E keni marrë vesh? Sot fillon Festivali i 50 në RTSH

26 Dhjetor 2011, 13:52Sociale TEMA

Sot hap siparin Festivali i 50 i këngës në RTSH. Ka kohë që ky festival nuk është veprimtaria më e rëndësishme muzikore e vitit në TV, por vijon sidoqoftë të ketë një nënfish të asaj magjisë inerciale të njëherë e një kohe. Këtë radhë është dhe numri 50 që e ka bërë kureshtare si ngjarje, gjë që duket dhe tek një interes më i madh i krijuesve, këngëtarëve, etj (festivale të tillë me numër të rrumbullakosur përmenden më shumë në histori). Madje, u fol ca kohë se në themel të prishjes së Adi Krastës me Top-channel-in ish dëshira e të parit për të prezantuar të 50-in festival në RTSH.

Ky festival është imitim i Sanremo-s italiane. Por ka një gjë që nga Sanremo nuk u mor asnjëherë. Atje, ka një prezantues të vetëm, zgjedhja e të cilit shndërrohet në një ngjarje nacionale, dhe është ky që zgjedh bashkëpunëtorët e vet, përfshirë një a dy prezenca skenike dekorative (velina, aktore të bukura, komikë, etj), dhe ky prezantues/e ka kompetenca të forta në drejtimin e gjithë aktivitetit (që nga zgjedhja e këngëve, e të ftuarve, etj). Ky prezantues zgjidhet ndër ata që kanë shkëlqyer gjatë vitit në fushën e show-t televiziv.

Ndërsa festivalin tonë të 50 të këngës në RTSH do ta drejtojnë një aktor (Kreshnik Xhelilaj), i cili ka një marrëdhënie zero me televizionin e me skenën e show-t, një prezantuese e programeve sportive, dhe një vajzë që ka fituar konkursin e bukurisë Miss Albania në vitin 1995, por që sot merret me shitje fustanesh të nusërisë.

respublica.al

17 komente në “E keni marrë vesh? Sot fillon Festivali i 50 në RTSH”

  1. alban says:

    uppppssssss, e kisha harruar festivalin, cdo vit kemi pas lajme kur do filloj, kenget etj………..
    ket vit mezi morem lajme per festivalin,

    gjithsesi kur organizohet bukur ka interes pavaresisht te tjerave

    1. Fred.Dibrani.Hamburg says:

      Festivali i Kanges ne RTV ka mbetur ne kujtesen time me perzantuesen shkodranen,aktoren brilante,Ema Ndoja,elegante,seksi dhe shqipfolsen ma te bukur te te gjitha kohrave.Ema Ndoja eshte e pa arritshme si prezantuese.Sa keq qe i ka braktis teatrin dhe kinematografine dhe merret me perkthime ne Gjermani.Ema se bashku me Parashqevi Simakun ishin krenaria e studentave te Arteve ne vitin 1990-91.Ato duhet te ishin ftuar patjeter ne kete jubile te 50-vjetorit.

  2. ilirtirane says:

    Per deri sa e ben TVSH(do te thote “ta ve shteti”)kuptohet cdo gje me para dhe fitusi i paracaktuar…….Familja nuk fal!!!!!!!

  3. Shqiptari says:

    Mua sma ze TVSHne

  4. akil says:

    ore njerez po keshtu i bejme gjerat ne qe i politizojme po shifra 50 ka nje domethenie se me ngritjet dhe uljet e veta eshte histori te gjitha festivalet e tjera jane te rendesishme po kete nuk e arrijne.

  5. gernard says:

    KANE GJITHE KOHES QE THONE FEST.FEST…
    dhe risia eshte se orkestra tingellon live.Problemi ska qene orkestra se live jane bere deri tani por eshte koncepti.Ne 50 vjetorin e saj ky festival vjen me nje konkurim rradhazi pa koncept spektakli .i duhen spektatoret si kontorno per cmimin qe e kane vendosur.A shikojne keto apo jo cnodh ne bote? me mentalitet tastiere do shkoje ky fest.jubilar?

  6. Vlora says:

    me sinqeritet qe nuk e dija……………

    dhe as qe me duhet…..

  7. VERONIKA says:

    kush eshte ky kanal televiziv r.t.sh.?

  8. Xhili says:

    Po te ndiqnit lajmet ne TVSH do te mesonit me shume. Cdo dite TVSH ka dhene kronika mbi pergatitjet per festivalin. Ai te te jete vertete nje ngjarje e madhe. Ju mund te keni arsyet tuaja, por ju lutem mos e paragjykoni. Nje ekip i tere artistesh nga me te miret ka djersitur shume per te na dhuruar nje festival vertete dinjitoz. Ju faleminderit!

  9. ivani i madh says:

    mua mu ngatron tvsh here me klanin here me abc dhe sdi ku fillon tv publik e ku mbarojne keta te tjeret.

  10. mergim tari says:

    Une nuk do ta shoh festivalin.
    Kam vite qe e kam fshire kanalin e TVSH dhe nuk ma merr.
    Kam frike ta regjistroj prape se mos me prish televizorin.

  11. Nabukodonosor says:

    Na plasi trapi.Ore tju bej nje pyetje juve te forumit.TVSH eshte me ngjyra apo bardhe e zi?

    1. mergim tari says:

      Pershendetje Nabukodonosor,

      Kur je jashte atdheut edhe mund te qeshesh, pasi kemi shoke qe bisedojme, bejme humor etj. Por te them te verteten kam vite qe nuk kam qeshur me lot… si tani qe lexova komentin tend. Je i madh me kete qe ke thene. Eshte shprehja e Vitit per ata qe e kuptojne.

      Mendoj se TVSH duhet te jete me ngjyra per faktin se kur jep monitorimet FIKSI (TVSH e ka racion ditor) pamjet e atyre te tredhurve dalin jo bardhe e Zi.

      Gezuar te gjitheve Vitin e Ri, gjithmone pa TVSH

  12. taulant omi says:

    Festivali eshte nje nder gjerat me pozitive qe ka sjedhe koha e atij, dhe si i tille eshte dhe do mbetet ngjarja me kryesore e vitit per te gjithe ata qe kane jetuar ate kohe, eshte e turpshme kur gazetaruce legena duan te ulin vlerat e festivalit per interesa b….lepirese ndaj nje televizioni lokal qe organizon nje “festival” ku aty fitojne nipat e pronareve apo pseudo kengetare te show’s te ndryshme qe transmeton, si nuk doli nje analist apo gazetar qe dije te beje nje analize te drejte dhe te pa-anuar nga bindjet(sipas interesit personal)politike qe ka por vetem kesi qeniesh qe nderrojne krahet sic nderron kurva breket

    1. mergim tari says:

      Pershendetje Taulant,
      Ne asnje menyre dhe asnjeri nuk duhet te ule vlerat e Festivaleve ne RTV. Eshte nje nga programet me te cilat ne hapnim cdo Vit te RI se bashku me cfaqjet e estradat profesioniste.
      Por menyra se si ka katandisur TVSH te ben qe ta urresh dhe mos te shikohs asgje.

      Une kam botuar nje shkrim per 29 nentorin, per Clirimin e Shqiperise ne Koha Jone, mesa mbaj mend me 26 Nentor 2005. Atehere Koha Jone nuk e kishte lene udhen e ZOTIT. Ja cfare shkruaj atehere per TVSH. Per fat mund te bindesh qe asgje nuk ndryshon dot ne Shqiperi per aq kohe sa te jete Sali Berisha. (Ai shkrim ishte per Clirimin keshtu qe disa rreshta nuk kane lidhje).

      FASHISTËT KRIJUAN MINISTRINË E PROPOGANDËS DOKTOR. EDHE TI E BËRE POR JO SI MINISTRI. PASI SAKATOVE SHTYPIN E SHKRUAR, TI UZURPOVE MEDIAN VIZIVE, TVSH, TË VETMIN STACION TELEVIZIV TË KOHËS TËNDE “MODERNE”. TI E SHNDËRROVE ATË INSITUTCION NË FOLENË E NJË LUKUNIE QENSH E BUSHTRASH ULËRITËSE, QË GDHIHESHIN E NGRYSESHIN DUKE U CJERRË PËR KRYEQENIN. NË ATË FOLE EGERSIRASH NUK U PËRMEND POTHUAJ ASNJË HERË NDONJË NGJARJE QË LIDHEJ ME DITË A DATË CLIRIMI, SI TË ISHTE FESTA E GRUMBULLIMIT TË BARIT. NUK U DHA ASNJË FILM ME TEME NGA LUFTA ANTIFASISTE NACIONAL CLIRIMTARE. KJO ISHTE EPOKA JOTE DOKTOR.
      PRANDAJ EDHE SOT TY NUK TË BESOJNË AS FËMIJËT SE MUNDET TË KESH NJË NDJENJË RESPEKTI NË NDËRGEJGEJN TËNDE TË PISËT, TË PAKTËN PËR TËRË ATË GJAK QË U DERDH PËR 29 NËNTORIN.

  13. agbi says:

    ti pyet – si nuk doli nje analist apo gazetar qe te dije te beje nje analize te drejt dhe te pa anuar . nga bindjet etj etj.por perderisa sipas teje gjith te drejtet dhe te paanshmit i ka mbledhur TVSH-ja, skan ngelur me per ato TV-et lokale sic i quan ti. Ate te beje nje pyetje serioze tani , zotrote ku jeton dhe cfar tv shikon qe ne akoma se kemi zbuluar ?

  14. PLISI says:

    kujtime te hidhura me Tansu Ciller eeeee? VEMJE
    qe ta dine te tjeret qe nuk e dine apo nuk u kujtohet:
    Tansu Ciller eshte ajo qe ja futi kembet ne nje kepuce Greqise ne 97′, kur ne ishim ne krize, nderkohe Greqia kishte sjelle 70% te trupave ne kufi me Shqiperine.
    ty edhe te djeg edhe te dhemb kur e kujton T.Ciller. heheeeeee

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje