
    Vetem i zoti e nxjerr gomarin nga balta, te tjeret vijne vetem per te rrjepur.

  4. !!! says:

    @ Xhozi Plera, nuk i heq asnje presje komentit tuaj -shume i sakte!

  5. Sali Serbi says:

    Eshte klima e pasigurise dhe e urejtjes midis nesh qe ka mbjelle keto 20 vjet banda e Sali serbit ajo qe po ben te mundur boshatijen dhe braktisjen e Atdheut tone- nje ender konstante kjo e shovinisteve Sebo-Grek.
    Pa shkateruar dhe denuar kete bande Populli shqiptar nuk ka per te gjetur qetesi kur dhe trojet tona i pret kataklizma kombetare siç ka ndodhur me mjafte popuj te tjere qe sot nuk u ndihet as nam as nishan. Nga nje fare pikpamje them se na duhet te ndjekim shembullin e çifuteve per tu riorganizur dhe rimbledhur ne Atdheun tone aty ku siç thon Naimi i madh ” edhe balta eshte me e embel se mjalta”

  6. Sali serbi says:

    Eshte klima e pasigurise dhe e urejtjes midis nesh qe ka mbjelle keto 20 vjet banda e Sali serbit ajo qe po ben te mundur boshatijen dhe braktisjen e Atdheut tone- nje ender konstante kjo e shovinisteve Sebo-Grek.
    Pa shkateruar dhe denuar kete bande Populli shqiptar nuk ka per te gjetur qetesi kur dhe trojet tona i pret kataklizma kombetare siç ka ndodhur me mjafte popuj te tjere qe sot nuk u ndihet as nam as nishan. Nga nje fare pikpamje them se na duhet te ndjekim shembullin e çifuteve per tu riorganizur dhe rimbledhur ne Atdheun tone aty ku siç thon Naimi i madh ” edhe balta eshte me e embel se mjalta”
    Kurse ti “Xhozi plehra” je nje nga ata idiote qe pasi na solle Sali serbin ne pushtet me urrejtjen kunder Enverit tashti me mençurine e nje pjepri te perveluar ne djell na i fut ne nje thes te dy. Fatkeqesisht ne vendin tone koha e turqise dhe e Zogut ka len shume handikap si ty dhe i duhet gjithe popullit te vuaj defiçencen tuaj. Mençuria jote me e madhe eshte te heshtesh se ndryshe ti vetem qelb.

  7. Sule Sula says:

    PO TE KESH PAK LLOGJIKE PAKENAQESITE VIJNE NGA VARFERIA .SE PO TE KISHIN SHQIPTARET NIVEL JETESE TE LARTE JETESE NUK DO IKNIN NGA VENDI I TYRE SE REFUGJATIN SE PRET NJERI KRAHAPUR PO E SHOHIN SI KRAH PUNE .SHUME INTELEKTUAL E KANE FILLUAR JETEN E EMIGRIMIT SI PUNETORE KRAHU DHE KANE LUFTUAR ME MENDJE DHE ME KRAH PER TE ARRITUR ATJE KU U TAKON DHE KETE SAKRIFIC NJERIU E BEN PER FEMIJET E TIJ QE TE MOS I LERE NE VARFERIN E SHUME GJERAVE QE JANE NE SHQIPERI .DUKE FILLUAR NGA VARFERIA E NIVELIT SHKOLLOR,JETESOR ,PASIGURIA PER JETEN .U JAP SHUME TE DREJTE INTELEKTUALVE QE IKIN NGA SHQIPERIA SE PO E PROVOJ VETE VERTET LODHEMI POR FEMIJEVE PO IA BEJME ME TE LEHTE JETEN SESA TONEN .ME VJEN KEQ PER POPULLIN POR SHQIPERIA ME DUKET SI NJE XHUNGEL ME NGJYRE GRI TE MOS THEM E ZEZE .SI NUK DOLI NJE NJERI QE TA DREJTOJ,KETE VEND ME DUKET SI NJE MALLKIM QE KY VEND TE MOS BEJ HAJER

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje